Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 January 2026Social

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun famëkeq të Koridhalosit në Greqi, ku është vrarë Jani Aliaj, 49 vjeç nga Tepelena, i njohur me nofkën “Xheku ...

By: @joq
19 January 2026 at 21:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun famëkeq të Koridhalosit në Greqi, ku është vrarë Jani Aliaj, 49 vjeç nga Tepelena, i njohur me nofkën “Xheku i frikshëm”. Aliaj u godit për vdekje me mjet prerës nga një i burgosur grek, edhe ai i dënuar për vrasje, në sektorin 3 të burgut. Autoritetet greke kanë nisur hetimet dhe nuk përjashtojnë pistën e një vrasjeje me pagesë. Jani Aliaj ishte i shumëkërkuar në Shqipëri dhe i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Elton Çiços më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai ishte arrestuar në Greqi më 31 dhjetor 2024 me identitet të rremë dhe priste ekstradimin drejt Shqipërisë. Sipas prokurorisë, vrasja e Elton Çiços lidhej me një konflikt të gjatë hakmarrjeje mes dy personave, me zanafillë vite më parë në Greqi, kryesisht për çështje të aktivitetit kriminal dhe drogës. Dyshohet se kishte tentativa të ndërsjella eliminimi, ku të dy kishin mbetur të plagosur në episode të ndryshme. Aliaj rezultonte gjithashtu i dënuar në Greqi me burgim të përjetshëm për vrasje, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, si dhe ishte arratisur më herët nga burgu i Korfuzit. Pavarësisht provave të shumta të mbledhura ndër vite për vrasjen e Elton Çiços, çështja mbeti pa autorë të dënuar përfundimisht, ndërsa “Xheku i frikshëm” gjeti fundin e tij pas hekurave në një burg grek.

23.9K views


💾

Interesi i shqiptarëve për mjetet elektrike ka shënuar një rritje të fortë gjatë vitit 2025, duke konfirmuar një kthesë të qartë drejt transportit të ...

By: @joq
19 January 2026 at 21:00

Interesi i shqiptarëve për mjetet elektrike ka shënuar një rritje të fortë gjatë vitit 2025, duke konfirmuar një kthesë të qartë drejt transportit të gjelbër. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPShTRr), gjatë vitit që sapo u mbyll janë regjistruar 6.187 mjete “All-Electric”, gati dyfish më shumë krahasuar me vitin 2024. Shifrat tregojnë një rritje prej 98% të regjistrimeve të automjeteve plotësisht elektrike brenda një viti, një tregues i qartë i interesit në rritje të qytetarëve dhe bizneseve për mjete miqësore me mjedisin. Ky ritëm e bën vitin 2025 një nga më domethënësit për zhvillimin e mobilitetit elektrik në Shqipëri. Sipas ekspertëve, rritja lidhet me disa faktorë, përfshirë kostot më të ulëta të përdorimit krahasuar me mjetet me karburant, ndërgjegjësimin më të lartë mjedisor dhe interesin për teknologjitë e reja. Paralelisht, kjo prirje nxjerr në pah edhe nevojën për më shumë pika karikimi dhe politika publike që nxisin përdorimin e automjeteve elektrike.

4566 views


💾

Greqia po ndërmerr një reformë të thellë në sistemin e emigracionit ligjor, duke ndryshuar rregullat për lejet e qëndrimit dhe punës. Projektligji i r...

