Normal view

Received — 4 October 2024 Gazeta Shqiptare

“Mospajtimi me te keqen nis nga kryeministria” -Protesta e opozitës më 7 tetor, zbulohen detajet se si do të vijojë tubimi i qytetarëve, PD: Synohet bllokimi i Tiranës

By: P. Gj.
4 October 2024 at 12:36

Opozita do të mbajë ditën e hënë, me datë 7 tetor, një protestë, e cila sipas organizatorëve pritet të jetë e ndryshme nga tubimet e mëparshme të zhvilluar prej tyre.

Gazetari Osman Stafa, ka zbuluar disa prej detajeve të këtij tubimi, e pse PD-ja zyrtarisht mban sekret se si do të procedohet me protestën, në mënyrë që të mos paraprihet nga blutë për prishjen e saj.

Tek strukturat dhe anëtarët e opozitës është shpërndarë një fletëpalosje, në të cilën sqarohet përse opozita po del në protestë.

Në këtë fletë shkruhet “Mospajtimi me të keqen nis në orën 18:00 te Kryeministria”.

Gazetari sqaroi se protestuesit do të mblidhen përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas do të shpërndahen në rrugët e kryeqytetit, me synim bllokimin e qarkullimit të saj.

Ende nuk dihet zyrtarisht se ku do të përqendrohen grupet e protestuesve, por do të synohen kryesisht ato zona që do të shkaktojnë edhe më shumë probleme dhe paralizim të jetës në Tiranë.

 

The post “Mospajtimi me te keqen nis nga kryeministria” -Protesta e opozitës më 7 tetor, zbulohen detajet se si do të vijojë tubimi i qytetarëve, PD: Synohet bllokimi i Tiranës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Durrësi “pushtohet” nga moti i keq! Stuhi dhe reshje shiu të dendura, vonesa në nisjet e trageteve drejt Barit dhe pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit

By: P. Gj.
4 October 2024 at 11:26

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga moti i keq paraditen e sotme, teksa stuhi me erëra të forta dhe shi kanë vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisen me 8 orë vonese për shkak te dallgëve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.

Burimet nga porti detar i Durrësit bëjnë me dije se situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve pa problem.

 

The post Durrësi “pushtohet” nga moti i keq! Stuhi dhe reshje shiu të dendura, vonesa në nisjet e trageteve drejt Barit dhe pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