Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 January 2026Social

Prej 4 ditësh, 250 banorë të fshatit Bashaj vijojnë të jenë të izoluar. Rrëshqitja e dherave dhe gurëve në shpatin e malit në zonë ka dëmtuar rrugën k...

By: @a2_cnn
11 January 2026 at 16:00

Prej 4 ditësh, 250 banorë të fshatit Bashaj vijojnë të jenë të izoluar. Rrëshqitja e dherave dhe gurëve në shpatin e malit në zonë ka dëmtuar rrugën kryesore të fshatit dhe për pasojë fshati ka mbetur pa rrugë. Për këtë arsye i gjithë fshati ka mbetur i izoluar në total pa patur një vend nga ku mund të kalojnë. Ndërkohë që janë në pritje të forcave xhenio për të pastruar dherat e rënë dhe mbi të gjitha për të hapur rrugën. Bashkia e Selenicës e pafuqishme përballë këtij fakti duke vepruar thjesht për pastrimin e zonës nga dherat, por jo për ndërtimin apo fortifikimin e rrugës, shkruan A2 CNN. Ndërkohë që për shkak të mosangazhimit nga ana e pushtetit lokal, banorët kanë nisur të hapin vetë rrugën e fshatit dhe të mundohen që me forca dhe materiale të blera nga të ardhurat personale të mund të bëjnë sado pak një vendkalimi për ta për të shpëtuar nga izolimi. #A2CNN

3671 views


💾

Në fshatin Rrajcë Bardhaj, Bashkia Përrenjas, prej tre ditësh mungon energjia elektrike pasi janë këputur telat e dritave. Pavarësisht situatës, bano...

By: @joq
11 January 2026 at 16:00

Në fshatin Rrajcë Bardhaj, Bashkia Përrenjas, prej tre ditësh mungon energjia elektrike pasi janë këputur telat e dritave. Pavarësisht situatës, banorët thonë se deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse dhe për këtë arsye janë ngritur vetë për të lidhur telat e energjisë. Mungesa e energjisë ka shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët, veçanërisht për familjet me fëmijë dhe të moshuar, duke ndikuar në jetën e përditshme dhe në aktivitetet bazë. Banorët shprehen të revoltuar nga neglizhenca dhe kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe garantimin e sigurisë në rrjet. Pasi në rast të ndonjë tragjedie të mundshme, ministren e Energjitikës, Belinda Balluku dhe vartësit e saj të OSHEE i pret burgu dhe s’ka mazhorancë që i shpëton. Denoncimi i qytetarit: Prsh JOQ do te lutesha ta publikoni pak ku ne fshatin RRAJC BARDHAJ BASHKIA PERRENJAS jan keputur telat e energjis dhe fshati ka tre dit pa drita dhe jan ngritur fshati vet per ti lidhur flm po e publikuat

1959 views


💾

Më 11 janar 2020, një qytetar bëri një thirrje përmes redaksisë së JOQ Albania, duke ftuar të gjithë shqiptarët të ngriheshin në këmbë dhe të bashkohe...

By: @joq
11 January 2026 at 16:00

Më 11 janar 2020, një qytetar bëri një thirrje përmes redaksisë së JOQ Albania, duke ftuar të gjithë shqiptarët të ngriheshin në këmbë dhe të bashkoheshin në protestë në orën 18:00 para Kryeministrisë. Protestës iu përgjigjën shumë qytetarë asokohe. Ndonëse jo në një numër të madh, në atë protestë e veçanta ishte se nuk kishte politikanë që e udhëhiqnin. Por pak para protestës, redaksia mori një mesazh nga një qytetar tjetër, Genci Islamaj, i cili bëri një deklaratë të fortë lidhur me një “projekt” mes PS dhe PD. Në denoncimin e bërë asokohe, ai bëri me dije se deputeti Agron Shehaj, asokohe i PD dhe Lali Eri po ndërtonin së bashku një pallat shumëkatësh në Bolzano të Italisë, dhe se vëllai i Shehajt po merrej me mbikëqyrjen e projektit. Mesazhi i qytetarit më 11 Janar 2020: “Që thoni ju JOQ dhe ju shqiptar të dashur, këta politika që bëjnë si kur nuk duan njeri tjetrin. Jam në dijeni nga një burim i sigurt për mua se deputeti i PD Agron Shehaj bashkë me Lali Lekun po ndërtojnë një pallat shumëkatësh në Bolzano të Italisë. Janë bashkëpronarë në investim dhe vëllai i Agronit merret me mbikëqyrjen. Nuk jam në Shqipëri se do vija në protestë me një këmbë, jo më të dyja. As më plas fare për anonim…” Këtë denoncim e rikujtojmë për të treguar një të vërtetë të hidhur, politika në Shqipëri shpesh duket sikur zihet para kamerave, por pas kuintave vazhdon të luajë lojën e vet, pazare, interesa personale dhe aleanca të fshehta që nuk kanë asnjë lidhje me hallet e qytetarëve.

