Normal view

Haradinaj: Hashim Thaçi të kthehet President, nder për shqiptarët

By: redi
22 August 2026 at 15:45

Në një kohë që kriza politike në Kosovë po vijon, Ramush Haradinaj propozon që Hashim Thaçi, të vazhdojë detyrën aty ku e la, si president i Kosovës, dhe sipas tij kjo do ishte një zgjidhje për krizën aktuale. “Është nder edhe i kësaj legjislature që t’ia vazhdojmë mandatit presidentit Thaçi, atij i është marrë mandati, dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb…

Source

Protesta e paralajmëruar në Sazan, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës, si djalli temjanit

By: redi
22 August 2026 at 15:25

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj “revolucionarëve të rrenave”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ata “i ikin të vërtetës si djalli temjanit”, ndërsa shton se me deklaratat e tyre “çoroditën dynjanë me marrëzitë e tyre”. Po ashtu Rama ka ironizuar edhe debatin për Sazanin, duke falënderuar në mënyrë sarkastike Agjencinë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrinë e…

Source

Gjimshiti luan si titullar në Arabi, merr dhe shiritin e kapitenit

By: rozalb
22 August 2026 at 14:55

Berat Gjimshiti e ka nisur me fitore aventurën e tij të re në futbollin arab. Mbrojtësi dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare ishte titullar në fitoren 1-0 të Al Diriyah ndaj Al Hazem, në sfidën e kampionatit saudit të zhvilluar më 21 gusht. Ai madje mbajti dhe shitin e kapitenit. Qendërmbrojtësi kuqezi luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke kontribuar në mbajtjen e portës së paprekur. Goli i vetëm i…

Source

Lojërat Mesdhetare 2026, Gonxhja: Shqipëria dhe Italia dakord për protokoll të ri bashkëpunimi në sport

By: rozalb
22 August 2026 at 14:45

Në kuadër të Lojërave XX Mesdhetare Taranto 2026, ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim pune me ministrin italian të Sportit dhe Rinisë, Andrea Abodi, dhe ministrin për Turizmin, Gianmarco Mazzi. Takimi u fokusua te forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sportit dhe rinisë, me theks te shkëmbimi i përvojave dhe zbatimi i projekteve konkrete.

Source

Befasi në Premier League, Hull City mbyll pjesën e parë 2-0 ndaj United

By: rozalb
22 August 2026 at 14:25

Një nisje surprizuese në Premier League, teksa Hull City po fiton 2-0 ndaj Manchester United pas 45 minutave të para, në ndeshjen e javës së parë të kampionatit anglez. Skuadra e sapongjitur në elitë ka befasuar “Djajtë e Kuq” me një paraqitje të fortë dhe efikase, duke shfrytëzuar në maksimum goditjet standarde. Semi Ajayi zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, ndërsa Nobel Mendy dyfishoi…

Source

Çmimi i lartë i naftës në Shqipëri, Berisha: Fajin e ka qeveria! Takson karburantin më shumë se rajoni

By: rozalb
22 August 2026 at 14:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të karburanteve në Shqipëri, duke deklaruar se nafta është e papërballueshme për qytetarët në raport me nivelin e pagave. Në një deklaratë publike, Berisha tha se çmimi i naftës, që sipas tij ka arritur në 220 lekë për litër, është ndër më të lartët në botë në raport me të ardhurat e qytetarëve.

Source

Qarkullonte me automjet i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë 40-vjeçari në Tiranë

By: rozalb
22 August 2026 at 13:56

Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zonën e Liqenit të Thatë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi G. K., 40 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale…

Source

Bashkia Himarë thirrje banorëve të Piqerasit: Nevojitet prania fizike për regjistrimin e pronave

By: rozalb
22 August 2026 at 13:45

Bashkia Himarë u ka bërë thirrje banorëve dhe pronarëve të pasurive të paluajtshme në fshatin dhe zonën e Piqerasit që të jenë fizikisht të pranishëm gjatë vijimit të procesit të regjistrimit fillestar të pronave. Sipas njoftimit të bashkisë, prania dhe bashkëpunimi i personave të interesuar me përfaqësuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) është i nevojshëm për kryerjen e verifikimeve…

Source

Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare ish-kryeministri i Estonisë, Siim Kallas

By: rozalb
22 August 2026 at 13:35

Ish-kryeministri i Estonisë dhe ish-zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Siim Kallas, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, Kaja Kallas, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Ajo njoftoi të shtunën në mëngjes se babai i saj kishte ndërruar jetë gjatë natës. Siim Kallas ishte një prej figurave të…

Source

Georgina Rodriguez merr një vendim të papritur pas martesës me Cristiano Ronaldon

By: rozalb
22 August 2026 at 13:25

Pak ditë pas martesës me Cristiano Ronaldon, Georgina Rodriguez raportohet se ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me familjen e saj. Sipas raportimeve të mediave portugeze, Georgina ka vendosur të ndërmarrë procedurat për t’u bërë ligjërisht nënë e tre fëmijëve të Cristiano Ronaldos, Cristiano Jr., Mateo dhe Eva, përmes adoptimit. Vendimi vjen menjëherë pas martesës së çiftit…

Source

Turisti portugez u vra në Ksamil, Berisha: Tre policë morën anën e vrasësit

By: rozalb
22 August 2026 at 13:06

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi vrasjen e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendes pak ditë më parë pas një sherri në Ksamil si një vrasje shtetërore Në një bashkëbisedim me ndjekësit, kryedemokrati theksoi se tre punonjësit e policisë që ishin të pranishëm në momentin e ngjarjes mbajtën anën e autorit Sokrat Vata dhe fshehën krimin. “Përveç ngjarjes tragjike…

