Situata në Pukë është rënduar më tej, pasi në zonat e prekura nga zjarri raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me linjat telefonike. Të gjitha vatrat e zjarrit në Gojan të Pukës kanë dalë jashtë kontrolli. Sipas raportimeve të A2 CNN situata paraqitet mjaft kritike dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve. Banorët raportojnë se deri më tani nuk ka asnjë helikopter për shuarjen e zjarrit. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip
Rënia nga gomonia rezultoi fatale për një 24-vjeçar i cili humbi jetën pasi u dëmtua rëndë nga helikat e motorit të mjetit lundrues. Ngjarja ndodhi pasditen e të enjtes në zonën mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun. Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji. Mësohet se i riu ndodhej në gomone bashkë me dy persona të tjerë ndërsa gjatë lundrimit ra aksidentalisht duke pësuar dëmtime të rënda. Policia njoftoi se i riu u transportua menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën. Grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Zjarri në zonën e Dukatit po merr përmasa të frikshme, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi në drejtim të Majës së Çikës. Era e fortë që përfshin zonën po favorizon përhapjen e flakëve, duke e bërë edhe më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse në terrenin e thyer malor. Situata mbetet problematike, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e tij në sipërfaqe të tjera.
Një person rreth 50 vjeç ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse. Ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00 të mëngjesit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa automjeti ka përfunduar në një terren të vështirë, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të komplikuar. Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga zona dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën. Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta se si automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të Lumit të Tiranës. Në pamjet e dërguara në redaksi, shtrati i lumit shfaqet i mbushur me mbeturina të ndryshme, ndërsa mes tyre dallohet edhe një mjet lundrues i braktisur. Denoncuesi thekson se kjo situatë ndodhet shumë pranë kryeqytetit, jo më shumë se 15 minuta larg qendrës së Tiranës. “Nuk besoj të ketë nevojë për koment kjo video. Por nuk është as 15 minuta larg qendrës së Tiranës. Cilësia e videos është e dobët, por kuptohet situata komplet, Lumi i Tiranës”, shkruan qytetari. Pamjet ngrenë shqetësim për ndotjen dhe gjendjen e këtij segmenti të lumit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të ndërhyjnë për pastrimin dhe sistemimin e zonës. JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari për të sjellë në vëmendje gjendjen e zonës dhe për të kërkuar reagim nga strukturat përgjegjëse.
Në fshatin Ferras të Beratit, jeton ajo që pa diskutim është gruaja më e vjetër në Shqipëri. Qamile Marra ka festuar së fundmi 117-vjetorin e saj të lindjes mes dashurisë dhe kujdesit të familjarëve, të cilët me shaka e me zemër e urojnë të bëhet edhe 200 vjeç. E lindur në një tjetër epokë, nënë Qamilja ka rritur 7 fëmijë, ka punuar gjithë jetën në bujqësi dhe sot gëzon fatin e rrallë të shohë e të jetojë ndër 5 breza të familjes së saj. Ajo që e bën edhe më të jashtëzakonshme historinë e 117-vjeçares është gëzimi i një shëndeti të plotë. Momentalisht, nënë Qamilja nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk merr asnjë lloj ilaçi. Përtej çdo parashikimi për moshën që mban mbi supe, ajo refuzon të rrijë duarkryq. Rutina e saj ditore do të habiste këdo: ngrihet çdo mëngjes, merr fshesën për të fshirë oborrin e shtëpisë private dhe kujdeset me përkushtim për pulat. Sekretet e këtij vitaliteti duket se lidhen me jetesën e shëndetshme, ku ushqimet kryesore që konsumon janë mishi i shpendëve dhe bulmeti i siguruar nga vetë ferma e tyre familjare. Nusja e shtëpisë, Raimja, shprehet se të jetosh dhe të kujdesesh për një vjehrrë 117-vjeçare është sa përgjegjësi, aq edhe një bekim i madh, duke konfirmuar se nënë Qamilja mbetet ende aktive dhe e paepur. Sot, nënë Qamilja jeton nën kujdesin e djalit të saj, Hysenit, dhe nuses së tij, Raimes. Megjithëse edhe vetë Hyseni i ka kaluar të 80-at dhe përballet me moshën e thyer e problemet e veta të shëndetit, përkushtimi i tij ndaj nënës është një dëshmi e rrallë e dashurisë. Megjithatë, përtej gëzimit dhe vitalitetit, familja përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Djali e ka të pamundur të mbulojë të gjitha shpenzimet e jetesës vetëm me një pension minimal prej 9 400 lekësh, ndërsa të dy kujdestarët e saj janë vetë në moshë pensioni. Për këtë arsye, familja dhe vetë 117-vjeçarja i bëjnë një apel publik institucioneve dhe shtetit shqiptar për akordimin e një pensioni special, në mënyrë që gruaja më e vjetër e vendit të garantojë një pleqëri me dinjitet dhe kushtet e nevojshme jetësore.
