Normal view

Lëvizte në Tiranë me pistoletë, arrestohet

By: njeshi
22 August 2026 at 22:26

Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zonën e Liqenit të Thatë…

Source

Zjarre dhe përmbytje: Spanja përballet me dy fatkeqësi natyrore njëkohësisht

By: nik
22 August 2026 at 22:16

Një zjarr i madh pyjor në Spanjën lindore shkaktoi evakuimin e rreth 1,000 personave të shtunën, sipas autoriteteve. Ky zjarr është një nga qindra që zjarrfikësit në të gjithë Evropën kanë luftuar këtë verë, mes temperaturave rekord të larta përgjatë Mesdheut dhe rajoneve të tjera. Ngjarja vjen në një kohë kur, vetëm 150 kilometra larg, në Costa Dorada, përmbytjet e shpejta bllokuan njerëz në…

Source

INTER – Chivu: “Marotta i qartë për Lautaron. Merkato? Më është sosur durimi…”

By: nik
22 August 2026 at 22:14

Interi e ka nisur sezonin me një fitore bindëse 4-1 ndaj Monzës, megjithatë, trajneri Cristian Chivu theksoi se ndeshja nuk ishte aq e lehtë sa tregon rezultati përfundimtar. Në deklaratat pas ndeshjes për Dazn, Chivu vlerësoi Monzën për vështirësitë që krijoi, duke thënë se “na vuri në vështirësi me presionin dhe topat e dytë”. Ai pranoi se skuadra kishte shfaqur “ndryshk dhe frenim…

Source

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen frikshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22 August 2026 at 21:58

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përparojë në Malin e Çikës, duke u afruar tashmë me fshatin turistik të Dhërmiut. Flakët kanë nisur prej dy ditësh dhe kanë përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme në anën e malit në drejtim të Dukatit. Tashmë zjarri ka përfshirë edhe anën tjetër, që shtrihet drejt Dhërmiut dhe Palasës. Forcat në terren vijojnë përpjekjet për vënien nën…

Source

Tottenham katastrofik, Brentford i jep leksion futbolli skuadrës londineze

22 August 2026 at 21:52

Tottenham ishte një prej klubeve më aktive në merkaton e transferimeve të kësaj verë teksa bëri shpenzime marramendëse për përforcimin e skuadrës për sezonin e ri. Por fillimi i kampionatit ishte katastrofik për skuadrën e Roberto De Zerbit që mori një leksion të mirë nga Brentford pasi u mund në fushën e këtij të fundit me rezultatin 3-0. Që do të ishte një ditë e vështirë kjo e shtunë për…

Source

Inter dhuron spektakël në nisje të Serie A, 4 gola ndaj Monzës

22 August 2026 at 21:32

Inter e nis sezonin e ri në Serie A me një fitore 4-1 ndaj Monzës në “San Siro”. Zikaltërit filluan takimin me ritëm të lartë dhe kaluan në avantazh me Çalhanoglun. Monza reagoi para fundit të pjesës së parë dhe arriti të barazojë me Varelan. Megjithatë, në fraksionin e dytë Interi riktheu epërsinë me Zielinskin, ndërsa Esposito dhe Bissek shënuan dy gola të tjerë për të vulosur triumfin.

Source

84 ditë protestë, qindra qytetarë mblidhen para Kryeministrisë

22 August 2026 at 20:24

Qytetarët janë mbledhur sërish sot në protestë para Kryeministrisë. Në ditën e 84-t të kësaj proteste, qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, janë nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë. Me pankarta dhe flamuj kuqezi në duar, qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë ndryshim politik dhe…

Source

Gjykata federale rrëzon Presidentin Trump, zhbllokon vizat për Shqipërinë dhe 74 vende të tjera

22 August 2026 at 20:15

Gjykata Federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar vendimin e janarit të qeverisë amerikane për bllokimin e vizave për shtetasit nga 75 vende, një masë që synonte të kufizonte vendosjen e tyre në SHBA për një kohë të pacaktuar. Sipas mediave të huaja, vendimi i marrë nga gjyqtarja Jeannette A. Vargas në Distriktin e Manhattan, përfaqëson një goditje të rëndësishme ndaj politikave të imigracionit…

Source

Pogradeci, prova e madhe e Ministrave: Kush nuk mban ritmin, mbetet jashtë

22 August 2026 at 19:27

Nga Pogradeci mund të nisë një nga lëvizjet më të forta politike dhe administrative të kësaj vjeshte. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur fundin e gushtit për të mbledhur në një tryezë ekipin e tij qeverisës, në një takim dyditor ku ministrat do të raportojnë mbi punën dhe prioritetet e dikastereve që drejtojnë. Takimi është parashikuar për 24 dhe 25 gusht. Në pamje të parë, bëhet fjalë për një…

