Normal view

Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

By: Evi
4 July 2026 at 10:24

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Sipas raportimeve të policisë, ky shtetas qarkullonte i armatosur me armë zjarri pa leje.

Në kuadër të operacionit të koduar, policia ka vënë në pranga shtetasin Eris Mara, 32 vjeç, ku gjatë kontrollit në automjetin e tij me të cilin ai qarkullonte, iu gjet një armë zjarri pistoletë, 2 krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio e ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 “Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytetin e Vlorës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen “Lef Sallata”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi, me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 2 krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë, si dhe një radio të ngjashme me ato që përdor Policia e Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

The post Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Përfshihet nga flakët një mjet në aksin Vlorë-Radhimë, shkrumbohet nga zjarri (VIDEO)

4 July 2026 at 07:53

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e premtes pranë zonës së Jonufrës, në aksin rrugor Vlorë-Radhimë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht nga zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës së zjarrit.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Përfshihet nga flakët një mjet në aksin Vlorë-Radhimë, shkrumbohet nga zjarri (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.

❌