Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdaySot News | Lajme

Opozita vijon me denoncimet, këshilltarja e PD Shkodër: Drejtohemi nga njerëz pa ide, Beci ka keqmenaxhuar Bashkinë

31 December 2024 at 19:44

Këshilltarja e Partisë Demokratike ne bashkin e Shkodrës Eliona Shkreli ka denoncuar keqmenaxhimin e këtij institucioni nga kryetari Benet Beci.

Në një deklaratë për mediat Shkreli u shpreh se Këshilli Bashkiak, si organi vendimmarrës është anashkaluar shumë herë, teksa sipas saj Bashkia Shkodër tashme drejtohet nga nje grusht njerëzish pa ide, pa vizion nga nje kryetar bashkie që grabiti karrigen e kryebashkiakut me votat e bandave dhe krimit te organizuar.

The post Opozita vijon me denoncimet, këshilltarja e PD Shkodër: Drejtohemi nga njerëz pa ide, Beci ka keqmenaxhuar Bashkinë appeared first on Sot News | Lajme.

Bashkia Shkodër miraton buxhetin 2025, PD denoncon mungesën e transparencës

21 December 2024 at 14:35

Këshilltarja e PD në Bashkinë Shkodër, Eliona Shkreli në një deklaratë për mediat tha se, salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër ditën e sotme që do të zhvillohej takimi për buxhetin 2025, u shfyrtëzua nga Benet Beci për takim elektoral ku ky i fundit shpalosi investime të cilat në qytetin e Shkodrës nuk janë realizuar, gjithashtu buxheti 2025 u miratua pa pyetje e përgjigje me votim dy minutësh…

Shkreli cilëson ndër të tjera se pasi shpalosi gënjeshtrat e tij ai refuzoi përballjen me opozitën duke braktisur edhe sallën dhe injoruar qytetarët. Ajo tha se, buxheti i Bashkisë Shkodër 2025 u votua pa pyetje dhe përgjigje, pa prezantim dhe pa asnjë sqarim, në vetëm 2 minuta ngritje kartonësh.

Deklarata

Salla e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër u shfrytëzua nga kryerilindasi politik i Qarkut si një takim elektoral me votuesit ku shpalosi investime të cilat Shkodrës i kanë munguar që prej ardhjes së tyre në pushtet. Shkodra ka qënë qyteti i braktisur nga Rilindja në pushtet për 12 vite duke i mohuar investime strategjike dhe zhvillimore.

Pasi shpalosi gënjeshtrat e rradhës dhe propagandës rilindase ku nuk foli as edhe një fjalë për vizionin e tij si kryebashkiak, për investimet që ka parashikuar ai dhe administrata e tij në buxhetin e bashkisë për 2025-ën, drejtuesi politik rilindas nuk pranoi të përballej me opozitën por braktisi sallën për të mos u kthyer më. Ai injoroi të gjithë qytetarët shkodranë të cilët prisnin të dëgjonin më në detaje programet e buxhetit, të merrnin përgjigje nga ai përmes pyetjeve të të zgjedhurve të tyre në atë sallë.

Mbledhja për buxhetin u kthye në një sallë parlamenti ku u fol për investime qeveritare të cilat janë jashtë funksioneve të Qeverisjes Vendore si dhe jashtë kompetencave të vendimarrjes së Këshillit Bashkiak Shkodër. Në asnjë moment kryebashkiaku politik nuk foli mbi 12% e investimeve që ka parashikuar në buxhetin lokal. Në asnjë rresht nuk foli mbi shumicën e parave të taksave të qytetarëve që shkojnë për pagat e patronazhistëve që i punëson vazhdimisht duke fryrë administratën vetëm për përfitime elektorale.

Benet Beci ka frikë të përballet me të vërtetat mbi të dhe mbi partinë e gënjeshtrave që Ai përfaqëson që e kanë lënë Shkodrën pa asnjë investim por veçse e kanë varfëruar dhe shpopulluar nga mungesa e investimeve 12 vjeçare.

Buxheti i Bashkisë Shkodër 2025 u votua pa pyetje dhe përgjigje, pa prezantim dhe pa asnjë sqarim, në vetëm 2 minuta ngritje kartonësh.
Partia Demokratike nuk është kundër investimeve strategjike por është kundër propagandës rilindase e cila ka 12 vite që ushtrohet tek qytetarët shkodranë. Ka 12 vite që në fushata elektorale prezantohen investime madhore të cilat mbesin vetëm premtime që nuk realizohen kurrë.

Me 23 dhjetor ju ftojmë në marshimin drejt Tiranës për ti thënë NDAL mashtrimeve dhe mjerimit që ka mbjellë kjo qeveri në Shkodër duke rritur të gjitha tarifat dhe çmimet e duke varfëruar përherë e më shumë ekonominë e brishtë familjare të shkodranëve.

The post Bashkia Shkodër miraton buxhetin 2025, PD denoncon mungesën e transparencës appeared first on Sot News | Lajme.

‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’, miratohet me kaos Buxheti 2025 në Bashkinë Shkodër

19 December 2024 at 20:24

Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar buxhetin e vitit 2025 në një mbledhje të tensionuar, ku përveç diskutimeve të ashpra, opozita dhe mazhoranca u përballën me replika dhe kundërshtime. Buxheti u miratua vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita nuk pranoi të merrte pjesë në procesin e miratimit pa pasur mundësi për të shprehur mendimin e saj.

Mbledhja nisi normalisht, ku kryetari i Bashkisë, Benet Beci, prezantoi tre projektet kryesore: investimet strategjike për të transformuar Shkodrën në një qendër kryesore të rajonit, realizimin e projekteve aktuale dhe planifikimin e atyre të ardhshme, si dhe një pikë të tretë për përmirësimin e administratës bashkiake.

Megjithatë, pas fjalës së kryebashkiakut, opozita kërkoi fjalën, por kryetari i këshillit bashkiak, Oltion Luli, i dha fjalën drejtoreshës së financave, Teuta Haxhi, për të shpjeguar detajet teknike të buxhetit. Opozita e kundërshtoi këtë vendim, duke kërkuar të marrë fjalën pas fjalimit të kryebashkiakut.

Pas një pauze disa minutëshe, mbledhja rinisi, por edhe gjatë pushimit, nuk u arrit një dakordësi. Anëtarët e opozitës u ngritën pranë foltores dhe nisën replika të ashpra me kryetarin e këshillit. Përfundimisht, nën tension, kryetari i këshillit ftoi mazhorancën të votojë buxhetin pa asnjë diskutim të mëtejshëm.

Në fund të mbledhjes, opozita shprehu pakënaqësinë me situatën dhe, me ironi, thërriti “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”, duke iu referuar sistemit komunist dhe duke theksuar akuzat për mënyrën autoritare të miratimit të buxhetit.

The post ‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’, miratohet me kaos Buxheti 2025 në Bashkinë Shkodër appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