Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 January 2026Social

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, në Komisionin...

30 January 2026 at 15:00

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, në Komisionin e Prokurimit Publik u ankimua tenderi 4.8 milionë euro për internetin e këtij institucioni dhe atyre të tjera publike. Ankesa është bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë dhe ka të bëjë me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

191 views


💾

Banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena, është shprehur se ka dëshirë që të martohet me një burrë shqiptar. Teksa po bisedonte me Gretën dhe Artanin pë...

30 January 2026 at 15:00

Banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena, është shprehur se ka dëshirë që të martohet me një burrë shqiptar. Teksa po bisedonte me Gretën dhe Artanin për martesat, ajo tha se vajzat e huaja ndahen me partnerin e tyre direkt, pa menduar gjatë. Brikena shtoi se ajo nuk do ta prishte martesën e saj për një shpullë duke shtuar se nuk po flet për dhunë pasi ‘nuk e ka lindur babai për t’a rrahur dikush’. Banorja vijoi duke thënë se do të mendonte për traumat e fëmijës dhe do preferonte të vuante ajo se nuk ka faj fëmija. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

476 views


💾

Donald Trump ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar që të mos bëjë marrëveshje me Kinën, vetëm disa orë pasi Keir Starmer vlerësoi marrëdhënien ekonom...

30 January 2026 at 15:00

Donald Trump ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar që të mos bëjë marrëveshje me Kinën, vetëm disa orë pasi Keir Starmer vlerësoi marrëdhënien ekonomike gjatë një vizite historike në Pekin, raporton The Guardian. Presidenti amerikan tha se është “shumë e rrezikshme” për Mbretërinë e Bashkuar që të krijojë lidhje më të ngushta me superfuqinë rivale, ndërsa bisedimet triorëshe të kryeministrit me udhëheqësin Xi Jinping theksuan një zbutje të marrëdhënieve që më parë kishin qenë të tensionuara. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

412 views


💾

Dy krerët e shtetit, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë firmosur një...

