Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 December 202527.al

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar –

By: 27
22 December 2025 at 10:23

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Serbi, në autostradën Beograd-Nish, ku kanë humbur jetën një burrë dhe një grua, shtetas shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Ngjarja ndodhi pranë daljes së Umçarit, kur vetura e markës “Seat”, me targa gjermane, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Në automjet ndodhej edhe një person i tretë, i cili pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor në spital. Autoritetet lokale po hetojnë shkaqet e aksidentit.

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme –

By: 27
22 December 2025 at 10:11

Në prag të protestës së lajmëruar ditën e sotme para kryeministrisë në orën 18:00, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se pakënaqësia e qytetarëve ka arritur kulmin dhe se klima në terren është më e tensionuar se kurrë më parë.

Sipas tij, qytetarë nga të gjitha shtresat shoqërore, përfshirë edhe zona që tradicionalisht kanë qenë të rezervuara ndaj protestave, po kërkojnë reagim të fortë dhe largimin e qeverisë, duke theksuar se “kupa është mbushur” dhe se besimi ndaj institucioneve ka rënë ndjeshëm.

“Në takimin e zhvilluar në Tiranë, në njësinë numër 9 dhe jo vetëm, që është edhe qendra e Tiranës, është një zonë relativisht me një pjesë banorësh autoktonë të Tiranës edhe me një pjesë banorësh që kanë ardhur në dy dekadat apo tre dekadat e fundit dhe e them këtë për arsye se shpeshherë kanë qenë të ftohtë ndaj reagimeve, le të themi pjesëmarrjes në protestë apo të qenurit agresiv e të tjerë e të tjerë.

Si kurrë më parë, fryma është e jashtëzakonshme, jo vetëm për pjesëmarrjen në protestë, por kjo na ka vënë para një përgjegjësie shumë të madhe edhe deputetëve të opozitës, Partisë Demokratike, edhe funksionarëve të PD-së që kërkohet një protestë e fortë, kërkohet një reagim shumë i fortë dhe kudo ku shkon, në biznese të vogla, në supermarkete të vogla, në dyqane të vogla, në banorët që kemi takuar, në qytetarët e zakonshëm që i kemi takuar në rrugë, të gjithë bien dakord që është mbushur kupa, është derdhur dhe që duhet të largohen një orë e më parë.

Madje kam patur raste, po ta them që kam takuar qytetarë që më kanë thënë që nuk ju kemi besuar. Ajo historia e asaj shishes së verës 33.000 euro Romanée-Conti ka qenë e pabesueshme. Ma kanë thënë, ma kanë thënë, keni dalë e keni thënë ju. Por të gjitha çfarë janë thënë, duke nisur edhe nga Arben Ahmetaj, për të cilin si politikan e kam patur rival, asnjë lloj vlerësimi politikisht, por për hir të vërtetës, çfarë ka thënë në denoncimet e tij, në intervistat e tij te Çim Peka, çfarë ka thënë, të gjitha qëndrojnë dhe janë të vërteta dhe janë të faktuara tashmë. Kështu që thënë këtë, është një situatë unë do të thoja inkandeshente përsa i përket nervit të qytetarëve dhe reagimit që pritet.

Jam i bindur që protesta do të jetë jashtëzakonisht e lartë përsa i përket numrit të pjesëmarrësve, pra do të jetë një protestë e madhe, por pa diskutim do të ketë edhe një reagim të fortë. Unë jam i bindur, ka një nerv si rrallëherë nga qytetarët më të zakonshëm, nga çiftet e reja, nga familjarë, nga të moshuar, kam parë të moshuar që ja po e them troç, jemi këtu te Syri. Më kanë kritikuar që të gjithë, që mos dilni aty, dilni aty dhe jepini drejtim. Pra reagimi është i tillë dhe jam i bindur që sot do ketë një protestë ndryshe nga herët e tjera”, u shpreh ai.

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë –

By: 27
22 December 2025 at 09:59

Fermerët në Greqi po vijojnë protestat edhe gjatë festave të Krishtlindjeve, duke mbajtur bllokada në akset kryesore rrugore, por duke marrë masa për të kufizuar ndikimin në qarkullimin e qytetarëve. Protestat zhvillohen kryesisht në zona strategjike, ku fermerët kanë vendosur të kombinojnë presionin ndaj autoriteteve me lehtësimin e lëvizjes gjatë festave.