Një qytetare i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Kukës, ku sipas saj banorët prej dy ditësh përballen me mungesë totale të furnizimit. “Kukësi, dy ditë pa ujë. Ju lutem publikojeni, sepse nuk është normale. Kemi dy ditë pa ujë, nuk kemi ujë as për të pirë, as për t’u larë”, shkruan qytetarja. Ajo shprehet veçanërisht e shqetësuar për familjet që kanë fëmijë të vegjël dhe të moshuar, ndërsa temperaturat e larta e bëjnë situatën edhe më të vështirë. “Jemi me fëmijë të vegjël, me pleq, s’dimë ku të drejtohemi të marrim masa. Temperatura 40 gradë”, thuhet në denoncim. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një rubinet pa ujë, ndërsa banorët kanë mbledhur ujë në shishe plastike për të përballuar nevojat bazë. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Kukës dhe strukturave përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të rikthyer sa më shpejt furnizimin me ujë.
Blerim Skoro, një refugjat nga Kosova, luajti një rol vendimtar në parandalimin e komploteve terroriste pas sulmeve të 11 shtatorit. Ai punoi për Amerikën për gati një dekadë, duke rrezikuar jetën për të infiltruar kampet e Al-Kaedës në Pakistan gjatë operacioneve për gjetjen e Osama bin Ladenit. Pasi përfundoi karrierën e tij si informator në vitin 2010, Skoro pretendon se shërbimet amerikane të inteligjencës i kishin premtuar leje qëndrimi në SHBA. Megjithatë, më 3 gusht të këtij viti, ai u ndalua nga oficerët e Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE), ndërsa kishte shkuar në një takim rutinë biometrik në New Jersey për të rinovuar lejen e punës. 🔗 Klikoni linkun në story/bio për të lexuar historinë e plotë.
“Shëndetësia falas” në letër, miliarda në llogaritë e privatit. Sipas pasqyrave financiare, Spitali Amerikan mbylli vitin 2025 me 554.5 milionë lekë fitim neto, nga 85 milionë një vit më parë, një rritje prej rreth 552%. Ndërsa qytetarët përballen me mangësitë e sistemit publik, shëndetësia private vazhdon të lulëzojë. Kush po e paguan realisht faturën e “shëndetësisë falas”?
Një banor i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar mungesën e ujit në Sarandë. Sipas tij, furnizimi me ujë është shumë i rrallë, pasi uji vjen vetëm një herë në tre ditë dhe nuk arrin të mbushë plotësisht depozitat e banorëve. “Na vjen një herë në 3 ditë edhe nuk mbushen plot depozitat. S’kemi me çfarë të lajmë rrobat”, shprehet qytetari. Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një rubinet nga i cili nuk rrjedh ujë, duke ilustruar situatën e denoncuar. Mungesa e ujit, sipas banorit, po vështirëson ndjeshëm jetën e përditshme dhe nevojat bazë të familjeve. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse për të garantuar një furnizim më të rregullt me ujë.
