Normal view

SPAK ka refuzuar kërkesën e Petrit Çelës, babait të Suel Çelës, për të përjashtuar altin Dumani nga çështja në ngarkim të djalit të tij. Por sipas SPA...

5 August 2026 at 14:00

SPAK ka refuzuar kërkesën e Petrit Çelës, babait të Suel Çelës, për të përjashtuar altin Dumani nga çështja në ngarkim të djalit të tij. Por sipas SPAK, drejtuesi Klodjan Braho e ka refuzuar këtë kërkesë. Çela e bazonte kërkesën mbi një kallëzim të bërë në drejtim të Dumanit për shpifje në shtetin italian. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

1281 views


💾

Efektivë të policisë së Italisë kanë mbërritur në Durrës ku kanë zhvilluar patrullime të përbashkëta me kolegët e tyre shqiptarë. Patrullimet po bëhen...

5 August 2026 at 14:00

Efektivë të policisë së Italisë kanë mbërritur në Durrës ku kanë zhvilluar patrullime të përbashkëta me kolegët e tyre shqiptarë. Patrullimet po bëhen në kuadër të planit të shërbimit për sezonin turistik veror. Kontrollet kanë konsistuar për nivelin e zhurmës dhe respektimin e orarit të aktiviteteve me muzikë. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

617 views


💾

Fermerët largojnë bagëtitë nga zjarri i Sinlahekinit Fermerët në Uashington janë detyruar të zhvendosin shpejt kopetë e lopëve në vende të sigurta për...

5 August 2026 at 14:00

Fermerët largojnë bagëtitë nga zjarri i Sinlahekinit Fermerët në Uashington janë detyruar të zhvendosin shpejt kopetë e lopëve në vende të sigurta për shkak të zjarreve të tërbuara. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

2204 views


💾

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Sarandë, ku u arrestuan pesë persona të dyshuar se kishin shkuar në qytet për të kryer një vrasje. ...

5 August 2026 at 14:00

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Sarandë, ku u arrestuan pesë persona të dyshuar se kishin shkuar në qytet për të kryer një vrasje. Dy prej të dyshuarve, S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë, u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa kishin nxjerrë nga automjeti dy pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator, duke qëndruar në pritë në një zonë pa ndriçim. Gjatë operacionit u arrestuan edhe tre persona të tjerë: V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë, V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, dhe F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë. Ata akuzohen për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Nga hetimet paraprake dyshohet se grupi kishte udhëtuar drejt Sarandës me qëllim kryerjen e një vrasjeje. Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete.

891 views


💾

Zjarri masiv që pushtoi kodrat e fshatrave Kostar dhe Vllahat të Mesopotamit në bashkinë e Finiqit u kthye shpejt në një rrezik për banorët. Flakët av...

5 August 2026 at 04:00

Zjarri masiv që pushtoi kodrat e fshatrave Kostar dhe Vllahat të Mesopotamit në bashkinë e Finiqit u kthye shpejt në një rrezik për banorët. Flakët avancuan deri në oborret e banesave. Autoritetet ndërhynë menjëherë duke bërë evakuimin e banorëve dhe duke krijuar një perimetër, për të frenuar përparimin e zjarrit. Në zonë mbërritën rreth 40 forca zjarrfikëse të Delvinës, Finiqit dhe Konispolit, ndërsa nga ajri u aktivizuan 3 helikopterë të Forcave të Armatosura. Autoritetet thonë se angazhimi ka qenë i menjëhershëm dhe se është ende herët për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. MALLAKASTËR – Më herët një tjetër vatër u aktivizua pranë fshatit Hekal të Mallakastrës. Flakët të favorizuara nga era e fortë u përhapën me shpejtësi në një sipërfaqe mbi 10 hektarë me ullishte dhe shkurre. Në operacion morën pjesë 6 mjete zjarrfikëse të Ballshit, Patosit, Roskovecit. Pas disa orësh flakët u neutralizuan. LIBRAZHD – Ndërsa në Librazhd, pas 6 ditësh përpjekje intensive, autoritetet e emergjencave bënë të mundur vënien nën kontroll të vatrës aktive të zjarrit në zonën pyjore të Dardhës, në kufi me Sopotin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Atje shkoi edhe kreu i Emergjencave Civile Haki Çako. Çako u shpreh se emergjencat janë në gatishmëri në të gjithë vendin për të përballuar situatën e krijuar nga zjarret. #voxnews #media #news

2418 views


💾

Prej tre ditësh, ekipet e shpëtimit dhe ambulancat e për kafshët endacake në Greqi po operojnë në zonat e prekura nga zjarret, për shpëtimin e kafshëv...

