Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 February 2026Koha Jone

Zelensky: 55,000 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

By: nik
5 February 2026 at 13:48

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se 55,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në fushën e betejës gjatë katër viteve të luftës me Rusinë. Këtë shifër, Zelensky e bëri të ditur në një intervistë për televizionin France 2 të mërkurën. Ai shtoi se një numër i madh njerëzish konsiderohen “zyrtarisht të zhdukur”, duke nënkuptuar se numri total i viktimave mund të jetë shumë më i lartë.

Source

Kryeministri Rama takohet me Papa Leon XIV

By: njeshi
5 February 2026 at 13:48

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka zhvilluar një takim me Papa Leon XIV. Edhe gjatë këtij takimi Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tij. Mësohet se më pas u zhvillua një takim në Sekretarinë e Shtetit të Selisë së Shenjtë me kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher. “Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e mirë…

Source

Loti 3 i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, nën “maskën” e kompanive arabe!

By: njeshi
5 February 2026 at 13:44

Deri më tani, treguam se ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, u ka kushtuar shqiptarëve më shumë se 316 milionë euro. 181 milionë euro i financoi Banka Islamike për Zhvillim, për ndërtimin e Lotit 1 dhe 2, dhe 75 milionë euro i financoi Fondi Saudit për Zhvillim, për ndërtimin e Lotit 3. Ndërkohë, shteti shqiptar, ka paguar edhe të paktën 57 milionë euro të tjera, ku 47 nga këto janë fatura TVSH…

Source

Kuvendi Zgjedhor i FFK/ Presidenti Duka vlerëson progresin dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë

By: rozalb
5 February 2026 at 13:36

Presidenti Armand Duka mori sot pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës, e zhvilluar në Prishtinë, një ngjarje me rëndësi të veçantë për qeverisjen dhe të ardhmen e futbollit në Kosovë. Në këtë Kuvend, u rizgjodh President i FFK, Agim Ademi si dhe u zgjodhen 10 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, duke riafirmuar qëndrueshmërinë institucionale dhe vazhdimësinë e projekteve…

Source

Sondazh/ A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë Shesh?

By: njeshi
5 February 2026 at 13:34

Një sondazh online me pyetjen “A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë Shesh?” gjëndet në www.kohajone.com Ndaj votoni për të krijuar një ide të plotë se çfarë mund e duhet të ndodhë me 10 shkurt. (pamje e sondazhin me datë 5 shkurt 2026, sondazhi vazhdon)…

Source

Biseda Xi-Trump: Kujdes me armët për Tajvanin, thekson lideri kinez

By: nik
5 February 2026 at 13:24

Lideri kinez Xi Jinping e ka cilësuar Tajvanin si “çështjen më të rëndësishme” në marrëdhëniet Kinë-SHBA gjatë një bisede telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump. Xi i kërkoi Trumpit të ishte “i kujdesshëm” në furnizimin me armë të ishullit, sipas mediave shtetërore kineze, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve me Uashingtonin dhe shpresën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Source

Berisha për protestën e 10 shkurtit: Betejë, deri në rrëzimin e Ramës

By: lindita
5 February 2026 at 13:24

Kryetari i PD-së, në një dalje për mediat, deklaori se opozita do të vijojë betejën deri në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Berisha pohoi se qytetarët kanë shumë motive për të protestuar kundër qeverisë. “Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të…

Source

SHBA dhe Rusia pa kufizime bërthamore: Një situatë e rrezikshme dhe e paparashikueshme

By: nik
5 February 2026 at 13:19

Kemi hyrë në një botë pa kontroll të armëve bërthamore, pasi traktati i fundit i mbetur që kufizonte arsenalet e Rusisë dhe SHBA-së skadoi sot. Për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli, nuk do të ketë kufizime ligjore për raketat dhe kokat e tyre luftarake, duke ngjallur frikën se jemi në prag të një gare të re armatimi. Kjo situatë shënon një pikë kthese të rëndësishme në stabilitetin…

Source

Haier-Cam: Inovacioni teknologjik që transformon përvojën e Serie A

By: nik
5 February 2026 at 13:17

Liga e Futbollit Serie A, në kërkim të ideve inovative për të kompensuar mungesën e fondeve të ngjashme me Premier League, ka zgjeruar ndjeshëm stafin e saj dhe po shfrytëzon çdo mundësi komerciale. Në këtë kuadër, u lançua në dhjetor dhe u festua dje në Milano, me praninë e Alex Del Piero dhe Ciro Ferrara, partneriteti me Haier. Kjo marrëveshje trevjeçare vlerësohet të jetë mbi 3 milionë euro…

Source

Edi Paloka: Me 10 shkurt nuk ka tërheqje nga sheshi para kryeministrisë!