30 January 2026 at 15:00

Dy krerët e shtetit, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë firmosur një tjetër leje ndërtimi, në një nga zonat më elitare të Tiranës. Një kullë e lartë 15 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë, në formën e kërpudhave, do të shtohet në afërsi të stadiumit Air Albania, e ndërtuar nga dy vëllezërit që dikur kanë pasur në pronësi kazinonë APEX. Dokumentet e hulumtuara nga VoxNews tregojnë se kulla do të jetë në rrugën “Dervish Hima”, shumë afër stadiumit, teksa zhvillues i pronës është kompania TDT & PARTNERS, me pronar Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Dy të fundit e kanë zgjeruar aktivitetin në fushën e ndërtimit, kryesisht në Tiranë, Sarandë apo edhe në Kepin e Rodonit. Interesante është se, sa herë që ka konflikte për një pronë, dalin në “dritë” dy vëllezërit me mbiemra të ndryshëm, njëri prej të cilëve edhe me pasaportë gjermane. Ndërtimet në Kalanë e Lëkursit dhe në Kepin e Rodonit në Durrës janë dëshmi që pas tyre mund të jenë interesa të palëve të treta. Por, faktimi i këtyre dyshimeve apo akuzave, i takon vetë institucioneve ligjzbatuese. VoxNews ka siguruar dokumentet e kësaj leje, e cila bën fjalë për miratimin e një leje ndërtimi për objektin “godinë shërbimi dhe banimi 15 kate me 5 kate parkimi nëntokë, në rrugën ‘Dervish Hima’, me vendndodhje në bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues ‘Tdt & Partners’ shpk”. “Prona është përgjatë rrugës Dervish Hima, në Veri-Lindje të Stadiumit Arena, pra relativisht afër me Qendrën e qytetit si dhe me Liqenin Artificial te Tiranës. Zona ka diversitet ne llojin dhe lartësinë e objekteve. Në afërsi gjenden vila individuale 1-3 kate, pallate banimi që variojnë në lartësi nga 5-20 kate, objekte të ndryshme shërbimi, si dhe siç u përmend më parë Arena Kombëtare”, thuhet në dokumente. Mësohet se aktualisht, prona në fjalë, ka një objekt ekzistues të ndërtuar brenda saj, të tipit vilë individuale 2 katëshe. “Trualli që kërkohet të zhvillohet ka një sipërfaqe totale prej 1607 m2, ku përfshihen pesë prona”, vijon dokumenti. Në lejen e ndërtimit shkruhet se, nga 15 kate mbi tokë, 3 kate do të jenë të dedikuara për shërbime të ndryshme dhe pjesa tjetër do të përdoret për banim. “Kati përdhe do të jetë i dedikuar për shërbime të cilat mund të ketë nevojë zona dhe do të ketë një lartësi prej 5m. Kati i parë do të përdoret si ambient zyrash dhe do të ketë një lartësi 4.2 m. Kati i fundit i objektit, pra kati 14 do të jetë gjithashtu i përdorur për shërbime, specifikisht si një restorant me një lartësi prej 5 m”, vijon dokumenti. Mësohet se në katet e banimit do të kemi 3 kate tip të përsëritura përgjatë objektit. Ndryshimi i vetëm nga kati në kat janë ballkonet, të cilat ndryshojnë formë çdo kat. “Apartamentet janë të menduara me ballkone të mëdha duke pasur parasysh dhe formën e objektit me ballkonet e valëzuara që i vijnë përreth trupit të objektit. Për të krijuar privatësi nga apartamenti në apartament janë përdorur ‘kolona’ dekorative të cilat mbyllin valëzimet e ballkoneve dhe ndajnë ballkonet nga njëri apartament në tjetrin”, vijon dokumenti. Në letra shkruhet se për këtë objekt, frymëzimi për pamjen dhe trajtimin e saj lindi nga format organike të kërpudhave. “Forma e tyre u racionalizua dhe u tipizua duke arritur në një formë kryesisht gjeometrike. Për t'a theksuar më shumë konceptin, disa elementë skulptural në formë kërpudhash realistike përsëriten në disa pika të ndryshme të objektit”, thuhet në letra. Sipas saj, vetë volumi përbëhet nga trupi kryesor i cili vishet me fasadë xhami dhe më pas me valëzime të formave të ndryshme krijohen ballkone të cilat ndryshojnë në çdo kat. Këto ballkone përfaqësojnë kurorat e kërpudhave dhe mbështeten mbi kolona dekorative në formë kërcellësh të cilat variojnë në lartësi 1 ose 2 kate. #voxnews #media #news

21.4K views


💾

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për të gjithë prindërit në Shqipëri. Qumështi ‘Aptamil 1 Pronutra’ për foshnj...

30 January 2026 at 15:00

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një paralajmërim urgjent për të gjithë prindërit në Shqipëri. Qumështi ‘Aptamil 1 Pronutra’ për foshnja po tërhiqet menjëherë nga tregu për shkak të pranisë së një substance të rrezikshme. Gjatë kontrolleve në Gjermani, në produktin Aptamil 1 Pronutra (800g) është gjetur prani e një toksine (cereulide) që vjen nga bakteri Bacillus cereus. Ky bakter mund të shkaktojë probleme shëndetësore, ndaj është dhënë alarmi në të gjithë rrjetin europian të sigurisë ushqimore (RASFF). AKU njoftoi qytetarët se nëse e kanë blerë këtë produkt ta kthejnë në pikat e shitjes. Sipas autoritetit inspektorët janë tashmë në terren për të bllokuar çdo kuti të mbetur nëpër rafte. #voxnews #media #news @voxnews.al

15.8K views


💾

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e shqiptarit në burgun e Malandrinos në Greqi. Mësohet se i plagosur ka mbetur 46-vjeçari nga Labova,...