5 August 2026 at 04:00

Prej tre ditësh, ekipet e shpëtimit dhe ambulancat e për kafshët endacake në Greqi po operojnë në zonat e prekura nga zjarret, për shpëtimin e kafshëve shtëpiake dhe endacake, të mbetura në rrezik. Mes banesave të djegura dhe vendbanimeve të braktisura, shpëtuesit kontrollojnë shtëpi më shtëpi për të gjetur gjurmë jete. Nga një qen i lidhur në oborrin e një banese gjysmë të shkatërruar, deri te katër kotele të porsalindura të gjetura brenda një furre druri, këto janë pamje nga momentet e shpëtimit të kafshëve që u gjetën në zonat e prekura. #voxnews #media #news @voxnews.al

1067 views


💾

Gjashtë persona kanë mbetur të asfiksuar nga tymi i shpërndarë pasi një zjarr përfshiu një apartament në një pallat 30-katësh te Shkëmbi i Kavajës. At...

5 August 2026 at 04:00

Gjashtë persona kanë mbetur të asfiksuar nga tymi i shpërndarë pasi një zjarr përfshiu një apartament në një pallat 30-katësh te Shkëmbi i Kavajës. Ata janë dërguar në Spitalin e Durrësit. “Sipas të dhënave paraprake, 6 shtetas janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e tymit. Ata janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Durrësit. Forcat zjarrfikëse që mbërritën në pallatin 30-katësh kanë pasur vështirësi në zbritjen e banorëve dhe turistëve që ndodheshin të akomoduar aty, për shkak të bllokimit të ashensorit dhe tymit. Zjarri ka rënë në një apartament, por tymi është shpërndarë në pjesë të konsiderueshme të godinës 30-katëshe. Sipas policisë, rreth orës 20:30, në katin e 9-të. “Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të MZSH-së. Zjarri është shuar dhe situata është vënë nën kontroll”, tha policia. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. #voxnews #media #news @voxnews.al

4571 views


💾

Pak ditë pas valës së madhe migratore që goditi enklavën spanjolle të Ceutës, ku mbi 70 mijë persona mbërritën me not nga Maroku, është hapur një përp...

5 August 2026 at 04:00

Pak ditë pas valës së madhe migratore që goditi enklavën spanjolle të Ceutës, ku mbi 70 mijë persona mbërritën me not nga Maroku, është hapur një përplasje e re në marrëdhëniet mes Romës dhe Madridit. Pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni pezulloi përkohësisht zbatimin e rregullave të Zonës Schengen dhe së bashku me Danimarkën promovoi një letër të hapur drejtuar Bashkimit Evropian për krizën migratore, me kritika të drejtpërdrejta ndaj mënyrës se si qeveria e Pedro Sánchez e ka menaxhuar situatën, tensionet janë rritur. Këtë herë, përplasjen mes dy vendeve e ndezën deklaratat e ministrit të Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares. Në një intervistë për televizionin publik TVE, duke folur për krizën në Ceuta, ai u shpreh se “ka pasur qeveri që nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për të përballuar situatën e migrantëve” dhe se “qeveria italiane është një prej tyre”. “Italia është e mbingarkuar me migrantë në Lampedusa dhe është vendi me numrin më të madh të hyrjeve të parregullta në Evropë. Nuk ka qenë në gjendje ta zgjidhë situatën, ndryshe nga Spanja”, tha Albares. Ministri spanjoll theksoi se autoritetet e Madridit, brenda pak orësh, kthyen në Marok pothuajse të gjithë migrantët që kishin kaluar kufirin. Ai shtoi se Ceuta dhe Melilla “nuk kanë përbërë kurrë kërcënim për Zonën Schengen”, ndërsa “zona të tjera evropiane kanë qenë problematike dhe Spanja ka treguar gjithmonë solidaritet”. Duke iu referuar Lampedusës, Albares deklaroi: “Italia do të donte ta zgjidhte situatën atje”, duke shtuar se gjatë viteve në Itali kanë mbërritur aq shumë migrantë, saqë një pjesë e tyre është pranuar edhe nga Spanja. Nga ana tjetër, qeveria italiane i hodhi poshtë këto deklarata. Përgjigjja erdhi përmes një komunikate të Ministrisë së Brendshme italiane, ku thuhet se “nga janari i këtij viti e deri më sot është regjistruar një rënie e ndjeshme e zbarkimeve të migrantëve të parregullt, falë politikave të qeverisë Meloni”. Sipas të dhënave zyrtare, ulja është 55% krahasuar me vitin e kaluar dhe rreth 82% krahasuar me vitin 2023. Në fund të deklaratës nuk mungoi edhe një thumb ndaj Madridit. “Sa i përket të ashtuquajturit ‘pushtim’ të Lampedusës, aktualisht në ishull ndodhen vetëm 98 migrantë dhe prej kohësh nuk ka më asnjë situatë emergjente.” Vetëm dy ditë më parë, edhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka reaguar ndaj nismave të Melonit dhe liderëve të tjerë sovranistë evropianë, të cilët, sipas tij, po përpiqen të shfrytëzojnë krizën e Ceutës për të ashpërsuar kontrollin e kufijve. “Solidariteti dhe empatia mund të jenë zgjedhje. Respektimi i traktateve evropiane dhe i fakteve, jo”, deklaroi Sánchez. Ai e mbështeti qëndrimin e tij me statistika mbi hyrjet e migrantëve në Evropë: Përmes Ballkanit Perëndimor: 340.600. Përmes kufirit lindor: 48.000. Mesazhi i tij ishte i qartë: Spanja nuk pranon leksione nga Italia. Ndërkohë, Italia është e gatshme ta përdorë rastin e Ceutës për t’i kërkuar Brukselit përshpejtimin e krijimit të qendrave të riatdhesimit në vende të treta, sipas modelit të marrëveshjes me Shqipërinë, me financim nga fondet e Bashkimit Evropian dhe jo nga taksapaguesit italianë. Për të ulur tensionet ndërhyri presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Emigracioni është një sfidë evropiane që kërkon një përgjigje evropiane. Për këtë arsye, solidariteti është thelbësor”, shkroi ajo në një letër drejtuar kryeministrit spanjoll. Sipas saj, menaxhimi i situatës kërkon dyfishimin e përpjekjeve në pesë fusha kryesore: -parandalimin e hyrjeve të parregullta përmes bashkëpunimit me vendet e treta; -forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së; -zbatimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm; -shkatërrimin e rrjeteve të trafikantëve të qenieve njerëzore; -përshpejtimin e procedurave të riatdhesimit. Në fund të letrës, Von der Leyen theksoi se “Spanja mund të mbështetet në përkrahjen e plotë të Komisionit Evropian.” #voxnews #media #news

