Normal view

Rishikim sistemit të emigracionit në Britani, Starmer fajëson konservatorët

29 November 2024 at 14:21

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se qeveria e tij do të rishikojë tërësisht sistemin e emigracionit, pasi të dhënat e reja tregun një rekord mbërritjesh.

Shifrat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave e vendos kuotën e emigrantëve mbi 900 mijë në nivel vjetor, deri në qershor të 2023-shit.

Për këto shifra, Starmer fajëson qeverinë konservatore.

“Një dështim në këtë shkallë nuk është fat i keq. Nuk është as një trend global apo shpërqendrim. Jo, është një formë tjetër dështimi. Ajo që ka ndodhur ka qenë e planifikuar, jo aksidentale. Politikat u ndryshuan qëllimisht për të liberalizuar emigracionin. Brexit u përdor për këtë qëllim, që Britania të kthehej në vend eksperimental i kufijve të hapur”, tha Starmer.

Starmer tha se qeveria e tij planifikon të rishikojë opsionin e pikëve të sistemit të emigracionit të aplikuar nga Konservatorët në vitin 2021, pas Brexit.

Sistemi u jep aplikantëve pikë për aftësitë specifike dhe atyre që nuk përmbushin kriteret nuk u garantohet viza.

Emigracioni është një çështje që ka përçarë Britaninë, me votuesit që shprehen të shqetësuar nga fluksi i madh i njerëzve.

Por disa sektorë, përfshirë shëndetësinë, argumentojnë se do ta kishin të pamundur të funksiononin pa staf të huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rishikim sistemit të emigracionit në Britani, Starmer fajëson konservatorët appeared first on Euronews Albania.

1 vit nga vrasja e Liridonës, i vëllai bën postimin prekës: Sa e dhimbshme ajo natë

By: fra nc
29 November 2024 at 12:02

Kjo e premte 29 nëntor shënon dhe 1 vit nga krimi i rëndë që tronditi Prishtinën, ku Liridona Ademaj u vra në sy të fëmijëve me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli.

Edhe pse ka kaluar 1 vit nga vrasja, ende organet ligjzbatuese në Kosovë nuk kanë mundur t’i japin përgjigje motiveve që e shtynë Naim Murselin për të porositur vrasjen e nënës së fëmijëve të tij.

I vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, ka përkujtuar përmes një postimi në rrjete sociale, motrën e tij të ndjerë dhe momentin kur mësoi ngjarjen e rëndë.

Leonardi shprehet se Liridona e humbi jetën në moshën më të mirë dhe në një mënyrë që ishte krejtësisht e pabesueshme dhe dinake. Ai shton se malli për të dhe mungesa e saj e bëjnë çdo ditë edhe më të vështirë, dhe se dhimbja është një ndjenjë që do të mbetet përjetësisht.

Postimi i plotë i Leonardit:

“Sot, një vit ka kaluar që nga humbja jote, motër. Na mungon pa masë, dhe malli për ty shtohet çdo ditë. Mungesa jote është gjithnjë e pranishme, e ndiejmë çdo moment, gjithçka na kujton ty. Do të të kujtojmë gjithmonë me mall, si një motër të mrekullueshme, si një grua e fortë, një nënë fantastike dhe një vajzë e bukur. Të morën nga ne në moshën më të mirë, dhe në një mënyrë kaq të pabesueshme.

Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë dhe sa sytë dhe zemra ishin të mbushur me lot. E kujtoj ende si për pak nuk më merrej fryma ndërsa qaja, dhe përpiqesha të ndaloja çdo tingull që mund të lëshoja nga dhimbja. Nuk do ta harrojmë kurrë se sa e vështirë ishte për ne, dhimbjen që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

Qofsh e lumtur, motër, dhe banore e Xhennetit. Të kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe mall. Familja Ademaj, dhe djemtë Diar dhe Dion, të kujtojnë gjithmonë me dashuri.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post 1 vit nga vrasja e Liridonës, i vëllai bën postimin prekës: Sa e dhimbshme ajo natë appeared first on Euronews Albania.

❌