Normal view

Received — 3 July 2025 Sot News | Lajme

Arrestohet pas 25 vitesh arrati/ Vrau me thikë një person kur ishte i mitur, policia shqiptare ‘nuk e fal’

3 July 2025 at 16:43

Personi i arrestuar u dënua nga Gjykata e Apelit të Bolonjës për krimet e vrasjes dhe posedimit të paligjshëm të armëve me një dënim që mori formë të prerë në korrik 2004; që atëherë, ka mbetur gjithmonë i pagjurmueshëm.

Pasditen e 1 korrikut, pas një operacioni intensiv kërkimi të shtrirë në të gjithë territorin shqiptar, në Vlorë u arrestua një shtetas shqiptar, i cili në shkurt të vitit 2000, ende i mitur, në kulmin e një grindjeje, goditi me thikë një burrë duke e vrarë. Ngjarjet ndodhën natën e 9 shkurtit 2000 në Ravenna të Italisë.

Policia informon se aktiviteti i kërkimit, i cili lejoi kapjen e të arratisurit të rrezikshëm, përfshiu Policinë e Ravenës, e cila ofroi elementë thelbësorë hetimorë të dobishëm për identifikimin e të arratisurit, si dhe Drejtorinë e Policisë Vlorë, e cila operoi në koordinim të ngushtë me Interpol Tirana dhe me Forcën Operacionale të Policisë Shqiptare, e cila e arrestoi burrin si pjesë e operacionit të quajtur “Objektivi”.

The post Arrestohet pas 25 vitesh arrati/ Vrau me thikë një person kur ishte i mitur, policia shqiptare ‘nuk e fal’ appeared first on Sot News | Lajme.

“Nga ky moment, të gjithë jeni të…”/ Rama ‘i prerë’ në Vlorë, zbardhet mesazhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura

3 July 2025 at 14:46

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së enjtes një takim urgjent në ambientet e Bashkisë së Vlorës.

Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit.

Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta dhe është karakterizuar nga tone të ashpra dhe kërkesa të drejtpërdrejta nga ana e Kryeministrit. Sipas burimeve nga mbledhja, Rama ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës.

Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Gjithashtu, ai ka theksuar se të gjithë drejtuesit vendorë duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe për të adresuar me urgjencë çështjet që shqetësojnë qytetin.

Ky reagim i fortë i Kryeministrit vjen në një kohë kur Vlora përballet me një sërë problematikash të pazgjidhura nga strukturat përkatëse, ndërsa pakënaqësitë qytetare për mënyrën e funksionimit të administratës vendore janë shtuar ndjeshëm.

Ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit e drejtorëve aktualë, por në ditët në vijim priten zhvillime dhe emërime të reja në administratën e qytetit.

Pas mbledhjes, Rama është parë duke ecur në këmbë në lagjen “Muradie”, i shoqëruar nga Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Sinan Idrizi. Ata janë ndalur për rreth 30 minuta në një lokal për kafe, përpara se Kryeministri të largohej nga qyteti.

Ndërkohë, kandidati për deputet i cili nuk hyri në listat fituese, Klevis Kaso, u emërua kryetar i PS në Vlorë. Deputetja Eriona Ismaili tashmë do të jetë bashkëkryetare e kësaj force politike. Emërimet janë komunikuar sot gjatë vizitës në Vlorë nga kryetari i PSSH Edi Rama.

The post “Nga ky moment, të gjithë jeni të…”/ Rama ‘i prerë’ në Vlorë, zbardhet mesazhi gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura appeared first on Sot News | Lajme.

❌