Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 December 2025Social

Gjatë një interviste mediatike, aktori i njohur Albano Bogdo ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Aktori ka deklaruar se edhe Shqipëri...

26 December 2025 at 20:00

Gjatë një interviste mediatike, aktori i njohur Albano Bogdo ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Aktori ka deklaruar se edhe Shqipëria renditët si një nga vendet me resurset më të mëdha, sërish qytetarët paguajnë çmime të larta për energjinë elektrike, ujin dhe naftën. Më tej artisti ka deklaruar se ky dështim është i politikanëve, të cilët sipas tij, nuk i kanë dhënë gjërat më minimale shqiptarëve. Albano Bogdo: Futemi në 10 vendet që kemi më shumë ujë për kokë dhe asnjë familje nuk ka ujë 24 orë. Dhe në këto hidrocentrale mund të ndërtohen me qindra hodrocentrale dhe mund ta kemi korrentin falas, fatura e energjisë është makthi më i madh i familjeve shqiptare. Asnjë artist nuk del të thojë që paga u bë nga 400 në 500 mijë lekë të vjetra, 500 mijë lekë këta në pushtet kanë brekët, siç ua kapën mat aty. Brekët më të lira i kishin 500 mijë lekë, aq sa ne kemi pagën minimale. Si nuk del që nuk flet se ka 40 vjet që vidhet nafta, nuk po flas për vetëm për Ramën, por po flas për të gjithë bashkë, që nga Ismail Qemali e deri ky që është sot. Asnjë se rregulloi dot që të kemi ujë, drita dhe naftën tonë që del ta kemi ne. Duhet ta kishim falas dhe ne e kemi më shtrenjtë se kushdo tjetër në Europë”, deklaroi Bogdo në Qoa Vadis në Vizion Plus. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

38.1K views


💾

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut, ku një i ri 27-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve në një mag...

26 December 2025 at 20:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Koplikut, ku një i ri 27-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve në një magazinë. Sipas informacioneve të policisë, viktima me inicialet E. K. ishte duke punuar për instalimin e paneleve diellore, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë e goditjes, ai ka ndërruar jetë në vend. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

41.2K views


💾

Forcat Ajrore Izraelite njoftuan në mbrëmje se kanë “eliminuar dy terroristë” që kishin kaluar të ashtuquajturën Vijë e Verdhë dhe ishin afruar pranë ...

26 December 2025 at 20:00

Forcat Ajrore Izraelite njoftuan në mbrëmje se kanë “eliminuar dy terroristë” që kishin kaluar të ashtuquajturën Vijë e Verdhë dhe ishin afruar pranë ushtarëve të Brigadës 7, të cilët po vepronin në jug të Rripit të Gazës. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

5340 views


💾

Sot paradite, pesë anëtarë të opozitës në Këshillin e Mandateve thirrën një mbledhje të Këshillit në orën 11:00. Megjithatë, mbledhja nuk u zhvillua, ...

26 December 2025 at 20:00

Sot paradite, pesë anëtarë të opozitës në Këshillin e Mandateve thirrën një mbledhje të Këshillit në orën 11:00. Megjithatë, mbledhja nuk u zhvillua, pasi dera e sallës ishte e mbyllur dhe deputetët nuk mundën të hynin për të ushtruar detyrat e tyre. Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të zhvillimit normal të punimeve të Këshillit të Mandateve. Sipas PD, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka urdhëruar mbylljen e sallës së mbledhjes së Këshillit. Oerd Bylykbashi shprehet se ‘ bëmë këtë kërkesë, por kryetari refuzon të thërrasë pjesën tjetër e anëtarëve duke bllokuar një proces të rëndësishëm kushtetuese. Ne presim këtu që Kuvendi të na vërë kushtet që kjo mbledhje të jetë funksionale, por ja ku jemi, kryetari i Kuvendit e ka bllokuar, dera është e mbyllur’. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2608 views


💾

Zbardhet në dosjen hetimore të zv.kryeministres Belinda Balluku një mesazh që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama. Në një nga ...

26 December 2025 at 20:00

Zbardhet në dosjen hetimore të zv.kryeministres Belinda Balluku një mesazh që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama. Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit. Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë fituar tender. Pjesë nga dosja Balluku që SPAK ka dorëzuar në Kuvend ku ka kërkuar autorizim për arrestimin e zv.kryeministres. Në vijim të hetimit, nga këqyrja e të dhënave të aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, ka rezultuar komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Whatsapp”, ku në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”. Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst: “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë unazën”. Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Jam në shpi peshk me pak fjalë, me një virozë”. Në orën 13:52, Evis Berberi: “Obobo”. Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”. Në orën 13:53, Evis Berberi: “15 ml, rreth diku te 10 ml euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”. SPAK sqaron se në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 15.09.2021 ka bërë njoftimin për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”. Në Buletinin nr. 167, datë 22.11.2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se për këtë procedurë prokurimi është publikuar njoftimi mbi vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë, ku ka rezultuar se është kualifikuar oferta e paraqitur nga shoqëria “Geci” sh.p.k. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

31.5K views


💾

HPV shpesh konsiderohet një temë tabu. Edhe pse shumica prej nesh do të ekspozohen ndaj papillomavirusit njerëzor (HPV) në një moment të jetës sonë, a...

