Normal view

Bridge returned error 400! (20668)

3 August 2026 at 02:00

400 Bad Request

This is usually caused by an incorrectly constructed http request.

https://developer.mozilla.org/en-US/docs/Web/HTTP/Status/400

Details

Type: HttpException
Code: 400
Message: https://www.tiktok.com/embed/@news24.al resulted in 400 Bad Request
File: lib/http.php
Line: 36

Trace

#0 index.php(73): RssBridge->main()
#1 lib/RssBridge.php(39): RssBridge->{closure}()
#2 lib/RssBridge.php(37): CacheMiddleware->__invoke()
#3 middlewares/CacheMiddleware.php(44): RssBridge->{closure}()
#4 lib/RssBridge.php(37): ExceptionMiddleware->__invoke()
#5 middlewares/ExceptionMiddleware.php(17): RssBridge->{closure}()
#6 lib/RssBridge.php(37): SecurityMiddleware->__invoke()
#7 middlewares/SecurityMiddleware.php(19): RssBridge->{closure}()
#8 lib/RssBridge.php(37): MaintenanceMiddleware->__invoke()
#9 middlewares/MaintenanceMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#10 lib/RssBridge.php(37): BasicAuthMiddleware->__invoke()
#11 middlewares/BasicAuthMiddleware.php(13): RssBridge->{closure}()
#12 lib/RssBridge.php(37): TokenAuthenticationMiddleware->__invoke()
#13 middlewares/TokenAuthenticationMiddleware.php(10): RssBridge->{closure}()
#14 lib/RssBridge.php(34): DisplayAction->__invoke()
#15 actions/DisplayAction.php(54): DisplayAction->createResponse()
#16 actions/DisplayAction.php(89): TikTokBridge->collectData()
#17 bridges/TikTokBridge.php(30): getSimpleHTMLDOMCached()
#18 lib/contents.php(215): getContents()
#19 lib/contents.php(106): HttpException::fromResponse()
#20 lib/http.php(36)

Context

Query: action=display&bridge=TikTokBridge&context=By user&username=news24.al&format=Atom
Version: 2025-06-03
OS: Linux
PHP: 8.2.32

Go back

VerifiedJoseph

Një sulm i armatosur ka tronditur qytetin Twin Falls, në shtetin amerikan të Idaho-s, ku një person hapi zjarr brenda dhe jashtë një restoranti In-N-O...

3 August 2026 at 02:00

Një sulm i armatosur ka tronditur qytetin Twin Falls, në shtetin amerikan të Idaho-s, ku një person hapi zjarr brenda dhe jashtë një restoranti In-N-Out, duke lënë pas tre viktima dhe disa të plagosur. Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ndodhi të shtunën dhe shkaktoi panik mes klientëve dhe kalimtarëve. Zëdhënësi i qytetit, Josh Palmer, konfirmoi se tre persona humbën jetën, ndërsa të paktën dy të tjerë u plagosën. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që numri i të lënduarve të rritet. Shefi i Policisë së Twin Falls, Matthew Hicks, bëri të ditur se autori i dyshuar është gjetur i vdekur, duke shtuar se nuk ka më rrezik për komunitetin. Deri tani nuk është bërë e ditur nëse ai përfshihet në bilancin e viktimave. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivin e sulmit, ndërsa identiteti i viktimave dhe i autorit nuk është bërë ende publik. ... #SyriTv #SyriNet #SHBA

138.4K views


💾

Kryeministri Edi Rama reagoi në platformën "X" mbi propozimin e Partisë Socialiste mbi Reformën Territoriale. Sipas tij, "dokumenti i reformës së prop...

3 August 2026 at 02:00

Kryeministri Edi Rama reagoi në platformën "X" mbi propozimin e Partisë Socialiste mbi Reformën Territoriale. Sipas tij, "dokumenti i reformës së propozuar është pikërisht në fazën e vet të konsultimit publik ligjor prej 60 ditësh dhe kjo fazë do të thotë pikërisht, bujrum gjithkush të shprehet lirisht për propozimin". Rama theksoi se "të gjithë do të informohen shumë më tepër përgjatë këtyre 60 ditëve lidhur me arsyet logjike të propozimeve - ku nuk ka pasur si të merren parasysh reputacioni i zonës bashkiake që nga koha e antikitetit, numri i të rënëve në luftrat e 2000 vjetëve të fundit apo të tjera të dhëna e gojëdhana të kësaj natyre, të cilat s’kanë qenë dhe s’mund të jenë farë argumenta në këtë debat". #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

325 views


💾

Një apartament është përfshirë nga flakët në katin e tretë të një pallati, në rrugën Transballkanike, në Vlorë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në...

3 August 2026 at 02:00

Një apartament është përfshirë nga flakët në katin e tretë të një pallati, në rrugën Transballkanike, në Vlorë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete dhe forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shuar flakët. Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, është bërë e mundur izolimi i zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij në apartamentet përreth, shkruan A2. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale brenda banesës së përfshirë nga zjarri. ##lajme

711 views


💾

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Spokane, në shtetin e Uashingtonit, duke djegur ndërtesa dhe detyruar ndërhyrjen e avionëve zjarrfikës. Pamjet t...

