Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 February 2026Social

Policia e kryeqytetit ka goditur një grup kriminal që trafikonte dhe shiste armë zjarri nga Kosova në Tiranë. Pas një hetimi 2-mujor, u arrestuan 4 pe...

By: @a2_cnn
1 February 2026 at 21:00

Policia e kryeqytetit ka goditur një grup kriminal që trafikonte dhe shiste armë zjarri nga Kosova në Tiranë. Pas një hetimi 2-mujor, u arrestuan 4 persona; Gloris Nezaj, Rezarto Rumi, Kelvin Caushi, Ardjan Caushi. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë. #a2cnn #arrestime #polici #kosova #arme #trafikim #lajme #shqip

482 views


💾

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, përmendet në dosjet që lidhen me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, të pu...

1 February 2026 at 21:00

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, përmendet në dosjet që lidhen me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, të publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara. Sipas dokumenteve, emri i Djukanovic shfaqet në një sërë mesazhesh që Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajçak. Në një prej këtyre komunikimeve, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “mezi pret vizitën tonë”. Në vijim të bisedës, Epstein i përgjigjet: “Ndoshta duhet t’i japë Donaldit një strehë të sigurt”, ndërsa Lajçak thekson se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”. Gjatë këtyre shkëmbimeve, Epstein i ka dërguar Lajçakut edhe një link nga New York Times, shoqëruar me një fotografi të Kotorrit, të cilës Lajçak i është përgjigjur: “Të thashë që Mali i Zi ishte i shkëlqyer”. Po ashtu, Epstein e ka pyetur Lajçakun nëse Djukanovic mbante postin e presidentit apo të kryeministrit në atë kohë, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se ai ishte president. Sipas burimeve, një pjesë e këtyre mesazheve janë shkëmbyer në gusht 2018, ndërsa të tjera më 21 shtator të po atij viti. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

175 views


💾

Nis në Gjykatën e Posaçme seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj është i pranishëm në gjykatë,...

1 February 2026 at 21:00

Nis në Gjykatën e Posaçme seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj është i pranishëm në gjykatë, ndërsa ka si mbrojtës vetëm për këtë seancë avokatin e ri, Sokrat Gjermeni. Ndërsa të pranishëm janë edhe dy prokurorët, Ols Dado dhe Altin Dumani. Veliaj e ka paraqitur kërkesën për zëvendësim mase me argumentin se nuk ka rrezik për prishjen e provave, pasi çështja ka kaluar në gjykatë. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1486 views


💾

Mbi tre milionë dokumente të dosjes së Epstein janë publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara Në dokumentet e publikuar së fundm...

1 February 2026 at 21:00

Mbi tre milionë dokumente të dosjes së Epstein janë publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara Në dokumentet e publikuar së fundmit, të skandalit të autorit të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein doli në pah edhe emri i politikanit dhe ish-të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Mesazhet e publikuara të vitit 2018, flisnin për një marrëdhënie më personale nga sa kishte pranuar më parë Lajçak. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

1499 views


💾

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisaria...

1 February 2026 at 21:00

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë. Personat e arrestuar janë: -Gloris Nezaj, 39 vjeç Rezarto Rumi, 48 vjeç -Kelvin Caushi, 49 vjeç -Ardjan Caushi, 45 vjeç Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

482 views


💾

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në Podkastin e tij ‘Flasim’ për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Rama tha se kjo zhvendosje e...

1 February 2026 at 21:00

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme në Podkastin e tij ‘Flasim’ për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Rama tha se kjo zhvendosje e një drejtorie vendore në qendër nuk është as e para dhe nuk do të jetë as e fundit. Shefi i Ekzekutivit shtoi se shërbimet kadastrale sot merren online përmes platformës E-Albania dhe nuk është nevoja për t’u paraqitur fizikisht pranë zyrave. “Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. Edhe njëherë tjetër u ngatërrua qëllimisht adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një shërbim primitiv me sportele dhe radhë në një model shërbimesh online. Përmes platformës E-Albania ky model mundëson që shumica e procedurave kadastrale nuk ka nevojë për paraqitje fizike në zyra. Të gjitha aplikohen dhe ndiqen online edhe nga Amerika. E gjithë kjo zhurmë lidhet me një mendësi që duhet përmbysur. Ky nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen”, tha mes të tjerash Rama. Për më shumë klikoni në STORY 👆🏻 #voxnews #media #news @voxnews.al

466 views


💾

Dokumentet e fundit të zbuluara që lidhen me Jeffrey Epstein tregojnë se Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, shkëmbeu emaile me Epstein në dy raste ...

