Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 February 2026Social

Publikimi më 30 janar i mbi 3 milionë faqeve dokumente që lidhen me hetimin ndaj ish-financierit Jeffrey Epstein ka shkaktuar një tronditje të fortë p...

8 February 2026 at 21:00

Publikimi më 30 janar i mbi 3 milionë faqeve dokumente që lidhen me hetimin ndaj ish-financierit Jeffrey Epstein ka shkaktuar një tronditje të fortë politike dhe institucionale, veçanërisht në Evropë. Dosjet zbulojnë se Epstein kishte ndërtuar një rrjet të gjerë ndërkombëtar, ku përfshiheshin anëtarë të familjeve mbretërore, liderë politikë, miliarderë, bankierë dhe akademikë. Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, goditjen më të madhe nga ky publikim e kanë pësuar elitat e kontinentit evropian, më shumë sesa figurat publike në Shtetet e Bashkuara. Zbulimet kanë tronditur elitën politike, sociale dhe ekonomike të disa vendeve evropiane, duke çuar në përfundimin e karrierave, dorëheqje dhe nisjen e hetimeve politike e penale. Mes emrave më të përfolur është ish-ambasadori britanik në Uashington, Peter Mandelson, i cili rrezikon ndjekje penale për ndarjen e informacioneve të ndjeshme me Epstein. Çështja ka shkaktuar edhe krizë politike në Mbretërinë e Bashkuar, duke vënë nën presion kryeministrin Keir Starmer për emërimin e Mandelson në poste të larta. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

3464 views


💾

Haley Robson ka treguar për herë të parë përvojën e saj të dhimbshme me Jeffrey Epstein, kur ishte vetëm 16 vjeç në vitin 2002. Ajo tregon se u kontak...

8 February 2026 at 21:00

Haley Robson ka treguar për herë të parë përvojën e saj të dhimbshme me Jeffrey Epstein, kur ishte vetëm 16 vjeç në vitin 2002. Ajo tregon se u kontaktua nga njerëz të afërt, përfshirë një shoqe klase dhe Tony Figueroa, ish-i dashuri i Virginia Giuffre, si dhe Ghislaine Maxwell. “Kur më ftuan në shtëpinë e Jeffreyt, nuk kisha dijeni se çfarë do të ndodhte. Kur mbërrita, ai më abuzoi për rreth një orë,” rrëfen Robson në një intervistë për Corriere della Sera. Robson shpreh edhe mendimin e saj lidhur me vdekjen e Epstein, duke thënë se nuk beson se ai ka kryer vetëvrasje. Sot, Robson është aktiviste dhe punon për të ndihmuar viktimat e abuzimit, veçanërisht gratë dhe fëmijët. “Kjo përvojë na ka bërë më të forta dhe më të vendosura që të kërkojmë drejtësi dhe të mbështesim njëra-tjetrën,” shprehet ajo. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

8640 views


💾

Ndërsa banorët e Rjoll-it kanë një javë që protestojnë në përleshje të ashpër me policinë në mbrojtje të pronave të tyre prej një projekti biznesi të ...

8 February 2026 at 21:00

Ndërsa banorët e Rjoll-it kanë një javë që protestojnë në përleshje të ashpër me policinë në mbrojtje të pronave të tyre prej një projekti biznesi të Bashkim Ulajt, Berisha nuk thotë asnjë fjalë. Vetëm dje, në ditën e 6 të protestës, PD-ja e Shkodrës, mezi bëri një prononcim në mbështetje të banorëve. Protestuesit janë braktisur nga opozita për tu lënë të vetëm të përballen me harbutërinë e pushtetit e Ramës. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

11K views


💾

Disa ditë pasi negociatat për të ndaluar luftën e Rusisë në Ukrainë përfunduan pa rezultat përfundimtar në Abu Dhabi, presidenti ukrainas Volodymyr Ze...

8 February 2026 at 21:00

Disa ditë pasi negociatat për të ndaluar luftën e Rusisë në Ukrainë përfunduan pa rezultat përfundimtar në Abu Dhabi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po diskutonin marrëveshje dypalëshe ekonomike me vlerë rreth 12 trilionë dollarë, duke përfshirë marrëveshje që do të ndikonin në Ukrainë. Zelensky tha se burimet e inteligjencës i treguan dokumente që përcaktonin një kornizë për bashkëpunimin ekonomik SHBA-Rusi që ai e quajti "paketa Dmitriev" - e emëruar sipas Kirill Dmitriev, kreut të fondit sovran të pasurisë së Rusisë dhe një aleat i ngushtë i Presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka qenë një figurë qendrore në negociatat mbi një armëpushim të mundshëm. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

27K views


💾

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet ...

