Normal view

Fushatë ndërgjegjësimi për ndotjen akustike, orare strikte për muzikën në Vlorë

By: Besnik
12 June 2025 at 17:24

Policia e Vlorës ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi në kuadër të planit të masave për parandalimin e ndotjes akustike gjatë sezonit veror.

Në këtë kuadër, përfaqësues të policisë së qarkut kanë zhvilluar takime me pronarët e bizneseve në zonat turistike, për t’i informuar mbi kuadrin ligjor dhe oraret kur lejohet transmetimi i muzikës në ambiente të hapura.

Sipas rregullave në fuqi:

Në mjediset e hapura, në zona apo qendra të banuara dhe në zonat turistike, muzika lejohet nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Në rast të shkeljes së këtyre orareve dhe niveleve të lejuara të zhurmës, parashikohen masa të rënda ndëshkimore, si:

Gjobë nga 200.000 deri në 400.000 lekë për tejkalimin e nivelit të lejuar të zhurmës (LAeq (dB(A)) 85 – 110 LAMAX Fast (dB));

Mbyllja e muzikës;

Mbyllja e aktivitetit dhe nisja e procedimeve penale ndaj subjekteve përgjegjëse.

Policia e Vlorës thekson se paralelisht me fushatën informuese, po vijon monitorimi aktiv në terren. Çdo shkelje do të ndëshkohet në përputhje me ligjin, si pjesë e përpjekjeve për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe respektim të të drejtave të qytetarëve për qetësi publike.

Njoftimi i plotë i Policisë Vlorë

Vijon zbatimi i planit të posaçëm operacional për parandalimin e ndotjes akustike.

Plani i masave, nisur edhe nga ankesat e qytetarëve për zhurmat që shkaktohen pas orarit të lejuar, të shkaktuara nga subjektet që zhvillojnë aktivitete me muzikë dhe tejkalojnë normat e lejuara në çdo kohë.

Objektivi i këtij plani: garantimi i një sezoni turistik të qetë dhe të sigurt, si dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve.

Në kuadër të këtij plani, pasditen e djeshme, Zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë, i shoqëruar nga Shefi i Komisariatit të Policisë Vlorë, Shefi i Seksionit të Rendit dhe oficerë të zonës, zhvilluan takime me pronarët dhe administratorët e lokaleve në zonën e Lungomares dhe përreth saj.

Qëllimi i këtij komunikimi të drejtpërdrejtë ishte informimi dhe ndërgjegjësimi mbi kuadrin ligjor që përcakton kufijtë e lejuar të zhurmës dhe oraret për përdorimin e muzikës. Pronarët dhe administratorët u njohën me parashikimet ligjore, sipas të cilave:

Në mjediset e hapura, në zona apo qendra të banuara dhe në zonat turistike, muzika lejohet nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Në rast të shkeljeve, parashikohen masat ndëshkimore si më poshtë:

* Vendosja e masës administrative nga 200 000 deri në 400 000 lekë për tejkalimin e nivelit të lejuar të zhurmës (LAeq (dB(A)) 85 – 110 LAMAX Fast (dB));

* Mbyllja e muzikës;

* Mbyllja e aktivitetit dhe nisja e procedimeve penale.

Këto masa bazohen në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar me Ligjin nr. 50/2023, datë 22.06.2023, si dhe Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Paralelisht me fushatën informuese, vijon monitorimi aktiv në terren. Shtetasit përgjegjës për këtë paligjshmëri do të ndëshkohen administrativisht dhe/ose penalisht, në përputhje me ligjin.

Policia e Vlorës mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje, duke u garantuar ndërhyrje të menjëhershme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fushatë ndërgjegjësimi për ndotjen akustike, orare strikte për muzikën në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

❌