1 February 2026 at 21:00

Dokumentet e fundit të zbuluara që lidhen me Jeffrey Epstein tregojnë se Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, shkëmbeu emaile me Epstein në dy raste të ndara gjatë viteve 2012 dhe 2013 për të bërë plane për një vizitë në ishullin e tij. Në një nga emailet, Musk duket se shkruan: “Probably just Talulah and me” (“Ndoshta vij vetëm unë dhe Talulah”), duke iu referuar ish-gruas së tij, aktoren britanike Talulah Riley. Ai më pas pyet: “Çfarë dite/nate do të jetë party më i çmendur në ishullin tuaj?” Epstein i përgjigjet duke thënë se “raporti në ishullin e tij mund ta bëjë Talulah të ndjehet e parehatshme”, por Musk përgjigjet se “raporti nuk është problem për Talulah”. Megjithatë, duket se Musk nuk vizitoi kurrë ishullin për shkak të asaj që ai e quajti në një email “çështje logjistike”. Në rrjetin X, Musk deklaroi se kishte pasur shumë pak korrespondencë me Epstein dhe kishte refuzuar ftesa të përsëritura për të vizituar ishullin ose për të udhëtuar me avionin e tij, të njohur si “Lolita Express”. #voxnews #media #news #epstein #elonmusk

5804 views


💾

Nga Federico Rampini – Corriere della Sera A po bën Irani që të ketë një përplasje indirekte mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës? Po bën shumë pak dhe...

1 February 2026 at 21:00

Nga Federico Rampini – Corriere della Sera A po bën Irani që të ketë një përplasje indirekte mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës? Po bën shumë pak dhe shumë vonë. Kjo është një nga kritikat kryesore që i drejtohen Donald Trumpit për politikën e tij ndaj Iranit. Një president që zakonisht kritikohet për sjellje arrogante dhe kërcënuese, sot akuzohet për të kundërtën: se u premtoi mbështetje protestuesve iranianë, por ndihma amerikane nuk erdhi kurrë në kohën e duhur. Ndërkohë, nën një represion të paparë për egërsi dhe vendosmëri, iranianët që dolën në protesta janë vrarë me mijëra, ndoshta dhjetëra mijëra. Regjimi ka shtypur me gjak çdo shenjë rebelimi. Megjithatë, kundërpërgjigjja amerikane, nëse do të ndodhë, po ecën me ritëm të ngadaltë. Kjo ka një arsye të fortë: Irani ka arritur të rindërtojë një arsenal konvencional shumë të fuqishëm, me mijëra raketa dhe dronë. SHBA-të kanë disa baza ushtarake në Lindjen e Mesme, por këto baza janë njëkohësisht edhe objektiva të mundshme për hakmarrjen iraniane. Pikërisht për këtë arsye, Uashingtoni vendosi të zhvendosë nga Indo-Paqësori në Lindjen e Mesme aeroplanmbajtësen USS Lincoln, së bashku me flotën e saj shoqëruese. Ky grup detar ka sisteme të avancuara mbrojtëse që mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga sulmet iraniane. Por udhëtimi i gjatë i kësaj armade ka ngadalësuar çdo vendim ushtarak. Për të kuptuar sesi Irani arriti të rindërtojë kaq shpejt arsenalin e tij, duhet ndjekur pista që të çon në Pekin. Më 21 qershor 2025, kur SHBA-të goditën objektet e programit bërthamor iranian, Kina dhe Rusia treguan pafuqinë e tyre: qëndruan pasive dhe nuk arritën ta ndihmonin aleatin e tyre strategjik. Këtë herë, Xi Jinping duket i vendosur të mos e përsërisë atë poshtërim. Kjo sidomos, sepse pastrimet e fundit në udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze, shkarkimi i shumë gjeneralëve, kanë dëmtuar imazhin dhe besueshmërinë e ushtrisë kineze. Ndërsa Xi po rindërton autoritetin ushtarak brenda vendit, ai kërkon edhe sukses jashtë kufijve. Ndihma për Iranin është pjesë e kësaj sfide globale kundër SHBA-së. Këtu lind paradoksi iranian që sot udhëzon llogaritjet e Uashingtonit, Tel Avivit dhe aleatëve arabë të Amerikës (Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katari). Pas masakrave ndaj popullsisë së vet, Irani është politikisht më i dobët se më parë, por nga ana ushtarake mbetet mjaftueshëm i rrezikshëm për ta bërë çdo sulm një aventurë me pasoja serioze. Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, Republika Islamike po kalon një fazë dobësie të brendshme shumë të rrallë, ndoshta më të rëndën që nga revolucioni i vitit 1979. Protestat e muajve të fundit nuk kanë qenë vetëm shpërthime në qytete të mëdha apo mes elitave të arsimuara. Ato kanë përfshirë edhe zona që regjimi i konsideronte të sigurta dhe besnike ndaj Udhëheqësit Suprem. Kjo ka goditur drejtpërdrejt mitin e regjimit se gëzon mbështetje popullore. Krizës politike i shtohet edhe ajo ekonomike. Sanksionet, keqmenaxhimi, korrupsioni, izolimi financiar dhe shpenzimet gjeopolitike kanë varfëruar shoqërinë. Irani nuk ka uri masive, por është një vend i lodhur, i zhgënjyer dhe i zemëruar. Një popullsi e re dhe e arsimuar sheh se pritshmëritë e saj po shkatërrohen. Regjimi ka gjithnjë e më pak mundësi të ofrojë qetësi sociale dhe gjithnjë e më shumë mbështetet te dhuna. #voxnews #media #news

