Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 December 2025Social

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Juriy Sadovenko, ka ndërruar jetë në Moskë në moshën 57-vjeçare. Sipas mediave ruse, shkaku i vdekjes ka q...

By: @a2_cnn
27 December 2025 at 05:00

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Juriy Sadovenko, ka ndërruar jetë në Moskë në moshën 57-vjeçare. Sipas mediave ruse, shkaku i vdekjes ka qenë sëmundje e zemrës. Lajmi është raportuar nga UNN, duke cituar burime ruse, transmeton A2. Sadovenko, me gradën kolonel-gjeneral, ka qenë për vite me radhë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Ai ka drejtuar aparatin e Ministrit të Mbrojtjes nga viti 2013 deri në vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në strukturat drejtuese të ushtrisë ruse. I lindur në vitin 1969 në qytetin Zhytomyr të Ukrainës, Sadovenko u arsimua në Shkollën e Lartë të Komandës Ajrore në Ryazan dhe më pas në Akademinë Ruse të Administratës Publike pranë Presidentit të Federatës Ruse. Që nga viti 1994, ai ka qenë pjesë e ekipit të Shoigut, fillimisht në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme, më pas në administratën e rajonit të Moskës dhe më vonë në Ministrinë e Mbrojtjes. Sadovenko mori pjesë edhe në pushtimin e Ukrainës dhe u dekorua me disa nga nderimet më të larta shtetërore ruse, përfshirë urdhrat “Për Merita ndaj Atdheut” dhe “Aleksandër Nevskij”. Vdekja e tij vjen në një periudhë tensionesh të larta dhe ngjarjesh të rënda brenda strukturave ushtarake ruse. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share

906 views


💾

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, pasi është god...

By: @a2_cnn
27 December 2025 at 05:00

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, pasi është goditur nga topi në gjoks, teksa luante kalçeto. Incidenti ndodhi në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Policia tha se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi

1486 views


💾

Pamje nga Wrightwood, Kaliforni – Një shtëpi u mbulua pjesërisht nga balta dhe mbetjet pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitj...

By: @a2_cnn
27 December 2025 at 05:00

Pamje nga Wrightwood, Kaliforni – Një shtëpi u mbulua pjesërisht nga balta dhe mbetjet pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Kaliforninë Jugore. Ekipet e emergjencës ndërhynë për dhjetëra thirrje shpëtimi, ndërsa stuhia pritej të vazhdonte edhe gjatë festave të Krishtlindjes. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment

1163 views


💾

Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë u bashkuan për t...

By: @a2_cnn
27 December 2025 at 05:00

Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë u bashkuan për t’i ardhur në ndihmë pas një periudhe të gjatë ku ai jetonte në rrugë. Lajmi vjen pas pamjeve virale që tronditën fansat, ku Chase shihej i pastrehë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore e emocionale, transmeton A2. Sipas burimeve për Daily Mail, ndërhyrja u bë pas koordinimit mes babait të Chase, ish-bashkëpunëtorëve dhe influencuesit Jake Harris. Autoritetet shëndetësore vendosën se aktori kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm dhe ai u dërgua në spital për një qëndrim 72-orësh nën kujdes mjekësor. Ish-kolegët e tij nga seriali “Ned’s Declassified School Survival Guide”, përfshirë Daniel Curtis Lee dhe Shaun Weiss, kanë shprehur publikisht shqetësimin dhe shpresën se kjo është një hap drejt rikuperimit të plotë. Weiss, i cili vetë ka kaluar një periudhë të vështirë me varësinë dhe shëndetin mendor, u angazhua personalisht për ta ndihmuar Chase të largohej nga rruga dhe të pranonte trajtimin mjekësor. Në videot e publikuara së fundmi, Chase dukej në prag të Krishtlindjes, mes shiut të dendur, duke pranuar ndihmë nga qytetarë të rastësishëm që i dhanë ushqim, rroba dhe luteshin për të. Nëna e tij ka kërkuar që njerëzit të mos i japin para drejtpërdrejt, duke theksuar se kjo mund ta rrezikojë më shumë, ndërsa ka bërë të ditur se dera e shtëpisë së saj mbetet e hapur për të birin. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share

66.7K views


💾

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditëve të fundit, duke arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës s...

