Infantino: Trofeun e Kupës së Botës do ta dorëzojmë së bashku me Trump
Zvicra është shndërruar këto ditë në qendrën e diplomacisë globale, duke mirëpritur liderët botërorë në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Mes figurave të pranishme ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili zhvilloi një takim të veçantë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Takimi mes dy drejtuesve u shoqërua me deklarata miqësore përpara kamerave.