18.2K views


💾

Tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit u inaugurua me bujë para zgjedhjeve parlamentare në mungesë të një akti kolaudimi, duke ngritur dyshime për sigur...

1 February 2026 at 21:00

Tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit u inaugurua me bujë para zgjedhjeve parlamentare në mungesë të një akti kolaudimi, duke ngritur dyshime për sigurinë e tij dhe zbatimin e ligjit me veprat publike. Në 13 mars të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama shpalli me mburrje se “lufta me malin” ishte fituar dhe se tuneli i Murrizit, pjesë e aksit të njohur si Rruga e Arbrit që lidh Tiranën me Dibrën, do të hapej për kalim normal. “Syri i keq më në fund plasi, se te ai tunel u mblodh e gjithë energjia negative dhe gjeologjia e atij tuneli ishte një tmerr,” deklaroi Rama. Të nesërmen, më 14 mars, tuneli u hap për qarkullim me ceremoni dhe muzikë. Por ende pa kaluar 10 muaj, përdoruesit e rrugës filluan të dyshonin nëse tuneli kishte qenë vërtet gati për hapje. Deputetja e Partisë Demokratike, Denisa Vata, e cila e përdor vazhdimisht tunelin e Murrizit për t’u kthyer në shtëpi nga Tirana, tha se në një nga udhëtimet vëreu plasaritje dhe tavanin që pikonte. E shqetësuar për sigurinë, Vata filmoi krisjet dhe bëri publike pamjet. Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga deputetja Vata, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH i konfirmoi përmes një shkrese drejtuar Kuvendit në fillim të janarit se pjesa në fjalë e rrugës së Arbrit ishte ende pa kolaudim, duke ngritur një valë të re alarmi. “…Ju informojmë se “Tuneli i Murrizit”, pjesë e “segmentit nr. 3″ të territorit të “Rrugës së Arbrit”, është segment që nuk është dorëzuar ende pranë ARRSH-së për ndjekjen e procedurave të kolaudimit”, thuhet në shkresën e ARRSH drejtuar Vatës. Vata i tha BIRN se mbeti e skandalizuar nga ky fakt. “Kryeministri bashkë me zonjën Balluku e kanë inauguruar me daulle dhe festë edhe pse nuk është i kolauduar”, tha ajo, duke shtuar se inaugurimi ishte bërë për fushatë dhe se ishte ende e pasqaruar për sigurinë e tunelit. Sipas inxhinierit Xhevahir Ngjeqari, hapja e tunelit pa aktin e kolaudimit përbën një shkelje të rëndë të ligjit. “Tuneli nuk duhej të ishte hapur pa kolaudim. Edhe një kotec pulash nuk hapet pa kolaudim, sepse ka të bëjë me sigurinë”, tha Ngjeqari. Drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli këmbënguli për BIRN se tuneli ishte i sigurt, pavarësisht mungesës së aktit të kolaudimit. “Absolutisht po. Nuk ka asnjë problem (të sigurisë)”, tha Kozeli, i cili nuk iu përgjigj pyetjes nëse kishte një shkresë apo vendimmarrje që garantonte sigurinë e tunelit. Një përfaqësues i kompanisë koncesionare “Gjoka 87” i tha BIRN se defektet vinin për shkak të punimeve në tunelin paralel të sigurisë, pa e vënë në diskutim sigurinë e tunelit. Por ai pranoi në njëfarë mënyre se hapja kishte qenë e parakohshme. “Kishte presion nga njerëzit për hapjen e tunelit”, tha ai, duke shtuar: “ne jemi më të qetë të punojmë me tunel të mbyllur”. #voxnews #media #news

2363 views


💾

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që kërkoi të shtunën në Kuvendi...

