Normal view

Received — 10 July 2025 Sot News | Lajme

Dorëheqje masive në Vlorë, shpallen 12 vende të lira drejtuesish

10 July 2025 at 20:37

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka publikuar në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të institucionit listën e vendeve vakante për pozicionet drejtuese brenda bashkisë. Ky veprim shënon fazën e parë të dorëheqjeve të drejtuesve aktualë, një proces që sipas burimeve zyrtare pritet të përfundojë plotësisht deri më 15 korrik.

Sipas një burimi nga brenda institucionit, dorëheqjet po realizohen me faza të njëpasnjëshme për të shmangur një kolaps funksional në aktivitetin e përditshëm të bashkisë. Qëllimi është garantimi i vazhdimësisë së shërbimeve dhe organizimi efikas i procesit të zëvendësimeve.

Të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, brenda afateve të përcaktuara, në çdo shpallje, për pozicionet si më poshtë:
• Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
• Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
• Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
• Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
• Drejtor në Policinë Bashkiake
• Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
• Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
• Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
• Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)
• Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
• Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes
• Drejtor në Teatrin “Petro Marko”

 

The post Dorëheqje masive në Vlorë, shpallen 12 vende të lira drejtuesish appeared first on Sot News | Lajme.

Goditje me levë lëkuri dhe plagosje me thikë/ Dy ngjarje të rënda parandalohen në Vlorë

10 July 2025 at 12:45

Policia e Vlorës ka ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dy konflikteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Vlorë, duke vënë në pranga 2 persona.

-u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:30, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri, në kokë, shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. Z., 56 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:45, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. I., 64 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.

The post Goditje me levë lëkuri dhe plagosje me thikë/ Dy ngjarje të rënda parandalohen në Vlorë appeared first on Sot News | Lajme.

Banorët e alarmuar kërkojnë ndihmë nga ajri/ Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

10 July 2025 at 08:38

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv.

Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut të Llogarasë është aktivizuar dhe nga era e cila mëngjesin e sotëm ka ndryshuar drejtim veri-lindje dhe kjo situatë ka sjellë që zjarri të përparojë drejt zonës me pisha të Llogarasë.

Banorët e fshatit kanë kërkuar ndërhyrje sërish nga ajri pasi zjarri po merr përmasa të mëdha duke djegur pemë, pisha, bredha por dhe bimësi apo kafshë të egra që ndodhen në pyll.

The post Banorët e alarmuar kërkojnë ndihmë nga ajri/ Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë appeared first on Sot News | Lajme.

❌