Normal view

Të gjithë mendonin se ishte i njëjti aktor, por janë dy binjakë që kanë hutuar fansat për vite

28 August 2026 at 07:20


Shawn dhe Aaron Ashmore janë vëllezër binjakë identikë, aq të ngjashëm saqë për vite me radhë shumë shikues kanë menduar se bëhet fjalë për të njëjtin aktor.

Shawn Ashmore është më i njohur për rolin e Iceman në filmat “X-Men”, ndërsa vëllai i tij Aaron Ashmore ka luajtur Jimmy Olsen në serialin “Smallville” dhe Gil Timmins në “Ginny & Georgia”.

Kurioziteti u shtua edhe më shumë pasi Shawn u shfaq gjithashtu në “Smallville”, por në një rol tjetër.

Shawn

Dy vëllezërit kanë lindur më 7 tetor 1979 në Kanada dhe Shawn është vetëm një minutë më i madh se Aaron.

Ngjashmëria e tyre ka qenë aq e madhe sa shumë fansa, sidomos pas paraqitjeve të Aaronit në seriale të ndryshme, kanë besuar se po shihnin Shawnin.

Aaron

Madje, në fillimet e karrierës së tyre, pamja identike u ka sjellë edhe situata të pazakonta.

Të dy nisën të shfaqeshin në reklama që në fëmijëri dhe producentët shpesh e kishin të vështirë të vendosnin se cilin prej tyre të angazhonin.

Shawn

Në disa raste, vendimi merrej edhe duke hedhur monedhën.

Edhe pse sot secili ka ndërtuar karrierën e tij në aktrim, ngjashmëria e jashtëzakonshme mes Shawn dhe Aaron Ashmore vazhdon t’i bëjë fansat të pyesin: “A janë vërtet dy persona të ndryshëm?”. /Telegrafi/

Harry dhe Meghan drejt Britanisë me avion privat, shuma marramendëse që paguan për fluturimin luksoz

27 August 2026 at 23:47


Harry dhe Meghan Markle kanë mbërritur nga Los Angelesi në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar me avion privat, për një udhëtim luksoz që, sipas mediave amerikane, u ka kushtuar më shumë se 100 mijë euro.

Sipas raportimeve, çifti ka marrë me qira një avion të kompanisë Planet 9, ndërsa kostoja e fluturimit vlerësohet në rreth 10 mijë euro në orë, për një udhëtim që zgjati afërsisht 10 orë.

Avioni ishte një Bombardier Global Express XRS, i rinovuar në vitin 2023, me dy banjo, hapësirë për deri në 13 pasagjerë dhe disa krevate.

Princi Harry dhe Meghan Markle

Harry dhe Meghan thuhet se zgjodhën fluturimin privat edhe për të udhëtuar së bashku me qentë e tyre, labradorin e zi Pula dhe beagle-n Mia.

Ndërkohë, sipas raportimeve, fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, pritet ta vazhdojnë shkollimin në Angli.

Kthimi i tyre në Mbretërinë e Bashkuar vjen gjashtë vite pas largimit dhe zhvendosjes në Kaliforni.

Sipas burimeve, Pallati Mbretëror ishte informuar për vendimin e tyre, teksa thuhet se edhe Mbreti Charles III kishte marrë dijeni për rikthimin disa ditë para se lajmi të bëhej publik.

Çifti pritet të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar për një periudhë më të gjatë, por pa statusin e anëtarëve aktivë të familjes mbretërore.

Ata gjithashtu do të vazhdojnë të kenë shtëpinë e tyre në Montecito dhe aktivitetet profesionale në SHBA. /Telegrafi/

Eros Ramazzotti shtyn një pjesë të turneut botëror për shkak të operacionit në kordat vokale

27 August 2026 at 19:47


Eros Ramazzotti ka shtyrë një pjesë të turneut të tij botëror “Una Storia Importante World Tour” për shkak të një operacioni në kordat vokale.

Këngëtari italian njoftoi se operacioni ka kaluar me sukses dhe falënderoi fansat për mesazhet e mbështetjes.

