Normal view

Platforma digjitale që zbulon Tiranën rurale përmes ushqimit

10 May 2025 at 15:22

Platforma digjitale të turizmit po diversifikojnë informimin në çdo drejtim që i shërben dhe nxit vizitorët dhe turistët e huaj për të eksploruar Shqipërinë.

Trural Gastro Guide është një platformë digjitale që fton vizitorët të shijojnë kuzhinën tradicionale, natyrën dhe mikpritjen në zonat rurale të Tiranës.

Kjo platforme digjitale, i vjen në ndihmë vizitorëve të rezervojnë lehtësisht online, mbështet komunitetet lokale për zhvillimin e biznesit dhe i ndihmon turistët të shijojnë  udhëtime autentike në zona të veçanta të kryeqytetit.

Ky produkt është zhvilluar me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, programit gjerman GIZ, nëpërmjet projektit TIP.

Kjo platformë pason inovacionet e reja digjitale që po nxisin zhvillimin e sektorit të turizimit, siç ështo ajo e agroturizmit, apo ajo e-Visitor, platforma që po modelohet për të siguruar të dhëna në kohë reale mbi “trafikun” e turistëve të akomoduar, kapacitetet akomoduese, netqëndrimet, origjinën e turistëve, tipologjinë gjeografike të shpërndarjes në territor etj. /atsh/ KultPlus.com

Festivali i nomadëve digjitalë, do zhvillohet në Tiranë takimi i dytë me përfaqësues nga e gjithë bota

21 November 2024 at 21:00

Në Tiranë po zhvillohet edicioni i dytë i Festivalit Digjital Nomad.

Ky event bën bashkë nomadët digjitalë në mbarë botën, profesionistët, sipërmarrësit, novatorët dhe të gjithë të rinjtë që aktualisht eksplorojnë botën e punës në distancë ose ëndërrojnë për një punë të tillë. Kryebashkiaku  Erion Veliaj tha se ndihet krenar që festivale të tilla zhvillohen në Tiranë.

“Sot Tirana është numri një në Ballkan, me 3000 nomadë digjitalë, me njerëz profesionistë që kanë dije, jo thjesht njerëz që bëjnë punë manuale, por njerëz që bëjnë punët e së ardhmes. Jo vetëm ata jetojnë mirë në Tiranë, por njohuria që përhapin dhe fakti se si edhe ekosistemi lokal i shumë prej kompanive, shumë prej start-up, frymëzohet nga nomadët digjitalë, është diçka e jashtëzakonshme. Patjetër që promovojmë Tiranën, sigurisht po përgatitemi që vitin tjetër të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës.

Një pjesë e madhe e nomadëve digjitalë do të përfshihen në aktivitete të kulturës dhe të mendosh që jemi rritur në një qytet që kishim vetëm një kombësi; sot jemi në një qytet që ka mbi 140 e ca kombësi do të thotë që diçka po funksionon në Tiranë. Do të donim që ta vazhdonim me gjithë këtë energji pozitive këtë rrugëtim, për të qenë vërtet një qytet kozmopolitan i të gjithëve”, thotë Veliaj.

Të pranishmit eksploruan të ardhmen e punës, teknologjisë dhe lidhjeve globale me folës dinamikë dhe sesione me histori suksesi frymëzuese./TopChannel/KultPlus.com

The post Festivali i nomadëve digjitalë, do zhvillohet në Tiranë takimi i dytë me përfaqësues nga e gjithë bota appeared first on KultPlus.

❌