Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 January 2026Social

Klodian Braho ka mbajtur sot mbledhjen e parë si drejtues i SPAK me gjithë trupën e prokurorëve. Gjatë mbledhjes, e cila ka zgjatur gati një orë, Brah...

By: @a2_cnn
8 January 2026 at 13:00

Klodian Braho ka mbajtur sot mbledhjen e parë si drejtues i SPAK me gjithë trupën e prokurorëve. Gjatë mbledhjes, e cila ka zgjatur gati një orë, Braho ka prezantuar drejtuesit e rinj të seksioneve: Vladimir Mara si drejtues i Seksionit kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit, Dorina Bejko si shefe e Seksionit kundër Korrupsionit dhe Altin Dumani si shef i marrëdhënieve me jashtë. Sipas burimeve për A2 CNN pranë mbledhjes, Braho ka kërkuar hetime efikase dhe vëmendje të shtuar ndaj çështjeve të vjetra që ndodhen në duart e prokurorëve. Braho u zgjodh si drejtues i SPAK muajin e kaluar. Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho mori 7 vota nga 11 anëtarët, kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj mori vetëm një votë ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë. Braho pason në detyrë Altin Dumanin dhe do të qëndrojë për tre vitet e ardhshme në krye të këtij institucioni. #A2CNN

727 views


💾

Nisin reshjet e dëborës prej orëve të para të mëngjesit në Pogradec. Sipas të dhënave deri më tani në këtë zonë trashësia e dëborës i ka kaluar më shu...

By: @a2_cnn
8 January 2026 at 13:00

Nisin reshjet e dëborës prej orëve të para të mëngjesit në Pogradec. Sipas të dhënave deri më tani në këtë zonë trashësia e dëborës i ka kaluar më shumë se 5 cm. Mjetet borëpastruese janë në terren prej nisjes së saj për pastrimin e rrugës dhe hedhjes së kripës e skorjes. Deri më tani qarkullimi në kërë segment rrugor paraqitet pa probleme megjithatë apelohet që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes, në disa raste edhe manovrat e rrezikshme. Gjatë natës në këtë zonë temperaturat janë ulur deri në -6 gradë ndërsa edhe këtë mëngjes temperaturat vijojnë të jenë të ulta. Reshje dëbore ka në të gjitha zonat në lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit. #a2cnn #like #lajmeshqip

370 views


💾

Një banore e Durrësit, në një lidhje direkte me “Off the Record” ,e Andrea Dangllin, tregon se prej 24 orës, banesa e saj ndodhet nën pushtetin e ujit...

By: @a2_cnn
8 January 2026 at 13:00

Një banore e Durrësit, në një lidhje direkte me “Off the Record” ,e Andrea Dangllin, tregon se prej 24 orës, banesa e saj ndodhet nën pushtetin e ujit. Zonja tregon po ashtu, se nuk kanë mundur të lëvizin, as të shkojnë në punë apo të sigurojnë ujë e ushqim. #cnn #politicsnews #politics

2086 views


💾

Një anije transporti ka mbetur e bllokuar në det, pranë brigjeve të Tales në Lezhë. Sipas burimeve, mjeti lundrues ishte ndalur për shkak të kushteve ...

By: @joq
8 January 2026 at 13:00

Një anije transporti ka mbetur e bllokuar në det, pranë brigjeve të Tales në Lezhë. Sipas burimeve, mjeti lundrues ishte ndalur për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe detit të trazuar, ndërsa gjatë manovrimit ka prekur cekëtinën, duke mbetur i bllokuar. Anija mban flamurin e Tanzanisë dhe kishte nisur lundrimin nga porti i Durrësit. Burimet konfirmojnë se anija quhet “BESART”. Aktualisht, ajo ndodhet në një pozicion të vështirë dhe, nëse nuk ndërhyhet në kohë nga autoritetet përkatëse, ekziston rreziku që të mbetet e bllokuar për një periudhë të gjatë. Situata po monitorohet nga strukturat përgjegjëse, ndërsa pritet ndërhyrja për zhbllokimin e anijes.

