Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Koha Jone

Shpërthen Albano Bogdo: Artistët gënjejnë dhe janë të blerë

By: nilda
26 December 2025 at 15:56

Aktori i njohur Albano Bogdo ka reaguar ashpër ndaj situatës sociale dhe ekonomike në vend, duke akuzuar politikën për dështim dhe artistët për heshtje e servilizëm. Gjatë një deklarate në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Bogdo u shpreh se Shqipëria, ndonëse është një nga vendet me më shumë burime natyrore në Europë, vazhdon të ketë qytetarë që vuajnë për nevojat bazë. “Ne futemi në 10…

Source

Benet Beci: 50 pemë frutore mbillen në Xhabije, të rinjtë e ACT for Shkodra sjellin një model të ri gjelbërimi urban

By: nilda
26 December 2025 at 15:33

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë sot një nismë që synon të sjellë më shumë gjelbërim dhe solidaritet në qytet. Në bllokun e pallateve Xhabije, të rinjtë e ACT for Shkodra realizuan mbjelljen e 50 pemëve frutore, në kuadër të iniciativës Urban Farm. Sipas Becit, kjo është më shumë se një aksion simbolik. Secili prej të rinjve do të përkujdeset për pemën që ka mbjellë…

Source

Plag@si biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori, i sekuestrohet një thikë dhe një sëpatë

By: nilda
26 December 2025 at 15:30

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) biznesmenin Artur Ligeja. Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit Eri Velecia “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri Velecia, 42 vjeç, banues në Kavajë.

Source

Jurgen Klopp te Real Madridi, reagon Red Bull: Nuk ka klauzolë lirimi!

By: rozalb
26 December 2025 at 15:29

Zërat që vinin nga Spanja për një kalim të mundshëm të Jürgen Klopp te Real Madridi, si zëvendësues i Xabi Alonsos në vështirësi, janë shuar shpejt. Një mohim i prerë ka ardhur nga Red Bull, duke mbyllur çdo spekulim rreth së ardhmes së trajnerit gjerman. Të sqarojë situatën ka qenë vetë CEO i Red Bull, Oliver Mintzlaff, i cili në një intervistë për “Bild” ka blinduar pozicionin e Klopp.

Source

Acari “mbërthen” Shqipërinë për festat e fundvitit, bien temperaturat

By: nilda
26 December 2025 at 15:19

Sinoptikani Elvi Jahaj ka bërë parashikimin e motit për ditët në vazhdim dhe në ditët e ndërrimin të viteve ku duket se do kemi temepratura të ulëta. ‘Moti në fundjavën e fundit të vitit parashikohet të jetë i ftohtë. Në Korçë reshjet e dëborës pritet të ndërpriten me kalimin e orëve, ndërsa vendi ynë në përgjithësi do të ndikohet nga kushte ajrore të ftohta dhe të acarta. Moti do të jetë i…

Source

Juventus gati për sfidën me Pisa-n, Bremer dhe Zhegrova bashkohen me grupin

By: rozalb
26 December 2025 at 15:12

Juventusi është rikthyer në Continassa për të përgatitur transfertën ndaj Pizës, ndeshja e fundit e vitit 2025, një sezon i vështirë dhe kontradiktor për bardhezinjtë. Stërvitja e zhvilluar në ditën e Santo Stefanos ka sjellë disa lajme pozitive. Bremer dhe Zhegrova janë bashkuar me grupin, ashtu si edhe McKennie, i cili pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Pisës. Skuadra do të udhëtojë…

Source

Festat e fundvitit sjellin rritje të hyrjeve në pikën kufitare të Morinës

By: melisa
26 December 2025 at 14:57

Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, në Kukës. Prefekti i Qarkut të Kukësit, Dritan Baji, njoftoi se në dy ditët e fundit numri i udhëtarëve dhe automjeteve që kanë kaluar përmes kësaj pike kufitare ka qenë i lartë. “Referuar të dhënave të Drejtorisë së Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, nga data 24 deri mëngjesin…

Source

Skandal i ri në futbollin turk/ Arrestohen 29 persona, mes tyre 14 futbollistë aktivë

By: rozalb
26 December 2025 at 14:50

Futbolli turk vijon të tronditet nga një tjetër goditje e rëndë gjyqësore. Prokuroria e Stambollit ka urdhëruar një operacion të ri kundër rrjetit të dyshuar të basteve të paligjshme, i cili ka çuar në arrestimin e 29 personave, duke zgjeruar më tej hetimin që prej muajsh ka vënë në alarm Super Ligën dhe kategoritë më të ulëta. Mes të arrestuarve janë edhe 14 futbollistë aktualisht aktivë.

Source

Superkupa e Shqipërisë/ Egnatia-Dinamo City, sfida që mbyll vitin 2025 luhet të dielën në “Air Albania”

By: rozalb
26 December 2025 at 14:35

28 dhjetori, vjen me një takim special për futbollin shqiptar, ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë. Përballja Egnatia-Dinamo City nuk është thjesht një sfidë futbolli, por një spektakël 90-minutësh që meriton të përjetohet nga afër, në shkallët e stadiumit më modern dhe më të bukur në vend, “Air Albania”. Një sfidë që shkon përtej një trofeu. Në fushë do të zbresin dy nga skuadrat më të mira të…

Source

Incident vdekjeprurës në Beit She’an dhe Ein Harod, Izrael

By: melisa
26 December 2025 at 13:46

Dy persona humbën jetën në një sulm të kombinuar me makinë dhe thikë në veri të Izraelit, duke ngjallur shqetësim të madh për sigurinë në rajon. Policia izraelite njoftoi se sulmuesi është një palestinez nga Bregu Perëndimor dhe se tashmë janë ndërmarrë masa për të lokalizuar dhe ndaluar çdo kërcënim të mëtejshëm. Ngjarja ndodhi në dy pika të ndryshme: një këmbësor u godit nga një makinë në…

