Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 January 2026Social

Të rinj nga Pogradeci, Korça dhe Tirana janë bërë bashkë edhe këtë 2 janar për të nisur vitin e ri me një aktivitet në natyrë, duke bërë hiking në mal...

By: @a2_cnn
3 January 2026 at 07:00

Të rinj nga Pogradeci, Korça dhe Tirana janë bërë bashkë edhe këtë 2 janar për të nisur vitin e ri me një aktivitet në natyrë, duke bërë hiking në malin e Thatë. Ky destinacion malor i veçantë, i njohur për pozicionin unik që ndan Liqenin e Ohrit nga ai i Prespës, u ka ofruar pjesëmarrësve pamje magjepsëse dhe një eksperiencë ndryshe në fillim të vitit. Hiking-u i 2 janarit po kthehet tashmë në një traditë të përvitshme, simbol i energjisë pozitive, miqësisë dhe dashurisë për natyrën. #a2ccc #like

8257 views


💾

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Orikumin e Vlorës, ditën e sotme, ku një grua rreth 40 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. A2 CNN rap...

By: @a2_cnn
3 January 2026 at 07:00

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Orikumin e Vlorës, ditën e sotme, ku një grua rreth 40 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. A2 CNN raporton se, viktima është gjetur e mbytur, ndërsa dyshimet e para janë se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj. Nga hetimet paraprake rezulton se bashkëshorti Llogora Xhebro dyshohet se ka vrarë bashkëshorten Sose Xhebro dhe më pas ka vrarë edhe veten. A2 CNN mëson se bashkëshorti Llogora Xhebro ka vrarë veten me armë zjarri në banesën e tij. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave që çuan në këtë tragjedi. #A2CNN

3291 views


💾

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore mbi 700 metra mbi niv...

By: @a2_cnn
3 January 2026 at 07:00

I gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit janë shënuar reshje bore. Rënia e borës ka sjellë edhe ulje të ndjeshme të temperaturave, veçanërisht në zonat e larta malore. Autoritetet raportojnë se situata paraqitet nën kontroll dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për problematika apo situata emergjente. Sa i përket furnizimit me energji elektrike, i gjithë Qarku Kukës furnizohet normalisht, me përjashtim të Njësive Administrative Margegaj dhe Lekbibaj, si dhe fshatit Berishë në Njësinë Administrative Bytyç, Bashkia Tropojë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë në verilindje të vendit. #a2cnn #like

17.3K views


💾

Fluks i lartë mjetesh është regjistruar aktualisht në të dyja anët e pikës së pagesës në Kalimash. Qarkullimi më i rënduar paraqitet në korsinë e aksi...

By: @a2_cnn
3 January 2026 at 07:00

Fluks i lartë mjetesh është regjistruar aktualisht në të dyja anët e pikës së pagesës në Kalimash. Qarkullimi më i rënduar paraqitet në korsinë e aksit Tiranë–Kukës–Morinë–Kosovë, ku lëvizja e mjeteve është dukshëm më e madhe. Ky fluks vjen si pasojë e lirimit të rrugës për qarkullim, pas disa aksidenteve të ndodhura më herët në zonën e Rrëshenit, në Rrugën e Kombit, ku për një periudhë pati edhe bllokim të plotë të trafikut. Ndërkohë, Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës – Tuneli i Kalimashit, po përballet me reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë, çka e bën qarkullimin më të vështirë. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë, për shkak të lagështisë dhe kushteve të pafavorshme të motit. #A2CNN #LIKE #lajmeshqip

18.8K views


💾

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në zonën e Kapeles, në qendër të Vlorës. Një automjet ka aksidentuar një kalimtar te vijat...