26 December 2025 at 20:00

HPV shpesh konsiderohet një temë tabu. Edhe pse shumica prej nesh do të ekspozohen ndaj papillomavirusit njerëzor (HPV) në një moment të jetës sonë, ai mbetet gjerësisht i keqkuptuar. Marrja e një rezultati pozitiv të HPV-së mund të jetë shqetësuese dhe konfuze, megjithatë lidhja midis HPV-së dhe kancerit të qafës së mitrës, është më e nuancuar nga sa e kuptojnë shumë njerëz. Ne folëm me Adeola Olaitan, një onkologe gjinekologjike konsulente, e cila shpjegoi se çfarë është HPV, si lidhet ai me kancerin e qafës së mitrës dhe trajtoi disa mite të zakonshme rreth kësaj teme. Çfarë është HPV? “HPV është një familje virusesh që infektojnë lëkurën dhe indet mukozale”, shpjegon Olaitan. “Ekzistojnë nëntipe të ndryshme të HPV-së, të cilat shënohen me numra.” Sipas faqes së internetit të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) të Mbretërisë së Bashkuar, mund të infektoheni me HPV nga çdo kontakt lëkurë me lëkurë në zonën gjenitale, seks vaginal, anal ose oral, ose përmes ndarjes së lodrave seksuale. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

767 views


💾

Deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë...

26 December 2025 at 20:00

Deputeti socialist, Erion Braçe ka bërë një apel për prindërit që shprehen skeptikë për vaksinimin e fëmijëve, duke iu referuar teorive që qarkullojnë se mund të shkaktojnë probleme. Ai ka ndarë rastet e dy fëmijëve në pedriatrinë e QSUT, prej ditësh në gjendje të vështirë, njëri prej të cilëve ka rezultuar me fruth. Ajo që është shqetësuese, thotë deputeti, fëmijës që ka rezultuar me fruth, edhe pse është tre vjeç, i është ndërprerë vaksinimi. që në muajin e gjashtë. Sipas tij, ky nuk është një rast i izoluar por më i gjerë dhe vjen nga hipotezat që shpesh artikulohen nëpër ekrane nga personazhe të caktuar që nuk janë të fushës. Deputeti argumenton se prindërit duhet të dëgjojnë mjekët dhe të vaksinojnë fëmijët, sepse duke mos e bërë këtë gjë, në fakt po dëmtojnë fëmijët e tyre. “Po ndodh diçka me fëmijët që më duket shumë e rëndë. Po ndjek dy raste në pediatri. Të vështira prej 10 ditësh temperaturë e lartë dhe shqetësime shëndetësore të tjera. E dini çfarë mësova që njëri prej fëmijve ishte me fruth. Për këtë ka vaksinë. Ashtu edhe tjetri. Ndërkohë që mjeket që po i ndjekin thonë se edhe se janë vetëm 3 vjeç, një prej fëmijëve e ka mbyllur kalendarin e vaksinimit në 6 muajt e parë të jetës. Prindërit s’i kanë çuar më të ndjekur kalendarin e vaksinimit që 6 muajsh, fruthi luftohet përmes vaksinës. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

189 views


💾

Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen sot të Këshillit të Imunitetit pë...

26 December 2025 at 20:00

Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen sot të Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet kryetarit të Kuvendit. Sipas tyre se 1 javë është e mjaftueshme për anëtarët që të njihen me provat e dosjes me mbi 10 mijë faqe të vënë në dispozicion nga SPAK i cili kërkon arrestimin e Ballukut. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

7354 views


💾

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për p...

26 December 2025 at 20:00

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i njohur Gjesti rikthehet për publikun në një mënyrë simbolike. Kompania e tij menaxhuese, Three60 Music, publikoi një imazh festiv të artistit për të uruar Krishtlindjen, duke rikthyer praninë e tij mes fansave. Në foto, Gjesti shfaqet me stilin e tij karakteristik, xhins dhe atlete rozë të ndezura, i rrethuar nga dritat festive të pemës së Krishtlindjes. Ajo që bie në sy është natyra e imazhit, i cili duket të jetë përpunuar ose gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, duke krijuar një avatar që ruan prezencën e artistit pa ekspozuar pamjen e tij reale. Kjo zgjedhje tregon se Gjesti vazhdon të mbajë distancën private në këtë periudhë zie. Fansat reaguan menjëherë me mesazhe emocionale dhe mbështetje të madhe. Në seksionin e komenteve, shumica shprehnin mallin dhe pritjen për rikthimin e tij fizik: “Na ka marrë malli shumë dhe i urojmë çdo të mirë,” shkruante një ndjekëse, ndërsa të tjerë shprehnin emocion më të fortë: “Gjesti o shpirt, vdiqëm për ty.” Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

3406 views


💾

Për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë nuk do të jetë funksional për qarkullimin e automjeteve nga ora 18...

26 December 2025 at 20:00

Për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë nuk do të jetë funksional për qarkullimin e automjeteve nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën shqiptare). Policia e kufitare e Kakavijës bën me dije se do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve për emergjenca shëndetësore. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

2567 views


💾

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, ka qenë sot në fokus jo për mesazhin e saj festiv, por për një moment të sikletshëm gjatë një deklarate publike. Tek...

By: @syritv
26 December 2025 at 20:00

Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, ka qenë sot në fokus jo për mesazhin e saj festiv, por për një moment të sikletshëm gjatë një deklarate publike. Teksa po përcillte urimin për Krishtlindje për besimtarët e krishterë, Duda u ngatërrua në fjalë dhe ndaloi papritur, duke kërkuar që ta rifillonte deklaratën nga e para. Ajo ishte nën përshtypjen se prononcimi po regjistrohej dhe jo se transmetohej drejtpërdrejt.Ishin gazetarët e pranishëm ata që e informuan se gjithçka po shkonte 'live', çka e vuri prefekten në një situatë të dukshme parehatie. Gafa nuk kaloi pa u vënë re, duke nxjerrë në pah mungesë përgatitjeje në një dalje publike që duhej të ishte e thjeshtë dhe solemne, veçanërisht në një ditë feste për besimtarët e krishterë. ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #HoltaDuda #Krishtlindje #Shkoder

16.7K views


💾

❌
❌