Nga bllokada e Nikaias, e konsideruar qendra e protestave në rajonin e Thesalisë, fermerët vendosën që sot të bllokojnë në mënyrë simbolike tunelet e Tempit për kamionët nga ora 10:30 deri në 15:30. Traktorët do të lëvizin drejt autostradës Athinë–Selanik, ndërsa qarkullimi i makinave dhe autobusëve do të vijojë normalisht.

Sipas vendimeve të marra, nga e marta e ardhshme traktorët në Nikaia do të riorganizohen për të shmangur probleme në fluksin e shtuar të udhëtarëve gjatë festave. E njëjta qasje pritet të zbatohet edhe në bllokadat e tjera, ndërsa fermerët do të mblidhen sërish në ditët në vijim për të vendosur hapat e mëtejshëm në prag të Vitit të Ri.

 

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

By: 27
22 December 2025 at 09:33

Sipas të dhënave nga Census Hub i Bashkimit Europian, rreth 2.2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ku 70% e tyre janë deri në 45 vjeç. Mbi 60% e emigrantëve shqiptarë ndodhen në moshë pune aktive 15–49 vjeç, ndërsa grup-mosha 30–49 vjeç përbën 40.7% të totalit. Struktura gjinore është pothuajse e barabartë mes meshkujve dhe femrave.

Të dhënat tregojnë se shqiptarët në emigracion kanë një strukturë shumë më të re krahasuar me popullsinë rezidente në Shqipëri. Grup-moshat mbi 65 vjeç përbëjnë rreth 5% të emigrantëve, ndërsa ata mbi 85 vjeç vetëm 0.3%. Ndërkohë, grup-mosha nën 15 vjeç përfaqëson 19% të diasporës shqiptare, duke reflektuar praninë e familjeve emigrante.

Sipas Census Hub, në dekadën e fundit emigrantët shqiptarë përbëheshin nga 56% meshkuj në Gjermani, 53% në Greqi dhe 51% në Itali. Në tërësi, shtetasit shqiptarë që jetojnë në Europë janë të moshave më të reja edhe në krahasim me strukturën demografike të vendeve pritëse, ndërsa brenda Shqipërisë është rritur pesha e grup-moshave mbi 50 vjeç.

Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

By: 27
22 December 2025 at 09:07

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në mbrëmjen gala “Laureatët 2025”, organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, një event tradicional përmes të cilit u vlerësuan individët, klubet dhe institucionet që kontribuuan në zhvillimin dhe avancimin e futbollit kosovar gjatë vitit 2025.

Gjatë ceremonisë, Presidenti Duka dorëzoi çmimin “Futbollisti i Vitit 2025” në futbollin kosovar, i cili u fitua nga sulmuesi i FC Dritës, Arb Manaj, për paraqitjet dhe kontributin e tij gjatë vitit. Ai shoqërohej në këtë ceremoni nga Zv.Presidenti i FSHF, Lutfi Nuri dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Në fjalën e mbajtur gjatë eventit, Presidenti i FSHF-së vlerësoi zhvillimin e ndjeshëm të futbollit në Kosovë, veçanërisht pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, duke theksuar progresin e dukshëm të viteve të fundit.

“Është një mbrëmje unike, sepse futbolli flet zakonisht në fushë. Çunat dhe gocat që do të laurohen sonte kanë folur në fushë, kanë derdhur djersë dhe kanë sakrifikuar për një vit. Kjo mbrëmje nuk është vetëm për të marrë tituj, por edhe për të festuar atë çka është bërë në një vit futbolli në Kosovë,” – u shpreh Presidenti Duka.

Ai nënvizoi se zhvillimi i futbollit kosovar gjatë dhjetë viteve të anëtarësimit në UEFA dhe FIFA ka qenë i jashtëzakonshëm, duke shtuar se vitet e fundit përfaqësojnë “qershinë mbi tortë”, si për rezultatet sportive, ashtu edhe për përmirësimet në infrastrukturë.

“Rezultati i ekipit kombëtar është më i rëndësishmi. Jam shumë i lumtur që përfaqësuesja e Kosovës, nën drejtimin e stafit teknik dhe të futbollistëve, sot lufton për të qenë një nga ekipet pjesëmarrëse në finalet e Kupës së Botës. Performanca e ekipit në vitin 2025 ka qenë fantastike dhe ka kënaqur tifozët kudo ku jetojnë shqiptarë,” – theksoi kreu i FSHF-së.

Në vijim, Presidenti Duka garantoi mbështetjen e vazhdueshme të FSHF-së dhe të UEFA-s për zhvillimin e futbollit në Kosovë, duke theksuar se sot Kosova është një partnere e barabartë në familjen europiane të futbollit.

