Normal view

Një video e pazakontë nga India po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen për mënyrën e veçantë se si një lider shpirtëror...

By: @joq
1 September 2026 at 14:00

Një video e pazakontë nga India po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen për mënyrën e veçantë se si një lider shpirtëror pret ndjekësit e tij. Në qendër të pamjeve është Sant Rampal Ji Maharaj, i cili shihet brenda një kabine të mbyllur me ajër të kondicionuar, ndërsa jashtë saj krijohet një radhë njerëzish që presin të afrohen me të. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mënyra e takimit. Ndërsa lideri qëndron brenda kabinës, këmbët e tij janë të zgjatura jashtë dhe ndjekësit afrohen njëri pas tjetrit për t'ia prekur dhe puthur këmbët. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, me përdorues që kanë komentuar në mënyra të ndryshme këtë mënyrë të veçantë të takimit mes liderit shpirtëror dhe ndjekësve të tij. Videoja është bërë virale pikërisht për kontrastin e pazakontë mes kabinës me ajër të kondicionuar dhe radhës së gjatë të njerëzve që presin jashtë saj.

39.9K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar bllokimin e trotuarit nga kazanët e mbeturinave në Bulevardin Bajram Curri, rru...

By: @joq
1 September 2026 at 14:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar bllokimin e trotuarit nga kazanët e mbeturinave në Bulevardin Bajram Curri, rruga “Fatos Baxhaku”, Tiranë. Sipas denoncuesit, dy kazanët janë vendosur në trotuar duke lënë një hapësirë shumë të ngushtë për kalimtarët. Në pamjet e dërguara në redaksi shihen qytetarë që detyrohen të kalojnë në hapësirën e mbetur mes kazanëve dhe murit të pallatit. Në disa momente, kalimtarët, përfshirë edhe një person që shoqëron qenin, lëvizin me vështirësi në këtë pjesë të ngushtë të trotuarit. “Kazanët e plehrave kanë bllokuar trotuarin, nuk ka as 30 cm për të ecur kalimtarët.” Denoncuesi pretendon gjithashtu se pak ditë më parë një person i moshuar është rrëzuar në këtë zonë dhe ka përfunduar në spital. Nëse kjo situatë konfirmohet, vendosja e kazanëve në këtë mënyrë krijon vështirësi për këmbësorët dhe veçanërisht për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara apo prindërit me karroca fëmijësh. JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të marrin masa për lirimin e hapësirës së kalimit për qytetarët.

8838 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar kushtet në urgjencën dhe maternitetin e Durrësit, duke kërkuar ndërhyrjen e ins...

By: @joq
1 September 2026 at 14:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar kushtet në urgjencën dhe maternitetin e Durrësit, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse. Sipas tij, gjendja e ambienteve është e rënduar, me lagështirë, mure të dëmtuara, dritare të thyera dhe krevate në gjendje të amortizuar. “I bëj thirrje Emiriana Sakos të vërë dorë mbi urgjencën dhe maternitetin e Durrësit, sepse është katastrofë. Kështu nuk mund të hyjmë në Europë. I ka lënë jashtë dore fare, një zhul i paparë, dritaret e thyera, muret me lagështirë, krevatet copë-copë.” Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një pacient i shtrirë në krevat me serum në dorë, ndërsa në ambient dallohen muret me bojë të dëmtuar dhe shenja lagështire. Në dhomë shihen gjithashtu dritarja, koshat e mbetjeve dhe dera e ambientit. Qytetari kërkon që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për përmirësimin e kushteve dhe mirëmbajtjen e ambienteve ku marrin shërbim pacientët. JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e qytetarit, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi nga institucionet përgjegjëse për gjendjen e urgjencës dhe maternitetit të Durrësit.

18K views


💾

Pamje ekskluzive nga përleshja në një hotel në Malin e Robit, Golem, kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Pamjet janë dërguar nga Arbër Habilaj,...