Megjithatë, mjekët i kanë rekomanduar një periudhë disa mujore rehabilitimi, gjatë së cilës ai nuk do të mund të zhvillojë prova apo të rikthehet menjëherë në skenë.

Për këtë arsye, koncertet e planifikuara në Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut janë shtyrë për vitin 2027.

Ramazzotti u ka premtuar fansave se do të rikthehet më i fortë dhe më i lidhur me ta.

Ky nuk është problemi i parë shëndetësor që prek zërin e këngëtarit.

Edhe në vitin 2019, ai ishte detyruar të ndërpriste përkohësisht turneun pas një operacioni në kordat vokale.

Sipas planit të ri, Ramazzotti pritet të rikthehet në skenë më 1 prill 2027 në Luksemburg, derisa koncertet e shtyra në Amerikën e Veriut dhe Jugut do të zhvillohen nga 24 shtatori deri më 9 nëntor 2027. /Telegrafi/

Dolly Parton kishte tatuazhe të fshehura - arsyeja e veçantë pse i bëri

27 August 2026 at 15:55


Pak fansa e dinin se Dolly Parton kishte disa tatuazhe, pasi ajo zakonisht i mbulonte me veshje me mëngë të gjata.

Megjithatë, tatuazhet e saj nuk kishin të bënin kryesisht me modën apo dëshirën për të tërhequr vëmendje.

Parton kishte treguar se i kishte bërë tatuazhet për të mbuluar shenjat e plagëve, pasi kishte prirje për të krijuar keloide dhe plagët i bëheshin të dukshme dhe me ngjyrë vjollcë.

Dolly Parton

Ajo i përshkruante tatuazhet e saj si të vogla, elegante dhe në ngjyra pastel.

Ndër motivet që kishte zgjedhur ishin fluturat, fjongot, shiritat dhe detaje të tjera delikate.

Një prej tatuazheve më të veçanta ishte një kosherë e vogël me një bletë, të cilën e bëri për të mbuluar një shenjë në anë të trupit, të mbetur nga një sondë ushqimi.

Parton e kishte kthyer kështu një kujtim të pakëndshëm në diçka që i pëlqente.

Dolly Parton

Ajo gjithashtu kishte folur me humor për faktin se nuk kishte bërë ndonjë tatuazh të dedikuar për bashkëshortin e saj, Carl Dean, me të cilin ishte e martuar për rreth 60 vjet.

Kështu, tatuazhet e Dolly Parton fshihnin pas tyre jo vetëm një detaj të panjohur të pamjes së saj, por edhe histori personale dhe një mënyrë të sajën për t’i kthyer vështirësitë në diçka pozitive. /Telegrafi/

Brian Hickerson i shkroi një tjetër gruaje disa muaj para vdekjes së Hayden Panettiere, zbulohen mesazhet private

27 August 2026 at 15:21


Brian Hickerson, ish-partneri i Hayden Panettiere, dyshohet se kishte tentuar të krijonte një lidhje me një tjetër grua vetëm disa muaj para vdekjes së aktores.

Sipas mesazheve private të siguruara nga mediat, Hickerson kishte takuar një 26-vjeçare në një klub nate në Greenville, Karolina e Jugut, në mars.

Të nesërmen ai e kontaktoi në Instagram dhe e ftoi për një takim.

Brian

Më pas i dërgoi edhe disa mesazhe me telefon, duke insistuar që të takoheshin.

Gruaja, e cila ka preferuar të mbetet anonime, tha se nuk e dinte kush ishte Hickerson dhe nuk kishte dijeni për lidhjen e tij me Panettiere.

Hayden dhe Brian

Ajo gjithashtu tregoi se ishte shumë e dehur natën kur u takuan dhe nuk e mbante mend mirë ngjarjen.

Për këtë arsye dhe për shkak të diferencës në moshë, ajo vendosi të ndërpresë komunikimin me të.Hickerson dhe Panettiere kishin një marrëdhënie të trazuar prej vitesh.