1 February 2026 at 21:00

Lumir Abdixhiku do të vazhdojë të jetë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Abdixhiku i ka mbijetuar votëbesimit që kërkoi të shtunën në Kuvendin e partisë. Kundër dorëheqjes së Abdixhikut janë deklaruar 164 anëtarë, ndërsa pro dorëheqjes janë deklaruar 136 anëtarë. Brenda LDK-së pati ndarje qëndrimesh: disa anëtarë kishin shprehur publikisht mbështetje për Abdixhikun, ndërsa të tjerë kishin kërkuar largimin e tij nga posti. Mes tyre ishte edhe Hykmete Bajrami, e cila kishte dhënë dorëheqje nga posti e nënkryetares së partisë. Ndërsa, Abdixhiku e ka cilësuar Kuvendin e partisë si akt përgjegjësie politike dhe ballafaqimi me rezultatin zgjedhor, duke theksuar se vendimmarrja për fatin e LDK-së duhet të kthehet tek delegatët dhe jo të zhvillohet në studio televizive apo në rrjete sociale. Ai deklaroi se këtë Kuvend e ka thirrur vetë, pa pritur presione apo ultimatume, për të përballur hapur anëtarësinë me realitetin politik dhe me nevojën për reflektim të brendshëm. Abdixhiku mori mbi vete përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve dhe theksoi se vendimmarrja për të ardhmen e partisë nuk i takon individëve apo zhurmës publike, por vetëm Kuvendit të LDK-së. Abdixhiku i ofroi dorëheqjen Kuvendit të partisë të shtunën. Ish-kryeministri Avdullah Hoti shprehu gatishmëri për ta udhëhequr LDK-në, por Kuvendi i kësaj partie mori vendim që Abdixhiku të vazhdojë në krye të saj. #voxnews #media #news

1831 views


💾

Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skandal të rëndë me çmimet e rimbursimit të barnave, ku procedura e përllogaritjes jo vetëm që është e...

1 February 2026 at 21:00

Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skandal të rëndë me çmimet e rimbursimit të barnave, ku procedura e përllogaritjes jo vetëm që është e paqartë, por ngre dyshime serioze për manipulim dhe favorizim të kompanive të caktuara. Së pari, procesi është zhvilluar pa asnjë konsultim real me kompanitë farmaceutike, të cilat janë palë direkte në sistemin e rimbursimit. Ministria nuk ka marrë përsipër asnjë nga kërkesat e tyre dhe nuk ka ofruar transparencë mbi metodologjinë e përdorur për llogaritjen e çmimeve. Së dyti, ndryshimi i çmimeve është publikuar ditën e shtunë, një ditë kur administrata shtetërore nuk funksionon normalisht. Kjo ngre një pyetje elementare: A punon Ministria e Shëndetësisë të shtunën, apo vendimet janë marrë më herët dhe janë shpallur qëllimisht në një ditë të vdekur për të shmangur reagimet? Ky detaj nuk është formal. Është një teknikë klasike për të kaluar vendime të diskutueshme pa debat publik dhe pa kundërshtime të menjëhershme. Por skandali më i madh qëndron te vetë përllogaritja e çmimeve të rimbursimit. Ministria është mburrur publikisht se ka bërë një “përllogaritje fantastike”, ndërkohë që shifrat tregojnë të kundërtën. Rritjet e çmimeve variojnë nga 3% deri në 4000%. Një rritje deri në 4000% nuk është reformë. Nuk është korrektim. Nuk është as gabim teknik. Është abuzim i pastër financiar. Kjo ngre disa pyetje thelbësore, të cilat Ministria nuk i ka dhënë ende përgjigje: - Pse disa produkte kanë rritje minimale, ndërsa të tjerat shpërthejnë në shifra marramendëse? - Cilat kompani përfitojnë nga këto rritje ekstreme? - A është kjo një skemë preferenciale e ndërtuar për të favorizuar disa operatorë të lidhur me pushtetin? - Kush e ka hartuar formulën e përllogaritjes dhe mbi çfarë bazash reale ekonomike? Nëse rritja e çmimeve do të ishte uniforme dhe e justifikuar nga tregu, inflacioni apo kostot reale, do të kishim një debat normal. Por kur diferencat shkojnë nga 3% në 4000%, kemi të bëjmë me trajtim selektiv dhe të qëllimshëm. Ky skandal nuk prek vetëm kompanitë farmaceutike. Ai prek drejtpërdrejt buxhetin e shtetit, fondin e rimbursimit dhe në fund qytetarin, i cili ose do të paguajë më shumë, ose do të përballet me mungesë barnash. Ministria e Shëndetësisë ka detyrim ligjor dhe moral të bëjë transparente: - metodologjinë e përllogaritjes, - listën e plotë të produkteve dhe kompanive përfituese, - arsyetimin për rritjet ekstreme, - dhe emrat e zyrtarëve që kanë firmosur këtë vendimmarrje. Pa këto, çdo “përllogaritje fantastike” mbetet vetëm një fasadë për një aferë të rëndë financiare, që kërkon hetim të menjëhershëm administrativ dhe penal. Ky nuk është thjesht një gabim teknik. Është një alarm për kapjen e sistemit të rimbursimit në favor të interesave të ngushta dhe në dëm të interesit publik./Pamfleti #voxnews #media #news

3145 views


💾

❌
❌