30 January 2026 at 15:00

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e shqiptarit në burgun e Malandrinos në Greqi. Mësohet se i plagosur ka mbetur 46-vjeçari nga Labova, Dhimitër Meci. Ai është qëlluar me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek E. Nousi. Autori punonte në mensën e burgut. Ngjarja ka ndodhur sot, kur Meci u transferua nga burgu i Koridhalos në Malandrino. Që prej arrestimit të tij në fillim të dhjetorit 2025, Meci mbahej në repartin psikiatrik të burgut të Koridhalos. Dhimitër Meci alias Dhimo Meci, u arrestua nga policia greke së bashku me Andrea Brokerin nga Himara, Fatjon Prendin dhe disa grekë, në një operacion ku u shpall në kërkim edhe Vasil Theohari nga Finiqi. Ata akuzohen për tëntativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala në maj 2025. Lala u ekzekutua disa muaj më vonë nga një grup tjetër kriminal. Pas arrestimit të tij, gjatë kontrolleve në banesat e Mecit në Greqi dhe në banesën e tij në Shqipëri, u gjet arsenal armësh. Meci rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale. Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2004 për vrasjen e një emigranti sirian jashtë një qendre prostitutash në qendër të Athinës. I burgosur në burgun rural të Kasandrës, atij iu dha një leje 9 ditore gjatë së cilës u përfshi në grabitjen e një agjencie Pro-Po në Glifadha, duke vjedhur 65.000 euro. Sipas tij, kjo ndodhi sepse ish-shefi i agjencisë, i cili u vra disa muaj më parë, i kishte borxh para. Ai u lirua me kusht disa muaj më vonë përpara se të arrestohej përsëri për shkelje të lirimit me kusht. Ai u arrestua për disa krime gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vjedhje, grabitje, shkaktim lëndimesh trupore, përdorim dhe posedim armësh dhe për shkelje të rregullave të trafikut rrugor. Pas lirimit të tij në vitin 2011, ai punoi si ndihmës në një bandë të përfshirë në krime në Glifadha, Haidari, Kaminia dhe Koridhalos. Dyqanet nën mbrojtjen e bandës duhej të paguanin kërcënime me vdekje kundër tyre dhe të afërmve të tyre, 100 deri në 150 euro çdo dy javë. Meçi dyshohet gjithashtu se është vrasësi i Panagiotis Stivas në shtator 2006, Ali Saeed dhe Giorgos Shabbat në mars 2008 si dhe “Pitsilas”, i cili besohet të jetë një ish-bashkëpunëtor i Meçit, në maj 2014. Pas vrasjeve, ai iku në Shqipëri për t’u fshehur për një kohë, ndërsa dyshohet se është paguar 200,000 euro për vrasje. Ai u arrestua në Sepolia në dhjetor 2014 në shoqërinë e Klodian Lekocajt alias Klod Cara, kreu i një bande kriminale të përfshirë në disa vrasje me pagesë. Mecit iu gjetën dy pistoleta ndërkohë rezultonte i përfshirë edhe në një tentativë vrasje në Halkidiki në korrik 2014. Në vitin 2018, teksa ndodhej i burgosur në Koridhalo, u identifikua se i autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012. Bëhet fjalë për vrasjen e 29-vjecarit shqiptar Artin Kato në 2012 në Peristeri të Athinës. Viktima jetonte në Holandë dhe u thirr në takimin kurth nga Meci, i cili komunikonte me të në Facebook me emër fals femre “Anastasia”. Dyshohet se mes tyre kishte konflikte personale. Por një vit më pas, vrasjen e mori përsipër Klodian Lekocaj dhe Meci u dënua me vetëm 10 vjet burg si bashkëpunëtor. Meci është dyshuar nga policia greke edhe si personi që kishte marrë përsipër vrasjen e një drejtuesi të lartë të policisë greke dhe të mafiozit grek Manolis Karagianis, i njohur si “Karaflas”, ngjarje këto të pakryera nga Meci. Karaflas u vra më pas në vitin 2018 në një tjetër atentat.

34K views


💾

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi të enjten se presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar të mos kryejë sulme ndaj Kievit dhe qyteteve të tj...