By: @joq
27 December 2025 at 05:00

Kursi i këmbimit Euro-Lek ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditëve të fundit, duke arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Agjentët e këmbimit valutor shpjegojnë se rënia lidhet me ofertën e shtuar të valutës në treg, një fenomen sezonal i zakonshëm për periudhën e fundvitit. Kthimi i emigrantëve për festat sjell flukse më të larta të euros, duke ushtruar presion rënës mbi kursin. Në terma vjetorë, euro rezulton rreth 2.1% më e dobët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, sipas ekspertëve, stabiliteti relativ i kursit gjatë vitit 2025 nuk i detyrohet vetëm tregut, por edhe ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë. Banka Qendrore ka vijuar blerjet e valutës edhe gjatë këtij viti. Deri në fund të 9-mujorit 2025, ajo ka blerë rreth 800 milionë euro, ndërsa gjatë vitit 2024 kishte blerë 933 milionë euro. Pa këto ndërhyrje, euro pritet të kishte rënë edhe më tej ndaj lekut. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se në vitin 2026 do të rrisë blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm, duke synuar deri në 450 milionë euro përmes ankandeve, me qëllim forcimin e rezervës valutore të vendit.

2913 views


💾

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lëshuar akuza të forta duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë të përfshira drej...

By: @joq
27 December 2025 at 05:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lëshuar akuza të forta duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë të përfshira drejtpërdrejt në armatosjen e shqiptarëve në Kosovë, me qëllim, sipas tij, kërcënimin e Serbisë dhe cenimin e integritetit të saj territorial. Gjatë një fjalimi përpara ambasadorëve të huaj, Vuçiç deklaroi se “amerikanët po i armatosin hapur dhe pa asnjë mëdyshje shqiptarët në Kosovë dhe Metohi”, ndërsa shtoi se edhe Turqia po dërgon armë të rënda dhe pajisje të tjera ushtarake. Sipas tij, ekziston “një qëllim i vetëm: kërcënimi i drejtpërdrejtë i Republikës së Serbisë, popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore”. Në të njëjtën dalje publike, Vuçiç akuzoi Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë se po krijojnë një “aleancë ushtarake” kundër Serbisë. Ai vuri në pikëpyetje të drejtën e këtyre shteteve për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, duke pretenduar se marrëveshjet ushtarake janë zgjeruar edhe me Slloveninë dhe se po tentohet përfshirja e Bullgarisë. Deklaratat e Vuçiç vijnë në një kohë kur Serbia, sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), ka shpenzuar rreth 2.2 miliardë dollarë për ushtrinë vetëm gjatë vitit 2024, ose 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke qenë vendi me investimin më të madh ushtarak në rajon. Kujtojmë këtu se tensionet në rajon janë përshkallëzuar ndjeshëm vitet e fundit. Ngjarja më e rëndë mbetet sulmi i armatosur në Banjskë më shtator 2023, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës. Përgjegjësinë e mori Milan Radoiçiç, i cili ende nuk është ndjekur penalisht në Serbi. Paralelisht, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj vëllezërve Viqentijeviç dhe Igor Dimoviç, të dyshuar për shpërthimin në kanalin 'Ibër-Lepenc' Sipas aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviç dyshohet se kanë vendosur eksplozivin që dëmtoi kanalin, një vepër e konsideruar akt terrorist.

11.3K views


💾

Tregu i pasurive të paluajtshme në Kroaci po kalon një ftohje të ndjeshme, me rënie të vazhdueshme të shitjeve dhe çmime që vijojnë të mbeten në nivel...