By: @joq
19 January 2026 at 21:00

Greqia po ndërmerr një reformë të thellë në sistemin e emigracionit ligjor, duke ndryshuar rregullat për lejet e qëndrimit dhe punës. Projektligji i ri i Ministrisë së Imigracionit dhe Azilit synon t’i japë fund vonesave kronike dhe bllokimeve burokratike që kanë penalizuar prej vitesh emigrantët dhe bizneset. Sipas mediave greke, aktualisht në Greqi jetojnë rreth 793 mijë emigrantë të ligjshëm, ndërsa afro 293 mijë aplikime për leje qëndrimi mbeten në pritje. Me rregullat e reja, rreth 90 mijë leje pritet të zhbllokohen menjëherë, ndërsa edhe 90 mijë të tjera brenda dy viteve, duke prekur drejtpërdrejt mbi 180 mijë persona. Projektligji parashikon rinovim automatik të disa kategorive të lejeve, veçanërisht kur emigranti vijon të punojë për të njëjtin punëdhënës, si dhe vendos një afat minimal dyvjeçar për çdo leje të re. Qëllimi është shmangia e situatave kur lejet skadojnë për shkak të vonesave administrative, duke krijuar pasiguri ligjore për emigrantët. Një dispozitë e veçantë u jep mundësi emigrantëve që kanë jetuar ligjërisht në Greqi për më shumë se pesë vjet dhe që janë refuzuar më parë për arsye formale, të riparaqesin kërkesën dhe të pajisen me leje qëndrimi. Gjithashtu, për emigrantët mbi 65 vjeç, që kanë punuar ligjërisht për të paktën 20 vjet, parashikohet qëndrimi pa detyrim për punë, me kusht sigurimin shëndetësor dhe pension privat. Ndryshime të rëndësishme parashikohen edhe për punëtorët nga vendet e treta. Procedurat për sjelljen e fuqisë punëtore thjeshtohen, duke lejuar mbulimin e shpejtë të mungesave në sektorë si bujqësia, ndërtimi dhe turizmi. Për projekte të mëdha, parashikohet mundësia e rishpërndarjes së menjëhershme të deri në 500 punëtorëve, ndërsa lehtësohen edhe procedurat konsullore. Ministri i Imigracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, thekson se Greqia mbetet e rreptë ndaj emigracionit të paligjshëm, por po “riformëson rrugën ligjore” për ata që duan të punojnë dhe të integrohen, duke krijuar një sistem më efikas që mbështet ekonominë dhe tregun e punës.

11K views


💾

Eksportet e Shqipërisë vazhdojnë të shënojnë rënie për vitin e tretë radhazi, duke treguar vështirësi të thella në tregjet ndërkombëtare. Sipas INSTAT...

By: @joq
19 January 2026 at 21:00

Eksportet e Shqipërisë vazhdojnë të shënojnë rënie për vitin e tretë radhazi, duke treguar vështirësi të thella në tregjet ndërkombëtare. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2025 eksportet e mallrave u ulën me 6,1%, duke arritur vlerën 346 miliardë lekë. Ndërkohë, importet ranë me 0,8%, në 887 miliardë lekë, por deficiti tregtar u rrit me 3%, në 541 miliardë lekë. Grupet më të prekura nga tkurrja janë “Materiale ndërtimi dhe metale” (-25,4%) dhe “Minerale, lëndë djegëse dhe energji” (-6,7%), ndërsa sektorët e vetëmbrojtur, si ushqimet, pijet dhe makineritë, shënuan rritje modeste. Eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë lehtë (-1,1%), por prodhuesit presin përmirësim gradual në 2026. Një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në performancën e eksporteve është rënia e vazhdueshme e euros, e cila u ul për herë të parë nën 100 lekë në vitin 2024 dhe mbylli vitin 2025 me një mesatare prej 97,8 lekë, duke reflektuar një nënçmim prej rreth 30%. Ekspertët ekonomike theksojnë se pjesë e kësaj dobësie lidhet edhe me hyrjen e një sasi të madhe eurosh të padeklaruara në vend, të dyshuara si produkt i pastrimit të parave, e cila ka rritur presionin mbi kursin dhe stabilitetin e tregut valutor. Sipas analizës, pas tre viteve të vështira, disa sektorë me fokus në prodhimin bujqësor dhe industri mbështetëse, si makineritë dhe pjesët këmbimi për automjetet, po shfaqin shenja rimëkëmbjeje. Megjithatë, sfidat kryesore mbeten fuqia punëtore, konkurrenca globale dhe ndikimi i dobësimit të euros mbi kontratat ndërkombëtare.

3171 views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Europa duhet të përqendrohet te lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe jo te çështja e Groenlandës, mes r...