30 January 2026 at 15:00

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi të enjten se presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar të mos kryejë sulme ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera për një javë, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta në Ukrainë. Deklarata vjen në një kohë kur Rusia ka përdorur prej vitesh si taktikë goditjen e infrastrukturës energjetike të Ukrainës, veçanërisht gjatë dimrit, në luftën që po shkon drejt vitit të katërt. “Personalisht i kërkova presidentit Putin të mos qëllojë Kievin dhe qytete të tjera për një javë dhe ai ra dakord”, tha Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit, duke përmendur “të ftohtin e jashtëzakonshëm” në rajon. “Ishte shumë mirë. Shumë njerëz më thanë: ‘Mos e humb thirrjen, nuk do ta marrësh këtë’. Por ai e bëri”, shtoi Trump. Rusia nuk ka komentuar deri tani për ndonjë armëpushim apo pauzë të sulmeve. Po ashtu, deklaratat e Trump nuk sqarojnë se cilat “qytete dhe qyteza” të tjera mund të përfshihen në këtë ndalim të përkohshëm të sulmeve. Ndërkohë, temperaturat tashmë të ulëta në zonën e Kievit pritet të bien ndjeshëm duke nisur nga e premtja. Parashikimet flasin për temperatura nate nën -20 gradë Celsius për katër ditë radhazi, duke filluar nga e shtuna. #voxnews #media #news

5223 views


💾

Një sinjal alarmi i ri është ndezur për një virus të njohur më parë. Bëhet fjalë për virusin Nipah, i cili po trondit Azinë Juglindore. Autoritetet in...

30 January 2026 at 15:00

Një sinjal alarmi i ri është ndezur për një virus të njohur më parë. Bëhet fjalë për virusin Nipah, i cili po trondit Azinë Juglindore. Autoritetet indiane kanë konfirmuar dy raste të reja infektimi, duke shkaktuar një reagim të menjëhershëm në vendet fqinje. Tajlanda, Singapori, Hong Kongu dhe Malajzia kanë forcuar tashmë kontrollet në kufij dhe kanë aktivizuar protokollet e mbikëqyrjes për atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) e konsideron një patogjen me “potencial të lartë epidemik dhe pandemik”. Pacientët e infektuar në Indi janë punonjës shëndetësorë dhe ndodhen në terapi intensive. Qeveria ka bërë të ditur se 196 personat që kishin pasur kontakt me ta rezultuan negativë ndaj virusit. Ministria e Shëndetësisë thekson se të dhënat aktuale nuk tregojnë ndonjë rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe familjeve të tyre. Nipah nuk është një virus i zakonshëm. Identifikuar për herë të parë në fund të viteve ’90, ai ka një shkallë shumë të lartë vdekshmërie. Megjithatë, ndryshe nga disa patogjenë të tjerë të njohur kohët e fundit, nuk transmetohet me të