5025 views


💾

Një mjet borëpastrues e firmës Gjoka Konstruksion e Rrok Gjokës ka shkaktuar një aksident të trefishtë në rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, ...

By: @joq
8 January 2026 at 13:00

Një mjet borëpastrues e firmës Gjoka Konstruksion e Rrok Gjokës ka shkaktuar një aksident të trefishtë në rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, në anën e Klosit. Ngjarja ka ndodhur teksa mjeti po pastronte dëborën nga rruga. Sipas informacionit paraprak, borëpastruesja ka goditur një automjet tip Volkswagen që po lëvizte në drejtim të Tiranës, duke bërë që ky mjet të përplasej më pas edhe me dy automjete të tjera. Përplasja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen është transportuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

25.9K views


💾

Një shembje masive dheu ka ndodhur në zonën e Shëngjergjit në Tiranë, duke bllokuar plotësisht rrugën kryesore që lidh fshatin me kryeqytetin. Si paso...

By: @joq
8 January 2026 at 13:00

Një shembje masive dheu ka ndodhur në zonën e Shëngjergjit në Tiranë, duke bllokuar plotësisht rrugën kryesore që lidh fshatin me kryeqytetin. Si pasojë, i gjithë fshati ka mbetur i izoluar, në kushte të vështira atmosferike dhe pa mundësi lëvizjeje. Sipas banorëve, pavarësisht situatës së rëndë, autoritetet përkatëse nuk kanë shkuar as për të verifikuar nga afër gjendjen dhe nuk kanë nisur asnjë ndërhyrje për hapjen e rrugës. Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e reagimit institucional, ndërsa izolimi i zonës po krijon vështirësi serioze për furnizimin, lëvizjen dhe rastet e emergjencës. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal, duke theksuar se situata bëhet edhe më e rrezikshme për shkak të motit të keq.

79.2K views


💾

Reshjet e dendura të borës kanë mbuluar qytetin e Dibrës, duke sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Rrugët janë bë...

By: @joq
8 January 2026 at 13:00

Reshjet e dendura të borës kanë mbuluar qytetin e Dibrës, duke sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Rrugët janë bërë të rrëshqitshme dhe në shumë segmente të pakalueshme, ndërsa qytetarët raportojnë probleme serioze për lëvizjen e përditshme. Sipas banorëve, pavarësisht kushteve të rënduara atmosferike, nuk është marrë asnjë masë konkrete nga autoritetet përgjegjëse për pastrimin e rrugëve apo hedhjen e kripës, duke e lënë qytetin të përballet i vetëm me situatën. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë, veçanërisht për mjetet e emergjencës dhe shërbimet bazë.

15.5K views


💾

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Erzen në disa pika, duke sjellë përmbytje të konsiderueshme në zonën e Durrësit....

By: @joq
8 January 2026 at 13:00

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Erzen në disa pika, duke sjellë përmbytje të konsiderueshme në zonën e Durrësit. Situata paraqitet problematike në Katund të Ri, ku dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur dhe banesat janë rrethuar nga uji, duke rritur ndjeshëm shqetësimin e banorëve. Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksi, lumi ka dalë mbi argjinaturë edhe në zonën e Sukthit, ndërsa qytetarët shprehen se ndihen të rrezikuar nga rritja e nivelit të ujit. Banorët raportojnë se situata po minimizohet nga autoritetet, ndërkohë që uji vijon të përhapet në toka bujqësore dhe pranë zonave të banuara. Qytetarët kërkojnë monitorim dhe ndërhyrje të menjëhershme për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të garantuar sigurinë e familjeve që jetojnë pranë lumit Erzen.

13.4K views


💾

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Durrësin gjatë orëve të fundit kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit, duke krijuar vështirësi në q...

