Naim Murseli rrëfen në gjyq: Nuk kam bërë marrëveshje për vrasjen e gruas, betohem për dy fëmijët e mi…
Këtë të enjte, i pandehuri Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj dy vite më parë, ka rrëfyer versionin e tij në Gjykatë, duke u betuar edhe për fëmijët se nuk ishte prezent në momentin e krimit. Ai ka thënë se nuk ka bërë asnjë marrëveshje për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademaj. “Nuk kishte asnjë marrëveshje për të vrarë Liridonën”, ka thënë ai.