njëjtën lehtësi. “Është një virus me origjinë nga kafshët, veçanërisht nga lakuriqët e natës”, shpjegon Federico Gobbi, drejtori i departamentit të sëmundjeve infektive dhe tropikale në Spitalin Sacro Cuore Don Calabria në Negrar (Verona) dhe profesor i asociuar i sëmundjeve infektive në Universitetin e Brescias. “Në krahasim me viruset e tjera me potencial epidemik, mundësia e infektimit është relativisht e ulët. Nuk ka një insekt transmetues dhe përhapja nuk është menjëherë.” Infektimi ndodh kryesisht në dy mënyra: përmes konsumimit të ushqimeve të kontaminuara, si fruta ose lëng palme të prekur nga lakuriqët e infektuar, dhe përmes kontaktit të ngushtë nga njeriu tek njeriu, një rrezik që zakonisht prek vetëm personelin shëndetësor ose ata që kujdesen për të sëmurët pa mbrojtje adekuate. Pacientët e infektuar me Nipah shfaqin fillimisht simptoma të ngjashme me gripin, si ethe, nauze, dhimbje fyti, dhimbje muskujsh dhe kokëdhembje. Më pas mund të zhvillojnë komplikacione më serioze, si pneumoni jo tipike me vështirësi në frymëmarrje dhe kollë, ose më shpesh, encefalit akut me përparim të shpejtë dhe shkallë të lartë vdekshmërie. OBSh e ka renditur virusin Nipah mes dhjetë sëmundjeve prioritare, së bashku me patogjenë si Covid-19 dhe Zika, për shkak të potencialit të tij epidemik. Disa epidemira janë regjistruar në Bangladesh që nga viti 2001, ndërsa shpërthime sporadike janë raportuar në Indi. Në Itali, po ashtu si në pjesë të tjera të botës, ekziston shqetësimi që Nipah të përhapet deri këtu. “Aktualisht nuk ka rrezik për Itali”, qetëson Gobbi. “Shanset që epidemia të arrijë tek ne janë shumë, shumë të vogla.” Edhe për ata që planifikojnë të udhëtojnë në zonat e prekura, rreziku mbetet “jashtëzakonisht i ulët”. Fjala kyçe është kujdesi dhe vetëdija. Ata që shkojnë në këto zona duhet të jenë të vetëdijshëm për shpërthimin dhe të ndjekin masat bazë të parandalimit, si shmangia e ushqimeve që mund të jenë prekur nga kafshët e egra. “Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë monitorimin”, paralajmëron Gobbi. “Autoritetet lokale po bëjnë gjithçka për të kontrolluar epideminë, por viruset mutojnë, duhet të qëndrojmë gjithmonë vigjilent.” Situata bëhet më delikate pasi, aktualisht, nuk ekzistojnë as vaksina dhe as trajtime specifike për Nipah. Parandalimi dhe reagimi i shpejtë mbeten armët e vetme. Ndërsa Azia forcon kufijtë dhe monitoron situatën, Europa e ndjek nga larg me kujdes, por pa panik. Nipah mbetet një “monitor i veçantë”: një armik i rrezikshëm për ata që infektohen, por fatmirësisht ende i kufizuar në përhapje globale. /La Stampa #voxnews #media #news