Brian dhe Hayden

Ai ishte dënuar në vitin 2021 për dy akuza për dhunë ndaj një bashkëshorti ose bashkëjetuesi, gjersa Panettiere kishte marrë një urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Panettiere u gjet pa shenja jete më 16 gusht në një apartament me qira në Greenville, ku po qëndronte edhe Hickerson.

Brian dhe Hayden

Autoritetet kanë deklaruar se nuk kishte shenja traume apo dhune dhe hetimi për vdekjen e saj vazhdon, ndonëse priten rezultatet toksikologjike për të përcaktuar shkakun dhe mënyrën e vdekjes.

Hickerson, përmes avokatit të tij, ka deklaruar se hetimi duhet të vazhdojë dhe ka kërkuar respekt për familjen e aktores, duke mos dhënë komente të tjera për momentin. /Telegrafi/

Hayden

Kushëriri i Liam Payne: Nuk iu përgjigja telefonatës së tij, vetëm disa orë para vdekjes

27 August 2026 at 14:41


Kushëriri i Liam Payne, Ross Harris, ka rrëfyer për herë të parë disa detaje prekëse për orët e fundit të jetës së këngëtarit dhe për vështirësitë që ai përjetoi gjatë viteve të famës.

Harris tregoi se Liam e kishte telefonuar vetëm disa orë para vdekjes, por ai nuk arriti t’i përgjigjej telefonatës sepse ndodhej në një studio muzikore.

Kur e telefonoi sërish, ishte tashmë tepër vonë.

Foto: YouTube

Ai pranoi se kjo do të mbetet një pendesë që do ta shoqërojë gjithë jetën.

Duke folur për jetën e Liamit nën vëmendjen e vazhdueshme publike, Ross tha se fama i kishte sjellë këngëtarit jo vetëm sukses, por edhe vetmi dhe izolim.

Sipas tij, Liam kishte gjithçka nga jashtë, por në të njëjtën kohë ndihej sikur nuk e dinte kush e donte për atë që ishte dhe jo për famën apo paratë.

- YouTube www.youtube.com

Liam u bë i famshëm që në moshën 16-vjeçare, kur u bë pjesë e "One Direction" dhe kushëriri i tij beson se kjo e pengoi të përjetonte një rritje normale.

“Edhe pse ishte në të 30-at, në thelb ishte ende një fëmijë”, ka thënë Harris.

Zbuloi gjithashtu se Liam kishte kaluar tre muaj pa dalë nga shtëpia pas reagimeve të ashpra në rrjetet sociale për një intervistë të tij në vitin 2022.

Liam Payne

Kushëriri i këngëtarit tregoi edhe se kishte menduar t’u shkruante ish-anëtarëve të "One Direction" për t’i kërkuar që të kontaktonin Liamin dhe ta ndihmonin, por në fund nuk e bëri, duke menduar se kishin ende shumë kohë përpara. /Telegrafi/

Skandal në Miss Universe Haiti - kurorëzuan vajzën e gabuar dhe ia hoqën titullin pas festës

27 August 2026 at 13:00


Një situatë e pazakontë ka ndodhur në konkursin Miss Universe Haiti 2026, ku organizatorët shpallën fillimisht fituese vajzën e gabuar.

Kurora iu dha fillimisht Angelique Francois, e cila u shpall fituese para publikut dhe festoi triumfin.

Megjithatë, pas një rishikimi të rezultateve, organizatorët konstatuan se kishte ndodhur një gabim gjatë përllogaritjes dhe publikimit të pikëve.

Foto: Instagram

Sipas rezultateve përfundimtare, fituese e vërtetë ishte Tatenda Josephina Rameau, e cila kishte grumbulluar numrin më të lartë të pikëve.

Francois u rendit në fakt si vendi i dytë, përkatësisht finalistja e parë.

Organizatorët e pranuan gabimin dhe korrigjuan rezultatet, duke bërë që Francois t’ia dorëzonte titullin Rameau pasi tashmë ishte kurorëzuar dhe kishte festuar fitoren.

