Normal view

Zjarri në Malin e Krujës del jashtë kontrollit, flakët zbresin drejt zonave të banuara: Ikni nga shtëpitë! (video)

By: njeshi
8 August 2026 at 22:55

Zjarri në Krujë ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi dhe kërcënojnë një numër të madh banesash në disa zona të banuara. Vatrat e zjarrit kanë avancuar në drejtim të lagjeve Lluban dhe Barabit, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Në kuadër të operacionit të evakuimit, prioritet u është dhënë…

Source

Mitropoliti Anastas reagon pas vrasjes në Korçë: Kur një i ri vret një të ri, shoqëria qan për të dy

By: rozalb
8 August 2026 at 22:00

Pas vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, ka reaguar edhe Mitropoliti Anastas, i cili ka dënuar ashpër ngjarjen dhe ka bërë thirrje kundër dhunës, veçanërisht asaj mes të rinjve. Në mesazhin e tij, Mitropoliti thekson se jeta njerëzore është e shenjtë dhe se asnjë konflikt apo zemërim nuk mund të shërbejë si justifikim për marrjen e jetës së një personi. “Jeta njerëzore është dhuratë e…

Source

Arrestohet autori i dyshuar për zjarrin në Krujë, Lamallari: Do të përballet me pasojat ligjore

By: rozalb
8 August 2026 at 21:42

Është arrestuar autori i dyshuar për zjarrin që përfshiu zonën e Abazës në Krujë dhe rrezikoi banesat. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, përmes një reagimi në rrjetet sociale. Lamallari deklaron se personi i arrestuar do të përballet me pasojat ligjore për veprën penale, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon në terren. “Policia e Shtetit e ka arrestuar…

Source

Protesta e 70-të, qytetarët marshojnë në Bulevard: Nesër më shumë!

By: rozalb
8 August 2026 at 21:30

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin përgjatë Bulevardit, duke vijuar protestën e 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë nisur në grup nga zona e tubimit, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar thirrjet “Nesër më shumë!”, në shenjë të vendosmërisë për të vijuar protestat edhe në ditët në vijim. Tubimi i sotëm u zhvillua para…

Source

Zjarri në Krujë, ministri Nufi: Është shkaktuar nga dora e njeriut, ndërhyrje me 3 helikopterë

By: rozalb
8 August 2026 at 21:04

Zjarri në fshatin Abaze në Krujë që kërcënon banesat është i shkaktuar nga dora e njeriut, bën me dije ministri Ermal Nufi. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forca zjarrfikëse nga toka dhe 3 helikopterë. “Në zonën e Abazës në Krujë, bashkë me kolegun Besfort Lamallari, Drejtorin e AKMC dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Zjarrfikësve duke ndjekur…

Source

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, RENEA rrethon zonën për kapjen e autorit të dyshuar

By: rozalb
8 August 2026 at 20:48

Forca të shumta policie dhe efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar një zonë në Korçë, ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i vrasjes së 20-vjeçarit J.Z. Sipas informacioneve paraprake, forcat e RENEA-s dhe shërbimet e tjera të Policisë kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar, por nuk e kanë gjetur atë në banesë. Kontrollet vijojnë në zonën përreth, ndërsa policia po punon…

Source

Rama: Përmeti mirëpriti natën e parë të Festivalit NONA, festë për gjyshet shqiptare dhe traditat tona

By: rozalb
8 August 2026 at 20:32

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga nata e parë e Festivalit NONA, i zhvilluar në Përmet, një aktivitet i dedikuar gjysheve shqiptare, traditave dhe vlerave që përcillen ndër breza. Në postimin e tij, Rama thekson se qyteti i Përmetit u kthye në një pikë takimi për muzikën, kulturën dhe emocionet, në një festë kombëtare kushtuar figurës së gjyshes shqiptare dhe rolit të…

Source

Protesta e 70-të kundër qeverisë, pankarta: Dorëheqje, mjaft është mjaft!

By: rozalb
8 August 2026 at 19:59

Protesta e 70-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar me pankarta dhe mesazhe të forta, të shkruara në shqip dhe anglisht. Në shesh protestuesit kanë përcjellë mesazhe që nënvizojnë vazhdimësinë e tubimeve, mes tyre: “70 ditë, ende së bashku” dhe “70 ditë për Shqipërinë. Një tjetër kërkesë e përsëritur gjatë protestës ka qenë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e…

Source

Zjarri përfshin vreshta e ullishte në Mallakastër, evakuohen banorët

By: rozalb
8 August 2026 at 19:35

Situatë e vështirë në fshatin Koilac të Mallakastrës, ku një zjarr me intensitet të lartë ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me vreshta dhe ullishte. Flakët, të favorizuara nga erërat e forta, po përhapen me shpejtësi dhe janë afruar pranë zonave të banuara, duke rritur rrezikun për banesat e fshatit. Në terren janë vendosur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për…

Source

Zv. drejtori i Hetimit flet për vrasjen në Korçë: Kishin konflikt të mbartur prej disa kohësh