Source

Dua Lipa feston 31-vjetorin në Ibiza, mes jahtit luksoz dhe familjes

By: rozalb
22 August 2026 at 12:49

Ylli shqiptar i muzikës pop, Dua Lipa, ka nisur festimet për ditëlindjen e saj të 31-të në një nga destinacionet më të njohura turistike të Spanjës, Ibiza. Këngëtarja është fotografuar duke shijuar ditët e pushimit në një jaht luksoz, ku është shfaqur në humor të mirë dhe duke u argëtuar në ujërat e ishullit. Në disa prej momenteve të publikuara, Dua shihet me bikini me print leopardi…

Source

Kurti: Sekuestrimi i armëve në veri parandaloi krime të mundshme

By: rozalb
22 August 2026 at 12:27

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sekuestrimi i armëve në veri të vendit ka parandaluar krime të mundshme. Gjatë një konference për shtyp, Kurti vlerësoi aksionin e Policisë së Kosovës, gjatë të cilit u sekuestruan mbi 70 armë, mijëra municione dhe veshje kamuflazhi ushtarak serb në 12 lokacione të ndryshme. Sipas Kurtit, aksionet e policisë gjatë viteve të fundit…

Source

Lamallari: Strehim social për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe viktimat e dhunës në familje

By: rozalb
22 August 2026 at 12:20

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur thirrjen për aplikime në kuadër të programeve sociale të strehimit, duke publikuar kriteret dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë qytetarët që synojnë të përfitojnë nga këto programe. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka bërë të ditur se ndër kategoritë që trajtohen me përparësi janë familjet e punonjësve të rënë në krye ose për shkak të detyrës…

Source

Formula 1, GP Holandës: Hamilton dhe Antonelli me probleme në kualifikimet Sprint

By: nik
22 August 2026 at 12:00

Lewis Hamilton do të nisë nga rreshti i katërt në garën Sprint të nesërme të Çmimit të Madh të Holandës në Zandvoort, pasi kualifikimet nuk shkuan sipas pritshmërive. Piloti i Ferrarit, i cili do të startojë i shtati, shprehu hapur zhgënjimin e tij, duke e cilësuar seancën si një “katastrofë totale”. Ai theksoi se pas një sesioni të mirë në FP1, disa rregullime të vogla në makinë çuan në një…

Source

Formula 1, GP Holandës: Hamilton dhe Antonelli me probleme në kualifikimet Sprint

By: nik
22 August 2026 at 12:00

Lewis Hamilton do të nisë nga rreshti i katërt në garën Sprint të nesërme të Çmimit të Madh të Holandës në Zandvoort, pasi kualifikimet nuk shkuan sipas pritshmërive. Piloti i Ferrarit, i cili do të startojë i shtati, shprehu hapur zhgënjimin e tij, duke e cilësuar seancën si një “katastrofë totale”. Ai theksoi se pas një sesioni të mirë në FP1, disa rregullime të vogla në makinë çuan në një…

Source

Goditi me shuplakë kundërshtarin në sfidën me Philadelphian, MLS gjobit Lionel Messin

By: rozalb
22 August 2026 at 11:59

Lionel Messi është gjobitur nga Major League Soccer pas një incidenti me mesfushorin e Philadelphia Union, Quinn Sullivan, gjatë ndeshjes së përfunduar në barazim 2-2 ndaj Inter Miamit. Ngjarja ndodhi në minutat shtesë të takimit të zhvilluar më 19 gusht. Messi u përfshi në një përplasje me Sullivan dhe, gjatë shkëmbimit të fjalëve mes dy lojtarëve, argjentinasi e preku me dorë në pjesën e pasme…

Source

Mbi 300 arrestime për shkak të zjarreve

By: njeshi
22 August 2026 at 11:56

Javën e kaluar në ishullin grek të Kretës shpërtheu një zjarr, shkaku i cili të cilit sipas zjarrfikësve, ishte se një turist kishte bërë skarë me qymyr druri pranë pyllit. Sipas mediave turisti u tha autoriteteve se nuk e dinte që kur ka erë të fortë dhe mot të thatë skara në ambiente të hapura ishte e ndaluar. Rasti në Kretë nuk është i vetmi. Që nga fillimi i vitit në Greqi janë arrestuar…

Source

Nuk heq dorë 62-vjeçari, kapet sërish duke ndezur zjarr në Mirditë

By: rozalb
22 August 2026 at 11:37

Ndërsa situata me zjarret në Mirditë ditët e fundit paraqitet tepër e rrezikshme, autoritetet kanë vijuar me thirrje ndaj qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, qoftë nga pakujdesia e aq më pak të qëllimshme. Por duket se një 62-vjeçar e ka gjetur si ‘hobi’ ndezjen e zjarreve në këtë zonë, pasi në ditët e fundit ka rezultuar sipas policisë të ketë ndezur plot 5 vatra.

Source

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, Rama publikon pamje

By: rozalb
22 August 2026 at 11:02

Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në të gjithë vendin edhe gjatë muajit gusht. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni i zhvilluar në Tiranë, ku janë hequr struktura të ngritura pa leje në ambiente publike. Gjatë ndërhyrjes janë identifikuar dhe çmontuar pergola dhe struktura të tjera të vendosura pa autorizim nga subjekte të ndryshme në trotuare…

Source

❌