Tani, Tatenda Josephina Rameau do ta përfaqësojë Haitin në konkursin Miss Universe, gjersa Angelique Francois do të mbajë titullin e vendit të dytë.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe për faktin se gabimi u zbulua vetëm pasi ceremonia kishte përfunduar dhe kurora tashmë ishte dorëzuar. /Telegrafi/

Elijona Binakaj nga pushimet ngre zërin për Zvërnecin: Nuk mund të heshtë një gjeneratë që e di vlerën e vet

27 August 2026 at 12:24


Elijona Binakaj po kalon këto ditë pushimet verore në jug të Shqipërisë, ku së bashku me familjen ka vizituar disa prej destinacioneve më të njohura të bregdetit, mes tyre ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin.

Gjatë qëndrimit të saj, ajo ka ndarë me ndjekësit një video nga këto zona, përmes së cilës ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me projektet për ndërtimin e resorteve luksoze në hapësirat natyrore të bregdetit.

“Ai mund të ndërtojë resorte. Ai mund të bëjë premtime. Por ai nuk mund të heshtë një gjeneratë që e di vlerën e vet”, shkruhet në videon e publikuar nga Elijona.

Foto: Instagram

Postimin ish-banorja e Big Brother VIP Kosova e ka shoqëruar edhe me shprehjen: “Shqipëria e shqiptarëve”.

Qëndrimi i saj lidhet me zhvillimet e fundit në Shqipëri, shqetësimin për mbrojtjen e natyrës.

Elijona ka qenë e angazhuar edhe më herët në këtë çështje.

Pak muaj më parë, ajo dhe Klodi morën pjesë në protestat kundër projekteve të ndërtimit në Zvërnec, duke shprehur publikisht kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjeve në këto zona. /Telegrafi/

E shpëtoi Gucci-n nga falimentimi dhe më pas ndërtoi një perandori mode me vlerë miliarda euro, njihuni me Tom Ford

27 August 2026 at 11:41


Tom Ford, i lindur më 27 gusht 1961 në Austin të Teksasit, është një nga emrat më të njohur të industrisë së modës, i lidhur me luksin, glamurin dhe stilin provokues.

Edhe pse studioi arkitekturë në Parsons School of Design, ai shumë shpejt iu përkushtua modës dhe në vitin 1990 u transferua në Milano, ku iu bashkua Gucci-t.

Në vitin 1994, Ford u bë drejtor kreativ i Gucci-t, në një kohë kur marka po përballej me vështirësi të mëdha financiare.

Tom Ford

Me një estetikë të guximshme, fushata provokuese dhe dizajne luksoze, ai arriti ta transformojë imazhin e shtëpisë së modës.

Brenda pak vitesh, shitjet u rritën ndjeshëm dhe Gucci u shndërrua në një prej markave më të fuqishme të luksit.

Pas largimit nga Gucci Group në vitin 2004, Ford krijoi markën Tom Ford, e cila u zgjerua në veshje, aksesorë, syze, kozmetikë dhe parfume.

Krijimet e tij u preferuan nga shumë yje botërorë, teksa gjithashtu projektoi kostumet e Daniel Craig për katër filma të serisë “James Bond”.

Tom Ford

Në vitin 2022, Estee Lauder bleu biznesin e bukurisë Tom Ford për 2.8 miliardë dollarë, gjersa Ford u tërhoq nga posti i drejtorit kreativ në vitin 2023.

Përveç modës, ndërtoi edhe një karrierë në kinematografi. Filmi i tij debutues si regjisor, “A Single Man”, u prit mirë dhe i solli Colin Firth nominim për Oscar.

Më vonë, Ford realizoi edhe “Nocturnal Animals”, i cili fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Në jetën private, Ford kaloi më shumë se tri dekada me Richard Buckley.

Ata u martuan në vitin 2014 dhe kishin një djalë, të lindur përmes një nëne surrogate.

Buckley ndërroi jetë në vitin 2021 pas një sëmundjeje të gjatë.