By: @joq
27 December 2025 at 05:00

Tregu i pasurive të paluajtshme në Kroaci po kalon një ftohje të ndjeshme, me rënie të vazhdueshme të shitjeve dhe çmime që vijojnë të mbeten në nivele të larta. Paralajmërimi u dha në Forumin e 40-të të Biznesit të Pasurive të Paluajtshme, ku ekspertët konfirmuan se ngadalësimi është tashmë i përgjithshëm në të gjithë vendin. Sipas Dhomës Kroate të Ekonomisë (HGK), transaksionet kanë rënë për tre vite radhazi. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, shitjet kanë pësuar një rënie prej rreth 15% në nivel kombëtar, ndërsa në zonat bregdetare, ku tradicionalisht dominojnë blerësit e huaj, rënia kalon 20%. Ekspertët theksojnë se çmimet, veçanërisht për pronat e përdorura, kanë arritur nivele të papërballueshme, duke lënë shumë prona të pashitura për më shumë se një vit. Edhe projektet e reja po shfaqin shenja ngadalësimi, pasi zhvilluesit vazhdojnë të rrisin çmimet. Një faktor kyç është tërheqja e blerësve të huaj, sidomos nga Gjermania, të cilët dikur ishin ndër aktorët kryesorë në tregun bregdetar. Megjithatë, interes vijon të ketë nga blerës në Poloni, Çeki, Sllovaki dhe Ukrainë. Në Zagreb, situata është ndryshe: mungesa e projekteve të reja dhe çmimet e larta kanë sjellë një rënie mbi 20% të shitjeve, me çmime mesatare nga 2 800 deri në 2 900 euro për metër katror. Analistët presin që ftohja e tregut të vazhdojë, duke parashikuar një korrigjim gradual të çmimeve të pronave të përdorura gjatë vitit 2026. Në të njëjtën kohë, ekonomia kroate përballet me presione inflacioniste. Inflacioni arriti në 3.8% në nëntor, niveli i dytë më i lartë në Eurozonë, duke ushtruar presion shtesë mbi fuqinë blerëse dhe duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregun e pasurive të paluajtshme.

13K views


💾

"Ndonjëherë leksionet më të mëdha vijnë nga më të vegjlit tanë. Dea dhe Dilesia, dy vogëlushe 10-vjeçare, na kujtojnë sot se çfarë do të thotë të jeto...

By: @joq
27 December 2025 at 05:00

"Ndonjëherë leksionet më të mëdha vijnë nga më të vegjlit tanë. Dea dhe Dilesia, dy vogëlushe 10-vjeçare, na kujtojnë sot se çfarë do të thotë të jetosh vërtet. Një mesazh që çdo shqiptar duhet ta dëgjojë këtë fundviti. ❤" Në mes të zhurmës së festave dhe nxitimit të përditshëm, shpesh harrojmë të ndalojmë dhe të pyesim veten: çfarë mbetet vërtet në fund? Përgjigjen më të bukur dhe më empatike nuk e dhanë filozofët, por dy vogëlushe 10-vjeçare nga Poliçani, Dea dhe Dilesia. Në një video tejet emocionuese, e realizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në Poliçan dhe që ka mbërritur në redaksinë tonë, dy nxënëset e klasës së katërt ndajnë një reflektim që po prek zemrat e mijëra shqiptarëve. Nuk është thjesht një urim për Vitin e Ri, por një mesazh i pastër, i sinqertë dhe i thellë, që tejkalon moshën e tyre. Me një pjekuri të rrallë, Dea dhe Dilesia e përshkruajnë vitin që po lëmë pas si një rrugëtim të mbushur me sfida e lodhje, por edhe me gabime që të mësojnë e fitore të vogla që të gëzojnë. Ato na kujtojnë se gabimet janë mësonjës, se jeta është më shumë sesa nxitimi i përditshëm dhe se shpesh vrapojmë pas gjërave që nesër nuk do të kenë më asnjë vlerë. “Ndoshta ky është gabimi më i madh i njeriut: të harxhojë ditët e tij me gjëra që nuk mbeten, duke harruar ato që nuk harrohen kurrë”, thonë vogëlushet, duke e zhvendosur vëmendjen tonë nga “lodrat e botës” te ajo që ka vërtet rëndësi: njeriu, fjala e mirë, falja dhe dashuria. Përmes fjalëve që rrjedhin si melodi, ato na kujtojnë se kur dritat e festës të fiken dhe zhurma të shuhet, nuk janë dhuratat apo ushqimet ato që mbeten, por njerëzit që na qëndrojnë pranë. Ata janë pasuria më e madhe që mund të na japë jeta. Në mbyllje të këtij viti, Dea dhe Dilesia na lënë me një pyetje që të detyron të ndalosh dhe të reflektosh: në fund të vitit, nuk ka rëndësi se çfarë kemi mësuar, por çfarë njeriu jemi bërë. Ky nuk është thjesht një urim. Është një leksion jete nga dy fëmijë, që na kujtojnë se sa kohë kemi njëri-tjetrin, kemi gjithçka.