By: @joq
8 January 2026 at 13:00

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Durrësin gjatë orëve të fundit kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për infrastrukturën elektrike, veçanërisht në lagjet pranë bregdetit. Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë nga zona e Plazhit, shihen punonjës të shërbimit elektrik duke ndërhyrë në mjediset e përmbytura për të mbajtur nën kontroll situatën në disa pika të rrjetit. Ata shfaqen duke përdorur pompa dhe mjete rrethanore për të shmangur dëmtimin e pajisjeve dhe ndërprerjet e energjisë. Një qytetar, i cili ka filmuar momentet e punës në terren, ka përcjellë edhe një mesazh falënderimi për punonjësit që ndodheshin në zonë: “Një falënderim i madh për këta çunat e OSHEE-së së Plazhit në Durrës, që kanë punuar me shpirt në këto ditë të vështira për qytetin tonë. Ju lutem publikojeni, se realisht kanë dhënë shpirtin në punë.” Ndërkohë, qyteti vijon të përballet me pasojat e motit të keq, ndërsa situata e përmbytjeve mbetet një problem i përsëritur për infrastrukturën në disa zona të Durrësit.

15K views


💾

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar politikat që lejojnë pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në sportet e grave, gjatë ...

By: @joq
8 January 2026 at 13:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar politikat që lejojnë pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në sportet e grave, gjatë një fjalimi të mbajtur për anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve. Trump foli në një takim të mbyllur të Partisë Republikane, të zhvilluar në Qendrën Kennedy në Uashington, ku përdori shembuj nga sporte të ndryshme si atletika, peshëngritja, boksi dhe noti për të argumentuar kundër përfshirjes së grave transgjinore në garat sportive për femra. Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh se demokratët mbështesin fuqishëm këto politika dhe se çështja e sporteve mbetet, sipas tij, një temë me ndikim të fortë politik. Ai e përshkroi pjesëmarrjen e sportistëve transgjinorë në sportet e grave si “fyese për gratë” dhe “të padrejtë”, duke theksuar se kjo çështje ka mbështetje të gjerë elektorale në favor të qëndrimit të tij. Presidenti deklaroi gjithashtu se e përdor këtë temë si pjesë të strategjisë së tij politike, duke shtuar se shmang diskutimin e saj të vazhdueshëm për të mos i dhënë kundërshtarëve kohë për të ndryshuar qëndrim para zgjedhjeve. Fjalimi u mbajt në një periudhë simbolike, në përvjetorin e ngjarjeve të 6 janarit 2021 në Kapitol, ndërsa në Uashington u zhvilluan edhe grumbullime mbështetësish të Trump, disa prej të cilëve ishin përfshirë në ngjarjet e asaj dite dhe janë falur prej tij pas rikthimit në presidencë në janar 2025. Gjatë viteve të fundit, Trump e ka përfshirë vazhdimisht temën e personave transgjinorë në fjalimet e tij publike, duke e konsideruar atë pjesë të debatit më të gjerë mbi politikat sociale dhe kulturore në SHBA, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

104.5K views


💾

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë, një nga investimet më të shtrenjta infrastrukturore të viteve të fundit me vlerë rreth 260 milionë euro, ka dalë jashtë...