“Deri dje thuhej se ne, si vëllai i madh, do të mbështesnim vëllain e vogël. Sot ky mision ka përfunduar. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s dhe një partner i rëndësishëm për të gjitha federatat europiane. Si dy partnerë të UEFA-s, do të bashkëpunojmë maksimalisht për zhvillimin e futbollit shqiptar kudo ku jetojnë shqiptarë,” – shtoi Presidenti Duka.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti i FSHF-së uroi të gjithë komunitetin e futbollit kosovar për festat e fundvitit dhe shprehu urimet më të mira për vitin 2026.

“Gëzuar Festat, Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Uroj shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2026 për secilin nga ju dhe familjet tuaja. Dhe në sport, ajo që presim me shumë dëshirë është ta shohim Kosovën në Kupën e Botës 2026,” – përfundoi Presidenti Duka.

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

By: 27
22 December 2025 at 08:59

Policia shqiptare arrestoi në Tiranë 37-vjeçarin Gjergji Ceka, i njohur gjithashtu si Gjergj Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Malagës në Spanjë. Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe është i destinuar për ekstradim drejt Spanjës.

Operacioni, i koduar “Operacionalja 76”, u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bazë të informacionit të mbledhur në rrugë operative për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, po koordinon procedurat për ekstradimin e Cekës. Vendimi i Gjykatës së Malagës, datë 14 nëntor 2025, ka parashikuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të pandehurin.

Njoftimi

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 76”.

Akuzohet nga Gjykata e Malagës, për kultivim të bimëve narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 37-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gjergji Ceka alias Gjergj Kola, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

By: 27
22 December 2025 at 08:45

Partia e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez pësoi një humbje të rëndë të dielën në zgjedhjet në komunitetin autonom të Extremadurës në Spanjën qendrore-perëndimore, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Vox arriti fitore të konsiderueshme.

Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjolle (PSOE) siguroi vetëm 18 nga 65 vendet në asamblenë rajonale, nga 28 që fitoi në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2023 — sipas raportimeve, performanca e tyre më e dobët rajonale ndonjëherë në Extremadura.

Partia Popullore Konservatore (PP) mori pushtetin në Extremadura në korrik 2023 duke formuar një qeveri koalicioni me mbështetjen e partisë Vox. Maria Guardiola e PP-së u betua si presidente, duke i dhënë fund dekadave të sundimit socialist në rajon.

PP-ja i shpalli zgjedhjet e fundit me shpresën për të siguruar një shumicë absolute, por ndërsa doli si partia më e madhe të dielën me 29 vende, nuk ia doli mbanë.

Si rezultat, PP-ja do të duhet përsëri të mbështetet te partia Vox, e cila e rriti përfaqësimin e saj nga pesë në 11 vende, për të miratuar legjislacionin.

Qeveritë rajonale të Spanjës kanë autoritet mbi fusha të mëdha politike, duke përfshirë kulturën, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe infrastrukturën.

Vota në Extremadura u konsiderua si një provë për perspektivat më të gjera të PSOE-së, pasi ajo kryeson koalicionin kombëtar të pakicës.

 

Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –

By: 27
22 December 2025 at 08:33

Opozita do të mbajë sot protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka çuar në përkeqësimin e kushteve të jetesës, pasigurisë dhe mohimit të zgjedhjeve të lira e të barabarta.

Në qendër të protestës janë aferat e fundit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, emri i së cilës del i përfshirë në abuzim me tendera miliona euroshe në Unazën e Madhe dhe Tunelin e Llogarasë.

Opozita ka bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë qytetare në protestën që do të organizohet në orën 18:00 para Kryeministrisë, ndërsa kreu i PD Sali Berisha akuzon Ballukun se ka në pronësi 300 apartamente dhe dy jahte.

Kujtojmë se veç faktit që Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, vijon ende procedura për heqjen e imunitetit pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, çka i hap rrugë arrestimit të numrit dy të qeverisë.

Një tjetër shqetësim madhor mbetet siguria. Sipas opozitës, raporte dhe media euro-amerikane kanë evidentuar se krimi ka akses në majat e pushtetit dhe ka dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jetën dhe pronën e qytetarëve.

Në thirrjen për protestë theksohet se asnjë shoqëri funksionale nuk mund të ndërtohet mbi korrupsionin e normalizuar. Opozita denoncon se qytetarët e thjeshtë përndiqen për çështje banale, ndërsa persona të lidhur me pushtetin mbrohen nga drejtësia dhe ligji.

