Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Social

Një situatë tejet shqetësuese është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Rrenas, Bashkia Belsh, ku një transformator i tensionit të lartë ka marrë ...

By: @joq
30 December 2025 at 15:00

Një situatë tejet shqetësuese është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Rrenas, Bashkia Belsh, ku një transformator i tensionit të lartë ka marrë flakë dhe ka pësuar shpërthime të njëpasnjëshme, duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës. Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje video nga vendngjarja, ku dallohet qartë transformatori teksa shkakton shpërthime dhe flakë në kabllot elektrike. Sipas denoncuesit, transformatori ndodhet shumë pranë banesave, madje i vendosur brenda një ndërtese, ndërsa shtëpi të tjera ndodhen vetëm pak metra larg. “Është hera e disatë që ndodhin shpërthime të tilla. Rrezikohet jeta e shumë banorëve, pasi transformatori është vendosur brenda një shtëpie dhe shumë afër banesave të tjera,” – shprehet qytetari. Sipas tij, pas shpërthimeve, banorët janë detyruar të njoftojnë për ndalimin e energjisë elektrike, e cila furnizohet nga zona e Kajanit. Vetëm pasi u ndërpre rryma, banorët e fshatit kanë hyrë vetë për të fikur zjarrin, i cili kishte përfshirë kabllot e rrymës, duke rrezikuar jetën e tyre për të shmangur një tragjedi më të madhe. Denoncuesi thekson se problemi është i përsëritur dhe i njohur prej vitesh, pasi transformatori nuk është ndërruar kurrë, por vetëm janë bërë ndërhyrje të pjesshme. “Sa herë prishet, ndërrojnë vetëm ndonjë kabllo apo ndonjë pjesë të vogël. Asnjëherë nuk është ndërruar i gjithë transformatori. Ai është shumë i vjetër, madje po bie komplet nga vendi. Shtyllat janë të shtrembëruara prej vitesh,” – shprehet qytetari. Ai shton se shpërthime të tilla ndodhin edhe kur nuk ka mot të keq, çka tregon gjendjen e amortizuar dhe rrezikun konstant që paraqet ky transformator. Banorët i bëjnë thirrje urgjente kryebashkiakut të Belshit, Arif Tafani, dhe institucioneve përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi, përpara se të ndodhë ndonjë ngjarje tragjike. JOQ Albania e publikon këtë denoncim për të ngritur alarmin dhe për të kërkuar ndërhyrje urgjente, pasi situata e përshkruar paraqet rrezik real për jetën dhe pronën e banorëve të zonës.

857 views


💾

Një qytetar nga Kamza i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë dhe shqetësues, i cili ngre pikëpyetje serioze ...

By: @joq
30 December 2025 at 15:00

Një qytetar nga Kamza i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë dhe shqetësues, i cili ngre pikëpyetje serioze mbi sjelljen qytetare dhe respektin ndaj komunitetit. Ai ka dërguar një video të kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet një zonjë që ndalon makinën, zbret së bashku me një fëmijë të vogël dhe shkon drejt portës së shtëpisë së tij, ku hedh mbeturinat, duke i lënë aty, sikur të ishte një kosh plehrash. Sipas denoncuesit, ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese është fakti se veprimi kryhet pa asnjë shqetësim, sikur të ishte diçka krejt normale, ndërkohë që koshat e mbeturinave ndodhen jo më shumë se 100 metra larg portës së banesës së tij. “Dje, në orën 09:25, përpara shtëpisë sime, një zonjë ndaloi makinën, zbriti me fëmijën dhe hodhi mbeturina në rrugë, sikur të ishte kosh plehrash. Veprimi është i regjistruar me video. Turp që në vitin 2025 ende ka njerëz që nuk respektojnë as mjedisin, as komunitetin ku jetojnë”, shprehet qytetari. Ai shton se mes mbeturinave kishte peceta të lagura dhe një qese, përmbajtja e së cilës nuk është hapur, por sipas tij dyshohet se ishte mbeturinë shtëpiake. Qytetari thekson se zonja duket se e ka vënë re kamerën e sigurisë, por pavarësisht kësaj, nuk ka shfaqur asnjë shqetësim dhe është larguar normalisht. “Pse duhet t’i hidhte mbeturinat pikërisht te porta ime, kur pak më lart janë koshat e plehrave?” – pyet qytetari, duke kërkuar që këto sjellje të mos normalizohen. Ky rast nuk është thjesht një akt papërgjegjshmërie individuale, por një pasqyrim i një mentaliteti që dëmton mjedisin dhe bashkëjetesën në komunitet. Respekti për hapësirën publike dhe private është detyrim minimal qytetar, jo zgjedhje personale. JOQ Albania e publikon këtë denoncim për të sensibilizuar dhe për të nxitur reflektim, me shpresën se raste të tilla të mos përsëriten dhe të marrin vëmendjen që meritojnë.

2739 views


💾

Niveli i ri i vështirësisë për çunat e Vlorës: Pa u rregulluar uji, nuk ka takime! 🚫🚿 Vlonjatë, na njoftoni pak: A erdhi uji apo të vazhdojë "seen-i"?...

By: @joq
30 December 2025 at 15:00

Niveli i ri i vështirësisë për çunat e Vlorës: Pa u rregulluar uji, nuk ka takime! 🚫🚿 Vlonjatë, na njoftoni pak: A erdhi uji apo të vazhdojë "seen-i"? Se me ritmet e Bashkisë, takimi i parë rrezikon të bëhet kur të jetë harruar si muhabet. ⏳

77.6K views


💾

❌
❌