By: @joq
1 September 2026 at 14:00

Pamje ekskluzive nga përleshja në një hotel në Malin e Robit, Golem, kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Pamjet janë dërguar nga Arbër Habilaj, një prej personave të përfshirë në konflikt, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga Policia. Në video shihet momenti kur Habilaj afrohet drejt kamarierit 18-vjeçar, Genti Nela, i cili e godet me grusht dhe e rrëzon në tokë. Menjëherë pas kësaj, Habilaj, vëllai i tij dhe shoku i tyre, Enold Dragoti, i bashkohen përplasjes dhe godasin 18-vjeçarin, përpara se persona të tjerë të ndërhyjnë për t'i ndarë. Pamjet dokumentojnë vetëm një pjesë të ngjarjes dhe nuk tregojnë se çfarë ka ndodhur përpara momentit të parë të regjistruar. Për këtë arsye, JOQ Albania ka kontaktuar Arbër Habilajn, i cili kundërshton versionin se konflikti ka nisur për shkak të një page të papaguar. Sipas tij, Genti Nelës iu komunikua më 27 gusht se do të largohej nga puna dhe 18-vjeçari reagoi keq ndaj këtij komunikimi, duke bërë që debati të agravonte. Habilaj pretendon gjithashtu se gjatë konfliktit vëllai i tij është dëmtuar në kokë dhe i ka dërguar JOQ Albania një fotografi, për të cilën thotë se është shkrepur në spital. Sipas tij, vëllai ka marrë tetë qepje, ndërsa Genti Nela një qepje. Babai i 18-vjeçarit, Alban Nela, sipas Habilajt punon në Policinë Gjyqësore në Komisariatin e Kavajës, ndërsa ai pretendon se ka favorizuar të birin. Xhaxhai i Gentit, 47-vjeçari Melison Nela, është arrestuar nga Policia pasi u kap i armatosur, teksa po shkonte drejt hotelit. Sipas Policisë, ai ishte nisur për hakmarrje ndaj personave që kishin dhunuar nipin. Gjatë kontrollit, iu gjetën një armë zjarri automatike, tre karikatorë dhe 84 fishekë luftarakë. Florian Habilaj dhe Enold Dragoti janë lënë në arrest në burg për 45 ditë dhe akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, ndërsa Arbër Habilaj është shpallur në kërkim. This is an informative report on a real incident, published solely for public awareness and transparency. It does not promote, encourage, or glorify violence or harm.

20.3K views


💾

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Kamëz, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e një linje...

By: @joq
1 September 2026 at 14:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Kamëz, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me telat e një linje elektrike të tensionit të lartë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, ku i riu, i identifikuar si Roland Toshi, ndodhej në banesën e xhaxhait të tij. Sipas informacioneve paraprake, 27-vjeçari po rregullonte depozitën e ujit të vendosur mbi banesë, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me telat e linjës së tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës. Pas incidentit, i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të marra. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të mënyrës se si 27-vjeçari ra në kontakt me linjën elektrike. Njoftimi i plotë i Policisë: Kamëz/Informacion paraprak Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

16K views


💾

Greqia ka nisur Iniciativën Kombëtare për Uljen e Çmimeve, një marrëveshje e gjerë mes qeverisë, industrisë dhe zinxhirëve të supermarketeve për të ku...

By: @joq
1 September 2026 at 14:00

Greqia ka nisur Iniciativën Kombëtare për Uljen e Çmimeve, një marrëveshje e gjerë mes qeverisë, industrisë dhe zinxhirëve të supermarketeve për të kufizuar presionin inflativ dhe kostot e larta të jetesës. Plani përfshin më shumë se 1,740 lloje produktesh me pjesëmarrjen e mbi 100 furnizuesve dhe 12 zinxhirëve të mëdhenj, duke siguruar ulje mesatare çmimesh deri në 9.5% që do të zgjasin deri në fund të dhjetorit 2026. Ky zhvillim në vendin fqinj nxjerr në pah një kontrast të fortë dhe shqetësues me situatën ekonomike në Shqipëri. Tregu shqiptar vazhdon të karakterizohet nga çmime shumë të larta, të cilat në shumë raste barazohen ose e kalojnë standardin e vendeve të Bashkimit Evropian, pavarësisht se të ardhurat mesatare dhe fuqia blerëse e qytetarëve janë dukshëm më të ulëtat në rajon. Për shkak të mungesës së një mekanizmi efektiv kontrolli, strukturave oligopolistike në tregun e importit dhe mungesës së subvencioneve ose nismave serioze mbrojtëse nga ana e qeverisë, konsumatori shqiptar vazhdon të përballet i pambrojtur me krizën e kostos së jetesës. Ndërsa shtetet fqinje ndërhyjnë me marrëveshje direkte për të lehtësuar qytetarët nga barrët e inflacionit, në Shqipëri çmimet e ushqimeve dhe produkteve bazë mbeten ndër më të shtrenjtat në Evropë, duke thelluar varfërinë dhe vështirësitë ekonomike për familjet.