Sipas opozitës, presioni ndaj administratës publike, kapja e mediave dhe shoqërisë civile synojnë mbylljen e gojës së qytetarëve dhe shtypjen e mendimit të lirë, duke rrezikuar funksionimin e institucioneve demokratike, ndarjen e pushteteve dhe llogaridhënien.

Protesta kombëtare do të mbahet sot më datë 22 Dhjetor, në orën 18:00 para kryeministrisë.

Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist –

By: 27
22 December 2025 at 08:17

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në Tiranë se kishte ngecur në kufi, në pikën e kalimit të Kapikules në Edirne.

“Jam në skaner,” shkroi ai përmes një mesazhi në aplikacionin Whatsapp.

Pak minuta më vonë, ankthi u rrit, ndërsa shoferi i identifikuar si Tomi shkroi sërish: “Po bëjnë kontroll fizik, Ka dalë me njollë”.

Mesazhet u shpërndanë menjëherë në rrjetin e kriptuar Sky ECC, ku organizatorët dhe pronarët e drogës prisnin me padurim që kamioni ta kalonte kufirin. Kaq mjaftoi që i gjithë grupi, një dyzinë personash bashkë me djalin e një deputeti socialist të kohës, Rexhep Rraja, të përfshihej në kaos dhe në teori komploti për ‘tradhti’.

Sipas vendimit për masë sigurie të Gjykatës së Posaçme, anëtarët e grupit qëndruan për ditë me radhë të fiksuar para televizorit në pritje të lajmeve që konfirmonin kapjen ose jo të drogës, ndërsa komunikimet e tyre në Sky ECC u transformuan nga biseda miqësore prej ortakësh me terma vëllazërorë, në kërcënime dhe përplasje për paratë e humbura.

Komunikimet e SKY ECC rreth këtij episodi trafiku janë vetëm një fragment i dosjes voluminoze të SPAK, e cila çoi në caktimin e masave të sigurisë “arrest në burg” për 14 persona, përfshi Rexhep Rrajën, djali i ish-deputetit Rrahman Rraja, një figurë që për vite me radhë ka simbolizuar ndërthurjen e politikës me botën e krimit në zonën e Fushë-Krujës.

Gjykata theksoi rrezikshmërinë e lartë shoqërore të të akuzuarve, duke vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg” për të gjithë listën e të dyshuarve. Përveç Rexhep Rrajës, janë lëshuar urdhra arresti edhe ndaj Islam Sefa (Xaka), Ervis Shuli, Bujar Sefa (Xaka), Agim Nina (Lorenc Selmani), Hajdar Sefa (Lala), Vidjan Baroka, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (Çoku), Aldo Gjini (Lamandi), Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati.

Ata akuzohen për veprat penale të “trafikimit të narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Sipas dokumenteve të siguruara, SPAK ka rindërtuar skemën e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Gjermanisë, Holandës dhe Turqisë. Hetimi, i cili nisi pas një raporti të autoriteteve gjermane nga Braunshvajgu (Braunschëeig), zbuloi se grupi siguronte lëndën narkotike në territorin shqiptar, duke e kultivuar ose blerë, dhe e trafikonte atë përmes një logjistike të sofistikuar.

Rrajat, nga politika te krimi

Përfshirja e Rexhep Rrajës në këtë dosje shënon një kapitull të ri në historinë e trazuar të familjes së njohur nga Nikla. Për vite me radhë, mbiemri Rraja ka qenë sinonim i pushtetit politik dhe influencës në zonën e Krujës, shpesh duke u lakuar për ngjarje të dhunshme që sfiduan hapur ligjin.

Rexhep Rraja u bë fillimisht i njohur për publikun e gjerë pas denoncimit të ish-të dashurës së tij për dhunë në vitin 2018, një çështje që trazoi opinionin publik dhe politikën, por që u mbyll me një dënim minimal. Në nëntor 2019, një tjetër anëtar i fisit, Redjan Rraja u arrestua si një prej atutorëve në atentatin ndaj Aleksandër Lahos (njohur si Rrumi) dhe ish-prokurorit tani deputet Arjan Ndoja. Shoferi Andi Maloku mbeti i vrarë në atentat, ndërsa Rraja u dënua me burgim të përjetshëm.