Zjarri që ka përfshirë fshatin Gojan i Madh të Pukës vijon prej ditës së djeshme, ndërsa flakët kanë hyrë edhe në zonën e banuar, në lagjen Pepaj. Situata paraqitet mjaft problematike, pasi zjarri ka përmasa të mëdha dhe ka shkaktuar djegien e katër banesave, duke detyruar edhe evakuimin e banorëve. Por pavarësisht përhapjes së flakëve, një pamje e veçantë ka tërhequr vëmendjen e një banori të zonës: një kryq prej druri të thatë ka mbetur i padëmtuar nga zjarri. Për momentin zona mbetet në rrezik nga përhapja e mëtejshme e flakëve ndërsa banorët janë evakuuar. Mungesa e një helikopteri për ndërhyrje nga ajri e bën edhe më të komplikuar situatën.
Një moment ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim në rrugët e Tiranës është filmuar ditën e sotme. Një efektiv i Policisë Rrugore është parë duke shtyrë me duar një Range Rover, i cili kishte mbetur i bllokuar në mes të rrugës te fabrika e miellit. Efektivi nuk mjaftohet vetëm me orientimin e trafikut, por afrohet te automjeti dhe së bashku me drejtuesin e largon nga rruga, në mënyrë që të mos pengohet qarkullimi. Shkaku i ndalimit të mjetit nuk dihet, por ajo që ka tërhequr vëmendjen është gatishmëria e policit për të ndërhyrë dhe për të ndihmuar, pavarësisht temperaturave të larta dhe vapës së fortë. Videoja është dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ka zgjedhur të vlerësojë publikisht efektivin, duke shkruar: “Një respekt për policin e qarkullimit të Tiranës, shefin Jetnor Shira.”
Koncesioni i sterilizimit mund të ketë marrë fund në letra, por në realitet, litarët e thesit kanë mbetur në të njëjtat duar. Ndërsa qytetarët shpresonin se kthimi i këtij shërbimi në administrim shtetëror do t’i jepte fund "kullotjes" me paratë e taksapaguesve, Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit (OSHIS) e ka nisur aventurën e tij me një skandal që nxjerr zbuluar fasadën e "shtetëzimit". Në një procedurë të mbështjellë me mungesë konkurrence, OSHIS, nën drejtimin e Arisa Canes, i ka dhuruar 1.5 miliardë lekë, ose rreth 1.7 milionë euro, kompanisë “GAMASERVICE”. Tenderi për transportin rezervë të materialeve mjekësore dhe mbetjeve spitalore ka përfunduar në duart e këtij subjekti pa asnjë rival, duke u shpallur fitues me një ofertë sa 96.6% e fondit limit. Kur një kontratë milionëshe jepet pa u ballafaquar asnjë çmim tjetër në treg, transparenca nuk është thjesht e munguar, ajo është e vrarë që në fillim. Por, nuk është mungesa e garës ajo që shkakton më shumë alarm, është vetë emri pas kompanisë fituese. “GAMASERVICE” zotërohet nga Artan Lleshi, një personazh që shfaqet si "hija" e përhershme e koncesionit të sterilizimit. Lleshi nuk është një sipërmarrës i rastësishëm, ai ka qenë në hierarkinë drejtuese të “Sani Service”, kompanisë koncesionare që për vite me radhë thithi miliona euro nga buxheti i shtetit dhe që sot është nën lupën e SPAK. Emri i Artan Lleshit dhe kompanisë së tij nuk janë të panjohur as për prokurorët e posaçëm. Në dosjen hetimore ku janë të pandehur ish-ministri Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, Lleshi shfaqet si një nyje kyçe e transaksioneve financiare mes koncesionarit privat dhe bizneseve të tij gjatë periudhës 2020-2021.