6834 views


💾

Allison Guerriero, ish-partnerja e Charles McGonigal, ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, është gjetur e vdekur në banesën e saj në...

By: @joq
1 September 2026 at 14:00

Allison Guerriero, ish-partnerja e Charles McGonigal, ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Florida të Jugut. Sipas raportimeve të mediave amerikane, 52-vjeçarja kishte qenë aktive në rrjetin social X vetëm pak orë para vdekjes, ku kishte publikuar dhjetëra postime dhe kishte bërë deklarata kritike ndaj FBI-së. Guerriero ishte një nga personat që kishte dhënë informacion për aktivitetet e McGonigal dhe kishte folur edhe për udhëtimet e tij në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama. Ajo kishte deklaruar se McGonigal i kishte thënë se do të udhëtonte në Shqipëri për t’u takuar me Ramën, ndërsa kishte folur edhe për marrëdhënien mes tyre. Këto deklarata u bënë pjesë e vëmendjes gjatë hetimeve ndaj ish-zyrtarit të FBI-së. McGonigal u përball me akuza në SHBA për fshehje marrëdhëniesh financiare dhe marrje pagesash të paligjshme, përfshirë edhe një çështje që lidhej me aktivitetet e tij jashtë vendit. Deri tani nuk është bërë i ditur shkaku i vdekjes së Guerrieros, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.

7445 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një aksident të ndodhur gjatë pushimeve të tij në Shqipëri. Sipas tij, makina ë...

By: @joq
1 September 2026 at 14:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një aksident të ndodhur gjatë pushimeve të tij në Shqipëri. Sipas tij, makina është dëmtuar nga një tjetër automjet, ndërsa personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin nuk ka marrë përgjegjësi për dëmin. Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një automjet i bardhë duke manovruar në një parkim, përpara se të godasë një makinë ngjyrë gri të errët, e cila ndodhet e parkuar. Pas përplasjes, nga automjetet dalin disa persona, të cilët shihen duke kontrolluar situatën dhe dëmet e shkaktuara. Qytetari pretendon se, pavarësisht se disponon videon dhe të dhënat e personit tjetër, deri tani nuk ka marrë një zgjidhje për rastin. “Doja që ju të publikoni rastin tim që më ndodhi sapo erdha në Shqipëri me pushime. Më aksidentuan makinën dhe askush nuk përgjigjet, as policia, as personi në fjalë. Kam dhe video, të dhënat e personit tjetër. Ju lutem publikojeni rastin tim.” Ai kërkon që rasti të bëhet publik me shpresën që personi i përfshirë të kontaktojë dhe të marrë përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar. JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësia e palëve mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.

68K views


💾

Një situatë e pazakontë është krijuar në Bashkinë e Tiranës, ku bllokimi i procedurave për pagesat e punonjësve ka ngritur shqetësime për funksionimin...

By: @joq
1 September 2026 at 14:00

Një situatë e pazakontë është krijuar në Bashkinë e Tiranës, ku bllokimi i procedurave për pagesat e punonjësve ka ngritur shqetësime për funksionimin normal të institucionit. Pas përplasjeve të fundit për drejtimin e bashkisë, procesi i firmosjes së pagave ka mbetur pezull, duke rrezikuar që punonjësit e administratës të përballen me vonesa në marrjen e pagave. Kritikët e kësaj situate pretendojnë se bllokimi i funksionimit të bashkisë mund të jetë një mënyrë për të krijuar presion institucional dhe për të ndikuar në proceset që lidhen me të ardhmen e drejtimit të institucionit. Ndërkohë, Erion Veliaj vijon të mbajë postin e kryebashkiakut, pavarësisht se ndodhet në paraburgim, ndërsa përplasjet ligjore dhe administrative për Bashkinë e Tiranës vazhdojnë. Situata ka shkaktuar shqetësim te punonjësit dhe qytetarët, pasi çdo ngërç në funksionimin e bashkisë mund të ndikojë në shërbimet dhe administrimin e kryeqytetit.