8 February 2026 at 21:00

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar ditën e sotme rreth orës 13:30 në ambientet e një karburanti në qytetin e Vlorës. Sipas vetë avokatit Cakrani, dy persona të panjohur për të e kanë sulmuar në momentin që ai po furnizohej me karburant. Fillimisht, ata e kanë ofenduar dhe sharë, ndërsa dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të një parkimi , edhe pse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë shkaku i vërtetë. Më pas, dy personat kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e goditur me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

18.6K views


💾

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës ku është dhunuar fizikisht avokati Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit të Shqip...

8 February 2026 at 21:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës ku është dhunuar fizikisht avokati Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Për rrjedhojë, Cakrani është nisur menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Avokati, Kujtim Cakrani është dhunuar pas një konflikti të çastit me një person tjetër në një pikë karburanti. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

17.7K views


💾

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se kryeministri Edi Rama është në panik, duke iu referuar deklaratave të sotme të këtij të fundit ...

8 February 2026 at 21:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se kryeministri Edi Rama është në panik, duke iu referuar deklaratave të sotme të këtij të fundit në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të pezullimit të Belinda Ballukut si zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në një reagim në rrjete sociale, kryedemokrati shprehet se shefi i qeverisë tha përpara qytetarëve në mënyrë të papërgjegjshme se do ta shpërfillë vendimin e Kushtetueses, duke shtuar se pretendimi i tij që pezullimi i një ministri nga gjykata është rasti i parë në botë është i pavërtetë. “Ky është një mashtrim i madh sa vetë Edi Rama. Në rajon, në Europë dhe në botë, gjykatat kanë pezulluar jo vetëm ministra, por edhe kryeministra.”, shkruan ai duke shtuar se këtë vendim të Kushtetueses ai e sheh jo thjesht si një goditje për Belinda Ballukun por edhe për veten e tij. Sipas Berishës, Rama, me deklaratën e sotme në Podcastin “Flasim”, ai kërcënoi edhe Evropën. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

6132 views


💾

Brad Arnold, këngëtari kryesor i grupit të njohur amerikan rock "3 Doors Down", i nominuar për çmimin Grammy, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, d...

8 February 2026 at 21:00

Brad Arnold, këngëtari kryesor i grupit të njohur amerikan rock "3 Doors Down", i nominuar për çmimin Grammy, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi kishte njoftuar publikisht se ishte diagnostikuar me kancer të veshkave në fazën e katërt. Lajmi u konfirmua të shtunën nga vetë grupi përmes një deklarate, ku thuhet se Arnold “u nda nga jeta i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur, në gjumë, pas një beteje të guximshme me kancerin”. Grupi 3 Doors Down u formua në vitin 1995 në Misisipi dhe katër vite më vonë fitoi një nominim për Grammy falë hitit të tyre “Kryptonite”, këngë që Arnold e kishte shkruar që në moshën 15-vjeçare, gjatë orës së matematikës. Albumi i tyre debutues, “The Better Life”, shiti mbi 6 milionë kopje në mbarë botën. Një tjetër nominim për Grammy erdhi në vitin 2003 me këngën “When I’m Gone”, ndërsa grupi u bë një nga emrat më të dashur të rock-ut alternativ në fillim të viteve 2000. Në total, 3 Doors Down publikoi gjashtë albume, i fundit “Us and the Night” në vitin 2016. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

7690 views


💾

Punonjës të sistemit shëndetësor po ngrenë shqetësimin për vonesën e pagës së muajit janar, duke theksuar se edhe pse kalendari ka hyrë në datën 8 shk...

