Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayKoha Jone

Përplasje në Kuvendin e Protestës, qytetarët kundërshtojnë organizimin

By: redi
18 July 2026 at 13:33

Pas 48 ditësh protestash, këtë të shtunë u mbajt për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës, një takim që u shoqërua me debate dhe momente tensioni mes pjesëmarrësve. Që në nisje të mbledhjes, disa qytetarë shprehën pakënaqësi për mënyrën e organizimit dhe përbërjen e të pranishmëve. Sipas tyre, pjesëmarrja nuk përfaqësonte protestuesit që kanë qenë të angazhuar në marshimet e deritanishme…

Source

Qytetarët nisin marshimin: Jo negociata, Rama të japë dorëheqjen

By: redi
17 July 2026 at 21:33

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike ka vijuar edhe këtë të premte në Tiranë, me qytetarë që u mblodhën në sheshin ”Skënderbej” dhe marshuan drejt Kryeministrisë. Organizatorët deklarojnë se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se lëvizja nuk do të hyjë në negociata dhe do të vazhdojë çdo ditë. Gjatë tubimit u përcollën mesazhe kundër qeverisë…

Source

Incidenti në protestë/ Qytetari shkon afër makinës së Ramës, policia e ndalon

By: redi
17 July 2026 at 21:16

Pak para se kryeministri Edi Rama të dilte nga Kryeministria, një qytetar pjesë e tubimit, ka protestuar afër makinës së kreut të qeverisë. Por ai është ndaluar nga policia, ndërsa protestues të tjerë që ishin dëshmitarë deklaruan se personi në fjalë u fut dhunshëm në makinën e policisë. Lexoni edhe: …

Source

48 ditë protestë, qytetarët thirrje Ramës: Dil në Bulevard

By: redi
17 July 2026 at 19:54

Sot është dita e 48-të e protestës përballë Kryeministrisë, me thirrjet ”Rama dil në Bulevard”. Protestuesit janë nisur në këmbë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës. Pjesëmarrësit në këto protesta kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend. Gjatë marshimit, qytetarët kanë hedhur thirrje…

Source

Protestuesit në rrugët e Tiranës, thirrje në kor: Ju erdhi fundi

By: redi
16 July 2026 at 21:30

Protestuesit kanë mbushur rrugët e Tiranës, ndërsa marshojnë nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, e deri te Shallvaret, duke bërë thirrje kundër qeverisë. Ata kanë brohoritur “Rama SPAK you!”, ndërsa një tjetër thirrje e përsëritur prej tyre ka qenë “Ju erdhi fundi”. Protesta vijon prej 47 ditësh para Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

Source

Nga Durrësi në protestë, pensionisti: Vij çdo ditë me autobus, Rama do të largohet

By: redi
16 July 2026 at 19:32

Një qytetar i moshuar nga Durrësi i është bashkuar protestës në ditën e 47-të, ku shprehu pakënaqësinë e tij për mungesën e një zgjidhjeje për çështjet e pronësisë. Ai deklaroi se kjo problematikë e ka shtyrë të dalë në protestë, duke kërkuar zgjidhje dhe trajtim të drejtë të çështjeve të pronave. ”Protestoj për pronat e mia që mi kanë marrë. Kam qenë 35 vjeç që kur kam nisur gjyqet dhe sot jam…

Source

Protestuesi thirrje Forcave të Armatosura: Ta tërheqim zvarrë kryeministrin

By: redi
14 July 2026 at 20:42

Thirrjet e protestuesve para Kryeministrisë janë ashpërsuar, duke u larguar nga fryma paqësore që karakterizoi ditët e para të protestës. Gjatë tubimit, një prej pjesëmarrësve bëri një thirrje drejtuar Forcave të Armatosura që të ndërhyjnë për largimin e kryeministrit, duke përdorur një gjuhë me tone të forta. “I bëjmë thirrje Forcave të Armatosura ta tërheqim zvarrë atë ndyrësirë nëpër rrugët…

Source

I moshuari: Për 2 orë na hoqi 4 mln euro nga xhepat, me paratë e koncertit të rregullonte spitalet

By: redi
13 July 2026 at 19:54

Sot në ditën e 44-tër të protestës, një i moshuar ka denoncuar shpenzimin e fondeve publike, duke u ndalur specifikisht te koncerti i reperit Kanye West në Shqipëri, i cili u financua me 4 milionë euro nga fondi i emergjencave shtetërore. Ai tha se këto para po merren drejtpërdrejt nga xhepat e qytetarëve shqiptarë, në një kohë kur spitalet vuajnë për kushtet më minimale dhe të sëmurët nuk kanë…

Source

44 ditë protestë, profesori Lush Susaj: Shoqëria të kalojë në pluralizëm real

By: redi
13 July 2026 at 19:15

Sot bëhen 44 ditë protestë antiqeveritare. Të mbledhur tek sheshi ”Skëndërbej”, protestuesit duan largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Sipas pjesëmarrësve, kjo protestë nuk do të ndalet dhe nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin…

Source

Dil në protestë! Mimoza Ahmeti flet për thirrjet dhe tregon vendimin e saj: S’po marr vesh fare

By: redi
13 July 2026 at 14:50

Mimoza Ahmeti, ka reaguar ndaj kërkesave të shumta të ndjekësve për t’iu bashkuar protestës anti-qeveritare që vijon prej 43 ditësh përballë Kryeministrisë. Teksa ishte në një ”LIVE” në Instagram, ajo ka sqaruar një herë e mirë pozicionin e saj, duke refuzuar pjesëmarrjen. Fituesja e ”Ferma Vip 3” ka treguar se pas eksperiencës së gjatë në reality-show, ndihet e konsumuar fizikisht dhe…

Source

Qytetarët vijojnë marshimin pas fjalimeve: Shqipëri e Re

By: redi
10 July 2026 at 21:27

Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja përpara Kryeministrisë, mijëra qytetarë të mbledhur në protestë kanë nisur një marshim në rrugët kryesore të Tiranës. Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit kanë përsëritur mesazhet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama ik” dhe “Arrestoni Ramën”, duke e kthyer marshimin në një tjetër moment të fortë të protestës.