6769 views


💾

Lura është mbuluar nga bora dhe banorët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa ndihma institucionale mungon. Prej një jave, energjia elektrike fi...

By: @joq
11 January 2026 at 16:00

Lura është mbuluar nga bora dhe banorët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa ndihma institucionale mungon. Prej një jave, energjia elektrike fiket dhe ndizet vazhdimisht, duke lënë familjet në errësirë dhe të ftohtë. Kjo situatë po dëmton jetën e përditshme, ushqimet dhe pajisjet elektrike, ndërsa fëmijët, të moshuarit dhe familjet e tjera përballen me kushte të rënda dimërore pa asnjë mbështetje. Problemet nuk ndalen me energjinë elektrike. Qendra shëndetësore është e mbyllur, medikamentet bazë mungojnë dhe banorët janë të vetmuar, pa mjek dhe pa siguri për jetën e tyre. Lura e Dibrës, një zonë e izoluar dhe me kushte të vështira, po tregohet një shembull i qartë i neglizhencës së institucioneve, duke nxjerrë në pah mungesën e respektit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve që jetojnë larg qendrave urbane. Denoncim: Lura e harruar nga shteti. Fshati im Lurë është mbuluar nga bora dhe prej ditësh askush nuk ka marrë masa serioze për situatën. Banorët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa ndihma dhe vëmendja mungojnë. Prej një jave të tërë energjia elektrike fiket dhe ndizet vazhdimisht, duke na lënë në errësirë dhe të ftohtë. Kjo situatë po dëmton jetën e përditshme të familjeve, ushqimet, pajisjet elektrike dhe mbi të gjitha dinjitetin e njerëzve që jetojnë këtu. Fëmijë, të moshuar dhe familje të tëra po e vuajnë këtë neglizhencë. Në kushte dimri, energjia elektrike nuk është luks, por domosdoshmëri. Ku janë institucionet përgjegjëse? Ku është OSHEE-ja? Ku është bashkia? Lura nuk mund të trajtohet si zonë e dorës së fundit. Lura nuk kërkon shumë: kërkon respekt, përgjegjësi dhe shërbime bazë si çdo qytetar tjetër i këtij vendi.qendra shëndetësore është e mbyllur dhe mungojnë edhe medikamentet më bazë. Banorët janë lënë në mëshirë të fatit, pa mjek, pa ndihmë dhe pa siguri për jetën e tyre. Në një zonë të izoluar, ku kushtet janë të vështira, kjo neglizhencë është edhe më e rëndë. Ky është një dështim i hapur i institucioneve, që tregojnë se shëndeti i banorëve të Lurës nuk ka asnjë vlerë për ta.

6962 views


💾

Sot, qindra qytetarë që i janë drejtuar Parkut Kombëtar të Dajtit po përballen me trafik të rënduar e kilometrik në zonën e Farkës dhe Unazën e Madhe....