5111 views


💾

Banorët e Dimalit kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme kundër Reformës Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe bashkim...

5 August 2026 at 04:00

Banorët e Dimalit kanë dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme kundër Reformës Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Beratin. Me pankarta në duar, protestuesit i kanë bërë thirrje qeverisë të mos prekë Bashkinë Dimal. Ata u shprehën se Dimali është vendi ku duan të rrisin fëmijët e tyre dhe se kjo bashki përfaqëson një nga zonat me prodhimin më të madh bujqësor në vend. Sipas tyre, bashkimi me Bashkinë Berat do t’ua vështirësojë jetën dhe aktivitetin ekonomik, veçanërisht fermerëve të njësive administrative Kutalli, Cukalat dhe Poshnjë. Gjatë protestës, administratori i Njësisë Administrative Kutalli, Miço Rakazia, shpalli publikisht dorëheqjen nga detyra. Ai deklaroi se e merr këtë vendim pasi, sipas tij, me shkrirjen e Bashkisë Dimal nuk do të ketë më shërbime për qytetarët. “Meqë në Dimal nuk do të ketë më asnjë shërbim për qytetarët, jap dorëheqjen nga detyra,” u shpreh Rakazia para protestuesve. #voxnews #media #news @voxnews.al

1367 views


💾

I pari që u largua ishte paraardhësi ynë i gjatë dhe i hollë, djali Turkana, Homo ergaster Nga Telmo Pievani, Corriere della Sera Njerëzit kanë migrua...

