Ksamil/ Cënoi qetësinë publike, procedohet penalisht administratori i një lokali
Policia ka proceduar penalisht administratorin e një lokali nate në Ksamil, pasi ambienti shkaktonte zhurma të forta gjatë natës, duke cenuar qetësinë publike.
Ngjarja u regjistrua më 1 korrik 2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Alida Hisku”, ku strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë konstatuan zhurma të konsiderueshme nga një lokal në lagjen nr. 2, si pasojë e grumbullimit të personave.
Si rezultat, u procedua penalisht shtetasi A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Policia e Sarandës njofton se kontrollet do të vijojnë në zonat turistike për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë sezonit veror.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pezullohet nga detyra kryeministrja tajlandeze, çfarë u publikua nga telefonin i saj
- “Zgjerimi i BE është real”- Marta Kos: Kur Shqipëria mund të hapë të gjithë kapitujt
The post Ksamil/ Cënoi qetësinë publike, procedohet penalisht administratori i një lokali appeared first on Euronews Albania.