By: @joq
19 January 2026 at 21:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Europa duhet të përqendrohet te lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe jo te çështja e Groenlandës, mes rritjes së tensioneve për përpjekjet e tij për ta vënë territorin nën kontrollin e SHBA-ve. “Europa duhet të fokusohet te lufta me Rusinë dhe Ukrainën, sepse sinqerisht po shihni çfarë u ka sjellë ajo. Kjo është ajo ku Europa duhet të përqendrohet, jo te Groenlanda,” u shpreh Trump në një intervistë për NBC News. I pyetur nëse do të përdorte forcë për të marrë Groenlandën, territori gjysmë-autonom i Danimarkës, Trump u përgjigj shkurt: “Pa koment”. Presidenti ka intensifikuar presionin ndaj Danimarkës dhe disa vendeve europiane, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave 10% ndaj Danimarkës dhe shtatë vendeve të tjera europiane, nëse nuk arrihet një marrëveshje për blerjen e Groenlandës. Sipas tij, tarifat do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt. Një tjetër element që ka shtuar polemikat është lidhja që Trump i ka bërë kësaj çështjeje me Çmimin Nobel për Paqe. Në një mesazh drejtuar kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Støre, Trump shprehej se, pasi Norvegjia nuk i dha Nobelin për, sipas tij, ndalimin e tetë luftërave, ai nuk ndihej më i detyruar të mendonte vetëm për paqen, por edhe për interesin e SHBA-ve. Kryeministri norvegjez reagoi duke theksuar se qëndrimi i Norvegjisë për Groenlandën është i qartë dhe se ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, të cilën Norvegjia e mbështet plotësisht. Trump, nga ana e tij, ka hedhur poshtë pretendimet se Norvegjia nuk ka ndikim në dhënien e Çmimit Nobel për Paqe, duke deklaruar se vendi “e kontrollon plotësisht” procesin, pavarësisht se vendimi merret nga një komitet i pavarur i emëruar nga parlamenti norvegjez. Ndërkohë, ish-diplomatë amerikanë kanë shprehur skepticizëm ndaj pretendimeve të Trump, duke theksuar se qeveria norvegjeze nuk ka rol në vendimmarrjen për Çmimin Nobel. Trump ka përsëritur se nuk i intereson çmimi Nobel, duke deklaruar se ndalimi i konflikteve dhe shpëtimi i jetëve, sipas tij, është një shpërblim më i madh. Ai ka konfirmuar gjithashtu se do të zbatojë tarifat ndaj vendeve europiane nëse nuk arrihet një marrëveshje për Groenlandën, duke thënë: “Po, 100%”.

21.5K views


💾

Denoncimet e qytetarëve për gjendjen e amortizuar të infrastrukturës rrugore shtohen çdo ditë. Rrugët e degraduara dhe pa asnjë standard sigurie, po k...

By: @joq
19 January 2026 at 21:00

Denoncimet e qytetarëve për gjendjen e amortizuar të infrastrukturës rrugore shtohen çdo ditë. Rrugët e degraduara dhe pa asnjë standard sigurie, po kthehen në burim aksidentesh dhe po shkaktojnë dëme të vazhdueshme materiale për drejtuesit e mjeteve. Çdo ditë, dhjetëra qytetarë i drejtohen redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen skandaloze të rrugëve. Së fundmi, një qytetar nga Shijaku, i vetëquajtur “Gjysh Ujku”, ka ngritur një shqetësim serioz për zonën ku banon. Ai tregon se gjatë ditës së sotme, teksa po qarkullonte me automjetin e tij tip “Benz”, i është çarë goma për shkak të gropave të shumta dhe rrugës së paasfaltuar prej dekadash, “që nga koha e italianit”, siç shprehet vetë ai. I indinjuar nga kjo situatë, qytetari i bën thirrje ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, që të kthejë sytë edhe nga kjo zonë, pasi rruga shërben si dalje për në autostradën Durrës–Tiranë dhe ka një fluks të lartë automjetesh gjatë gjithë kohës. Për të shmangur dëme të tjera për drejtuesit e mjeteve dhe që qytetarë të tjerë të mos përballen me të njëjtin fat, “Gjysh Ujku” ka marrë vetë një lopatë dhe ka nisur të mbushë gropat me dhe dhe zhavorr, edhe pse kjo nuk është detyra e tij dhe ekzistojnë institucione të paguara për mirëmbajtjen e rrugëve. Ky rast ngre edhe një herë alarmin për neglizhencën ndaj infrastrukturës rrugore dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

43.9K views


💾

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri pranë liqenit të Paskuqanit, në territorin e bashkisë Kamëz, një hapësirë që duket gati për fotografi ...