Source

“Santiago Bernabeu” shndërrohet në park lojërash për festat e fundvitit

By: rozalb
26 December 2025 at 13:35

Pas një gjysmë sezoni të ngjeshur në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, Real Madridi ka gjetur mënyrën perfekte për të rikthyer atmosferën festive në stadiumin e tij legjendar. “Bernabeu” u shndërrua në një park argëtues dimëror, duke u kthyer në qendër të festimeve të Krishtlindjeve në kryeqytetin spanjoll. Nga 23 deri më 31 dhjetor, stadiumi pret eventin “Mavidad”, një lojë fjalësh mes Madridit…

Source

Atmosferë festive në Bashkinë Elbasan, dhurata dhe gëzim për fëmijët e punonjësve të administratës

By: lindita
26 December 2025 at 13:33

Ambientet e Bashkisë Elbasan u mbushën me gëzim, dhe emocione festive, teksa u zhvillua aktiviteti tradicional i shpërndarjes së dhuratave të Vitit të Ri për fëmijët e punonjësve të administratës bashkiake. Nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ky aktivitet i përvitshëm solli një atmosferë të ngrohtë feste, jo vetëm për më të vegjlit, por edhe për prindërit e tyre…

Source

“Hapësirë ikonike për artin dhe kulturën”, Rama: Nis të marrë formë Teatri i ri Kombëtar

By: lindita
26 December 2025 at 13:11

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i Teatrit të ri Kombëtar, i cili po merr formë dita-ditës. “Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, vepër e një prej arkitektëve më të shquar bashkëkohorë, Bjarke Ingels dhe studios daneze BIG. Pas përfundimit të fazës komplekse të punimeve nëntokësore, projekti ka hyrë në etapën e realizimit ndërtimor, duke marrë formë një hapësirë ikonike për artin…

Source

Lamallari: Instituti për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve do të hapet brenda vitit 2026

By: melisa
26 December 2025 at 13:07

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, vizitoi sot kantierin e Institutit për Edukimin dhe Rehabilitimin e të Miturve në Mëzez, Tiranë, ku punimet kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet që brenda vitit 2026 instituti të vihet në funksionim. Ministri Lamallari e cilësoi këtë projekt si një investim madhor, që synon t’u japë të miturve në konflikt me ligjin një shans të dytë për t’u integruar në…

Source

Sylvinho flet për mediat braziliane: Poloninë e njohim mirë, lojtarët tanë janë mësuar me sfida të tilla

By: rozalb
26 December 2025 at 13:00

Në Kupën e Botës 2026 mund të ketë vetëm një trajner brazilian në pankinë dhe ai mund të jetë Sylvinho. Një paradoks interesant, duke pasur parasysh se vetë Brazili është besuar në duart e italianit Carlo Ancelotti. Kjo situatë ka ngjallur vëmendje të madhe në Brazil, ku futbolli është pjesë e identitetit kombëtar. Në një intervistë për ESPN Brasil, trajneri i Kombëtares shqiptare ka folur hapur…

Source

Berisha: Do t’i rikthehemi sheshit çdo natë deri në largimin e Ramës

By: lindita
26 December 2025 at 12:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi sot nga Manza e Durrësit se opozita do t’i rikthehet sheshit çdo natë deri në largimin e qeverisë. Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen në janar për një betejë politike deri në fitore, duke e cilësuar vitin 2026 si moment vendimtar për përmbysjen e asaj që ai e quajti “diktaturë e dytë” dhe për shpëtimin e Shqipërisë.

Source

Interi mendon për një tjetër operacion si Sucic, synon mbrojtësin e Dinamo Zagreb

By: rozalb
26 December 2025 at 12:48

Dëmtimi në kyçin e këmbës i Denzel Dumfries dhe ndalesa e gjatë që pason kanë ndezur alarmin në shtëpinë zikaltër. Interi po vlerëson seriozisht një ndërhyrje në merkato në muajin janar për të mbuluar boshllëkun në krahun e djathtë dhe, mes profileve të monitoruara, një emër po fiton gjithnjë e më shumë terren: Moris Valincic. Pistat që çojnë te Marco Palestra, aktualisht te Cagliari por në…

Source

Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

By: lindita
26 December 2025 at 12:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koplik. Mësohet se një 27 vjeçar ka humbur jetën. “Rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut, shtetasi E. K., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Source

Allegri rikuperon thuajse të gjithë lojtarët për sfidën ndaj Veronës

By: rozalb
26 December 2025 at 12:16

Pas zhgënjimit të transfertës në Riad për Superkupën, Massimiliano Allegri e gjen veten papritur me një skuadër pothuajse të plotë për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Veronës. Mungesa e sigurt mbetet ajo e Santi Gimenez, i cili do të qëndrojë jashtë për një kohë të gjatë pas ndërhyrjes në kyçin e këmbës. Vëmendja në Milanello është përqendruar te Mattia Gabbia: gjendja e mbrojtësit do të…

Source

Vengu nga Burreli: Ligji i ri për ushtarakët forcon sigurinë dhe statusin profesional

By: melisa
26 December 2025 at 11:53

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi një vizitë në Batalionin III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Burrel, ku njoftoi se në vitin 2026 do të nisë puna për ngritjen e një qendre të re operacionale, që synon rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e kushteve të shërbimit për efektivët e Forcave të Armatosura. Gjatë takimit me ushtarakët, ministri shprehu mirënjohjen për…

Source

❌
❌