By: njeshi
5 February 2026 at 13:02

Demokrati i orëve të para, ish-gazetari dhe deputeti i PD, Edi Paloka duket më i vendosur se kurrë që kryeministri Rama nuk rrëzohet me turma paqësore apo me fjalime. Ai ka qenë përherë i bindur se kjo mazhorancë nuk largohet me debate në parlament apo me dy shishe molotov. Paloka, deputeti më berishian dhe pa hile ndaj Selisë Blu, po zhvillon takimet me demokratët për 10 shkurtin…

Source

HISTORIKE/ Një shqiptar në garë për Këpucën e Artë, “Pirati” sfidon Mbappe dhe Kane

By: rozalb
5 February 2026 at 11:50

Gara për Këpucën e Artë 2026 po dhuron surpriza të mëdha këtë sezon, ku pjesë e garës është edhe Vedat Muriqi. Për herë të parë në histori, një futbollist shqiptar është pjesë e pesëshes më të mirë të renditjes për golashënuesin më të mirë të Europës. Sulmuesi i Mallorcës renditet mes emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, duke lënë pas dhjetëra yje të njohur. Muriqi ndodhet aktualisht në…

Source

Travel And Tour World: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

By: lindita
5 February 2026 at 11:45

Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më tërheqëse të Europës për turistët që kërkojnë qetësi, autenticitet dhe përvoja reale, larg kaosit të turizmit masiv. Shumë media ndërkombëtare e kanë përfshirë Shqipërinë në listën e ashtuquajturve “thesare europiane të fshehura”, vende që ofrojnë pushime të qeta, natyrë të paprekur dhe trashëgimi kulturore të pasur.

Source

Yamal ka rigjetur shkëlqimin me Barcelonën, falë izolimit nga rrjetet sociale

By: rozalb
5 February 2026 at 11:35

Lamine Yamal duket se ka lënë pas përfundimisht problemet fizike që e kanë penguar gjatë muajve të fundit. Talenti i madh i Barcelonës tani mund të përqendrohet plotësisht në fushë dhe shifrat e konfirmojnë këtë. Që nga fillimi i vitit 2026, sulmuesi spanjoll ka qenë vendimtar pothuajse në çdo ndeshje, duke regjistruar 4 gola dhe 2 asistime në vetëm 6 ndeshje. Një pjesë e këtij shpërthimi të…

Source

Reali ka nisur të pendohet, Endrick po shkëlqen te Lyoni me gola dhe asistë

By: rozalb
5 February 2026 at 11:14

Lyoni i drejtuar nga Paulo Fonseca po përjeton një moment shumë pozitiv, i udhëhequr nga forma e jashtëzakonshme e Endrick. Sulmuesi i ri brazilian, i ardhur në huazim nga Real Madridi gjatë merkatos së dimrit, është shndërruar në protagonisti absolut i kësaj pjese të dytë të sezonit. Në vetëm 5 ndeshje me fanellën e OL-së, Endrick është përfshirë në 6 gola, me 5 të shënuar prej tij dhe 1 asist.

Source

Banorët e Velipojës: Na ndihmo SPAK se na grabitën tokat tona dhe po ndërton “investitori strategjik”!

By: njeshi
5 February 2026 at 11:07

Tensionet rreth ndërtimit të një resorti strategjik në zonën e Baks-Rrjollit janë zhvendosur para dyerve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku dhjetëra banorë protestuan ditën e sotme, duke akuzuar për grabitje pronash dhe ndërtim të paligjshëm. Përfaqësuesit ligjorë të banorëve shprehen se prej një viti kanë depozituar një kallëzim në SPAK, por çështja është transferuar në Prokurorinë e Shkodrës…

Source

Julian Shehu: Sfidë e vështirë, kundër Polonisë do të vendoset nga detajet

By: rozalb
5 February 2026 at 11:02

Juljan Shehu është i bindur se përballja mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për “play-off”-in e Kampionatit Botëror, do të jetë një sfidë e hapur dhe e ekuilibruar. Mesfushori kuqezi ka folur për mediat polake, duke analizuar një ndeshje që pritet me interes të madh nga të dyja kampet. Sipas 27-vjeçarit, diferencat mes dy skuadrave janë minimale dhe rezultati do të varet nga episodet: “Do…

Source

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismajli paraqitet në SPAK

By: lindita
5 February 2026 at 10:59

Agim Ismajli, ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Agim Ismaili akuzohet për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, të kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Source

Rama mbërrin në Pallatin Apostolik të Vatikanit, pritet nga Prefekti i Shtëpisë Papnore

By: lindita
5 February 2026 at 10:46

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, nga prefekti i Shtëpisë Papnore dhe zotërinj të Shenjtërisë së Tij, papa Leone XIV. Pritja i paraprin audiencës që kryeministri Rama do të ketë me papa Leonen XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, djali Zaho dhe delegacioni që e shoqëron, kryeministri Edi Rama ka…

Source

Milani arkëton nga shitja e Jimenez dhe bën gati planet për sulmuesin serb të Partizanit

By: rozalb
5 February 2026 at 10:35

Milani është gati të arkëtojë rreth 10 milionë euro plus bonuse nga shitja e Alex Jimenez te Bournemouth. Lajmi raportohet nga Corriere dello Sport, sipas të cilit mbrojtësi i krahut spanjoll do të blihet përfundimisht nga klubi anglez që në orët në vijim, duke firmosur një kontratë deri në vitin 2031. Jimenez, i cili ka regjistruar deri tani 21 paraqitje me Bournemouth mes Premier League dhe…

Source

❌
❌