8573 views


💾

Pas humbjes tragjike të 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci, Marjana Karolina Bunaj, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke deklaruar se po verifiko...

By: @joq
1 September 2026 at 14:00

Pas humbjes tragjike të 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci, Marjana Karolina Bunaj, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar duke deklaruar se po verifikon të gjitha procedurat e ndjekura dhe se, nëse evidentohen parregullsi, do të merren masa. Por deklarata e institucionit ka ngritur pikëpyetje të forta: çfarë masash mund të merren pasi një nënë dhe fëmija i saj kanë humbur jetën? Sipas ministrisë, është kërkuar një vlerësim i plotë dhe i pavarur i mënyrës se si është menaxhuar rasti, nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit. Institucioni thotë se çdo mangësi do të analizohet dhe do të ketë përgjegjësi nëse konstatohen shkelje. Megjithatë, për familjarët dhe opinionin publik, një jetë e humbur nuk rikthehet me masa administrative. Hetimet pas një tragjedie kërkojnë të japin përgjigje të qarta: a u bë gjithçka në kohë dhe sipas standardeve mjekësore? Ngjarja ka rikthyer edhe një herë debatet mbi sigurinë e shërbimit obstetrikal, kohën e ndërhyrjeve dhe mënyrën se si trajtohen rastet urgjente në sistemin shëndetësor. Familja kërkon përgjigje, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë nëse hetimi do të sjellë vetëm një deklaratë institucionale apo do të nxjerrë përgjegjësi konkrete për atë që ndodhi.

4459 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar grumbullimin e madh të mbeturinave pranë pallatit ku banon. Në videon e parë, t...

By: @joq
1 September 2026 at 04:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar grumbullimin e madh të mbeturinave pranë pallatit ku banon. Në videon e parë, të regjistruar rreth orës 08:00 të mëngjesit, banori tregon kazanët e rrethuar nga mbeturinat dhe kartonat e shpërndara në rrugë, ndërsa shprehet se mbetjet nuk janë pastruar gjatë gjithë natës. “Mirëmëngjesi, ja dhe gjithë natën që duhet të pastroheshin, s’janë pastruar. Ora 8 e mëngjesit, ja ku janë. Shiko si është bërë këtu o burrë, nami o burrë. Na mbytën, era qelbet.” Më vonë, qytetari i është rikthyer redaksisë duke dërguar një video të dytë gjatë mbrëmjes, rreth orës 22:30. Në pamjet e reja shihet se mbeturinat vijojnë të jenë të grumbulluara në të njëjtën zonë, ndërsa sipas banorit ato kanë zënë edhe një pjesë të rrugës. “Ora 22:30, ja prapë se çfarë kanë bërë. Shiko si janë plehrat. Këtu banoj unë lart. Kanë bllokuar dhe rrugën.” Banori shprehet se situata po ndikon drejtpërdrejt te familjet që jetojnë në pallat, pasi aroma e rëndë nuk i lejon të hapin dritaret, veçanërisht duke pasur fëmijë të vegjël. “Na luajtën mendsh me mbeturinat, s’po hapim as dritaret si pallat se kemi fëmijë të vegjël.” Dy videot e dërguara gjatë së njëjtës ditë sjellin pamje të situatës në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për pastrimin e zonës. JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e banorit, me shpresën që situata të verifikohet dhe mbetjet të largohen sa më shpejt.

9107 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur gjatë natës në zonën e ish-Tregut Elektrik, Tiran...