Gjatë karrierës së tij, Tom Ford ka fituar çmime të shumta dhe periudha e tij në Gucci konsiderohet një nga transformimet më të rëndësishme në historinë e modës moderne. /Telegrafi/

Blero humb një person të rëndësishëm të familjes

27 August 2026 at 11:02


Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, po përballet me një humbje familjare.

Ai ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka ndërruar jetë tezja e tij, një person me rëndësi të veçantë në jetën e tij.

Blero ka ndarë një fotografi të përbashkët me të dhe, përmes një mesazhi prekës, ka treguar se lidhja e tyre ishte shumë e ngushtë.

Foto: Instagram

Për këngëtarin, ajo kishte qenë një figurë e afërt me rolin e një nëne të dytë.

“Sot humba një pjesë të shpirtit tim. Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë", u shpreh ai.

Tutje tha: "Do të më mungosh gjithë jetën. U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë”.

Fjalët e tij pasqyrojnë dhimbjen e madhe për humbjen e një njeriu që kishte një vend të pazëvendësueshëm për të. /Telegrafi/

Martohet vajza e Bekim Jasharit

27 August 2026 at 10:28


Bekim Jashari ka ndarë një mesazh të ndjerë me rastin e një dite të veçantë për familjen e tij.

Vajza e tij, Feride Jashari, ka kurorëzuar dashurinë me Orgesin, derisa ka zgjedhur ta urojë çiftin përmes një postimi të gjatë dhe emocional në Facebook.

Në urimin e tij, Jashari është kthyer pas në historinë e familjes, duke kujtuar periudhën e vështirë të luftës në Kosovë dhe humbjet e mëdha që kishte përjetuar familja e tij.

Foto: Facebook

Ai ka treguar se nga 30 anëtarë të familjes kishin mbetur vetëm 10, ndonëse lufta për ta ishte jo vetëm një përpjekje për lirinë e Kosovës, por edhe për mbijetesën dhe vazhdimësinë e familjes.

Jashari ka kujtuar edhe ardhjen në jetë të Ferides në qershor të vitit 2000, të cilën familja e pagëzoi me emrin e nënës së tij.

Ai e përshkruan vajzën si fëmijën e parë të familjes pas luftës dhe si simbol të një kapitulli të ri, të mbushur me gëzim dhe shpresë.

Sot, Feride është arkitekte dhe, siç shprehet babai i saj, mbi të gjitha mbetet vajza e dashur dhe e pazëvendësueshme e familjes.

Në fund të mesazhit, Bekim Jashari i ka uruar Ferides dhe Orgesit një jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe lumturi.

“Urime martesa vajza jonë, shpirti ynë i lindur nga liria dhe rritur me dashurinë e një familjeje që dëshmoi se jeta është më e fortë se vdekja dhe dashuria më e fuqishme se dhimbja”, ka shkruar ai, duke e mbyllur urimin me fjalët: “Të duam shumë, vajza jonë! Qofshi përherë të lumtur, Feride dhe Orges". /Telegrafi/

Tim Curry fliste për vdekjen: Nuk kam frikë prej saj

27 August 2026 at 10:04


Tim Curry, aktori i njohur për rolet e tij ikonike, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Në vitet e fundit të jetës, ai kishte folur hapur për plakjen, gjendjen shëndetësore dhe mënyrën se si e shihte vdekjen.

Në një nga intervistat e tij për “CBS Mornings”, Curry kishte treguar se, ndonëse kishte bërë gjithçka për ta shmangur fundin e jetës, nuk kishte frikë nga vdekja.

Tim Curry

Ai shprehej se do ta pranonte atë kur të vinte momenti i duhur dhe se largimi nga kjo botë mund të ishte edhe një lloj ngushëllimi.

Të njëjtin qëndrim e kishte reflektuar edhe në librin “Vagabond”, të publikuar në vitin 2025.

Curry shkruante se nuk besonte se pas vdekjes e prisnin parajsa apo ferri, por e shihte fundin e jetës me një qetësi të veçantë.

Për të, ideja e zhdukjes në harresë nuk ishte diçka që duhej frikësuar.