By: @joq
11 January 2026 at 16:00

Sot, qindra qytetarë që i janë drejtuar Parkut Kombëtar të Dajtit po përballen me trafik të rënduar e kilometrik në zonën e Farkës dhe Unazën e Madhe. Qytetarët raportojnë se rrugët janë bllokuar në të gjitha anët dhe kanë mbi 2 orë në trafik. Situata paraqitet problematike në zonën e Oxhakut, nga Paskuqani deri tek rrethi Shkozë-Fresk dhe rretherrotullimi i Teg-ut. Pavarësisht kësaj situate kaotike, qytetarët shprehen se policia nuk po ndërhyn për të menaxhuar qarkullimin dhe shmangur pritjet dhe konfuzionin. 1)Teleferiku ska drita. Qindra njerez presin ne stacion. Beme 1.5 ore ne trafik nga oxhaku. Asnje njoftim. Rruga e bllokuar komplet. Pse nuk e bllokoj polica rrugen te pakten mos ngjitren njerezit. Roja tha as policia nuk pergjigjet kaos total 2)Pershendetje! Nxirrni ndonje njoftim per trafikun per ne dajt te kthehen njerzit se po e prvojn te ikin por ka shku trafiku der ne fark ShkozFresk 3)Trafik nga Paskuqani deri tek rrethi shkozes 4)Bllokim si kurr me par ne unazen e madhe 45 minuta 5)Pershendetje JOQ, Ikem per tpa boren ngelem ne trafik si per te shku ne dajt si per te zbrit poshte as bor nuk pam asigjo 6)Me anë të këtij denoncimi dëshiroj të paraqes shqetësimin tim dhe të shumë banorëve të zonës lidhur me trafikun e rënduar që po përjetohet në Farkë të Madhe, veçanërisht në aksin rrugor në drejtim të Dajtit. Për këtë arsye, kërkojmë që të merren masa sa më të shpejta dhe konkrete për lehtësimin e trafikut, si rritja e pranisë së policisë rrugore, riorganizimi i qarkullimit, si dhe zgjidhje afatgjata infrastrukturore. Faeminderit!

9787 views


💾

Një qytetar nga zona e Lolajt, Peqin, ofron për shitje një urë metalike me konstruksion të fortë dhe shasi traileri, e përshtatshme për kalime automje...

By: @joq
11 January 2026 at 16:00

Një qytetar nga zona e Lolajt, Peqin, ofron për shitje një urë metalike me konstruksion të fortë dhe shasi traileri, e përshtatshme për kalime automjetesh dhe përdorime industriale. Qytetari shprehet se ura ka gjatësi 12.40 metra dhe gjerësi 2.45 metra, duke garantuar stabilitet dhe siguri maksimale. Ai thotë se e ndërtuar me materiale cilësore dhe rezistente, ura është e gatshme për përdorim. për rrugë private, zona rurale, ferma, kantierë ndërtimi dhe projekte të ndryshme infrastrukturore. Qytetari fton të interesuarit të kontaktojnë për më shumë informacion dhe çmimin e negociueshëm. Mesazhi i qytetarit: Në shitje urë metalike – shasi trrali! Ofrohet për shitje urë metalike me konstruksion të fortë, e ndërtuar me shasi trrali, e përshtatshme për kalime automjetesh dhe përdorime industriale. Ura ka një gjatësi 12.40 metra dhe një gjerësi 2.45 metra, duke garantuar stabilitet dhe siguri maksimale. E ndërtuar me materiale cilësore, rezistente dhe e gatshme për përdorim. Zgjidhje ideale për rrugë private, zona rurale, ferma, kantierë apo projekte të ndryshme infrastrukturore. Për më shumë informacion dhe detaje, na kontaktoni.0682290355. Çmimi i diskutueshëm.ju mirepresim Une hapa rruge tjeter per tek shpia dhe skaloi me tek ura prandaj do e shes

58.1K views


💾

Shqipëria ndodhet nën ujë, me shumë banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe fshatra të tëra të përmbytur pas reshjeve të dendura të shiut. Trashësia...