Source

Thirrja nga protesta: Rama e nis ditën me fletërrrufe dixhitale! Rezistencë deri sa ta shporrim

By: redi
10 July 2026 at 20:51

Me qëndresë e rezistencë, në ditën e 41-të të protestës, qytetarët paralajmërojnë se nuk do të heqin dorë deri në largimin e Ramës. “41 ditë, qëndresë që kur shqiptarët vendosën që të rrëzojnë përfundimisht paragjykimin se ne nuk bëhemi. I dhamë besën njëri tjetrit se si shqiptarët jemi të gatshëm të rezistojmë për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri që kjo klasë e inkriminuar politike nuk…

Source

41 ditë protestë, i moshuari: Radikalizimin duhet ta bëjë populli

By: redi
10 July 2026 at 19:20

41 ditë protestë, dhe në sheshin “Skëndërbej” një i moshuar thotë se nuk i mjafton pensioni dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama. Ai tha se pa dorëheqjen e tij populli nuk do të ketë asnjë të mirë pasi nuk po bën politika zhvillimi. “Edi Rama argëtohet duke e parë, as nuk skuqet as nuk zverdhet, Pa radikalizim nuk largohet Edi Rama. Pa u shporrur Rama ky popull nuk do të ketë të mira.

Source

Luçiana Kokaj kërkon hetim për Policinë: Një vezë nuk paralelizohet me një shkop gome

By: redi
10 July 2026 at 16:32

Aktivistja dhe bashkë-organizatorja e protestës Luçiana Kokaj, flet për dhunën e ushtruar nga policia, gjatë protestës para Kuvendit. Ajo tha se u hodh sprai pa një njoftim paraprak si dhe u përdor shkopi i gomës. Kokaj tha se nuk iu dha ndihma e parë pas lëndimeve të marra. Aktivistja deklaroi se kanë bërë denoncimet dhe presin hetimin nga AMP. ”Isha që në momentet e para prnë policisë…

Source

FOTO/ ”Panda” shfaqet me mesazh simbolik në protestë

By: redi
9 July 2026 at 21:58

Në ditën e 40-të të protestës kundër qeverisë, një pankartë e veçantë ka tërhequr vëmendjen, ku qytetarët kanë përdorur edhe simbolikën e një panda për të përcjellë mesazhin e tyre. Nëpërmjet figurës së pandës, protestuesit kanë vendosur thirrjen: “Larg duart nga e ardhmja”.

Source

40 ditë protestë, qytetarja: Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar

By: redi
9 July 2026 at 19:16

Sot shënohen 40 ditë protestë. Qytetarët kanë nisur organizimin në sheshin Skëndërbej”, ndërsa bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. ”Protestojmë për vjedhjet e pensioneve, për mungesën e ilaçeve. Pensionet janë të vjedhura. Pensioni 97 mijë lekë nuk më del për asnjë gjë. Shkoj të blej dhe ilaçet nuk janë të sakta, në spital nuk vizitohesh dot. Kryeministri çfarë bën…

Source

Balla korrigjon Belerin për protestat në Tiranë: Ata që protestojnë janë të gjithë shqiptarë

By: redi
9 July 2026 at 16:29

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka replikuar sot me eurodeputetin Fredi Beleri nga gjatë seancës në Strasburg. Beleri komentoi protestat që po zhvillohen në Shqipëri duke thënë se qeveria po përpiqet të heqë fokusin nga problematikat e brendshme duke fajësuar fqinjët për nxitje të tyre. “Shumica e njerëzve që dolën në demonstrata janë shqiptarë që kanë protestuar për mungesë të…

Source

Protesta, drejtori Hita: Policia s’ka ushtruar dhunë, reagimi në proporcion me sulmin

By: redi
9 July 2026 at 14:27

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita thotë se Policia nuk ka ushtruar dhunë, ndryshe nga çfarë pretendojnë protestuesit e shoqëruara. Ai thotë se AMP ka nisur një hetim. ”Protesta është kryer brenda rregullave ligjore dhe ne kemi qenë në proporcion me sulmin. Ka një hetim të nisur nga AMP, verifikues, në lidhje me pretendimet që kanë personat që policia ka ushtruar dhunë. Në asnjë moment…

Source

Rama flet për median italiane: Nuk kam frikë nga turmat! Histeria digjitale krijon një imazh të rremë të Shqipërisë

By: lindita
9 July 2026 at 09:58

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Corriere della Sera”, ka folur në lidhje me protestat që vijojnë prej 40 ditësh në Shqipëri, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit, kërkesë kjo e cilësuar si e panegociueshme nga qytetarët. “Në fillim më kujtoi protestën studentore të vitit 2018: njerëz të ndryshëm, motive të ndryshme, shqetësime të sinqerta dhe një mesazh që e…

Source

❌
❌