By: @joq
8 January 2026 at 13:00

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë, një nga investimet më të shtrenjta infrastrukturore të viteve të fundit me vlerë rreth 260 milionë euro, ka dalë jashtë funksionit, pasi është mbyllur për shkak të shembjeve masive të gurëve dhe dherave mbi karrexhatë. Sipas denoncimeve të qytetarëve, në këtë segment janë konstatuar sasi të mëdha inertesh dhe dherash, të cilat kanë krijuar rrezik serioz për qarkullimin e automjeteve, duke detyruar autoritetet të ndërpresin përkohësisht trafikun. Mbyllja e aksit vjen vetëm pak kohë pas inaugurimeve dhe propagandës për “rrugë moderne dhe të sigurta”. Policia e Qarkullimit Rrugor në Korçë dhe Elbasan ka vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe Qukësit, duke orientuar mjetet drejt rrugës së vjetër, për të shmangur aksidente të tjera, pas një rasti të ndodhur paraditen e sotme. Sipas njoftimit, aksi do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin që firma kontraktore të pastrojë plotësisht dherat dhe inertet dhe derisa të vlerësohet se nuk ekziston më rrezik për përdoruesit e rrugës. Rasti ka ngritur sërish pikëpyetje të forta mbi cilësinë e punimeve, sigurinë teknike dhe përgjegjësinë institucionale për një projekt që ka kushtuar qindra miliona euro nga paratë publike dhe që sot, në kushtet e para problematike, rezulton i pakalueshëm. Ndërkohë, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve përballen me devijime, vonesa dhe rrezik, ndërsa mbetet e paqartë se kush do të mbajë përgjegjësi për një aks rrugor që, në vend të lehtësojë lëvizjen, është kthyer në burim pasigurie dhe bllokimi.

36.3K views


💾

Prokuroria e Përgjithshme e Bambergut në Gjermani ka ngritur zyrtarisht aktakuzë ndaj një 50-vjeçari, të identifikuar si Mikheil B., i dyshuar si drej...

By: @joq
8 January 2026 at 13:00

Prokuroria e Përgjithshme e Bambergut në Gjermani ka ngritur zyrtarisht aktakuzë ndaj një 50-vjeçari, të identifikuar si Mikheil B., i dyshuar si drejtuesi i rrjetit ndërkombëtar të mashtrimit online “Milton Group”, një skemë gjigante investimesh të rreme që ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 230 milionë eurosh. Lajmi raportohet nga media gjermane Frankenpost, sipas së cilës rrjeti ka operuar për vite me radhë përmes mashtrimeve me investime digjitale, duke përdorur call center-a në disa shtete, përfshirë edhe Shqipërinë. Vetëm në hapësirën gjermanofolëse, mbi 1 000 persona dyshohet se kanë rënë viktimë e skemës. Autoritetet gjermane rikujtojnë se më 8–9 nëntor 2022, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, SPAK bastisi 6 call center-a në Shqipëri të lidhur me “Milton Group”, duke arrestuar 4 persona. Hetimet zbuluan se këto qendra ishin në pronësi të tre kompanive të lidhura me biznesmenin Amant Josifi, ish-këshilltar politik i Olta Xhaçkës gjatë kohës që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas Prokurorisë së Bambergut, Mikheil B., shtetas izraelit dhe gjeorgjian, u arrestua në gusht 2023 në Armeni dhe në maj 2024 u ekstradua në Gjermani, ku ndodhet aktualisht në paraburgim. Procesi gjyqësor do të zhvillohet në Gjykatën Rajonale të Bambergut, ndërsa seanca e parë publike është planifikuar për 15 janar, me gjithsej 12 seanca të parashikuara. Nga viti 2014 deri në nëntor 2022, i akuzuari dyshohet se ka qenë pjesë kyçe e një grupi kriminal që operonte call center-a në Shqipëri, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë. Viktimave u ofroheshin platforma të rreme për tregtim financiar online, ku paratë e investuara humbisnin pothuajse plotësisht. Vetëm një call center në Tiranë, i drejtuar prej tij, me rreth 600 punonjës, dyshohet se ka dëmtuar qindra qytetarë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra. Autoritetet theksojnë se dëmi real është shumë më i madh se ai i dokumentuar deri më tani, ndërsa Mikheil B. dyshohet se ka përfituar personalisht rreth 29 milionë euro. Zyra Qendrore për Krimin Kibernetik të Bavarisë e cilëson “Milton Group” si një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të mashtrimit online, ndërsa hetimet vijojnë edhe ndaj anëtarëve të tjerë të grupit, në bashkëpunim me autoritetet e ndjekjes penale në Shqipëri, Gjeorgji dhe vende të tjera evropiane.

33.2K views


💾

❌
❌