8 February 2026 at 21:00

Punonjës të sistemit shëndetësor po ngrenë shqetësimin për vonesën e pagës së muajit janar, duke theksuar se edhe pse kalendari ka hyrë në datën 8 shkurt, pagesa nuk është kryer ende. Sipas ankesave të mbërritura në redaksinë e VoxNews, situata prek mjekë, infermierë dhe sanitare, të cilët shprehen se përveç mungesës së pagesës, ajo nuk figuron as e deklaruar në sistemin elektronik e-Albania. Kjo ka shtuar pasigurinë mes punonjësve, pasi nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi arsyen e vonesës apo afatin e ekzekutimit të pagave. "Pershendetje! SERISHT Kemi vonese te pages se muajit janar , dt 8 akoma skemi marre pagen, as esht deklaru tek ealbania, vazhdojn me vonesa ,sju intereson fare", shkruan një punonjës. Punonjësit kërkojnë reagim dhe sqarim nga institucionet përgjegjëse, si dhe një afat të qartë për disbursimin e pagave të prapambetura, në mënyrë që situata të mos vijojë të përsëritet. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2620 views


💾

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi arrin suksesin e radhës. Ajo ka fituar medaljen e artë në 'Paris Grand Slam 2026', pasi mposhti spanjollen, Arian...

By: @syritv
8 February 2026 at 21:00

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi arrin suksesin e radhës. Ajo ka fituar medaljen e artë në 'Paris Grand Slam 2026', pasi mposhti spanjollen, Ariane Toro Soler nga Spanja. në kategorinë -52 kg. Në rrugëtimin ajo mposhti Alicia Marques, Larissa Pimienta si dhe në gjysmëfinale mposhti francezen, Amandine Buchard. Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Paris edhe në vitet 2020, 2023 dhe 2024, ndërsa medaljen e argjendtë në vitet më 2019 dhe 2022, si dhe atë të bronztë në vitet 2017, 2018 dhe 2025. Që nga viti 2017, Krasniqi vetëm një herë, ka dalë pa medalje nga kryeqyteti francez, në vitin 2022. ... #SyriTv #SyriNet #DistriaKrasniqi

4459 views


💾

Lirza Zaloshnja performon live në studio me violinë. Edukimi muzikor dhe ndikimi te fëmijët. Muzika është një nga terapitë më efektive për shëndetin m...

By: @a2_cnn
8 February 2026 at 21:00

Lirza Zaloshnja performon live në studio me violinë. Edukimi muzikor dhe ndikimi te fëmijët. Muzika është një nga terapitë më efektive për shëndetin mendor, formimin e karakterit dhe zhvillimin emocional. Veçanërisht te fëmijët, instrumentet muzikore shërbejnë si një alternativë e shëndetshme shprehjeje, disipline dhe zbulimi të talentit. Lirza Zaloshnja, violiniste e njohur shqiptare, e lindur në Tiranë dhe e diplomuar në Universitetin e Arteve me Medaljen e Artë në interpretimin e violinës, ishte e ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, në rubrikën “Impakt Shëndet”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti. Përtej skenës, ajo është e angazhuar në edukimin muzikor të fëmijëve përmes mësimit të violinës, duke e konsideruar muzikën jo vetëm si art, por si një mjet formimi, qetësie shpirtërore dhe kulture familjare. Violinistja foli për rolin e edukimit muzikor në zhvillimin e fëmijëve, për artin si mburojë ndaj problemeve sociale dhe për mënyrën se si familjet mund të krijojnë një mjedis më të shëndetshëm dhe më të balancuar përmes muzikës. 📌 Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #LirzaZaloshnja #ImpaktShëndet

231 views


💾

Përdorimi i cigareve elektronike nga të rinjtë. Çfarë raportohet për efektet? Trend, bullizim, shije, adoleshencë apo thjesht eksperiment? Përdorimi m...

By: @a2_cnn
8 February 2026 at 21:00

Përdorimi i cigareve elektronike nga të rinjtë. Çfarë raportohet për efektet? Trend, bullizim, shije, adoleshencë apo thjesht eksperiment? Përdorimi masiv i cigareve elektronike nga fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 18 vjeç është kthyer në një ndër shqetësimet kryesore. E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja toksikologe Prof. Asoc. Esmeralda Thoma shpjegoi se këto produkte nuk janë për adoleshentët dhe se përdorimi i tyre ka sjellë raste me sëmundje serioze të mushkërive te tyre. 📌 Për më shumë, shikoni videon e plotë në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #EsmeraldaThoma #ToksicitetKronik

840 views


💾

❌
❌