5 August 2026 at 04:00

I pari që u largua ishte paraardhësi ynë i gjatë dhe i hollë, djali Turkana, Homo ergaster Nga Telmo Pievani, Corriere della Sera Njerëzit kanë migruar për një kohë shumë të gjatë, të paktën dy milion vjet, gjë që është e çuditshme. Kushërinjtë tanë hominidë nuk e bëjnë këtë. Ne nuk migrojmë si kafshët e tjera, duke ardhur e shkuar, por në mënyrë progresive: ne thjesht shkojmë. Paraardhësi i përbashkët midis nesh dhe shimpanzeve jetoi në Afrikë midis 5 dhe 6 milion vjet më parë. Gjinia Homo u shfaq, gjithashtu në Afrikë, rreth 2.6 milion vjet më parë. Deri atëherë, të gjitha speciet e nënfamiljes sonë, homininët, kishin mbetur në kontinentin e tyre të origjinës. Pastaj ndodhi diçka. Pse Homo filloi të lëvizte I pari që u largua ishte paraardhësi ynë i gjatë dhe i hollë, djali Turkana, Homo ergaster. Ai jetoi në malësitë e Etiopisë, në kanionet e Luginës Rift. 2 milionë vjet më parë, duke ndjekur prenë e tij me ritmin e një vrapuesi maratonash, ai pa e ditur u largua nga Afrika. Me vetëm një shtizë rudimentare në dorë dhe një sasi të madhe kurioziteti në mendjet e tyre. Ata u shpërndanë nëpër Euroazi, duke i dhënë jetë specieve të reja njerëzore në Kaukaz, Evropë, Kinë dhe arkipelagun indonezian. Pse e bënë këtë? Ekzistojnë dy hipoteza. Ndoshta ata filluan të lëviznin për t’u përshtatur me mjedise që ndryshojnë vazhdimisht. Kishin filluar lëkundjet akullnajore, me periudha të ftohta që alternoheshin me periudha të ngrohta, rripat e bimësisë që zhvendoseshin dhe kështu ndodhnin edhe burimet. Në situata të tilla, përshtatja më efektive dhe e shpejtë konsiston në ndjekjen e habitatit më të përshtatshëm, domethënë, zgjerimin si një njollë nafte në kërkim të ushqimit dhe hapësirës. Sahara, për shembull, kishte periudha kur ishte e gjelbër dhe tërheqëse, duke tërhequr grupe homininësh nën-Saharianë drejt Mesdheut dhe Lindjes së Mesme, dhe pastaj u bë përsëri e thatë, duke i shtyrë ata përsëri drejt lumenjve dhe brigjeve. Një hipotezë e dytë, ndoshta plotësuese, është se ekzistonte edhe një komponent njohës, një kuriozitet eksplorues: gjithmonë dëshira për të parë se çfarë ishte në anën tjetër të kodrës, përtej atij kepi në bregdet, përtej kthesës së lumit. Në mënyrë të pavetëdijshme dhe ngadalë, në këtë mënyrë, mund të fillohet nga Afrika dhe të arrihet në të gjithë Euroazinë. Diaspora e Dytë e Madhe dhe Speciet e Reja Diaspora e dytë e madhe ndodhi 700 mijë vjet më parë, pas një kataklizmi të tmerrshëm të klimës akullnajore që zhduku 98% të popullsisë njerëzore. Planeti është më i fortë se ne dhe i pamëshirshëm. Duke kapërcyer ngushticën, të mbijetuarit e paktë në Afrikë i dhanë jetë një linje të re njerëzore, me tru më të madh dhe teknologji më efikase. Edhe një herë, ata rikthyen shtigjet e eksodit të parë nga Afrika dhe u përhapën në të gjithë Euroazinë, duke kaluar nëpër Gadishullin Arabik dhe Lindjen e Mesme. Edhe ata, përmes ndarjes gjeografike, dhanë jetë specieve të reja njerëzore: njeriun Neandertal në Euroazinë perëndimore dhe njeriun Denisovan në Euroazinë lindore. Migrimi gjeneron diversitet speciesh. Evolucioni është gjeografi, shpërndarje, migrim, zhdukje. Kjo është arsyeja pse gjinia Homo është një shkurre formash të shumëfishta njerëzore: plastike, oportuniste, të lëvizshme, fleksibile, nomade. Më në fund, erdhi diaspora e tretë: e jona. Kur paraardhësit tanë të parë të drejtpërdrejtë, që i përkisnin species Homo sapiens, u shfaqën në Afrikë, 300 mijë vjet më parë, bota ishte plot me forma të tjera njerëzore. Ishte një botë pluraliste; kishte shumë mënyra për të qenë njeri. Tashmë 130 mijë vjet më parë, edhe ne filluam të largoheshim nga Afrika, dhe kështu hasëm pasardhësit e të gjitha migrimeve të mëparshme: Neandertalët në Evropë, Denisovanët në Azi, dy specie të çuditshme njerëzore xhuxhë në Indonezi dhe Filipine. #voxnews #media #news

1574 views


💾

Europa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të viteve të fundit, me temperatura rekord, zjarre masive, probleme në furnizimin me energj...