By: @joq
1 September 2026 at 04:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të ndodhur gjatë natës në zonën e ish-Tregut Elektrik, Tiranë. Sipas tij, personi që shfaqet në pamjet e kamerave ka hyrë në ambientet e banesës dhe ka marrë disa sende personale, mes tyre biçikletën e nipit, rroba dhe sende të tjera. Qytetari tregon se kjo nuk është hera e parë që përballet me një vjedhje të tillë dhe se, pas rastit të mëparshëm, familja kishte vendosur kamera sigurie për të dokumentuar çdo lëvizje të dyshimtë. “Doja të denoncoja një rast personal me një hajdut ordiner që është hera e dytë që më vjedh. Më ka vjedhur biçikletën e nipit, rrobat dhe sende të tjera.” Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person me çantë shpine duke lëvizur në ambientet jashtë banesave gjatë orëve të natës. Sipas materialit të dërguar, pamjet janë regjistruar më 30 gusht 2026, ndërsa qytetari e lidh ngjarjen me orët e vona të natës. Denoncuesi kërkon që pamjet të bëhen publike, me shpresën që personi të identifikohet dhe që autoritetet të verifikojnë rastin. JOQ Albania publikon pamjet e kamerave të sigurisë dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e autoriteteve lidhur me ngjarjen.

24.8K views


💾

Një studente i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar zhurmat e përsëritura gjatë orëve të vona të natës në konviktet e Universiteti...

By: @joq
1 September 2026 at 04:01

Një studente i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar zhurmat e përsëritura gjatë orëve të vona të natës në konviktet e Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT). Sipas saj, thuajse çdo natë grupe të ndryshme personash hyjnë në territorin e konvikteve dhe qëndrojnë në ambientet e përbashkëta duke shkaktuar zhurma, edhe pas mesnate. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një grup të rinjsh i mbledhur në oborrin e konvikteve gjatë natës, ndërsa studentja shprehet se situata përsëritet vazhdimisht. “Jam një studente që jetoj në konviktet e UBT. Ora po shkon 12 e natës dhe zhurmat vazhdojnë. Përballemi çdo ditë me të njëjtat zhurma. Hyjnë brenda territorit të konviktit dhe na prishin qetësinë.” Studentja tregon se shumë prej tyre punojnë gjatë ditës dhe duhet të zgjohen herët, ndaj zhurmat gjatë natës po u krijojnë vështirësi. “Jemi studentë, punojmë ditën tjetër, çohemi herët për punë. Rojet as nuk dalin t’u tërheqin vëmendjen, asgjë.” Sipas saj, problemi nuk është një rast i izoluar, por një situatë që përsëritet çdo natë. “Çdo natë e njëjta gjë. Mblidhen lloj-lloj grupesh, lloj-lloj njerëzish që bëjnë super zhurma.” Studentja kërkon që administrata e konvikteve dhe strukturat përgjegjëse të marrin masa për garantimin e qetësisë dhe sigurisë së studentëve gjatë orëve të natës. JOQ Albania publikon pamjet dhe shqetësimin e studentes, duke sjellë në vëmendje situatën dhe duke pritur një reagim nga strukturat përgjegjëse të konvikteve të UBT-së.

9611 views


💾

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të Tiranës, në afërsi të Casa Italia, ku një automjet ka përfunduar i përmbysur në mes të r...

By: @joq
1 September 2026 at 04:01

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të Tiranës, në afërsi të Casa Italia, ku një automjet ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës. Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania nga një dëshmitar tregojnë automjetin të kthyer përmbys në rrugë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit. Sipas dëshmitarit, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që automjeti të përmbyset dhe të përfundojë në rrugë. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes pritet të zbardhen, ndërsa pamjet tregojnë situatën e krijuar në këtë aks të hyrjes së Tiranës.

2727 views


💾

Një qytetar i ka dërguar redaksisë së JOQ Albania pamje nga rrugët e Shqipërisë, ku një automjet i Policisë së Shtetit shihet i ndaluar gjatë orëve të...