Aktori kishte kaluar gjithashtu një periudhë të vështirë shëndetësore.

Në vitin 2012, pësoi një goditje në tru, e cila e la të paralizuar dhe e detyroi të përballej me një operacion të vështirë në tru dhe një proces të gjatë rehabilitimi.

Pavarësisht këtyre sfidave, Curry kishte theksuar se nuk e kishte pëlqyer kurrë vetë-keqardhjen.

Qëndrimi i tij ndaj jetës dhe vdekjes tregonte një pranim të thellë të realitetit, teksa vazhdoi të ruante forcën dhe dinjitetin edhe përballë problemeve të mëdha shëndetësore. /Telegrafi/

Transformimi i Dolces me flokë të kuqe përmes AI mahnit ndjekësit

27 August 2026 at 09:22


Dolce ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e fundit në Instagram, ku shfaqet me flokë të kuqe.

Pamja e re fillimisht krijoi përshtypjen se ajo kishte vendosur të ndryshonte ngjyrën e flokëve, por realiteti është ndryshe.

Një detaj në videon e publikuar prej saj tregon se transformimi është realizuar përmes inteligjencës artificiale.

Në pjesën e sipërme të videos shfaqet mbishkrimi “CapCut AI”, duke konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për një efekt virtual.

Pra, Dolce nuk ka bërë realisht ndryshimin në look, por ka vendosur të provojë një nga trendet më të fundit në rrjetet sociale, duke përdorur teknologjinë AI.

“Të provojmë trendin bashkë”, ka shkruar ajo krahas videos.

Edhe pse ngjyra e kuqe i përshtatej mjaft mirë dhe rezultati dukej shumë realist, duket se Dolce për momentin ka zgjedhur të mos i lyejë flokët dhe ta mbajë këtë ndryshim vetëm në versionin virtual. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Ndarja nga Sarah Berisha dhe aludimet për romancë të re, reagon ashpër DJ PM

27 August 2026 at 08:45


Pas aludimeve se ka përfunduar lidhja me Sarah Berishën, DJ PM është përballur me një sërë spekulimesh për jetën e tij private.

Thashethemet u shtuan pasi dyshja hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, duke nxitur dyshimet për një ndarje pas disa vitesh lidhje.

Në të njëjtën kohë, në rrjet nisën të qarkullonin edhe pretendime se PM ka nisur një romancë me prezantuesen Almedina Ismajli.

Përballë këtyre zërave, DJ PM ka zgjedhur të reagojë publikisht përmes një postimi në InstaStory.

Ai ka mohuar pretendimet dhe ka kërkuar që informacionet rreth jetës së tij personale të mos paraqiten si fakte pa u verifikuar më parë.

Artisti ka theksuar se gjëra të tilla mund të dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e tij, derisa ka paralajmëruar edhe masa ligjore nëse spekulimet vazhdojnë.

Deri më tani, reagimi i tij është përqendruar te mohimi i thashethemeve për një lidhje të re, ndonëse aludimet për ndarjen nga Sarah Berisha kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Më poshtë postimi i plotë i DJ PM:

Foto: Instagram

/Telegrafi/

Miley Cyrus i jep lamtumirën e fundit Dolly Parton: Dua të jetë krenare për mua

27 August 2026 at 08:13


Dolly Parton, ikona e muzikës country, ka ndërruar jetë më 25 gusht në moshën 80-vjeçare.

Lajmin e ka përjetuar thellë edhe Miley Cyrus, e cila e quajti Parton një nga njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj.

Cyrus tregoi se një nga bisedat e tyre të fundit ishte për muzikën dhe transformimin.

Ajo tha se Parton do të dëshironte që ajo ta përjetonte dhimbjen, ta kthente në një këngë dhe më pas të vazhdonte përpara me forcë.

Miley theksoi se momentet më të veçanta mes tyre do të mbeten private dhe se ajo do ta dojë gjithmonë dhe do të dëshirojë që Parton të jetë krenare për të.