Source

“Më ço në spital, nxito”, zbardhet dëshmia e DJ të klubit për Sokrat Vatën pas vrasjes së turistit portugez

22 August 2026 at 18:22

Zbardhen detaje të tjera nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pas krimit i ka kërkuar DJ të klubit që ta çonte në spital, duke mos i treguar se çfarë kishte ndodhur. “Rreth orës 05:00 të datës 18.08.2026 pashë rojet e sigurisë që iknin me vrap në drejtim të hyrjes së klabit. Në vazhdim kur isha te pjesa e restorantit kanë…

Source

Ministria e Mbrojtjes për situatën e zjarreve: 4 vatra aktive, 332 forca në terren

22 August 2026 at 18:11

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 17:00, situata e zjarreve paraqitet në përmirësim, me disa nga vatrat kryesore të izoluara ose të shuara. Gjatë ditës janë raportuar 10 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 6 janë nën mbikëqyrje. Në operacione janë angazhuar 332 forca operacionale dhe 15 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 150 efektivë të Forcave të Armatosura…

Source

Zjarr i madh në pyllin me pisha të Pishporos në Novoselë

22 August 2026 at 18:07

Një zjarr i madh ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e Pishporos, në territorin e Njësisë Administrative Novoselë, në Vlorë. Flakët janë përhapur në sipërfaqen e pyllëzuar, duke rrezikuar masivin me pisha. Ende nuk dihen përmasat e sakta të zonës së përfshirë nga zjarri dhe nëse ka rrezik për banesat apo zonat e banuara pranë saj. Forcat zjarrfikëse pritet të ndërhyjnë për të vënë nën…

Source

Begaj takim me arbëreshët: Ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane

22 August 2026 at 18:03

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një takim me komunitetin arbëresh në San Marzano di San Giuseppe, në provincën e Tarantos në Itali. Gjatë vizitës, Kreu i Shtetit u prit me nderime nga autoritetet drejtuese të institucioneve dhe banorët e San Marzanos. Fillimisht, Presidenti Begaj vendosi një kurorë pranë bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në shenjë nderimi për figurën që…

Source

Efektivi i plagosur dërgohet për trajtim në Tiranë. Zbulohet gjendja e tij shëndetësore

22 August 2026 at 17:28

Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në territorin e Mirditës. Sipas të dhënave paraprake, incidenti ka ndodhur teksa po furnizohej me ujë një automjet zjarrfikës i angazhuar në operacion. Gjatë procesit, ka plasur një tub me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike. Presioni ka shkëputur pjesën metalike, e cila ka goditur…

Source

Një ushtar plagoset gjatë shuarjes së flakëve, ministri Nufi shkon në spital

By: redi
22 August 2026 at 16:54

Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në zonën e Mirditës. 28-vjeçari Andrea Kaçi ka pësuar dëmtime në kokë pasi është rrëzuar nga një shkëmb, ndërsa pas incidentit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Kaçi ndodhet në gjendje stabël dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme mjekësore. Në Spitalin e Traumës…

Source

Kur Yjet ndriçojnë festën/ Një natë ndryshe në Fushë-Studen, destinacioni që nuk duhet humbur në çdo stinë

By: redi
22 August 2026 at 16:44

Në mbi 1300 metra lartësi mbi nivelin ë detit, mes ajrit të pastër, natyrës dhe një qielli të mbushur me yje, mijëra njerëz u mblodhën për të përjetuar një nga aktivitetet më të veçanta të verës në Librazhd. Mbi 5 mijë persona iu bashkuan edicionit të tretë të “Natës së Yjeve”, aktivitet i organizuar për të tretin vit radhazi nga Bashkia Librazhd. Ajo që nisi si një nismë për të sjellë më…

Source

Sherri jashtë lokalit për 6 minuta, turisti portugez u fut në det për të shpëtuar

By: redi
22 August 2026 at 16:33

6 minuta! Kaq ka zgjatur sherri i ndodhur në Ksamil ku humbi jetën turisti portugez Luis Miguel Varela Mendez. Dalin detaje nga dosja hetimore ku zbardhen pamjet e kamerave të sigurisë jashtë lokalit Principotes”, që ishin edhe momentet vendimtare të përplasjes fizike të 20-vjeçarit portugez. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të mëngjesit, kur mes grupit të turistëve dhe disa personave të tjerë nisi…

Source

Ministri Hoxha pret drejtuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve janë prioritet

By: redi
22 August 2026 at 16:12

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha priti në Tiranë, drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës, deputetin Shaip Kamberi, kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Hoxha thekson se gjatë takimit u zhvillua një bisedë vëllazërore…

Source

❌