Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 February 2026Social

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, priti më 9 shkurt, kryeministrin Edi Rama në një darkë pune në Bruksel. Ata diskutuan për hapat që do ...

10 February 2026 at 23:00

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, priti më 9 shkurt, kryeministrin Edi Rama në një darkë pune në Bruksel. Ata diskutuan për hapat që do të ndërmerren në vijim sa i takon procesit të negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

695 views


💾

Problemet e shumta fizike mund ta detyrojnë Etrit Berishën që të varë këpucët në gozhdë para kohe. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare ka treguar në n...

10 February 2026 at 23:00

Problemet e shumta fizike mund ta detyrojnë Etrit Berishën që të varë këpucët në gozhdë para kohe. Ish-portieri i Kombëtares shqiptare ka treguar në një intervistë për mediat suedeze kalvarin e gjatë të dhimbjeve në shpinë. Aktualisht pjesë e Haken në kampionatin suedez, 37-vjeçari e ka të paqartë të ardhmen e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që të largohet, apo edhe të vendosë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli i luajtur. “Vitin e kaluar nuk e dëgjova trupin tim dhe merrja çdo ditë medikamente sepse kishte shumë ndeshje. Bari artificial është shumë problem për shpinën. Do të shkoj në Norvegji për të bërë një kontroll. Mundet që të largohem. Për momentin nuk di asgjë se çfarë do të ndodhë”, tha Berisha. Etrit Berisha mbajti fanellën e Kombëtares shqiptare për 81 ndeshje, nga viti 2012 deri në vitin 2024, ku ishte një nga liderët e ekipit kuqezi dhe pjesëmarrës në dy kampionatet Europianë të vitit 2016 dhe 2024. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2530 views


💾

Policia italiane arrestoi një burrë që jetonte në provincën e Breshias me akuzën e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, e cila dyshohet se mb...

10 February 2026 at 23:00

Policia italiane arrestoi një burrë që jetonte në provincën e Breshias me akuzën e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, e cila dyshohet se mbeti shtatzënë si pasojë e abuzimit. Arrestimi u krye nga policia e Lombardisë në përputhje me një urdhër paraburgimi të lëshuar nga Prokuroria. Incidenti doli në pah pasi fëmija u dërgua në urgjencë nga nëna e saj për dhimbje të forta barku. Testet mjekësore konfirmuan shtatzëninë, duke nxitur raportime dhe nisjen e një hetimi, shkruajnë mediat. Për më shumë klikoni ne STORY👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1847 views


💾

Një pacient u sulmua nga një mjek në Kolegjin Mjekësor Indira Gandhi (IGMC) në qytetin e Shimla-s. Sipas mediave indiane reagimi i mjekut shkaktoi pro...

By: @syritv
10 February 2026 at 23:00

Një pacient u sulmua nga një mjek në Kolegjin Mjekësor Indira Gandhi (IGMC) në qytetin e Shimla-s. Sipas mediave indiane reagimi i mjekut shkaktoi protesta nga shoqëruesit e pacientit jashtë ambienteve të spitalit. Pacienti, i cili vjen nga një fshat në zonën Kupvi të distriktit Shimla, tha se vizitoi spitalin pasi përjetoi probleme me frymëmarrjen. “Kur mbërriti mjeku, më foli ashpër. Kur i kërkova të fliste me respekt, ai filloi të më godiste”, pretendoi pacienti. ... #SyriTv #SyriNet #Indi

991 views


💾

❌
❌