Një vit më vonë, në dhjetor 2020, Ramazan Rraja, nipi i deputetit në atë kohë, Rrahman Rraja dhe një tjetër anëtar i fisit u arrestuan në Belgjikë, pas një operacioni ndërkomëbtar kundër trafikut të kokainës. Ramazan Rraja u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës dhe është dënuar në Blegjikë. Ai po ashtu është dënuar në Shqipëri si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj Lahos e Ndojës.

Pavarësisht goditjeve prej drejtësisë dhe arrestimit të disa anëtarëve të fisit, Rrajat vijuan të kishin kontroll në territor dhe u kthyen sërish në qendër të vëmendjes në korrik të vitit 2023, pas publikimit të një videoje brutale, ku anëtarë të fisit dhunuan barbarisht me shkopinj bejsbolli dy kushërinjtë e fisit Maja, të cilët ishin ankuar për guroren në pronësi të familjes.

Vetëm pas këtij skandali të rradhës, Rrahman Rraja dha dorëheqjen nga mandate i deputetit. Në atë kohë, policia shpalli në kërkim vëllanë e ish-deputetit, Xhelal Rraja. Ky i fundit u arrestua në korrik 2024, ndërsa përtej pjesëmarrjes në sulmin masiv të korrikut 2023, ai akuzohet si pjesë e një organizate kriminale.

Dosja e fundit e SPAK bazohet në komunikimet e SKY ECC dhe i vendos ngjarjet në fund të vitit 2020 dhe në fillim të 2021, ku grupi shfaqet mjaft aktiv në trafikun e narkotikëve duke organizuar ngarkesa thuajse çdo muaj pavarësisht goditjeve nga policia.

Nga tre episodet e dokumentuara në dosje, Rexhep Rraja, të cilit anëtarët e tjerë të përfshirë në trafik i referohen si “djali i deputetit”, luan rol aktiv organizatori e drejtuesi në njërin prej tyre. Megjithatë, ai përmendet edhe në të dy episodet e tjera në dijeni të trafikut.

Prokuroria thotë se nga analiza e fakteve, Rraja dhe personat e tjerë të akuzuar ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

“Gjatë analizës së 3 (tre) episodeve, vërehet se qëllimi i bashkëpunëtoreve është një dhe i përbashkët – trafikimi i lëndëve narkotike. Mënyra e kryerjes së këtij trafikimi, në formën e eksportimit respektivisht drejt Gjermanisë, Turqisë dhe Holandës mjetet e përdorura apo mënyra e organizmit të tij ku çdo bashkëpjesëmarrës ka një rol dhe një detyrë të përcaktuar qartë, tregojnë se ky bashkëpunim nuk është i rastësishëm”, thuhet në vendimin për caktimin e masës së sigurisë.

Në vendim vihet në dukje se një pjesë e të hetuarve për këtë dosje, ishin ose të dënuar për raste të ngjashme trafiku, ose në gjykim.

Episodet e trafikut

Të dhënat e nxjerra nga mesazhet mes anëtarëve të grupit tregojnë për një rrjet të organizuar të trafikut, por pa një strukturë të qartë komande dhe me besnikëri të brishtë.

Grupi vepronte i ndarë në degë të ndryshme. Nga të dhënat, Rrajat dalin në dy episode pronarë të kanabisit dhe blerës të kokainës. Ndërsa një grup që i përgjigjej Jani Çavos rezulton organizator i transportit të kanabisit. Sefajt po ashtu rezultojnë pronarë të narkotikut me lidhje me Rrajën, por me sasi të veçantë të drogës.

Për shkak se të tre episodet e dokumentuara tregojnë dështim të përpjekjeve për të trafikuar narkotikë, bisedat mes anëtarëve kthehen shpejt në sulme ndaj njëri tjetri, përpjekje për të zbuluar spiunë dhe frikë nga përgjimet.

Rasti më flagrant është dështimi për të kaluar në Tuqi i një sasie prej 236 kg kanabis. Bisedat në Sky ECC ilustrojnë thuajse të gjithë procedurën, nga gjetja e drogës, paketimi, ndarja sipas porositësve me ngjyra të ndryshme mbështjellësi dhe gjurmimi përmes GPS live i lëvizjeve të shoferit. Por ndërsa kontrolli duket i plotë, kur kamioni bllokohet nga autoritetet turke në doganë, i gjithë grupi përfshihet në kaos.

“A doli në m’nanjë portal në nanjë gjë ore, a u morr nanjë vesh nanjë gjë më?”, shkruan Gazmir Rraja pasi kamioni ishte bllokuar në doganë dhe shoferi ishte ndaluar. Pjesëmarrësit në trafik dyshonin te njëri-tjetri dhe nuk ishin të qartë se çfarë kishte ndodhur.