By: @joq
1 September 2026 at 04:01

Një qytetar i ka dërguar redaksisë së JOQ Albania pamje nga rrugët e Shqipërisë, ku një automjet i Policisë së Shtetit shihet i ndaluar gjatë orëve të natës. Në video, makina e policisë ka të ndezura dritat e emergjencës, ndërsa një efektiv me jelek fosforeshent shihet pranë automjetit duke e furnizuar me karburant përmes një bidoni. Pamjet kanë shkaktuar reagime dhe humor te qytetari që ka regjistruar videon, i cili i ka shoqëruar me mbishkrimin: “I la nafta të shkretit.” Nga pamjet nuk mund të përcaktohet nëse automjetit i kishte përfunduar karburanti apo nëse bëhet fjalë për një situatë tjetër, por momenti është filmuar në rrugë dhe tregon efektivin duke hedhur karburant nga një bidon në automjetin e policisë. JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari, duke sjellë këtë moment të pazakontë të regjistruar gjatë natës.

28.2K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mungesën e furnizimit me ujë në disa pallate në zonën e Astirit, Tiranë. Sipas ...

By: @joq
1 September 2026 at 04:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar mungesën e furnizimit me ujë në disa pallate në zonën e Astirit, Tiranë. Sipas denoncuesit, banorët e pallateve Rruci Mirdita, në Rrugën Astrit Losha, Njësia 14, kanë mbetur pa ujë që prej orëve të mesditës. Qytetari shprehet se Ujësjellësi është njoftuar për problematikën, por deri në momentin e dërgimit të denoncimit nuk ishte ndërmarrë një ndërhyrje konkrete për rikthimin e furnizimit. Në videon e dërguar në redaksi shihet një banor duke hapur rubinetin, por nga ai nuk del ujë. Situata, sipas qytetarit, po krijon vështirësi për familjet që jetojnë në këto pallate, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta të këtyre ditëve. “Ju lutem ta publikoni këtë problematikë, me shpresën që zëri i banorëve të dëgjohet dhe Ujësjellësi të marrë masa sa më shpejt për rikthimin e furnizimit me ujë.” Banori kërkon që institucionet përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të ndërhyjnë për rikthimin e furnizimit me ujë për familjet e prekura. JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e dërguara nga qytetari, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi nga Ujësjellësi lidhur me shkakun e ndërprerjes dhe kohën e rikthimit të furnizimit.

8966 views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar situatën e mbetjeve dhe djegien e plehrave në Berat. Sipas tij, në një zonë rre...

By: @joq
1 September 2026 at 04:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar situatën e mbetjeve dhe djegien e plehrave në Berat. Sipas tij, në një zonë rreth 1 kilometër larg qendrës së qytetit dhe vetëm 10 metra nga Unaza e Re e Beratit, mungojnë koshat e mbeturinave, ndërsa mbetjet grumbullohen dhe digjen në ambient të hapur. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një grumbull i madh mbeturinash duke u përfshirë nga flakët, ndërsa tymi përhapet në zonën përreth. Denoncuesi pretendon gjithashtu se mbetjet nuk pastrohen rregullisht dhe se në zonë lëvizin kafshë, përfshirë dhi dhe derra, mes mbeturinave. “Plerat nuk pastrohen, koshat mungojnë. Dhitë dhe derrat kullosin nëpër plehra. Kjo gjendje është 1 kilometër nga qendra e Beratit dhe 10 metra nga Unaza e Re.” Qytetari ngre edhe akuza për mënyrën e menaxhimit të mbetjeve në qytet, duke përmendur ish-kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo, si dhe pretendime për lidhje mes personave të përfshirë në menaxhimin e mbetjeve dhe familjes Torollari. Këto janë pretendime të denoncuesit dhe nuk përbëjnë fakte të konfirmuara. Nga pamjet nuk mund të përcaktohet se kush i ka vënë zjarrin mbetjeve apo kush mban përgjegjësi për situatën. Pikërisht për këtë arsye, qytetari kërkon që institucionet përgjegjëse të dalin në terren, të verifikojnë gjendjen e mbetjeve dhe të përcaktojnë përgjegjësinë për djegien e tyre. JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e Bashkisë Berat dhe çdo personi apo institucioni të përmendur në denoncim.

9333 views


💾

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shqetësues me një produkt ushqimor të blerë në Durrës. Sipas saj, pas...