2669 views


💾

Avokati Idajet Beqiri ka ndarë detaje të reja për zhdukjen e Bleona Matës 15 vite më parë, kur ishte vetëm 6 vjeçe. I ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ ...

30 January 2026 at 15:00

Avokati Idajet Beqiri ka ndarë detaje të reja për zhdukjen e Bleona Matës 15 vite më parë, kur ishte vetëm 6 vjeçe. I ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulo, avokati u shpreh se një grup i strukturuar kriminal ka dorë në zhdukjen e Bleonës, duke bërë që të zhduken gjurmët e krimit dhe të mos arrihej tek autorët e ngjarjes. Avokati u shpreh se autorët e krimit kanë pasur edhe precedent të mëparshëm kriminal, të akuzuar edhe për rrëmbime të tjera. “Kemi të bëjmë me një krim të rëndë, janë ngritur pista të gabuara në fillim nga policia sepse ka rënë preh e thashethemeve dhe provokimeve, orientimit të gabuar që i ka bërë bota e krimit ngjarjes. Pastaj e morën lehtë këtë çështje, gjithmonë me idenë që vajza është gjallë, po ndryshon banesë, nuk do të rrijë në fshat. Kjo bëri që të zhduken edhe gjurmët e krimit dhe të mos vihej tek autorët e ngjarjes që të mos jepnin llogari. Është një krim shumë i dukshëm, dhe ka prova të dukshme. Dihet kush e mori nga shtëpia, kush e çoi në mal, kujt ja dorëzoi dhe kush kanë qenë bashkëpunëtorët e tjerë, edhe çfarë kanë përfaqësuar këta bashkëpunëtorë që kanë rrëmbyer edhe persona të tjerë dhe janë dënuar edhe më herët. Këto janë gjurmët e para, dihet edhe mënyra se si është transportuar, cili mjet e ka marrë. Policia nuk ka punuar me përkushtim, nuk e ka zbatuar ligjin siç duhet. Ende vazhdon e njëjta situatë, e njëjta papërgjegjshmëri”, tha avokati. Avokati ka treguar se çështjen e kanë çuar në SPAK, ku sipas tij ka më shumë seriozitet. “Çështjen e pezulluan nga krimet e rënda në Tiranë, e çuan në prokurorinë e Kukësit. Atje e kam gjetur unë dosjen, konstatova që atje nuk kishin bërë asnjë lloj veprimi. Minimumi duhet të viheshin në përgjim të gjithë personat e dënuar. Jemi detyruar, pasi konstatova që ne këtu kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. E kemi çuar dosjen në SPAK, aty ka një lloj serioziteti, është një çështje që pati kujdesin e drejtpërdrejtë të Altin Dumanit. Ky 80-vjeçari që dëshmoi nuk është se nuk ka dashur të flasim më parë, por ka qenë i afërt me disa bashkëpunëtorë të krimit, i kanë thënë fëmijët mos fol dhe mos na hap telashe. Tani ai e tha troç që nuk dua ta marr këtë plagë me vete në varr dhe ka dhënë mjaft material të mirë, pas kësaj prisim që policia e Vlorës të shkonte atje. Ata nuk kanë shkuar akoma dhe na është dashur ne të bëjmë rolin e policisë dhe SPAK, dhe të vemi tek burimi dhe më tej burimit edhe brenda atje ku ka ndodhur ngjarja ku dëgjoheshin ulërimat e vajzës. Ne jemi në rrugën e mbarë të zbulimit të së vërtetës”, u shpreh avokati Idajet Beqiri. Avokati Idajet Beqiri u shpreh shpreh se nuk ka asnjë provë që Bleona Mata mund të ketë ndërruar jetë dhe gjithashtu është shprehur se mendohet që ajo ka jetuar në Greqi dhe më pas ka shkuar në Gjermani. “Për mua është gjallë. Por çdo gjë ndodh në këtë vend. Ne kemi parë edhe filma. Dikush thotë që pse nuk del vajza të flasë diku. Tani është 21 vjeçe. Si nuk i dërgon fjalë nënës së vetë. Në atë moshë që ka qenë, trysnia që është shtuar mbi të, frika që ka përjetuar, kanë bërë që një pjesë e kujtesës t’i eliminohet. Nga ana tjetër, mos të harrojmë që përdorin dhe medikamente të ndryshme që ta heqin kujtesën. Kjo është një enigmë në kuptimin e parë të fjalës. Nuk ka shpjegim të mos reagonte. Duhet të reagonte patjetër. Mendoj se është aspekti i harresës ekstreme, që ajo nuk di që Bukuria është nëna e saj. Nuk flas për probleme që mund të lidhen me frustrimin e saj. Në Greqi, ku mendohet se ka jetuar, thuajse 1/3 e asaj popullsie janë shqiptarë. Edhe Gjermani e njëjta gjë. Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani. SPAK-u do i shkojë deri në fund. Çdo version është hedhur. Janë edhe ato mendjet e prishura që e kanë ngrënë arinjtë ose ndonjë kafshë e egër, por do ishte gjetur diçka. Të gjitha janë përralla. Këto më bëjnë të besoj që vajza jeton”, u shpreh avokati. #voxnews #media #news

32K views


💾

Franca do ta përfshijë në ligj fundin e të ashtuquajturave “të drejta bashkëshortore”, ose idenë se martesa nënkupton një detyrim për të kryer marrëdh...

