PAMJET/ Lokali me muzikë mbi normat, policia procedon 33-vjeçarin në Ksamil
Policia e Vlorë ka ndërmarrë një aksion kundër ndotjes akustike dhe shkeljet fiskale. Një 33-vjeçar është proceduar në Ksamil, pasi gjate matjeve u konstatua se në lokalin e tij kishte tejkaluar kufijtë e lejuar të muzikës dhe kishte punësuar persona të padeklaruar, si dhe nuk lëshonte fatura tatimore.
Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se A. M. kishte punësuar disa persona pa i deklaruar në institucionet përkatëse dhe nuk kishte respektuar detyrimet tatimore.
Materialet u referuan në Prokurori dhe ndaj 33-vjeçarit nisi procedimi penal për shkelje të legjislacionit në fuqi.
Policia apelon për respektimin e normave të zhurmës dhe detyrimeve ligjore nga të gjithë subjektet, veçanërisht në zonat turistike gjatë sezonit veror.
Njoftimi i policisë
“Në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe për mbrojtjen nga ndotja akustike në zonat turistike, strukturat e DVP Vlorë kanë intensifikuar në gjithë qarkun, monitorimet në subjektet që zhvillojnë veprimtari me muzikë të lartë.
Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, në lokalin e tij, në Ksamil, procedohet penalisht dhe administrativisht 33-vjeçari.
33-vjeçari kishte punësuar në subjektin e tij, disa punonjës, pa i deklaruar në organet përkatëse, si dhe nuk lëshonte fatura tatimore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, në Ksamil, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj.
Ndaj këtij subjekti, me pronar shtetasin A. M., u vu masa administrative, bazuar në legjislacionin në fuqi.
Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ky shtetas kishte punësuar në subjektin e tij, disa punonjës, pa i regjistruar në organet kompetente, si dhe nuk lëshonte fatura tatimore.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Ksamil.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i bën thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre.
Të vendosur për një sezon turistik të qetë dhe të sigurtë”, thuhet në njoftimin e policisë!
LEXONI GJITHASHTU:
The post PAMJET/ Lokali me muzikë mbi normat, policia procedon 33-vjeçarin në Ksamil appeared first on Euronews Albania.