Rezultatet në Kosovë, Kurti drejt formimit të qeverisë i vetëm ... #SyriTv #SyriNet #Kosove #AlbinKurti
1738 views
Një defekt në rrjetin e ujit të pijshëm ka bërë që qyteti i Vlorës prej 72 orësh të mbetet pa furnizim me ujë. Kjo situatë ka detyruar dhjetëra qytetarë t’u drejtohen burimeve publike të ujit të pijshëm në qytet. Qytetarët shihen duke pritur në radhë, njëri pas tjetrit, për të mbushur ujë, pasi në banesat e tyre mungon furnizimi. Mungesa e ujit ka sjellë vështirësi të shumta për familjet vlonjate, ndërsa pritet ndërhyrja dhe zgjidhja e problemit nga institucionet përgjegjëse. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore
5767 views
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,79% të votave në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, të zhvilluara këtë të diel. Rezultati paraprak i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nxjerr partinë e Albin Kurtit forcë të parë, ndjekur nga PDK 21,19%, LDK me 13,77% dhe AAK me 5,74%. #videovirales #videovirale #ndiqa2cnn
373 views
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,79% të votave në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, të zhvilluara këtë të diel. Rezultati paraprak i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nxjerr partinë e Albin Kurtit forcë të parë, ndjekur nga PDK 21,19%, LDK me 13,77% dhe AAK me 5,74%. Votat e diasporës, ato nga përfaqësitë diplomatike do të arrijnë gjatë javës së ardhshme, ndërsa votat me postë deri më 5 janar. Vijon... #videovirales #videovirale #ndiqa2cnn
833 views
Dinamo është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, pasi triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Egnatias në finalen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja nisi më mirë për rrogozhinasit, të cilët kaluan shpejt në avantazh. Në minutën e 9-të, Flamur Ruçi përfitoi nga një moskoordinim i mbrojtjes së Dinamos dhe dërgoi topin në rrjetë, duke mposhtur portierin Aldo Teja. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN
677 views
Një situatë tejet shqetësuese është raportuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar që po udhëtonte në aksin rrugor Fier–Levan, një zonë e njohur për mungesën e ndriçimit dhe për aksidentet e shpeshta. Sipas denoncimit, gjatë lëvizjes në këtë aks, qytetarit i është shfaqur papritur përpara një mjet bujqësor tip triçikël (mjet motorik me tri rrota i përdorur për transport), i cili qarkullonte pa asnjë dritë ndriçimi, as përpara dhe as pas. Siç shihet edhe në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, mungesa totale e ndriçimit në rrugë, e kombinuar me faktin që mjeti bujqësor nuk kishte asnjë sinjalizim, e bën situatën një burim potencial për aksidente të rënda dhe tragjike. Qytetari shprehet se vetëm për shkak të kujdesit të shtuar është shmangur një përplasje që mund të kishte pasoja fatale. Aksi Fier–Levan prej vitesh konsiderohet problematik, ku kanë ndodhur dhjetëra aksidente tragjike, ndërsa mungesa e ndriçimit dhe qarkullimi i mjeteve të pasiguruara vazhdon të rrezikojë jetën e drejtuesve të automjeteve dhe vetë përdoruesve të këtyre mjeteve. Mesazhi i plotë i qytetarit për JOQ Albania: “Përshëndetje JOQ! Shikoni çfarë bëhet në rrugën Fier–Levan në periudhë festash dhe në një zonë pa ndriçim të mirëfilltë. Nëse nuk do kishim pasur kujdes, do kishte qenë fatale, pasi nuk kishin asnjë dritë për t’u parë nga makinat.” JOQ Albania i bën thirrje institucioneve përgjegjëse dhe Policisë Rrugore të marrin masa urgjente, si për ndriçimin e këtij aksi, ashtu edhe për kontrollin e mjeteve bujqësore që qarkullojnë pa kushte minimale sigurie, përpara se të ndodhë një tjetër tragjedi.
9178 views
Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për mediat pas publikimit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura këtë të diel, duke e cilësuar rezultatin si një fitore historike për Vetëvendosjen dhe qytetarët e Kosovës. Sipas përditësimit më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në këtë fazë janë numëruar 98.63% e votave, ku Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.47%, ose 429.572 vota, duke ruajtur epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Në fjalën e tij, Kurti u shpreh: “Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Sa më parë të certifikohen rezultatet, aq më shpejt do të mund të krijojmë institucionet dhe të vijojmë me punën. Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend, për marrëveshjet ndërkombëtare dhe për interesin publik të qytetarëve.” Ai theksoi se në Kuvendin e ardhshëm e pret vendin një axhendë e rëndësishme, përfshirë Planin e Rritjes së Bashkimit Europian në vlerë rreth 880 milionë euro, si dhe tre marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë 120 milionë euro, duke e çuar totalin mbi 1 miliard euro investime dhe mbështetje financiare. Kurti bëri të ditur se, nëse Vetëvendosje arrin deri në përfundim të numërimit të kalojë pragun prej 50.1%, atëherë do të ketë mundësi të formojë qeverinë e vetme, pa pasur nevojë për koalicion qeverisës. Në të kundërt, bashkëpunimi në Kuvend mbetet i domosdoshëm për funksionimin institucional. I pyetur për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, që pritet në prill të vitit të ardhshëm, Kurti u shpreh se “është ende herët për të folur për këtë çështje”, duke theksuar se aktualisht është moment për reflektim dhe festë pas procesit zgjedhor. Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së deri tani, renditja e forcave politike është si më poshtë: Vetëvendosje: 49.47% (429.572 vota) PDK: rreth 21% LDK: rreth 13–14% AAK: rreth 5–6% Lista Serbe: rreth 3.8% Nisma Socialdemokrate: rreth 1.7% Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet përfundimtare pas përmbylljes së plotë të numërimit dhe certifikimit zyrtar të votave.
18.5K views