30 January 2026 at 15:00

Franca do ta përfshijë në ligj fundin e të ashtuquajturave “të drejta bashkëshortore”, ose idenë se martesa nënkupton një detyrim për të kryer marrëdhënie seksuale. Një projektligj i miratuar të mërkurën në Asamblenë Kombëtare shton një klauzolë në kodin civil të vendit për të bërë të qartë se martesa nuk krijon një “detyrim për marrëdhënie seksuale”. Ligji i propozuar gjithashtu e bën të pamundur përdorimin e mungesës së marrëdhënieve seksuale si argument në një divorc të bazuar mbi fajin. Edhe pse ka gjasa të mos ketë ndikim të madh në gjykata, mbështetësit shpresojnë që ligji të ndihmojë në parandalimin e përdhunimit brenda martesës. “Duke lejuar që një e drejtë apo detyrim i tillë të vazhdojë, ne kolektivisht po japim miratimin tonë për një sistem dominimi dhe grabitjeje nga burri ndaj gruas,” tha sponsorizuesja e projektligjit, deputetja e të Gjelbërve Marie-Charlotte Garin, citon BBC. “Martesa nuk mund të jetë një flluskë ku pëlqimi për seks konsiderohet përfundimtar dhe i përjetshëm.” Ligji do të fshijë një paqartësi që ka vazhduar pavarësisht se nuk ka pasur asnjë përmendje të qartë të “detyrimit bashkëshortor” në tekstet ligjore. Aktualisht, kodi civil francez i përkufizon detyrimet e martesës si “respekt, besnikëri, mbështetje dhe ndihmë,” dhe thotë se çiftet angazhohen për një “bashkësi jetese”. Askund në tekstet ligjore nuk përmendet “e drejta bashkëshortore”, pra e drejta seksuale. Origjina e këtij nocioni gjendet në ligjin kishtar mesjetar. Megjithatë, gjyqtarët në çështje moderne divorci, herë pas here, i kanë dhënë një interpretim të gjerë konceptit të “bashkësisë së jetesës” duke përfshirë edhe marrëdhëniet seksuale. Në një rast të famshëm në vitin 2019, një grua u gjet se kishte refuzuar marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj për disa vite, dhe ai më pas u lejua të merrte një divorc të bazuar mbi fajin, duke nënkuptuar fajin e saj. Por gruaja e çoi çështjen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), e cila vitin e kaluar dënoi Francën që lejoi refuzimin seksit të merrej si bazë për një divorc. Kjo u përshëndet si një përparim i rëndësishëm nga aktivistet feministe. Vendimi i ECHR-së e ka bërë praktikisht të pamundur që ndonjë gjykatës francez divorci të japë një vendim të ngjashëm, prandaj ligji i ri synon kryesisht të qartësojë situatën, me ndryshimin që ka gjasa të mos ketë ndikim të madh në gjykata. Për aktivistët, nocioni se gratë kanë një “detyrim” të pranojnë seksin me burrat e tyre është diçka që ende ekziston në disa pjesë të shoqërisë dhe duhet të sfidohet. Në Francë, si në shumicën e vendeve të tjera, përdhunimi brenda martesës tani është i sanksionuar me ligj, ndërsa para vitit 1990 burrat mund të argumentonin se martesa nënkuptonte pëlqim. Që nga nëntori i vitit të kaluar, përkufizimi ligjor i përdhunimit në Francë është zgjeruar gjithashtu për të përfshirë nocionin e mos-pëlqimit. Më parë, përdhunimi përkufizohej si një akt seksual i kryer me “dhunë, detyrim, kërcënim ose befasi”. Tani është çdo akt ku nuk ka “pëlqim të informuar, specifik, paraprak dhe të revokueshëm”. Heshtja ose mungesa e reagimit nuk nënkuptojnë pëlqim, thotë ligji. #voxnews #media #news

558 views


💾

Këngëtarja amerikane Nikki Minaj, është bërë sërish virale, pasi deklaroi, në prezencë të presidentit, se me shumë mundësi është fansja numër një e Do...

By: @a2_cnn
30 January 2026 at 15:00

Këngëtarja amerikane Nikki Minaj, është bërë sërish virale, pasi deklaroi, në prezencë të presidentit, se me shumë mundësi është fansja numër një e Donald Trump. Minaj tha se deklaratave të saj, kësaj here, do t’u qëndrojë deri në fund, pavarësisht fjalëve që mund të thonë njerëzit. #lajmeshqip #donaldtrum #nikkiminaj

5008 views


💾

Emmanuel Macron do të mbahet mend për syzet aviator që mbante vënë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, por tashmë është viral edhe për kë...

By: @a2_cnn
30 January 2026 at 15:00

Emmanuel Macron do të mbahet mend për syzet aviator që mbante vënë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, por tashmë është viral edhe për këtë pjesë të fjalimit të tij. “Asgjë nuk i bashkon më shumë njerëzit sesa një president francez duke folur me një anglishte të dobët,” shkroi një nga mediat e vendit duke raportuar për videon virale. Edhe pse ajo që i bëri njerëzit të fiksoheshin ishte fraza “for sure”, në këtë pjesë të fjalimit të tij, shefi i Elizesë po flet për Europën, si “një vend të ngadaltë që duhet reformuar, por besnike dhe e parashikueshme”, përballë disa aktorëve të tjerë që së fundmi kanë reflektuar çdo gjë tjetër veç parashikueshmërisë dhe stabilitetit. #a2cnn #emmanuelmacron

594 views


💾

❌
❌