5 August 2026 at 04:00

Europa po përjeton një nga valët më të rënda të të nxehtit të viteve të fundit, me temperatura rekord, zjarre masive, probleme në furnizimin me energji dhe pasoja të rënda në disa vende të kontinentit. Në Greqi, qindra zjarrfikës vazhdojnë betejën me flakët në disa fronte, ndërsa zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha. Situata është përkeqësuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, që favorizojnë përhapjen e zjarreve. Në të njëjtën kohë, Rumania dhe Hungaria po përballen me një krizë energjetike të lidhur me thatësirën. Nivelet rekord të ulëta të ujit në lumin Danub kanë vështirësuar ftohjen e centraleve bërthamore. Në Rumani, autoritetet kryen shpërthime të kontrolluara për të devijuar rrjedhën e ujit drejt centralit bërthamor të Cernavodës, ndërsa Hungaria është detyruar të ulë prodhimin në centralin e saj të vetëm bërthamor, për herë të parë në më shumë se katër dekada. Problemet me energjinë kanë prekur edhe industrinë. Prodhuesit e automjeteve “Dacia” dhe “Ford” kanë pezulluar turnet e mbrëmjes në fabrikat e tyre për të ulur konsumin e energjisë elektrike, ndërsa hidrocentralet në Serbi po funksionojnë me vetëm rreth 20% të kapacitetit për shkak të mungesës së ujit. Paralelisht me emergjencën klimatike, Bashkimi Evropian po përballet edhe me krizën migratore në enklavën spanjolle të Ceutës. Pas hyrjes masive të emigrantëve nga Maroku, Komisioni Evropian ka kërkuar forcimin e kufijve të jashtëm dhe mbështetje më të madhe për autoritetet spanjolle dhe marokene. Italia ka vendosur kontrolle të përkohshme në kufirin me Spanjën, duke argumentuar se masa është e nevojshme për arsye sigurie. Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit pritet të arrijë kulmin në mesin e javës, duke rritur më tej rrezikun për zjarre të reja, ndërprerje të energjisë dhe probleme në furnizimin me ujë në disa pjesë të Evropës. #voxnews #media #news

5158 views


💾

Masayuki Oki është një fotograf japonez i rrugës, i njohur për fotografimin e jetës së përditshme të maceve endacake në Tokio. Pasi fotografoi macen e...

5 August 2026 at 04:00

Masayuki Oki është një fotograf japonez i rrugës, i njohur për fotografimin e jetës së përditshme të maceve endacake në Tokio. Pasi fotografoi macen e tij të parë endacake në vitin 2013, ai i kushtoi vite duke ecur nëpër rrugët e qytetit me aparatin në dorë, duke pritur me durim momente spontane dhe krejtësisht natyrale. #cats #funny #voxnews #media #news @voxnews.al

1800 views


💾

Ka nisur protesta e 65-të kundër qeverisë në Tiranë. Qytetarët marshuan nga Sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqj...

5 August 2026 at 04:00

Ka nisur protesta e 65-të kundër qeverisë në Tiranë. Qytetarët marshuan nga Sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e klasës politike aktuale. Me pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre për situatën politike në vend. Një nga protestuesit, vlerësoi frymën e bashkimit të qytetarëve për mbi dy muaj, duke nënvizuar se po japin shpresë. I moshuari tha se partia e tyre është Shqipëria e Re dhe se frika është vrarë përfundimisht. “Është vrarë frika përfundimisht dhe tani njerëzit shprehen lirisht. Falënderoj të gjithë protestuesit që vijnë këtu dhe na japin shpresë, të rinj e pensionistë, për entuziazmin që po japin këtu në këtë shesh. Protestuesit e kanë krijuar partinë e tyre, Shqipëria e re”, tha ai. Një tjetër protestues, paralajmëroi nga sheshi “Skënderbej” se këto protesta, të cilat kanë shpërthyer edhe në qytete të tjera, mund të përshkallëzohen deri në mosbindje civile. “Kjo është qeveria e parë që njihet ndërkombëtarisht se fsheh në Shqipëri para të pista, jo vetëm të mafiozëve shqiptarë, por edhe të atyre të huaj. Dua që kjo protestë të zgjasë, pasi është maratonë, jo sprint. Kjo protestë mund të përshkallëzohet në mosbindje civile anembanë Shqipërisë”, tha ai. Njw ditë më parë, një nga temat kryesore të protestës ishte reforma e re administrativo-territoriale e propozuar nga Partia Socialiste. Protestuesit kundërshtuan planin për reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, duke argumentuar se ndryshimet do të çojnë në përqendrim të pushtetit vendor dhe dobësim të zonave rurale. Sipas tyre, reforma rrezikon të thellojë shpopullimin dhe të largojë më tej vendimmarrjen nga qytetarët. #voxnews #media #news

5509 views


💾

❌