3 August 2026 at 02:00

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Spokane, në shtetin e Uashingtonit, duke djegur ndërtesa dhe detyruar ndërhyrjen e avionëve zjarrfikës. Pamjet tregojnë një aeroplan duke hedhur ujë mbi flakët ndërsa ekipet në terren vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

4040 views


💾

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka shoqëruar dhe proceduar penalisht penalisht 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, për plagosjen e lehtë të një shtetas...

3 August 2026 at 02:00

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka shoqëruar dhe proceduar penalisht penalisht 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, për plagosjen e lehtë të një shtetasi italian 20 vjeç. “Lidhur me rastin e ndodhur pranë Pallatit të Kulturës, më datë 29.07.2026, ku mbeti i dëmtuar lehtë një 20-vjeçar italian, ju informojmë se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, të kryera menjëherë pas konfliktit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë të mundur identifikimin, shoqërimin dhe procedimin në gjendje të lirë të 8 shtetasve të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në konflikt, gjatë të cilit 20-vjeçari italian pësoi lëndime të lehta trupore. Puna vijon për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

607 views


💾

Disa barna mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve UV. Në rubrikën “Në Farmaci”, pjesë e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja F...

3 August 2026 at 02:00

Disa barna mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve UV. Në rubrikën “Në Farmaci”, pjesë e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, flasim për barnat që mund të shkaktojnë fotosensibilizim, duke rritur rrezikun për djegie, skuqje, njolla apo reaksione në lëkurë edhe pas një ekspozimi të shkurtër në diell. Ndër barnat më të zakonshme janë disa antibiotikë, si doksiciklina dhe ciprofloxacina, disa diuretikë, barna për tensionin arterial, retinoidet që përdoren për trajtimin e akneve, disa anti-inflamatorë jo-steroidë (AINS), kontraceptivët oralë dhe disa barna antidiabetike. Nëse jeni duke përdorur një nga këto barna, përdorni krem mbrojtës me SPF, rinovojeni çdo dy orë, vishni rroba mbrojtëse dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve me rrezatim më të lartë. Mos e ndërprisni trajtimin pa u konsultuar me mjekun ose farmacistin. Për më shumë, ndiqni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #Nefarmaci

1457 views


💾

Disa njerëz nuk ndjekin vetëm kohën; ata i paraprijnë asaj. Në rubrikën “Impakt Shëndet”, pjesë e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Fr...

3 August 2026 at 02:00

Disa njerëz nuk ndjekin vetëm kohën; ata i paraprijnë asaj. Në rubrikën “Impakt Shëndet”, pjesë e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, Prof. Rubena Moisiu kujton Dr. Edi Tushen si një mjek vizionar, me ide që shpesh i paraprinin kohës. Si kolege e tij, ajo rrëfen se jo gjithmonë idetë e tij dukeshin të lehta për t’u realizuar në fillim, por Dr. Tushe kishte bindjen, qartësinë dhe këmbënguljen profesionale për t’i kthyer ato në realitet. Ai nuk ishte vetëm një mjek që propozonte zgjidhje, por një profesionist që mendonte për të ardhmen e kujdesit ndaj nënës dhe të porsalindurit, duke synuar përmirësimin e vazhdueshëm të praktikës mjekësore. Për më shumë, ndiqni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #RubenaMoisiu #KlinikaVeraVirhov

3520 views


💾

Menopauza kërkon më shumë se një konsultë të vetme. Në emisionin “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, Dr. Fatbardha Myslimaj Xhani...

3 August 2026 at 02:00

Menopauza kërkon më shumë se një konsultë të vetme. Në emisionin “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, Dr. Fatbardha Myslimaj Xhani foli për ngritjen e një kabineti të dedikuar për gratë në periudhën e menopauzës. Ky kabinet synon të ofrojë një qasje multidisiplinare, ku mjekë të specialiteteve të ndryshme bashkëpunojnë për të ndërtuar plane të personalizuara trajtimi dhe mbështetjeje sipas nevojave të çdo gruaje. Një nismë që vendos në qendër shëndetin fizik, mirëqenien emocionale dhe cilësinë e jetës së gruas. Për më shumë, ndiqni videon e plotë në kanalin e A2 CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #FatbardhaMyslimajXhani #KlinikaVeraVirhov

714 views


💾

Kjo është kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit në Francë, për të cilën SPAK ka kërkuar sekuestrimin. Ajo me të cilën identifikohet lehtë...