By: @joq
11 January 2026 at 16:00

Shqipëria ndodhet nën ujë, me shumë banorë të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe fshatra të tëra të përmbytur pas reshjeve të dendura të shiut. Trashësia e ujit ka dëmtuar shtëpi, toka dhe rrugë, ndërsa qindra familje mbeten pa akses dhe pa mbrojtje ligjore, duke përjetuar humbje të mëdha materiale dhe pasigurisë për jetën e tyre. Shumë familje kërkojnë dëmshpërblim, po qeveria del vetëm me fjalime fasadë dhe foto artistike të bëra në terren sa për të shitur propagandë. Gjendja e emergjencës shpallet nga Këshilli i Ministrave kur situata kërcënon seriozisht jetën, pronat dhe popullsinë, si p.sh. kur niveli i ujërave arrin pika kritike, lumenjtë dalin jashtë shtratit, ose jeta dhe pasuritë e qytetarëve janë në rrezik të madh dhe kjo situatë është aktuale dhe prezente, me shumë familje të bllokuara dhe zona të përmbytura që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga shteti. Po pse nuk e shpall qeveria Rama IV gjendjen e emergjencës? Sepse sipas ligjit për emergjencat civile, shpallja e gjendjes së emergjencës detyron shtetin të kompensojë 100% të çdo dëmi që prek popullatën, pronat dhe gjënë e gjallë dhe për rrjedhojë kryeministri e ka më të thjeshtë të nxjerrë ministrat e tij në terren të bëjnë sikur po punojnë, se sa të shpallë gjendjen emergjente dhe të dëmshpërblejë popullin shqiptar pas përmbytjeve. Qytetarët vazhdojnë të mbeten të pambrojtur duke u përballur me dëme të mëdha, ndërsa Qeveria nuk ndërmerr asnjë hap për të shpallur emergjencën dhe për të ofruar dëmshpërblim. Kjo situatë nxjerr në pah mungesën e përgjegjshmërisë dhe shmangien e detyrimeve ligjore ndaj popullatës së prekur, duke e lënë popullin të përballet vetë me pasojat e fatkeqësisë.

15.5K views


💾

Para tre ditësh, në Fllakë të Durrësit, Kolins, një 25-vjeçar nga Kenia, është aksidentuar nga një makinë teksa po kalonte rrugën për të shkuar në pun...

By: @joq
11 January 2026 at 16:00

Para tre ditësh, në Fllakë të Durrësit, Kolins, një 25-vjeçar nga Kenia, është aksidentuar nga një makinë teksa po kalonte rrugën për të shkuar në punë pasi kishte dalë nga një market. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:00, teksa binte shi dhe që e aksidentoi e transportoi menjëherë në spital. Kolins ka pësuar fraktura në ballë dhe ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në këmbë. Ai ka punuar më parë në një kompani ndërtimi dhe aktualisht punon në MCP, një kompani plastike në qytetin bregdetar. Para se të aksidentohej, Kolins kishte humbur telefonin dhe një çantë me pasaportën, lejen dhe sende personale të tjera në një taxi Blue Taxi. Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve për të gjetur shokun e tij Kennedy dhe për të rikuperuar sendet e humbura në Blue Taxi. Kolins ndodhet aktualisht në pavijonin e ortopedisë në Spitalin e Durrësit. Kushdo që ka informacion mbi sendet e humbura të Kolins ose mund ta ndihmojë, mund të kontaktojë spitalin ose të njoftojë autoritetet përkatëse.

6204 views


💾

Në Pediatrinë e Shkodrës, shiu nuk ndalet te çatia, por vazhdon rrugën drejt korridoreve, sikur të ishte pjesë e protokollit zyrtar. Brenda spitalit, ...

By: @joq
11 January 2026 at 16:00

Në Pediatrinë e Shkodrës, shiu nuk ndalet te çatia, por vazhdon rrugën drejt korridoreve, sikur të ishte pjesë e protokollit zyrtar. Brenda spitalit, uji pikon lirshëm, duke treguar se infrastruktura është po aq e sëmurë sa pacientët që kërkojnë shërim aty. Zgjidhja institucionale për këtë situatë emergjente është një legen plastik, i vendosur me krenari në mes të korridorit. Një simbol i qartë i menaxhimit nga Ministria e Shëndetësisë. Investimet mungojnë, por improvizimi lulëzon. ‘Çdo gjë është e mundur derisa bëhet e pamundur’, kështu do thoshte ministrja Evis Sala në këto raste. Ndërsa fëmijët trajtohen mes lagështirës dhe kushteve të papërshtatshme, autoritetet zgjedhin të heshtin. Në një vend ku shëndeti i fëmijëve duhet të ishte prioritet absolut, pikat e shiut bëjnë më shumë zhurmë se çdo reagim zyrtar. Dhe kjo, fatkeqësisht, nuk është ironi, është realitet.