By: @joq
19 January 2026 at 21:00

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot parkun e ri pranë liqenit të Paskuqanit, në territorin e bashkisë Kamëz, një hapësirë që duket gati për fotografi dhe superlativa: kënde lojërash, amfiteatër, mol dhe 84 hektarë të mbushur me pemë. Kryebashkiaku Rakip Suli prezantoi projektin me entuziazëm, por nuk la pa përmendur planet për ndërtime private pranë parkut, “vetëm” deri në tre kate, që i japin një shije të veçantë gjelbërimit që, duket se, do t’i rezistojë vetëm kaq pak kohë betoni. Teksa Suli fliste për parkun si magnet për fëmijë dhe të rinj, Rama nuk la pa ironinë e tij të zakonshme, duke iu drejtuar me nofkën “o Kipe o Kipe”, një ironi tallëse që banorët përdorin për kryebashkiakun. “Kemi 20 mijë fëmijë, plot të rinj,” shtoi Suli, ndërsa numrat, tingëllojnë më shumë si slogan se si statistika. Rama e mori Kamzën si shembull kombëtar, duke deklaruar se parku i jep kryeqytetit një “aset të gjelbër të paçmueshëm” dhe se duhet “të mësojmë nga Kamza”. Por ironia qëndron tek e vërteta më e thellë, shumë prej të rinjve të zonës nuk do ta shijojnë këtë aset për shumë kohë. Pjesa më e madhe emigrojnë drejt vendeve të BE-së, kryesisht Anglisë, sapo mbarojnë gjimnazin, për shkak të mungesës së mundësive të punësimit dhe zhvillimit në vend. Ndërsa liqeni zbukurohet dhe pedonalet shtrihen, ndërsa këndet e lojërave mbushen, dhe betonet me dy-tri kate presin të ngrihen, tabloja reale është më e dhimbshme, gjelbërimi është përkohësisht i bukur, por perspektiva e të rinjve duket larg, shumë larg, diku andej nga Anglia.

141.6K views


💾

Media spanjolle CONFILEGAL i ka kushtuar një artikull një skeme të dyshuar mashtrimi dhe pastrimi parash, ku Shqipëria përmendet si një nga destinacio...

By: @joq
19 January 2026 at 21:00

Media spanjolle CONFILEGAL i ka kushtuar një artikull një skeme të dyshuar mashtrimi dhe pastrimi parash, ku Shqipëria përmendet si një nga destinacionet kryesore ku janë kanalizuar fondet e paligjshme. Sipas raportimit, Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 30 milionë euro, që i përkasin shtetasit spanjoll Álvaro Romillo Castillo, i njohur me pseudonimin “CryptoSpain”. Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve për pastrim parash, pas dyshimeve se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave kriminale është investuar në Shqipëri. Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se fondet, të përfituara nga një skemë mashtrimi që në Spanjë arrin vlerën mbi 250 milionë euro, janë kanalizuar kryesisht në zonën e Dhërmiut, përmes blerjes së tokave, automjeteve luksoze, hapjes së llogarive bankare dhe krijimit të tre kompanive të lidhura me sektorin e turizmit dhe pasurive të paluajtshme. Hetimet zbulojnë se këto kompani janë përdorur për blerjen e pronave me çmime nën vlerën reale të tregut, një metodë e njohur për pastrimin e parave. Ndërkohë, Romillo ndodhet aktualisht në paraburgim në Spanjë, i akuzuar si organizator i një skeme mashtruese investimesh në kriptomonedha, me mbi 3 mijë viktima dhe shtrirje ndërkombëtare.