By: @a2_cnn
3 January 2026 at 07:00

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në zonën e Kapeles, në qendër të Vlorës. Një automjet ka aksidentuar një kalimtar te vijat e bardha, duke e lënë atë në gjendje të rëndë shëndetësore. A2 CNN raporton se drejtuesi i automjetit është një 22-vjeçar ndërsa i  plagosur ka mbetur një 90-vjeçari. Menjëherë pas ngjarjes, kalimtarët e pranishëm kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa është njoftuar urgjentisht ambulanca, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të dëmtuarin drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe Policia, e cila po kryen veprimet procedurale dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Qarkullimi në zonë ka qenë përkohësisht i vështirësuar. #a2cnn #like #lajmeshqip

15.1K views


💾

Një tjetër aksident është shënuar paraditen e sotme edhe në rrugën e Kombit. Nga të dhënat e para mësohet se janë përplasur disa mjete. Nuk ka raporti...

By: @a2_cnn
3 January 2026 at 07:00

Një tjetër aksident është shënuar paraditen e sotme edhe në rrugën e Kombit. Nga të dhënat e para mësohet se janë përplasur disa mjete. Nuk ka raportime për viktima apo të plagosur. Në përditësim...

2301 views


💾

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë ka goditur Meksikën, duke shkaktuar panik dhe evakuime masive, ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe ...

By: @joq
3 January 2026 at 07:00

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë ka goditur Meksikën, duke shkaktuar panik dhe evakuime masive, ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Mexico City, rreth 300–400 kilometra larg epiqendrës. Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, të bashkuara edhe në videon që po shihni, dallohet qartë momenti kur një ndërtesë shumëkatëshe lëkundet fuqishëm për disa sekonda, duke krijuar skena frike mes banorëve. Sipas Shërbimit Kombëtar Sizmologjik të Meksikës, tërmeti ndodhi rreth orës 07:58 të mëngjesit, me epiqendër rreth 14–15 kilometra në jugperëndim të San Marcos, në shtetin Guerrero, pranë zonës turistike të Acapulcos. Lëkundjet aktivizuan menjëherë alarmin sizmik në Mexico City, duke detyruar qindra qytetarë të dalin në rrugë dhe të evakuojnë ndërtesat. Pamje të tjera tregojnë njerëz që presin jashtë banesave dhe zyrave, ndërsa në disa zona raportohet për rënie të fasadeve. Tërmeti ndërpreu edhe konferencën e parë për shtyp të vitit të presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum, e cila u detyrua të largohej nga godina së bashku me stafin, pasi alarmet u aktivizuan. Pas rreth 10 minutash, ajo rifilloi konferencën, duke deklaruar se nuk ka raportime për dëme serioze, por se autoritetet po presin informacionin e plotë nga Guerrero. Sipas autoriteteve lokale, deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha strukturore, por janë evidentuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në veri të kryeqytetit. Komisioni Kombëtar i Energjisë Elektrike po verifikon instalimet. Autoritetet kanë konfirmuar se një 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi u rrëzua gjatë evakuimit nga apartamenti i tij në kryeqytet, ndërsa 12 persona të tjerë janë plagosur. Megjithatë, bilanci mbetet paraprak. Edhe në Acapulco, turistë dhe banorë janë parë duke dalë me panik në rrugë pas aktivizimit të sirenave paralajmëruese. Meksika konsiderohet një nga vendet më sizmikisht aktive në botë, pasi ndodhet mbi pesë pllaka tektonike. Veçanërisht Mexico City, i ndërtuar mbi një ish-shtrat liqeni, është shumë i ndjeshëm ndaj lëkundjeve të forta. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa sistemet e paralajmërimit të hershëm kanë ndihmuar në reduktimin e pasojave më të rënda.

79.2K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem që sipas tij shpesh kalon pa u vënë re, por që mund të përbëjë rrez...