By: rozalb
8 August 2026 at 19:13

Korça është tronditur pasditen e sotme nga një vrasje e rëndë e 20-vjeçarit J.Z, ish-anëtar i Forcave të Armatosura. Zv. drejtori i Hetimit të Krimeve Drejtues, Sejfulla Metko, ka zbuluar se mes të riut dhe autorit të vrasjes ka pasur një konflikt të mbartur, teksa rezultojnë të kenë qenë shokë që në fëmijëri. “Rreth orës 16:30, në lagjen 15 në qytetin e Korçës, kemi marrë një njoftim për një…

Source

Vrasja e 20-vjeçarit, policia del me njoftim: 4 persona janë përfshirë në krim

By: rozalb
8 August 2026 at 18:53

Policia e Korçës sapo ka konfirmuar se janë katër persona të përfshirë në vrasjen e J.Z, tre janë shoqëruar, por autori kryesor i dyshuar është zhdukur në drejtim të paditur. Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave…

Source

“Dhentë e dhitë e Zeres, nami i Hasan Qeres”

By: rozalb
8 August 2026 at 18:33

Nga Auron Tare Dikur, një bari i quajtur Zerja kishte një tufë aq të bukur, saqë kur e nxirrte çdo mëngjes nëpër pllaja, zilet e këmborët dëgjoheshin deri larg. Zerja kujdesej për bagëtinë e vet me atë përkushtimin e heshtur që kanë njerëzit që punojnë dhe nuk kanë nevojë të tregojnë se ç’bëjnë. Aty ne fshat ishte edhe një farë Hasani i cili endej nëpër Pazar dhe mburrej me tufën e Zeres…

Source

Amorim pas humbjes ndaj Chelsea-t: E prisja të vuanim, në fundjavë marrim vendime për merkaton

By: rozalb
8 August 2026 at 18:24

Humbja 3-0 e Milanit ndaj Chelsea në miqësoren e zhvilluar në Xhakartë nuk ka shqetësuar trajnerin Ruben Amorim. Kjo ishte humbja e parë e portugezit në krye të kuqezinjve, por tekniku e kishte parashikuar një përballje të vështirë ndaj skuadrës angleze. Amorim theksoi pas ndeshjes se këto janë pikërisht sfidat që i nevojiten Milanit gjatë fazës përgatitore për të rritur nivelin e skuadrës.

Source

Zjarr masiv në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac

By: rozalb
8 August 2026 at 18:09

Një zjarr masiv ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke në fshatin Koilac të Mallakastrës, duke rrezikuar banesat dhe banorët e zonës. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve nga fshati Koilac, Mallakastër, pasi zjarri masiv që ka përfshirë sipërfaqe të mëdha toke është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar banesat dhe banorët. Në terren janë angazhuar shërbimet…

Source

Spanja vendos kontrolle kufitare ndaj udhëtarëve nga Italia, përshkallëzohet përplasja për emigracionin

By: rozalb
8 August 2026 at 17:53

Përplasja mes Spanjës dhe Italisë për menaxhimin e flukseve migratore po merr përmasa të reja. Madridi ka rikthyer kontrollet kufitare për pasagjerët që mbërrijnë nga Italia përmes rrugëve ajrore dhe detare. Masat kanë hyrë në fuqi në mesnatë dhe do të qëndrojnë aktive për një muaj, deri më 7 shtator. Gjatë kësaj periudhe do të kontrollohen dokumentet e udhëtimit, shtetësia dhe vizat e personave…

Source

Zyrtare/ Arsenali transferon Bruno Guimares për 87 milionë euro

By: rozalb
8 August 2026 at 17:26

Arsenali ka siguruar një përforcim të rëndësishëm në mesfushë, duke zyrtarizuar transferimin e Bruno Guimaraes nga Newcastle. Për të sjellë në Londër mesfushorin brazilian, “Topçinjtë” kanë paguar një shifër që shkon rreth 87 milionë euro. Guimaraes pritet të jetë një prej afrimeve kryesore të Arsenalit në këtë merkato. Pas zyrtarizimit të transferimit, braziliani shprehu entuziazmin për…

Source

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, viktima ishte pjesë e Forcave të Armatosura

By: rozalb
8 August 2026 at 17:12

Detaje të reja janë bërë të ditura nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ku një 20-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri. Viktima është identifikuar si J.Z, rreth 20 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Zuko dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa burimet paraprake bëjnë me dije se në krim mund të jetë përdorur…

Source

E rëndë në Korçë, vritet me armë zjarri një person rreth 20 vjeç

By: rozalb
8 August 2026 at 16:58

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një i ri rreth 20 vjeç është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14, ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se viktima është qëlluar me armë tip kallashnikov. Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në arrati. Në zonë kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur mbledhjen…

Source

Zjarr në Fushë-Krujë, flakët afrohen drejt banesave

By: rozalb
8 August 2026 at 16:32

Një zjarr ka përfshirë një faqe mali në lagjen Abazaj të Krujës, duke krijuar rrezik për banesat dhe bizneset që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët. Forcat zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll. Për shkak të përmasave të vatrës, në operacionin e ndërhyrjes është aktivizuar edhe mbështetja nga ajri. Flakët janë përhapur në një terren pranë…

Source

❌