13.3K views


💾

Rasti i influencieres shqiptare Dajana Kalo, vetëm 25 vjeçe, ka nxjerrë edhe një herë në pah mosdhënien e shërbimit jetik nga QSUT dhe dështimin e shë...

By: @joq
19 January 2026 at 21:00

Rasti i influencieres shqiptare Dajana Kalo, vetëm 25 vjeçe, ka nxjerrë edhe një herë në pah mosdhënien e shërbimit jetik nga QSUT dhe dështimin e shëndetësisë publike. E reja ka pësuar një hemorragji cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV) dhe ndodhet në gjendje serioze shëndetësore, e paralizuar në anën e djathtë. Pavarësisht urgjencës, familjarët denoncojnë në rrjete sociale se për javë të tëra janë përballur me zvarritje, mungesë përgjegjësie dhe justifikime absurde nga spitali, duke e lënë Dajanën të luftojë për jetën pa ndërhyrjen e nevojshme në kohë. 25-vjeçarja ndodhet e shtruar që prej 29 dhjetorit në pavionin e neurokirurgjisë në QSUT dhe është diagnostikuar me Malformacion Arteriovenoz (MAV). Ajo ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht është e paralizuar në njërin krah dhe njërën këmbë. Pavarësisht gjendjes së rëndë, mjekët nuk kanë ndërhyrë ende, pasi për të vendosur për kirurgjinë, përfshirë edhe trombectominë, duhet më parë të kryhet ekzaminimi Arteriografi (DSA). Edhe pse në QSUT ndodhen dy pajisje për këtë ekzaminim, pas tre javësh për të renë nuk ka pasur asnjë zgjidhje: njëra pajisje pretendohet se nuk funksionon, ndërsa për tjetrën kërkohet miratimi i një mjeku që nuk e merr përsipër. Mjeku që duhet të japë miratimin për ekzaminimin punon gjithashtu në një spital privat, i cili është e vetmja strukturë jo publike në vend që ofron këtë shërbim, me kosto që nisin nga 25 mijë euro. Në këto rrethana, sorollatja e 25-vjeçares në QSUT merr kuptim të plotë, duke krijuar dyshime serioze për klientelizëm, monopol dhe konflikt të hapur interesi mes shëndetësisë publike dhe asaj private. Familjarët e Dajanës janë detyruar të hapin GOFUNDME, pasi shteti si gjithmonë dështon të shpëtojë jetën e qytetarëve të saj, duke nxjerrë në pah dështimin e shëndetësisë në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, drejtoresha e QSUNT, Anxhela Paparizo mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për një sistem që lë pacientët shqiptarë, në rastin konkretë edhe Dajanën, të presin mes jetës dhe vdekjes.

50K views


💾

Ditën e sotme në stadiumin e Vorës po zhvillohet ndeshja e vendasve të Vorës me Tiranën, e vlefshme për Kategorinë Superiore. Ndeshja e cila ka startu...

By: @joq
19 January 2026 at 21:00

Ditën e sotme në stadiumin e Vorës po zhvillohet ndeshja e vendasve të Vorës me Tiranën, e vlefshme për Kategorinë Superiore. Ndeshja e cila ka startuar në orën 13:30, po ndiqet në stadium nga një numër i konsiderueshëm tifozësh që kanë arritur të sigurojnë bileta. Por tri tifozë të vegjël, që mesa duket s’kanë arritur dot të sigurojnë bileta, kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Fëmijët po e ndjekin ndeshjen nga jashtë stadiumit, në një kodër ku kanë vendosur 3 karrige, pa u shqetësuar fare për biletat, çmimet e tyre apo telefonat e video lojërat online si të gjithë bashkëmoshatarët.

19.7K views


💾

Liqeni Balaton në Hungari ka ngrirë mjaftueshëm sa për të bërë patinazh në të në mënyrë të sigurt. Liqeni më i madh i Europës nuk ngrinte në mënyrë të...