13.4K views


💾

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhur me përmbytjet masive që kanë prekur vendin, duke i cilësuar si një fenomen natyror që ndodh kudo në botë,...

By: @joq
11 January 2026 at 16:00

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhur me përmbytjet masive që kanë prekur vendin, duke i cilësuar si një fenomen natyror që ndodh kudo në botë, dhe fajëson ndryshimet klimatike, jo hidrovoret apo sistemet e kanalizimit që shpesh dështojnë. Edhe pse mijëra qytetarë ndodhen prej disa ditësh në ujë dhe shumë banesa dhe prona janë të përmbytura, në podkastin e tij “Flasim” Rama tha se shteti sipas tij është në gjendje t’i përballojë situatat emergjente dhe ndihet krenar, duke lënë të kuptohet se qytetarët mund të presin që të mbijetojnë vetë në kushtet katastrofike. Ai vazhdoi duke krahasuar situatën me vendet e tjera, duke përmendur Stambollin dhe fenomenet e jashtëzakonshme atmosferike, si për të justifikuar pasivitetin e qeverisë. Ndërkohë, qytetarët e përmbytur mbeten të pambrojtur, duke përjetuar dëmtime të pronave dhe humbje të mallit, ndërsa shteti i konsideron përpjekjet e tyre për mbijetesë si pjesë të kuadratit të ri të klimës. Mes kritikave, populli kërkon ndihmë reale dhe masa konkrete për të shpëtuar njerëzit dhe pasuritë, jo shpjegime të bukura për një krizë që ndodhi për shkak të infrastrukturës së papërgatitur dhe mosveprimit. “Nuk ka prekur vetëm vendin tonë, të paktën jo për arsyet që ziejnë tenxheret mediatike por një hartë të gjerë, deri në Stamboll ku kishte pamje apokaliptike. Një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me një valë të ngrohtë nga Mesdheu që ka sjellë këtë situatë. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verëra të nxehta, por edhe stinë të pa qendrueshme dhe mot këmbëngulës. Më shumë zjarre dhe përmbytje, është tashmë një kuadrat i ri i klimës ku jetojmë, por jam krenar që në çdo situatë emergjence jemi më të përgatitur falë investimeve të bëra”, është shprehur Rama.

8450 views


💾

Ditën e sotme pasagjerët e linjës ajrore Wizz Air që do fluturonin nga Tirana drejt Ancona-s janë përballur me një situatë kaotike për shkak të papërg...

By: @joq
11 January 2026 at 16:00

Ditën e sotme pasagjerët e linjës ajrore Wizz Air që do fluturonin nga Tirana drejt Ancona-s janë përballur me një situatë kaotike për shkak të papërgjegjshmërisë së linjës në fjalë. Ata kanë treguar se WiZzAir ka prerë më shumë bileta se kapaciteti që ofron dhe për pasojë më shumë se 20 persona janë kthyer mbrapsht, ndërsa disa të tjerë kanë qëndruar të bllokuar në pritje. Pasagjerët thonë se kjo lloj situate është bërë rutinë nga WizzAir si gjatë periudhës së verës ashtu edhe gjatë dimrit. Ata shprehen të revoltuar, duke e quajtur kompaninë “hajdute të lekëve” për mënyrën se si menaxhon rezervimet dhe biletat, duke i lënë njerëzit të mbesin pa vend në avion edhe pse kanë paguar për to. Denoncimi i qytetarit: Ja cfare ben kompania wizzer marrin leket dhe pastaj i lejne njerezit ne kembe ska vende,hajdute lekesh te gjitheeeee. Sot po plaste grushti ne aeroport ca behet keshtu Kane prere biletat dhe kur shkuam te gate ska poltrone. Dhe kane kthyer mbrapshte me shume se 20 persona. Une u nisa por shume te tjere jo. Edhe na kane then qe ishte nje gje normale per ato. Se gjithe periudhen è Veres keshtu behej

372.1K views


💾

❌
❌