Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 January 2026Social

Viti i ri 2026 ka trokitur dhe në Australi. Spektakli i fishekzjarrëve ka ndriçuar qiellin e Sidnejit, shkruan A2. Në Australi qytetarët shijuan fishe...

By: @a2_cnn
1 January 2026 at 21:00

Viti i ri 2026 ka trokitur dhe në Australi. Spektakli i fishekzjarrëve ka ndriçuar qiellin e Sidnejit, shkruan A2. Në Australi qytetarët shijuan fishekzjarrët në temperatura shumë më të larta se pjesa tjetër e botës. Viti i ri 2026 mbërriti më parë në Zelandën e Re #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #australi

6397 views


💾

Një apartament është përfshirë nga flakët gjatë festimeve në natën ndërrimit të viteve në Tiranë. Shkak dyshohet të jetë bërë një fishekzjarr që ka pë...

By: @joq
1 January 2026 at 21:00

Një apartament është përfshirë nga flakët gjatë festimeve në natën ndërrimit të viteve në Tiranë. Shkak dyshohet të jetë bërë një fishekzjarr që ka përfunduar në ballkonin e apartamentit që ndodhet në zonën e Selvisë. Fatmirësisht, deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar nga ky incident. Bëni kujdes me mjetet piroteknike!

5325 views


💾

Qielli i Tiranës u ndez nga fishekzjarret në ndërrimin e viteve 🎆 Një ndjekëse ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania pamje mbresëlënëse të festës, të fi...

By: @joq
1 January 2026 at 21:00

Qielli i Tiranës u ndez nga fishekzjarret në ndërrimin e viteve 🎆 Një ndjekëse ka ndarë me redaksinë e JOQ Albania pamje mbresëlënëse të festës, të filmuara nga kodrat mbi Liqenin e Thatë, ku ngjyrat dhe dritat pushtuan kryeqytetin në pritje të vitit 2026. Pamje që tregojnë gëzimin dhe energjinë me të cilën Tirana e priti Vitin e Ri.

68.4K views


💾

Ndërsa edhe pak minuta na ndajnë nga mesnata dhe Shqipëria është vetëm një hap larg Vitit të Ri 2026, shumica prej nesh jemi ulur pranë tryezave festi...

By: @joq
1 January 2026 at 21:00

Ndërsa edhe pak minuta na ndajnë nga mesnata dhe Shqipëria është vetëm një hap larg Vitit të Ri 2026, shumica prej nesh jemi ulur pranë tryezave festive, me njerëzit e zemrës. Por ka mijëra shqiptarë që sonte nuk e kanë mundësinë e kësaj ngrohtësie. Për ta, “shtëpia” e kësaj nate është vendi i punës, nën dritat e ftohta të spitaleve, reparteve, burgjeve apo rrugëve të zbrazura. Ky postim është për mjekët dhe infermierët në gatishmëri, për policët në patrullë, zjarrfikësit, ushtarakët, punonjësit e sistemit të burgjeve, elektriçistët dhe çdo punonjës tjetër që nata e ndërrimit të viteve i gjen në krye të detyrës. Ata lanë pas ngrohtësinë e familjes, përqafimet e fëmijëve dhe prindërve, që çdo vatër tjetër shqiptare të festojë e sigurt. Edhe pse sakrifica e tyre shpesh mbetet në hije, sonte zëri ynë i përbashkët është falënderimi më i madh për ta. Mirënjohja jonë u takon juve: Faleminderit që jeni në detyrë për ne! Gëzuar Vitin e Ri 2026 edhe për ju, heronjtë tanë të heshtur! U kthefshi shëndoshë e mirë pranë njerëzve tuaj sapo të përfundoni turnin. Një respekt i veçantë shkon edhe për elektriçistin e quajtur Deda, personi që shihni në këtë foto, i cili ndodhet mbi shtyllë në mes të errësirës dhe të ftohtit për të riparuar defektin që ka lënë zonën e Paskuqanit pa energji elektrike në këtë natë të ndërrimit të viteve.

11K views


💾

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar humbjen e një të moshuari në qytetin e Elbasanit, i cili vuan nga demenca. Sip...

By: @joq
1 January 2026 at 21:00

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të raportuar humbjen e një të moshuari në qytetin e Elbasanit, i cili vuan nga demenca. Sipas familjarëve, Ali Avdolli, 82-vjeç, ka dalë nga banesa e tij në lagjen “5 Maji” rreth orës 10:00 të paradites së sotme dhe prej asaj kohe nuk është kthyer më në shtëpi. I moshuari ka qenë i veshur me xhup blu të errët dhe pantallona gri të errëta. Familjarët shprehen shumë të shqetësuar, pasi sot është nata e ndërrimit të viteve, temperaturat janë shumë të ulëta dhe jashtë është errësirë, çka e bën situatën edhe më shqetësuese. Sipas informacioneve të fundit, ai është parë për herë të fundit rreth orës 16:00 te 'Çesma e Kasinës'. Familjarët u bëjnë apel qytetarëve që kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion, është i lutur të kontaktojë menjëherë në numrin e telefonit: 067 201 2462.

20.9K views


💾

❌
❌