Normal view

Received — 11 June 2025 Sot News | Lajme

“Kam takuar njerëz fisnikë që rrinë këtu”, Meta tregon jetën pas hekurave: Në qeli nuk ka as ujë, mbushim bidonat për..

11 June 2025 at 19:14

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar së fundmi një intervistë ku ka zbuluar detaje nga jeta e tij në qeli. Meta ka konfirmuar se ai është dënuar me 10 ditë pas zhvillimit të një intervistë përmes telefonit. Ai shtoi se në këto 10 ditë ai nuk mund të zhvillojë aktivitete sportive teksa e cilësoi vendimin si historik.

Meta theksoi se nuk e dinte që telefonatat nuk lejoheshin pas orës 20:00 pasi ai do ta respektonte. Ai tha se intervistat e tij nuk do të ndalen por do ti shpeshtojë. Sa i përket jetesës në qeli ai u shpreh se ka njohur njerëz fisnikë të cilët nidhen në burg me statistika jo të vërteta.

Meta ka komentuar edhe kushtet në burg teksa shtoi se nuk kanë ujë. Sipas tij ata furnizohen me ujë për 1 ose 2 orë dke mbushur bidonat me të cilët më pas lahen.

Pjesa nga intervista e Metës:

Pyetje: Meta a është i vërtetë lajmi që jeni dënuar me 10 ditë për mos zhvillim të aktiviteteve sportive për shkak të intervistës që dhatë pak ditë më parë për gazetaren Beti Njuma në Ora Neës?

Meta: Po, ky vendim “historik” është i vërtetë dhe m’u komunikua sot nga Komisioni i Disiplinës në IEPV “Jordan Misja”, gjoja pse kisha kryer një bisedë telefonike në ora 20:20, kur telefonatat lejohen deri në ora 20:00.  Këtë orar strikt unë nuk e dija sepse sigurisht do ta respektoja. Në fakt ndalimi i aktivitetit tim sportiv (ping-pong) për 10 ditë ndodhi për shkak të intervistës që unë dhashë për kolegen tuaj Beti Njuma.

Unë kam telefonuar z. Tedi Blushi, me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm, i cili ishte duke zhvilluar live një intervistë me të dhe natyrisht që nuk mund t’i shmangesha pyetjeve të Znj.Njuma, në respekt jo vetëm të integritetit të lartë profesional që ka por edhe të pasionit të saj për ngjitjen në male. Pavarësisht “dënimit historik” të jeni të bindur se intervistat e mia nuk do të ndalen, përkundrazi tani do të jenë edhe më të shpeshta.

Pyetje: Si ndiheni në burg tani prej 8 muajsh?

Meta: Unë personalisht ndihem në top-formë si kurrë më parë. Ushtrohem disa herë në ditë dhe lexoj e shkruaj shumë, kam mësuar shumë gjëra të reja, pasi kurrë s’kam jetuar në konvikt.
Kam takuar (edhe pse shumë pak), njerëz të mrekullueshëm dhe fisnikë që rrinë këtu vetëm për statistika të rrejshme.

Pyetje: Po me të nxehtin tani si ja bëni?

Meta: Kjo nuk është sfidë për mua pasi unë kam problem kondicionerin dhe jo të nxehtin.
Vërtet tani nuk ka ujë, këtu në mes të Tiranës edhe 12 vjet pas premtimit të Kryerilindasit, por kur vjen 1 ose 2 orë, mbushim bidonat për t’u larë.

 

The post “Kam takuar njerëz fisnikë që rrinë këtu”, Meta tregon jetën pas hekurave: Në qeli nuk ka as ujë, mbushim bidonat për.. appeared first on Sot News | Lajme.

Intervista me celular nga burgu lë Metën 10 ditë pa palestër, Blushi reagon ashpër: E kanë dënuar sepse…

11 June 2025 at 17:13

Një intervistë përmes celularit në televizion, i ka kushtuar Ilir Metës ndalimin e aktivitetit sportiv. Ishte vetë Tedi Blushi që në një deklaratë për mediat zbuloi se Meta është dënuar nga Komisioni Disiplinor i burgut Jordan Misja me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive. Ky vendim sipas Blushit është marrë sepse Meta realizoi një intervistë live, me telefon me gazetaren Beti Njuma.

Në studio televizive ka qenë vetë Blushi i ftuar, i cili ka marrë në celular Metën, ndërsa ky i fundit tha se po komunikon përmes telefonit të burgut.

“Partia e Lirisë dënon gjithashtu me forcë edhe përpjekjen kriminale të Narkoregjimit, që pasi i kufizoi lirinë e lëvizjes duke e izoluar padrejtësisht, në mënyrë krejtësisht qesharake po tenton t’i heqë Presidentit Meta edhe të lirinë dhe të drejtën e fjalës për të komunikuar me gazetarët.

Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë me gazetaren Beti Njuma”, tha Blushi.

Sipas Blushit, narkoregjimi me ndihmën e SPAK po bën çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës

“Këto praktika sa qesharake, po aq të neveritshme dhe represive, dëshmojnë fytyrën e vërtetë dhe degradimin e Narkoregjimit, që me ndihmën e SPAK po bëjnë çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës.

Presidenti Meta në krye të Partisë së Lirisë po drejton me vendosmëri dhe efiçiencë të plotë politike aktivitetin dhe qendrimet e saj politike, me gjithe kushtet e izolimit ai gëzon shëndet të plotë dhe garanton të gjithë gazetarët e pavarur se asnjë masë represioni apo kufizimi e imponuar nga Narkoregjimi nuk do të mund t’i ndalojë atij kurrë lirinë e fjalës dhe të drejtën për të komunikuar me mediat e pavarura”, tha Blushi.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Blushi u ndal edhe tek zgjatja e hetimeve për Metën, duke thënë se është një akt tërësisht politik dhe se po e mbajnë në qeli pa prova.

“Zgjatja mafioze e afatit të hetimeve për Presidentin Meta, në mungesë totale të provave që kurrë nuk do të gjenden sepse nuk ekzistojnë, është një akt tërësisht politik, që është urdhëruar publikisht në Asamblenë e Partisë Socialiste nga Edi Rama më 7 maj të vitit 2022, që e dënojmë me forcën më të madhe.

Në 32 vite shërbim publik kurrë nuk ka dhe nuk do të mund të gjendet një akt, një provë, dokument, vendim apo veprim i paligjshëm i Presidentit Meta.

Masa e arrestit do të ankimohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, për të shteruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme në mënyrë që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg”, vijoi Blushi.

The post Intervista me celular nga burgu lë Metën 10 ditë pa palestër, Blushi reagon ashpër: E kanë dënuar sepse… appeared first on Sot News | Lajme.

Telefonoi drejtpërdrejtë një gazetare në emisionin e saj, Meta dënohet me 10 ditë ndalim të aktivitetit sportiv

11 June 2025 at 15:29

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është dënuar me 10 ditë ndalim të aktivitetit sportiv nga Komisioni i Disiplinës.

Vendimi u mor pas një telefonate të drejtpërdrejtë që Meta bëri gjatë një emisioni televiziv, veprim që konsiderohet shkelje e rregullave.

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara.

The post Telefonoi drejtpërdrejtë një gazetare në emisionin e saj, Meta dënohet me 10 ditë ndalim të aktivitetit sportiv appeared first on Sot News | Lajme.

❌