Normal view

Received — 22 April 2025 Sot News | Lajme

E kishte imagjinuar divorcin? Monika Kryemadhi habit me përgjigjen e saj

22 April 2025 at 21:43

Monika Kryemadhi e ftuar në një emision televiziv, ka folur për divorcin e saj me Ilir Metën.

 

E pyetur nga mdoeratorja  nëse e kishte menduar ndonjëherë që do të mund të arrinte deri këtu, Kryemadhi tha se nuk e kishte menduar por jeta është e paparashikueshme.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: E kishe menduar ndonjëherë që pas të 50-ve, do të ishit në këtë situatë që jeni sot?

Kryemadhi: Jo, ç’të sjell minuti nuk ta sjell sekondi. Nuk e kisha menduar, prapë më duket si një ëndërr e keqe.

Borakaj: Që do kalojë?

Kryemadhi: Ndoshta nuk do kalojë, por ti mësohesh. Thonë që koha është shëruesi më i mirë, por unë nuk mendoj se koha është shëruesi më i mirë, unë mendoj se ti mësohesh me problemin dhe fillon i përshtatesh një jete të re, një standardi të ri të të jetuari, por edhe të rrethit shoqëror me të cilin ti jeton dhe punon.

The post E kishte imagjinuar divorcin? Monika Kryemadhi habit me përgjigjen e saj appeared first on Sot News | Lajme.

‘Shpopullimi i trevave, prioritet i qeverisë’, Meta-Ramës: Ti bashkë me bandën tënde vodhët fondet e IPARD-it

22 April 2025 at 18:58

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga izolimi në burg pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama në një takim me operatorë turistikë në Përmet. Në një postim në Facebook, Meta ironizon me atë që e quan “Akademinë e Çobanëve” dhe akuzon kryeministrin për shkatërrimin e blegtorisë dhe zonave rurale.

Sipas tij, Rama shqetësohet për pagat e çobanëve në krahasim me Greqinë, por duhet të pyesë INSTAT-in përse numri i bagëtive është përgjysmuar jo vetëm në Përmet, por në gjithë Shqipërinë.

Meta e akuzon qeverinë për braktisjen e fermerëve, mungesën e mbështetjes me subvencione, vjedhjen e fondeve të IPARD-it dhe dështimin e premtimeve për infrastrukturën e zonës. Ai përmend rrugët e papërfunduara si ajo Skrapar-Përmet dhe Përmet-Frashër, duke theksuar se fondet mund të ishin përdorur për zhvillim, por janë shpërdoruar për afera korruptive si ajo e tunelit të Llogarasë.

Në fund, Meta thumboi edhe një nga vizitat e Ramës në Kolonjë, duke përmendur shembjen e rrugës nga cilësia e dobët e punimeve:

“E dëgjove këngën atje ku rruga jote u shemb si kala rëre, me një tegel asfalt sa një fletë cigareje”, shkruan ai në postimin e tij.

Postimi i plotë: 

Pasi e “ndriti” me Akademinë e Çobanëve, Kryetari i Organizatës u interesua sot nga Përmeti për pagën e çobanit në raport me Greqinë.
Po Përmetin zgjodhe për këtë “ekstradë”?
Pyet INSTAT-in të të tregojë kush e përgjysmoi numrin e bagëtive në Përmet dhe në të gjithë Shqipërinë?
Pyete përse kope të tëra janë shitur për një copë buke dhe ato pak baxho që kanë ngelur më shumë harxhojnë se sa fitojnë?
Përgjigjen ta japin përmetarët se janë ata dhe jo ti, rilindas të vërtetë dhe pasardhës të Frashërllinjve:
Sepse t’i bëre “Ballkanin e Hapur” për të shkatërruar prodhuesin dhe fermerin vendas për t’ja çuar dëm sakrificat e pafund dhe djersën e derdhur.
Sepse rruga Skrapar-Përmet ka ngelur në fshatin Rog që në vitin 2017 dhe do mjaftonte vetëm 1/10 e aferës së tunelit të Llogarasë për të lidhur dy luginat e mrekullueshme të rafting, atë të Osumit dhe Vjosës.
Shpopullimi i këtyre trevave ka qenë i vetmi prioriteti i yti dhe jo zhvillimi .
Gjete përmetarët për t’i mashtruar për miliardat që do të vijnë nga BE kur me pragun tënd artificial një fermer merr 0 lekë mbështetje nëse ka 9 lopë ose nëse ketë 99 dele ose dhi?
Po pse nuk e dinë fermerët dhe blegtorët e Përmetit se ti bashkë me bandën tënde i vodhët fondet e IPARD-it dhe i çuat edhe ato te inceneratori që nuk ekziston?
Po me rrugën Përmet-Frashër që e ke premtuar nja 5 herë si ujin e pijshëm a ja u tregove përmetarëve pse nuk e realizove kurrë?
Ndërsa atë këngën që porosite në Kolonjë, e dëgjove tamam atje ku u shemb rruga jote si kala rëre para 1 viti dhe ku tërë kolonjarët e panë me sytë e tyre që kishte një tegel asfalt sa një fletë cigareje dhe gjithçka u bë pluhur e hi nga korrupsioni skizofrenik i yt dhe i bandës tënde që të rrethon.
Me programin tonë “Made in Albania” nuk do të ketë më pragje artificiale përjashtuese për fermerët, por vetëm mbështetje me pagesa direkte dhe ndihmë konkrete.
Fermeri është investitori ynë strategjik që pas 11 Majit do të përfitojë subvencione për çdo kokë bagëti dhe për çdo njësi prodhimi.
Përmeti, Skrapari dhe Kolonja do ta japin më 11 Maj përgjigjen e tyre kudo, edhe në Tiranë, edhe në Durrës edhe në Diasporë.

The post ‘Shpopullimi i trevave, prioritet i qeverisë’, Meta-Ramës: Ti bashkë me bandën tënde vodhët fondet e IPARD-it appeared first on Sot News | Lajme.

❌