Konflikti kryesor është me organizatorët e transportit. Përgjimet tregojnë se përveç drogës nga Rraja dhe Sefa, transportuesi kishte marrë porosi edhe nga një grup tjetër. Përtej dyshimeve se ishin tradhëtuar, mes anëtarëve ka debate se grupi tjetër i paidentifikuar kishte qenë në përgjim dhe ishte shkak pse ngarkesa ishte bllokuar.

Bisedat tregojnë se grupi i transportuesve u vu menjëherë nën presion për të dëshmuar me prova se droga ishte kapur. Përfshirja e një avokati dhe komunikimet e shoferit me të shoqen nuk u konsideruan të besueshme dhe vetëm pasi rasti u transmetua në lajme, përplasjet u qetësuan.

Bisedat tregojnë se Rexhep Rraja, kishte njerëz që punonin për të në Turqi, persona që u vunë menjëherë në lëvizje për të monitoruar kamionin e bllokuar dhe për të gjetur avokat për shoferin e arrestuar. Bisedat po ashtu tregojnë se përtej organizimit kapilar dhe kontrollit, grupi kishte bërë gabime diletante, pasi pas kapjes së sasisë së kanabisit rezultoi që në pakot e drogës mund të kishte shenja të gishtërinjve.

“Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete”, shkruan Rexhep Rraja kur mëson se në thasët me narkotikë mund të kishin shenja gishtash. Në bisedë, Rraja shqetësohet se thasët ia ka marrë një personi që e identifikon si “xhaxhi”. “Pastroji se i ka prek xhaxhi me dor”, kur i tregon Jani Çavos bisedën me njërin nga personat që kishte bërë paketimin e ngarkesës.

Episodi i tretë po ashtu tregon se si palët e përfshira shkuan drejt përplasjes, pasi një sasi prej  475 kilogramë kokainë u bllokua në Holandë. Kokaina sipas prokurorisë nisej nga Ekuadori dhe personi që kishte siguruar ngarkesën identifikohet si Ervis Shuli.

Pasi droga kapet, Shuli gjendet përballë faktit se porositësit e saj nuk donin të paguanin. Bisedat e Shulit në dosje janë me një krah, pasi në to nuk citohet çfarë thonë bashkëbiseduesit.

Por bisedat tregojnë po ashtu se grupi nuk dekurajohej nga goditjet. Ndërsa njofton se droga e nisur ishte kapur, Shuli i vë në dukje ortakëve se po bëhej gati të niste njëkohësisht një sasi tjetër.

“Këtë ma kapën para 3 ditësh aty në Holland. Tani të shikoj se po nis një tjetër,” shkruan Shuli në një nga bisedat me Hajdar Sefën, po ashtu pjesë e të njëjtit rrjeti bashkëpunëtorësh./BIRN

Këmbimi valutor 22 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

By: 27
22 December 2025 at 07:57

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me 82.9 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.3 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.

Screenshot_8

 

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Dhjetor 2025 –

By: 27
22 December 2025 at 07:45

DASHI

Kjo është një periudhë ku ndiheni pak të paduruar, sikur gjithçka duhet të lëvizë më shpejt. Në realitet, qielli po ju fton të menaxhoni më mirë energjinë tuaj. Në punë, duhet të jeni të qetë: një përgjigje do të vijë, por nuk duhet të jetë e detyruar. Në dashuri, duhet të dëgjoni më shumë; ata që janë beqarë mund të kenë një takim interesant, por pa u nxituar.

DEMI

Po kërkoni stabilitet, por diçka po ju shtyn të ndryshoni zakonet tuaja. Në punë, është koha e duhur për të zgjidhur çështjet praktike dhe financiare. Në dashuri, qielli favorizon sqarimet: të folurit sinqerisht mund të forcojë një marrëdhënie. Ata që janë beqarë kanë nevojë mbi të gjitha të ndihen në paqe me veten.

BINJAKËT

Mendja juaj është gjithmonë aktive dhe idetë janë të shumta. Por kini kujdes të mos e teproni. Në punë, është e rëndësishme të përqendroheni në një qëllim në të njëjtën kohë. Në dashuri, dëshira për të komunikuar kthehet, por jo të gjithë mund t’ju ndjekin: përpiquni të jeni më të pranishëm dhe më pak të shpërqendruar.