3 August 2026 at 02:00

Kjo është kështjella prej 2.6 milionë eurosh e Ermal Beqirit në Francë, për të cilën SPAK ka kërkuar sekuestrimin. Ajo me të cilën identifikohet lehtësisht se i përket biznesmenit, është një seksion në faqen zyrtare ku publikohen të dhënat ligjore të faqes së internetit, figuron emri "Ermal Beqiri", si dhe nga vetë njoftimi i SPAK që përcakton se kështjella ndodhet në Oise “Château d'Auteuil në Berneuil-el-Bray është një vend ekskluziv dhe pak i njohur për publikun, një monument historik privat i vendosur rreth një orë larg Parisit, në Oise”, thuhet në faqen zyrtare ku reklamohet kështjella. Regjistrat francezë të pasurive të paluajtshme tregojnë se më 30 dhjetor 2024 Château d’Auteuil u shit për 2.612.200 euro. Shuma përputhet pothuajse plotësisht me atë të përmendur nga SPAK për blerjen e një kështjelle në Oise. Château d’Auteuil ndodhet në Berneuil-en-Bray, rreth një orë larg Parisit dhe pranë aeroportit Beauvais. Sipas të dhënave historike franceze, pjesët më të vjetra të saj datojnë nga fundi i shekullit XVI, ndërsa ndërtesa mori pamjen aktuale gjatë shekullit XIX. Rezidenca është ndërtuar në stilin Louis XIII, me fasada karakteristike prej tullash të kuqe dhe çati prej pllakash të holla guri natyror. Ajo është e rrethuar nga hendeqe dhe parku përreth, ndërsa fasadat dhe çatitë janë të mbrojtura si monument historik nga shteti francez. Historia e saj shtrihet në më shumë se katër shekuj. Kështjella e parë u shkatërrua në fund të shekullit XVI, por u rindërtua mbi të njëjtat themele dhe mori pamjen aktuale. Në faqen zyrtare thuhet se restaurimi i saj vazhdon prej më shumë se dy dekadash. “Që nga viti 2003, 70 për qind e 35 ambienteve janë restauruar duke respektuar historinë dhe duke shtuar komoditetin e ditëve të sotme”, ndërsa autorët e prezantimit shtojnë se kështjella “bëhet çdo ditë e më e bukur”. @voxnews.al

4247 views


💾

Raporti mjeko-ligjor ka konfirmuar se 25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi mbeti i vdekur nga një plumb i vetëm në anën e djathtë të qafës. Plumbi, ish...

3 August 2026 at 02:00

Raporti mjeko-ligjor ka konfirmuar se 25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi mbeti i vdekur nga një plumb i vetëm në anën e djathtë të qafës. Plumbi, ishte një prej atyre që u qëlluan nga një armë gjysmëautomatike Beretta të kalibrit 6,75 dhe i shkaktoi dëmtime shumë të rënda në shtyllën kurrizore duke prekur më pas palcën në rruazat C2 dhe C3. Si pasojë u ndërprenë rrugët nervore, duke shkaktuar paralizë të frymëmarrjes dhe hemorragji të brendshme, të cilat sollën vdekjen e 25-vjeçarit natën e 14 shkurtit në bulevardin della Repubblica në Montecalvoli. Dokumenti, paraqet rezultatet e autopsisë së kryer më 13 mars nga specialisti, i cili, pasi kishte konfirmuar vdekjen e Muharremit ditën e vrasjes, ishte ngarkuar me kryerjen e ekzaminimit të mëtejshëm të trupit nga prokurori zëvendësues i Prokurorisë së Pizës, Fabio Pelosi, i cili drejton hetimet. I dyshuari për vrasjen I dyshuari si autor i vrasjes është Renato Xyke, 20 vjeç, gjithashtu shqiptar nga Santa Maria a Monte (i mbrojtur nga avokati Giuseppe Carvelli). Ai ndodhet në burg që prej ditës së atentatit vdekjeprurës dhe mbahet në Arezzo, ku u kap teksa ishte në arrati me familjen, duke drejtuar të njëjtin automjet Range Rover Evoque, nga i cili ai nuk e ka mohuar se kishte qëlluar në drejtim të Muharremit. Ky i fundit ndodhej në sediljen e pasagjerit në bordin e një Fiat Doblò të bardhë, ku u gjet pa shenja jete. Kulmi tragjik i një përplasjeje që kishte zgjatur gjatë gjithë mbrëmjes dhe që, sipas hetuesve, mund të kishte nisur shumë kohë më parë. Disa orë para të shtënave, mes të dyshuarit si autor i vrasjes dhe viktimës, së bashku me grupet përkatëse, kishte pasur një konflikt të dhunshëm, i cili shpërtheu brenda një klubi në Capanne të Montopolit dhe më pas vazhdoi në parking. Më pas, mes dy palëve dyshohet se pati kontakte telefonike, deri në atë që rezultoi të ishte një takim i vërtetë vdekjeprurës në bulevardin della Repubblica. Vrasja e viktimës mendohet se ka ndodhur në orën 05:25, rreth gjysmë ore para të shtënave. Plumbi vdekjeprurës, i gjetur në trupin e 25-vjeçarit, ndodhej jo shumë larg pikës së hyrjes, pasi kishte shpuar xhaketën e zezë që mbante viktima. Koka e plumbit ishte pozicionuar në pjesën anësore dhe të pasme, në raport me rruazën e dytë të qafës. Muharremi u godit edhe nga një plumb tjetër, i cili e preku tangent mes parakrahut dhe kyçit të dorës së djathtë. Një plagë që mjeku ligjor e konsideron të parëndësishme në raport me shkakun e vdekjes së viktimës. @voxnewsalbania

40.5K views


💾

❌