9111 views


💾

Darka e Vitit të Ri do t’u kushtojë më shumë familjeve shqiptare këtë vit, pasi çmimet e produkteve bazë janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kal...

By: @joq
27 December 2025 at 05:00

Darka e Vitit të Ri do t’u kushtojë më shumë familjeve shqiptare këtë vit, pasi çmimet e produkteve bazë janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Në tregje, gjeli dhe pula e detit shiten nga 1 000 deri në 1 200 lekë/kg, ndërsa mishi është 50–200 lekë më i shtrenjtë se një vit më parë. Sipas INSTAT, djathi i bardhë ka kaluar 900 lekë/kg, ndërsa qumështi dhe kosi arrijnë deri në 200 lekë. Edhe frutat e perimet janë shtrenjtuar, madje deri në 20% më shumë krahasuar me një muaj më parë. Qytetarët thonë se çmimet janë të papërballueshme në raport me pagat dhe pensionet, pasi një darkë familjare e thjeshtë mund të kushtojë mbi 200 euro, gati gjysma e pagës minimale. Ekspertët e lidhin rritjen e çmimeve me mungesën e prodhimit vendas, veçanërisht në blegtori, ndërsa theksojnë se tregtarët po abuzojnë me kërkesën e lartë festive, pa reflektuar as zhvlerësimin e euros në çmimet e produkteve të importuara. Sipas ekspertëve, çmimet ushqimore janë rritur mesatarisht 5–6% krahasuar me vitin e kaluar, duke e bërë shportën e fundvitit më të shtrenjtë. Ata kërkojnë kontrolle të vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në periudhën e festave, për të mbrojtur konsumatorët nga abuzimet.

10.4K views


💾

Një i moshuar është raportuar i humbur në Tiranë dhe familjarët janë në ankth për fatin e tij. Djali i 72-vjeçarit ka kontaktuar redaksinë e JOQ Alban...

By: @joq
27 December 2025 at 05:00

Një i moshuar është raportuar i humbur në Tiranë dhe familjarët janë në ankth për fatin e tij. Djali i 72-vjeçarit ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e babait të tij, Halim Shimo, i cili ka humbur që prej ditës së djeshme. Sipas të birit, Halim Shimo është parë për herë të fundit në zonën e 5 Majit në kryeqytet dhe prej atëherë nuk ka më asnjë gjurmë të tij. Rasti është raportuar edhe në polici, por deri në këto momente nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e të moshuarit. Familjarët bëjnë me dije se 72-vjeçari kishte probleme me shikimin dhe për të lëvizur përdorte një tricikël, çka rrit edhe më shumë shqetësimin për sigurinë e tij. Kushdo që mund të ketë informacion ose e ka parë Halim Shimon, lutet të kontaktojë menjëherë në numrin e telefonit: +355 68 632 4800. Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në gjetjen e tij.

22.3K views


💾

Ndërsa njerëzit presin përgjigje për miliona euro, zonja Balluku zgjedh të tregojë qetësi dhe buzëqeshje, si të mos kishte asnjë problem. Ky ndryshim ...

By: @joq
27 December 2025 at 05:00

Ndërsa njerëzit presin përgjigje për miliona euro, zonja Balluku zgjedh të tregojë qetësi dhe buzëqeshje, si të mos kishte asnjë problem. Ky ndryshim nga serioziteti i hetimeve në atmosferën festive nuk ka kaluar pa u vënë re nga komentuesit, të cilët e shohin si një mënyrë për t’i treguar SPAK-ut se po e sfidon. Në vend që t’i japë llogari drejtësisë, ajo duket sikur thotë, “Festojmë dhe bëjmë sikur s’ka ndodhur gjë”. Në një kohë kur skandalet e mëdha po trondisin vendin, kjo sjellje po duket si një tallje me qytetarët dhe drejtësinë, një mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë me buzëqeshje dhe dhurata festive. Me këtë ritëm të drejtësisë, Balluku do të konsumojë bakllavanë e Vitit të Ri jashtë burgut, duke gëzuar e buzëqeshur me lekët e shqiptarëve që i vodhi natë e ditë!

36.5K views


💾

Prej disa vitesh tanimë, zona e Golemit përballet me një situatë shqetësuese ujërat e zeza të hoteleve derdhen drejtpërdrejt në det, pa asnjë filtër a...