Edhe babai i Mileyt, Billy Ray Cyrus, ndau një mesazh prekës, duke treguar se Parton i kishte dërguar së fundmi një mesazh ku i thoshte se e donte me gjithë zemër.

Parton ishte shumë e afërt me familjen Cyrus.

Ajo u bë kumbara e Mileyt pasi Billy Ray Cyrus ia kërkoi këtë rol në fillim të viteve ’90.

Gjatë viteve, të dyja bashkëpunuan dhe performuan së bashku, duke krijuar një lidhje shumë të veçantë personale dhe profesionale. /Telegrafi/

Gigi Hadid flet për lidhjen me Bradley Cooper: Është diçka e mrekullueshme

27 August 2026 at 07:20


Modelja Gigi Hadid ka folur për herë të parë më hapur për lidhjen e saj me aktorin Bradley Cooper, me të cilin është në një lidhje që prej vitit 2023.

Çifti ka preferuar ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes së publikut.

Në një intervistë për Vogue France, Gigi e përshkroi lidhjen e tyre si të qetë dhe të qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe sinqeritetit mes tyre.

Gigi dhe Bradley

“Ajo që është e mrekullueshme në lidhjen time të tanishme është se mund të jemi plotësisht të sinqertë me njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Çifti aktualisht ndodhet në Paris, ku Cooper po xhiron një film të ri.

Hadid tregoi se, falë partnerit të saj, ka zbuluar një tjetër anë të Parisit dhe madje ka menduar mundësinë që një ditë të jetojë atje.

Ndërkohë, disa fotografi të fundit të çiftit me unaza ari në duar kanë nxitur thashethemet për një martesë të mundshme.

Bradley dhe Gigi

Megjithatë, burime pranë tyre kanë mohuar se bëhet fjalë për unaza martese, duke sqaruar se ato simbolizojnë lidhjen dhe përkushtimin e tyre.

Sipas burimeve, Gigi dhe Bradley janë shumë të afërt kur nuk janë të angazhuar me punë, ndërsa edhe vajzat e tyre shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Nga jahti luksoz te avioni privat, Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez largohen nga Kroacia

26 August 2026 at 23:40


Miliarderi Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez Bezos, kanë përfunduar qëndrimin e tyre në Kroaci pas katër ditësh lundrimi në Adriatik.

Çifti ka udhëtuar me jahtin luksoz Eos, duke vizituar bregdetin kroat.

Në përfundim të pushimeve, Bezos dhe Sanchez u larguan nga vendi me një avion privat.

Jeff dhe Lauren

Gjatë qëndrimit në Kroaci, Bezos u takua gjithashtu me Jan Koum, bashkëthemeluesin e WhatsApp-it, i cili ndodhej me jahtin e tij luksoz pranë ishullit Mljet.

Në takim ishte i pranishëm edhe miliarderi amerikan Barry Diller.

Lauren

Kjo nuk është hera e parë që Bezos viziton Kroacinë.

Ai ka qenë më parë në Mljet, Dubrovnik dhe Hvar, teksa edhe Jan Koum ka vizituar disa herë bregdetin kroat.

Jeff

Bezos dhe Sanchez vazhdojnë kështu pushimet e tyre luksoze në destinacionet më të njohura të Mesdheut, duke tërhequr vëmendje të madhe gjatë çdo vizite. /Telegrafi/

Avioni privat

Megyn Kelly kritikon Kim Kardashian dhe Kanye West për mënyrën si po rrisin vajzën e tyre

26 August 2026 at 23:20


Prezantuesja Megyn Kelly ka kritikuar publikisht Kim Kardashian dhe Kanye West për mënyrën se si po e rrisin vajzën e tyre 13-vjeçare, North.

Gjatë podcast-it të saj, “Megyn Kelly Show”, ajo tha se prindërit po e shtyjnë shumë herët drejt një karriere publike, pa marrë parasysh pasojat që fama mund të ketë tek një adoleshente.

Kelly përmendi paraqitjen e North në kopertinën e revistës Dazed, ku ajo u shfaq me flokë blu, dhëmbë artificialë dhe piercing në fytyrë.