GAFORRJA

Po ndiheni më të ndjeshëm se zakonisht, por edhe më të vëmendshëm ndaj mjedisit përreth. Durimi është i nevojshëm në punë: rezultatet vijnë vazhdimisht. Në dashuri, keni nevojë për siguri dhe siguri; ata që janë në një lidhje duhet të rilidhen, ndërsa ata që janë beqarë mund të jenë ende duke u ndalur në një marrëdhënie të kaluar.

LUANI

Dëshira për t’u përfshirë kthehet. Në punë, mund të provoni vlerën tuaj, por pa arrogancë. Është një kohë e mirë për të marrë përsipër një projekt që e keni lënë të papërfunduar. Në dashuri, jeni pasionantë, por kini kujdes që të mos doni gjithmonë të keni fjalën e fundit: një kompromis i vogël mund t’ju ??bëjë mirë.

VIRGJËRESHA

Jeni të përqendruar dhe praktikë, por pak të lodhur. Qielli ju fton të ngadalësoni dhe të mos prisni shumë nga vetja. Në punë, është më mirë të organizoheni dhe të planifikoni. Në dashuri, keni nevojë për më shumë spontanitet: lëreni veten të lirë me emocionet tuaja pa i analizuar shumë gjërat.

AKREPI

Jeni të thellë dhe të vendosur. Në punë, po ndryshoni perspektivën tuaj për situata të caktuara: disa gjëra duhet të mbyllen për t’i bërë vend diçkaje të re. Në dashuri, jeni intensivë, por edhe më kërkues se zakonisht. Kini kujdes të mos krijoni tension të panevojshëm: ndonjëherë, e tëra çfarë duhet të bëni është ta ulni tonin.

SHIGJETARI

Dëshironi liri dhe inovacion. Ide ose propozime të reja vijnë në punë, por ato duhet të vlerësohen me kujdes. Në dashuri, ju jeni më të gëzuar dhe optimistë, por disa mund të kërkojnë më shumë prani. Kjo është një kohë e mirë për ata që duan të rikthehen në lojë.

BRICJAPI

Jeni të përqendruar në qëllimet tuaja. Puna mbetet në krye të mendjes, por kini kujdes të mos e lini pas dore pushimin. Në dashuri, ka nevojë për një dialog më të madh: shprehja e ndjenjave tuaja do t’ju ndihmojë të ndiheni më afër atyre që doni. Kjo është një kohë e mirë për të forcuar lidhjet.

UJORI

Qielli ju bën krijues dhe paksa rebelë. Në punë, keni nevojë për stimuj të rinj: por kini kujdes të mos prishni ekuilibrat e dobishëm. Në dashuri, kërkoni lirinë, por pa u larguar shumë. Ata që janë beqarë mund të përjetojnë një takim të papritur dhe kurioz.

PESHQIT

I ndjeshëm dhe intuitiv. Në punë, ndjek instinktet e tua, por qëndron me këmbë në tokë. Në dashuri, ka ëmbëlsi, por edhe nevojë për siguri. Kjo është një kohë e mirë për të sqaruar ndjenjat e tua të vërteta dhe për t’u kujdesur për veten.

 

Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

By: 27
22 December 2025 at 07:41

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.

Mjegulla do të jetë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.

Screenshot_1

Screenshot_2

 

Parashikimi i motit për sot, 22 Dhjetor 2025 –

By: 27
22 December 2025 at 07:35

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.

Mjegulla do të jetë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.

Screenshot_1

Screenshot_2

 

Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj –

By: 27
21 December 2025 at 23:04

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania “Ea Solution” në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë lekë të reja për tre kompani të cilat kanë fituar procedura prokurimi qe dyshohen të paracaktuara nga grupi i drejtuar prej tij.

Sipas SPAK, faturat janë fiktive, me qëllim përfitimin e parave që rrjedhin nga këto procedura. Kjo, sipas hetimit, konfirmohet nga fakti që kompania e Agasit nuk ka as zyre për të zhvilluar aktivitetin dhe as personel, por përdor si zyrë ambientet e kompanisë “Soft & solution” të Ermal Beqirit dhe burimet njerëzore të po kësaj kompanie Po ashtu sipas hetimit, administratorja e “Ea Solution” nuk rezulton të ketë qënë në dijeni për lidhjen e këtyre kontratave.

