Normal view

Pensionistët protestojnë sërish para Kryeministrisë, ultimatum Ramës: Vendosni minimumin jetik!

27 November 2024 at 15:30

Pensionistët dhe aktivistët e “Lëvizjes Bashkë” kanë protestuar sërish këtë të mërkurë për të disatën javë rresht para godinës së Kryeministrisë për të kërkuar pensione dinjitoze dhe minimumin jetik.
Ata kanë mbajtur fjalime para Kryeministrisë, ku kanë kërkuar rritje të pensioneve, pasi nuk iu del as për shpenzimet bazike, ndërsa kërkojnë që pensioni minimal të jetë 200 euro.

Pas protestës, “Lëvizjes Bashkë” ka reaguar në rrjetet sociale ku shkruan se pjesëmarrja e pensionistëve në protestën e sotme ishte shenjë e mirë se Edi Rama nuk ia ka dalë të mashtrojë njeri me thërrimet e fundvitit. Ata paralajmërojnë protesta edhe në qytetet e tjera, veç Tiranës.

“Pjesëmarrja e pensionistëve në protestën e sotme ishte shenjë e mirë se Edi Rama nuk ia ka dalë të mashtrojë njeri me thërrimet e fundvitit. Pensionistët janë edhe më të indinjuar nga hiletë e qeverisë, duke shtruar me forcë çështjen e pamjaftueshmërisë së pensioneve dhe mungesës së kujdesit social.

Folësit në protestën e sotme theksuan domosdoshmërinë e vendosjes së minimumit jetik dhe ngritjen e të gjitha pensioneve. Po ashtu u kërkua njohja e viteve të punës dhe e sakrificave të posaçme, sidomos të minatorëve që vazhdojnë të kërkojnë me ngulm miratimin e Statusit të Minatorit.

Fatkeqësisht edhe kjo protestë u bojkotua nga shumica dërrmuese e medias, në radhë të parë nga Radio Televizioni Shqiptar, i cili mbahet nga taksat e gjithë popullit shqiptar.
Protestat për pensione dinjitoze dhe minimum jetik do të vazhdojnë në Tiranë dhe do të shtrihen në qytete të tjera të vendit.” – shkruhet në postim.

The post Pensionistët protestojnë sërish para Kryeministrisë, ultimatum Ramës: Vendosni minimumin jetik! appeared first on Sot News | Lajme.

E paprecedentë nga pronarët e bizneseve/ Paga të ulëta e 8 muaj pa siguracione, fasoneria përballet me protesta masive

27 November 2024 at 09:41

Rreth 250 punonjës kryesisht gra të një fasonerie në Vlorë, kanë dalë sërish sot në protestë. Tashmë për të pestën ditë radhazi, punonjësit protestojnë për kushtet e punës. Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe përmbushjen e kërkesave dhe të drejtave të tyre.

Teksa flisnin për mediat nga protesta, punonjëset deklarojnë se prej 8 muajsh nuk u janë paguar sigurimet shoqërore. Ndërsa rrogën e marrin dy pjesësh, një pjesë në bankë dhe pjesa tjetër që u jepej në dorë ende nuk u është paguar.

Protestuesit janë të vendosur të vazhdojnë deri në zgjidhjen e plotë të kërkesave të tyre. Për këtë, ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të siguruar një trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve në vendin e punës.

The post E paprecedentë nga pronarët e bizneseve/ Paga të ulëta e 8 muaj pa siguracione, fasoneria përballet me protesta masive appeared first on Sot News | Lajme.

❌