Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të bashkisë së Vlorës
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka marrë një vendim të rëndësishëm duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të administratës vendore.
Ky vendim, që u finalizua pas një takimi të zhvilluar me dyer të mbyllura të martën, vjen si pjesë e një procesi reformash të domosdoshme për ristrukturimin dhe përmirësimin e eficiencës së administratës. Largimi i drejtorëve dhe përgjegjësve të institucioneve vartëse të bashkisë synon t’i përgjigjet kërkesës së kryeministrit për përgjegjësi të reja në nivelet drejtuese të pushtetit vendor.
Pas këtij vendimi, pritet që në ditët e ardhshme të bëhen publike emrat e rinj që do të udhëhojnë sektorët kyç në Bashkinë e Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Besimtarët bektashinj kremtojnë ditën e ashures, Baba Mondi: Bëni për vepra të mira
- Përfundon vizita e kryeministrit Rama në Durrës, çfarë tërhoqi vëmendjen nga takimi
The post Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të bashkisë së Vlorës appeared first on Euronews Albania.