By: @joq
3 January 2026 at 07:00

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem që sipas tij shpesh kalon pa u vënë re, por që mund të përbëjë rrezik real për këmbësorët, veçanërisht për të moshuarit. Sipas qytetarit, cilësia e trotuareve në disa zona të Tiranës, e kombinuar me motin me shi, ngricat dhe gjethet e rëna të pemëve, krijon kushte të rrezikshme për rrëshqitje dhe incidente me pasoja fizike. Ai ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video, ku ka filmuar trotuaret në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Në pamje, qytetari shpreh dyshime mbi cilësinë e materialeve dhe punimeve të kryera, duke pretenduar se sipërfaqja e trotuarit është tepër e lëmuar dhe nuk garanton sigurinë e kalimtarëve, sidomos në kushte të pavaforshme atmosferike. Sipas tij, trotuari ka një pamje që imiton pllakat, por nuk ofron fërkimin e nevojshëm për ecje të sigurt. Prania e gjetheve të rëna e shton më tej rrezikun e rrëshqitjes, duke e bërë situatën edhe më problematike për personat e moshuar, të cilët mund të humbin ekuilibrin dhe të pësojnë dëmtime serioze. Qytetari thekson se kjo gjendje, sipas tij, nuk është e izoluar vetëm në këtë zonë, por vihet re në disa pjesë të kryeqytetit, duke ngritur shqetësimin se siguria e këmbësorëve nuk po merret mjaftueshëm në konsideratë. Pamjet janë dërguar në redaksinë e JOQ Albania për të nxjerrë në pah një problem që, sipas tij, meriton vëmendje dhe reflektim.

41.4K views


💾

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar autoritetet iraniane që të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke deklaruar se Uashi...

By: @joq
3 January 2026 at 07:00

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar autoritetet iraniane që të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve paqësorë, duke deklaruar se Uashingtoni “do të ndërhyjë” nëse ata vriten. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Trump shkroi: “Jemi gati dhe të përgatitur”, pa dhënë detaje konkrete se çfarë veprimesh mund të ndërmarrë SHBA. Deklarata e tij u pasua nga një reagim i ashpër nga Ali Larijani, këshilltar i liderit suprem iranian Ali Khamenei, i cili paralajmëroi se çdo ndërhyrje amerikane në çështjet e brendshme të Iranit do të sillte destabilizim në të gjithë Lindjen e Mesme dhe do të dëmtonte interesat e SHBA-së. Sipas raportimeve, të paktën tetë persona janë vrarë në Iran gjatë gati një jave protestash masive, të nxitura nga përkeqësimi i situatës ekonomike dhe rënia e fortë e monedhës kombëtare, rialit. Në postimin e tij, Trump shkruante: “Nëse Irani qëllon dhe vret protestues paqësorë, siç e ka zakon, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijnë në ndihmë të tyre.” Megjithatë, presidenti amerikan nuk sqaroi se çfarë lloj ndërhyrjeje mund të bëhej. Kujtojmë se në qershor, SHBA-ja kreu sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane me urdhër të Trump, veprim që autoritetet amerikane pretenduan se vonoi ndjeshëm përpjekjet e Iranit për ndërtimin e armëve bërthamore, pretendim që është mohuar nga Teherani. Si kundërpërgjigje, Irani lëshoi raketa drejt një baze të rëndësishme ushtarake amerikane në Katar. Ndërkohë, disa nga protestuesit në Iran shprehen se mbështetja amerikane do të ishte e mirëpritur. Një grua e re, e cila protestonte në Teheran dhe foli për BBC në kushte anonimiteti, tha se forcat e sigurisë “kanë frikë” nga deklaratat e Trump dhe të kryeministrit izraelit Netanyahu, pasi besojnë se kërcënimet mund të shoqërohen me veprime konkrete. Gjatë ditëve të fundit janë raportuar viktima në disa qytete, përfshirë Lordegan, Azna, Kouhdasht dhe Marvdasht, ndërsa BBC thekson se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto raportime. Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë përplasje mes protestuesve dhe forcave të sigurisë, si edhe automjete të djegura. Protestat nisën të dielën në Teheran, fillimisht nga tregtarë të revoltuar për rënien e rialit, dhe më pas u përhapën në qytete të tjera, ku u bashkuan edhe studentë universitarë. Në shumë raste janë dëgjuar thirrje kundër udhëheqjes klerikale dhe kërkesa për largimin e Ali Khameneit nga pushteti. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se do të dëgjojë “kërkesat legjitime” të protestuesve, ndërsa Prokurori i Përgjithshëm i Iranit ka paralajmëruar se çdo përpjekje për destabilizim do të përballet me një “përgjigje vendimtare”.

40.9K views


💾

❌
❌