“She has parents that have not been available… That can set you up for trouble…”
@drdrew on Kanye and Kim Kardashian's 13-year-old daughter North West's disturbing new music video and look.

Watch below, and subscribe:https://t.co/Y12z2uLeBJ pic.twitter.com/vdPd6Gw9Ie
— The Megyn Kelly Show (@MegynKellyShow) August 25, 2026

Ajo gjithashtu theksoi se North po punon për një album rap dhe është shfaqur në skenë.

Edhe Dr. Drew, i ftuar në podcast, u pajtua me kritikat dhe foli për rreziqet që ekspozimi i hershëm ndaj famës mund të sjellë për shëndetin mendor të një të riu.

Të dy argumentuan se Kim dhe Kanye po e vendosin North shumë herët në qendër të vëmendjes publike, duke ngritur pikëpyetje mbi ndikimin që kjo mund të ketë në të ardhmen e saj.

Kritikat e Kelly kanë nxitur diskutime mbi presionin e famës dhe ekspozimin e fëmijëve të personazheve të njohur ndaj industrisë së argëtimit në një moshë shumë të re. /Telegrafi/

Aktorja Busy Philipps zbulon se kishte tumor në tru: Jam mirënjohëse që jam gjallë

26 August 2026 at 15:50


Aktorja amerikane, Busy Philipps, e njohur për rolin në serialin “Dawson’s Creek”, ka zbuluar se është diagnostikuar me tumor në tru dhe se ka kaluar në fshehtësi dy ndërhyrje kirurgjikale.

47-vjeçarja tregoi për People se gjithçka nisi pasi vendosi të kryente një rezonancë të gjithë trupit, për të cilën kishte mësuar në Instagram.

Edhe pse nuk kishte simptoma, ekzaminimi zbuloi një tumor në tru.

Busy Philipps

Në shkurt, Philipps u diagnostikua me oligodendrogliomë të shkallës së dytë, një tumor i rrallë dhe me rritje të ngadaltë.

Mjekët i hoqën tumorin, i cili ishte rreth 2.6 centimetra, gjatë një operacioni që zgjati pesë orë.

Aktorja rrëfeu se lajmi ishte veçanërisht i vështirë për t’ua përballuar fëmijëve të saj.

Ajo kujtoi bisedën me vajzën e madhe, Birdie, të cilën u përpoq ta qetësonte duke i thënë se nuk do të vdiste.

Mjekja e saj, neuro-onkologe në NYU Langone, shpjegoi se tumori konsiderohet malinj, por ka prognozë shumë të mirë krahasuar me lloje të tjera të gliomave malinje.

Sipas saj, rreziku kryesor është mundësia që tumori të rritet sërish me kalimin e kohës.

Pas muajve të vështirë, Busy Philipps thotë se ndihet mirënjohëse që është gjallë dhe ka vendosur ta ndajë historinë e saj publikisht. /Telegrafi/

Labinot Rexha kërkon të hyjë bashkë me Rogert Sterkajn në Big Brother

26 August 2026 at 15:19


Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka befasuar ndjekësit me një propozim të veçantë për rikthim në formatin e reality show-t.

Përmes një postimi në Instagram, Rexha ka publikuar një fotografi me ish-finalistin e Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, duke lënë të kuptohet se të dy janë të gatshëm të rikthehen në Big Brother.

“Ne po presim ofertën nga Big Brother VIP Kosova ose Big Brother VIP Albania që të hyjmë si një lojtar dhe do ta bëjmë histori", ka shkruar Labinoti.

Foto: Instagram

Kësaj radhe, ai nuk ka kërkuar rikthimin vetëm, por së bashku me Rogertin.

Dyshja kanë edhe një bashkëpunim muzikor, pasi më herët kanë publikuar këngën “Bomba”.

Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të mbetet vetëm një dëshirë e tyre apo do të marrë përgjigje nga produksionet.

Një hyrje e përbashkët e Labinotit dhe Rogertit sigurisht që do të ngjallte interes te publiku. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