By: @joq
27 December 2025 at 05:00

Prej disa vitesh tanimë, zona e Golemit përballet me një situatë shqetësuese ujërat e zeza të hoteleve derdhen drejtpërdrejt në det, pa asnjë filtër apo masë mbrojtëse. Pamjet e siguruara tregojnë qartë se pushuesit janë të detyruar të shëtisin mes ujërave të ndotura, duke u përballur me kushte aspak të denja për një zonë turistike. Në rërën pranë vijës bregdetare dallohet një tub që shkarkon ujëra të zeza direkt në det. Videoja është realizuar ditën e djeshme, në një kohë kur shumë turistë vendas dhe të huaj i janë drejtuar bregdetit të Adriatikut për të shfrytëzuar ditët e nxehta të kësaj periudhe. Zona e Golemit dhe ajo e Durrësit janë përfolur edhe më herët për problematikën e ndotjes së ujit të detit, duke ngritur shqetësime të vazhdueshme për shëndetin publik dhe imazhin e turizmit shqiptar. Sipas ligjit, derdhja e ujërave të zeza në det është e ndaluar rreptësisht. Subjektet që shkelin këtë rregull përballen me gjoba, ndërsa në rast përsëritjeje, ndëshkimi parashikon deri edhe mbylljen e aktivitetit. Aktualisht, pika e shkarkimit të ujërave të zeza ndodhet vetëm pak metra larg një hoteli, duke shtuar dyshimet për shkelje të rënda mjedisore dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

55.5K views


💾

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar reshje bore në fshatin turistik të Dardhës, në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit dhe në Voskopojë e Vithkuq ku...

By: @joq
27 December 2025 at 05:00

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar reshje bore në fshatin turistik të Dardhës, në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit dhe në Voskopojë e Vithkuq ku firmat nënkontraktore po punojnë për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre. Edhe pse policia rrugore apelon për kujdes të shtuar dhe përdorimin e gomave dimërore, një qytetar ka denoncuar një situatë më problematike. Ai shprehet se në rrugën e Voskopojës kanë hedhur vaj, gjë që rrezikon drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në kthesat e rrugës ku koncentrimi i vajit është më i madh. Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në këtë aks pasi mundësitë për aksidente janë të mëdha. Sipas sinoptikanëve, temperaturat ditën e sotme në zonat malore do të shkojnë deri në -5°C, ndërsa gjatë kësaj jave priten reshje dëbore me intensitet të lartë dhe temperatura deri në -10°C. Denoncimi i qytetarit: Pershendetje joq Sot ne rrugen e Voskopojes kishin hedhur vaj qe rezikon aksidente. Po ishte vaj dhe neper kthesa kishte me shum

227.6K views


💾

Llixhat e Bënjës në Përmet dita ditës po shndërrohen nga pasuri natyrore unike në hapësirë artificiale dhe të betonizuara. Vaskat natyrore, të cilat t...

By: @joq
27 December 2025 at 05:00

Llixhat e Bënjës në Përmet dita ditës po shndërrohen nga pasuri natyrore unike në hapësirë artificiale dhe të betonizuara. Vaskat natyrore, të cilat tërhiqnin vizitorë nga e gjithë vendi dhe bota për bukurinë dhe autenticitetin e tyre, po betonohen, duke zhdukur ekosistemet dhe organizmat që jetonin aty. Në një video të mbërritur në redaksinë tonë mund të shihni se si fadromat e kamionët vijojnë punën e tyre për gërryerjen dhe betonzimin e një prej ekosistemeve natyrore më të bukura që ka vendi, ndërkohë që pushuesit lahen në vaska. Ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk është vetëm një ndërhyrje infrastrukturore: betonimi i vaskave po shkatërron ekuilibrin natyror të ujit, po rrezikon cilësinë e ujit termal dhe po krijon nevojën për riparime të shpeshta. Forma natyrore e ujit, që ndihmonte në ngadalësimin e rrjedhës dhe ruajtjen e ekosistemit, po zëvendësohet me struktura që favorizojnë erozionin dhe degradimin afatgjatë. Qytetarët shprehin shqetësim se kjo ndërhyrje nuk është mbrojtje apo zhvillim, por një dëmtim i qëllimshëm i një pasurie natyrore, me pasoja të rënda afatgjata për natyrën, turizmin dhe ekonominë lokale.

48.9K views


💾

❌
❌