By: @a2_cnn
19 January 2026 at 21:00

Liqeni Balaton në Hungari ka ngrirë mjaftueshëm sa për të bërë patinazh në të në mënyrë të sigurt. Liqeni më i madh i Europës nuk ngrinte në mënyrë të tillë në thuajse një dekadë. Megjithatë, autoritetet e vendit i paralajmëruan qytetarët se patinazhi ishte i lejuar vetëm brenda 50-70 metrave nga bregu jugor i liqenit, në zonat me ujë të cekët, ku shpëtimi mund të kryhet më lehtësisht.

2346 views


💾

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili akuzohet për kalim të paligjshëm të kufijve. “Finalizohet pas 1 muaji hetim me metoda speciale, op...

By: @a2_cnn
19 January 2026 at 21:00

Policia e Tiranës ka arrestuar një 31-vjeçar i cili akuzohet për kalim të paligjshëm të kufijve. “Finalizohet pas 1 muaji hetim me metoda speciale, operacioni i koduar “Relay 3”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve. Transportonte drejt Kukësit, nëpërmjet rrugës së vjetër të Rinasit, 6 emigrantë nga Egjipti, që synonin të kalonin ilegalisht, në shtetet e BE-së, arrestohet 31-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, dhe 2 celularë”, tha policia. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të një shtetasi që dyshohej se transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, nga Tirana drejt Kukësit, me qëllim kalimin ilegal, fillimisht në Kosovë dhe më pas në shtete të BE-së, finalizuan fazën e tretë të operacionit “Relay”. Gjatë operacionit u kap autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi K. G., 31 vjeç, banues në Kukës. Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në rrugën e vjetër të Rinasit, ishin 6 emigrantë nga Egjipti. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. #a2cnn #Lajmeshqip

858 views


💾

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dërgoi tw hwnwn një mesazh deputetëve të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar të Legji...

By: @a2_cnn
19 January 2026 at 21:00

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dërgoi tw hwnwn një mesazh deputetëve të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar të Legjislaturës XI, ku theksoi se Kuvendi nis një gjashtëmujor vendimtar, të mbushur me nisma reformuese dhe përgjegjësi të larta shtetformuese. Kreu i Shtetit nënvizoi se çdo iniciativë ligjore duhet t’i shërbejë forcimit të shtetit të së drejtës, mirëqenies së qytetarëve dhe objektivit strategjik të Shqipërisë: anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duke iu referuar përafrimit të legjislacionit dhe agjendës së integrimit, Presidenti i Republikës thekson në mesazhin drejtuar deputetëve se procesi kërkon përkushtim, reforma të thella dhe bashkëpunim të sinqertë ndërinstitucional. https://a2news.com/shqiperia/politike/begaj-mesazh-deputeteve-kuvendi-ne-veprim-dhe-qeveria-te-jape-i1168635 #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like

1519 views


💾

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, teksa sundimtarët e linjës së ashpër në Teheran kanë përsëritur retorikën armiqësore d...

By: @a2_cnn
19 January 2026 at 21:00

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, teksa sundimtarët e linjës së ashpër në Teheran kanë përsëritur retorikën armiqësore dhe kërcënimet se do të japin “ndëshkime të ashpra” – përfshirë edhe mundësinë e ekzekutimeve – ndaj protestuesve antiqeveritarë. Presidenti iranian, Masud Pezeshkian – që më herët konsiderohej nga shumë si relativisht i moderuar në mesin e udhëheqësve të Iranit – më 18 janar paralajmëroi se një sulm ndaj liderit suprem të shtetit, ajatollah Ali Khameneit, do të shkaktonte “një luftë në shkallë të plotë”. “Një sulm ndaj udhëheqësit të madh të shtetit tonë është i barasvlershëm me një luftë në shkallë të gjerë me kombin iranian”, tha Pezeshkian përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një fjalim më 17 janar, Khamenei e vlerësoi rolin e Pezeshkianit në shtypjen e protestave të fundit, teksa pranoi se gjatë protestave janë vrarë “disa mijëra” persona. Presidenti amerikan, Donald Trump, është kryesori në mesin e udhëheqësve perëndimorë që ka kritikuar regjimin iranian për shtypjen brutale të protestave antiqeveritare. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi

673 views


💾

❌
❌