Në fillim të kësaj jave, GJKKO autorizoi ekzektuimin e 8 masave në kuadër të këtij hetimi, mes të cilave “arrest me burg” për Agasin e Beqirin si dhe “Arrest shtëpie” për drejtoreshën dhe nëndrejtoreshën e AKSHI-t.

gijotina.com/

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A –

By: 27
21 December 2025 at 22:48

Ndeshja e sotme e Serisë A mes Sasuolos dhe Torinos, ka filluar me një pamje mjaft të veçantë teksa skuadrat po hynin në fushë dhe po rreshtoheshin për nisjen e takimit.

Kapitenët e dy ekipeve, Matiç dhe Zapata hynë në fushë të shoqëruar nga një qen dhe jo nga fëmijët e zakonshëm që shoqërojnë ekipet.

Të dy qentë ishin pjesë e një nisme me një strehë kafshësh të Formixhine, e cila kërkonte t’u gjente një shtëpi të re atyre. Ndaj kishte gjetur këtë mënyrë të veçantë për ta reklamuar në ndeshjen e Serisë A ku në radhët e dy skuadrave nga minuta e parë ishin në fushë Muriç te Sasuolo dhe Ismajli me Asllanin te Torino.

gijotina.com/

Yesterday — 21 December 202527.al

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

By: 27
21 December 2025 at 21:52

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me fruta portokalle, mandarina është përfshirë në një ngjarje aksidentale.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip ‘Volvo’, ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendin e ngjarjes dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar probleme shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, zjarrfikësja dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

gijotina.com/

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

By: 27
21 December 2025 at 20:06

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit.

Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti në transfertë Heidenheimin me rezultatin e thellë 4-0 duke kthyer diferencën prej 9 pikësh me Borussia Dortmund dhe në të njëjtën kohë vazhdon të ruajë pathyeshmërinë në Bundesligë.

Bayerni e nisi në sulm ndeshjen dhe në minutën e 15 mori avantazhin 1-0 me golin e shënuar nga Stanisic pas ekzekutimit të një goditje këndi. Në minutën e 32 ishte Olise që gjeti rrugën e rrjetës duke e cuar rezultatin në 2-0. Më pas Harry Kane në dy momente iu afrua golit të tretë teksa në një prej tyre goditi shtyllën.

Goli i tretë për bavarezët erdhi në minutën e 87 nga Luis Diaz, ndërsa në minutat shtesë edhe vetë Kane gjeti më në fund golin që fiksoi fitoren 4-0 të bayernit, gol ky që ishte i 19 personal për të në kampionat. Pas kësaj fitoreje bayerni shkon në 41 pikë, ndërsa Heidenheim mbetet me 11 pikë. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të kësaj jave në kampionatin gjerman, Manzi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me St.Paulin.

gijotina.com/

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

By: 27
21 December 2025 at 19:36

Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht për incidentin e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës.

Sipas saj, i plagosuri është një 45-vjeçar nga Tirana i cili dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar.

I lënduari ndodhet në spital ku po merr trajtimin e duhur mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

gijotina.com/

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

By: 27
21 December 2025 at 19:10

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon një vjedhje të rëndë shtetërore, duke deklaruar se shishe vere shumë të rralla dhe me vlerë miliona euro janë zhdukur nga vinoteka e Ergys Agasit pas një kontrolli të BKH-së.

Sipas Berishës, vera ishte kontrabandë pa pulla fiskale dhe u mor në administrim nga shteti, por më pas u transportua fshehurazi me kamionë dhe u zëvendësua me shishe të tjera.

Lideri demokrat, Sali Berisha akuzon drejtues institucionesh dhe persona të lidhur me krimin e organizuar, duke theksuar se pas kësaj afere qëndron Edi Rama.

Rasti është një tjetër provë e funksionimit të narkoshtetit, ku shteti shndërrohet në instrument vjedhjeje dhe mbrojtjeje të paligjshmërisë, shkruan Berisha në postimin e tij në facebook.

gijotina.com/ 

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

By: 27
21 December 2025 at 18:02

Gabriel Ramaj po monitorohet nga St Galen, Slavia e Pragë dhe Marseja. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 konsiderohet si një nga talentet më premtues për repartin difensiv në Itali.

Ramaj është 19 vjeë dhe mban shiritin e kapitenit te Atalanta U-20. Kështu që luan në Primavera, ndërsa po ashtu është aktivizuar në “UEFA Youth League”. Paraqitjet e futbollistit të lindur në Itali janë vlerësuar. Deri tani ndërkohë nuk është llogaritur as në stol për ekipin e parë të Atalantës.

gijotina.com/

❌
❌