INTER – Inter-Juve thyen rekorde: “sold out” dhe ndeshja e dytë me më shumë të ardhura në historinë e Serie A
Ndeshja Inter-Juventus, e cila do të luhet të shtunën, pritet të shënojë një tjetër “sold out” dhe të bëhet ndeshja e dytë me të ardhurat më të larta në historinë e Serie A. Kjo vjen pas derbit Inter-Milan të nëntorit të kaluar, i cili regjistroi 75.562 spektatorë dhe një arkëtim rekord prej mbi 8.6 milionë eurosh. Klubi zikaltër vazhdon të shkëlqejë edhe në aspektin financiar.