By: @joq
1 September 2026 at 04:01

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shqetësues me një produkt ushqimor të blerë në Durrës. Sipas saj, pasi ka marrë porosinë dhe ka hapur paketimin, ka konstatuar një insekt të vogël mbi ushqim. “Sapo bleva French Tacos në Durrës, hapa paketimin dhe brenda paketimit gjeta krimb. Ju lutem publikojeni këtë video!”, shkruan qytetarja. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet ushqimi i paketuar, ndërsa mbi të duket një insekt i vogël. Qytetarja shprehet e shqetësuar dhe ngre dyshimin se produkti mund të ketë qenë i ndenjur. “Kur e hapa paketimin, ishte krimbi sipër. Nuk e di si është e mundur kjo, mbase produkti ka qenë i ndenjur.” Nga pamjet nuk mund të përcaktohet se si ka përfunduar insekti mbi ushqim apo nëse lidhet me përgatitjen dhe ruajtjen e produktit. Për këtë arsye, rasti kërkon verifikim nga subjekti dhe institucionet përgjegjëse për sigurinë ushqimore. JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e qytetares, ndërsa mbetet e hapur për një reagim nga biznesi lidhur me rastin.

198.9K views


💾

Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana”, gjatë ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e ...

By: @joq
1 September 2026 at 04:01

Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana”, gjatë ndeshjes mes Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në minutat e para të takimit, energjia elektrike është ndërprerë, duke lënë stadiumin në errësirë dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të atmosferës normale të ndeshjes. Një tifoz i pranishëm në stadium i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke dërguar edhe pamjet nga momenti kur stadiumi mbetet pa ndriçim. Por ndërsa fusha dhe tribunat u zhytën në errësirë, nga shkallët e stadiumit nisën të dëgjoheshin thirrjet e tifozëve në kor: “Rama ik!” Nuk dihet ende arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike.

99.2K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tij, ka ndodhur më 30 gusht 2026 në Koman, në zonën nga k...

By: @joq
1 September 2026 at 04:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që, sipas tij, ka ndodhur më 30 gusht 2026 në Koman, në zonën nga ku niset drejt Lumit të Shalës. Qytetari pretendon se për parkimin i është kërkuar një pagesë prej 1,000 lekësh të reja, por ai ka refuzuar të paguajë dhe e ka parkuar automjetin së bashku me mjetet e tjera. Sipas tij, pas refuzimit të pagesës, është vendosur gjobë ndaj automjetit të tij, ndërsa disa automjete të tjera që ishin parkuar në të njëjtën zonë nuk janë gjobitur. Në videon e dërguar në redaksi, qytetari tregon automjetet e parkuara dhe pretendon se gjobat nuk janë vendosur në mënyrë të njëjtë për të gjithë. “I vendos gjobë njërit, po dhe tre makinave jo. Pse? Sepse vetëm se nuk shkojnë me parku te njerëzit e atij policit. I vënë gjobë makinave dhe kjo është Policia e Shtetit që kemi ne.” Qytetari pretendon gjithashtu se personat që kërkojnë pagesën për parkimin kanë lidhje me punonjës të Policisë së Shtetit dhe se, sipas tij, ndaj personave që refuzojnë të paguajnë kërkohet ndërhyrja e policisë. Në mesazhin e dërguar në redaksi, ai kërkon verifikimin e veprimeve të punonjësit të policisë me numër 31194, duke pretenduar se qytetarët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë. “Të gjithë qytetarët janë të barabartë”, shkruan ai, duke kërkuar që organet kompetente të verifikojnë situatën dhe mënyrën se si janë vendosur gjobat. Nga materialet e dërguara nuk mund të përcaktohet nëse parkimi ka qenë në shkelje të rregullave, nëse pagesa prej 1,000 lekësh ka pasur bazë ligjore apo nëse ka pasur ndonjë lidhje mes personave që kërkonin pagesën dhe punonjësit të policisë. Pikërisht për këtë arsye, qytetari kërkon verifikim institucional mbi mënyrën e administrimit të parkimit, vendosjen e masave administrative dhe pretendimet për trajtim të pabarabartë. JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, ndërsa mbetet e hapur për një reagim nga Policia e Shtetit, Bashkia dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse për të sqaruar rrethanat e rastit.

22.8K views


💾

❌