Normal view

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, flakët përfshijnë rreth 2 kilometra sipërfaqe (VIDEO)

By: Besnik
20 July 2026 at 18:30

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të hëne përgjatë autostradës Fier–Vlorë, ku flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra të sipërfaqes në anë të rrugës.

Përhapja e shpejtë e zjarrit dhe tymi i dendur kanë krijuar vështirësi dhe rrezik për qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.

Drejt zonës janë nisur disa mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve, si dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë segment, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.

The post Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, flakët përfshijnë rreth 2 kilometra sipërfaqe (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët iu afruan banesave (VIDEO)

By: Besnik
20 July 2026 at 16:49

Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës.

Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi, duke iu afruar zonës së banuar. Për disa momente u rrezikuan edhe banesat pranë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave.

Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të shmangur përhapjen e zjarrit dhe çdo rrezik të mëtejshëm.

The post Zjarr mbi tunelin e Vlorës, flakët iu afruan banesave (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

❌