Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 December 2025Social

Një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e Gjermanisë ka ndodhur në bankën e kursimeve në Gelsenkirchen. Autorë të panjohur hynë me forcë në mbi 3,20...

31 December 2025 at 01:00

Një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e Gjermanisë ka ndodhur në bankën e kursimeve në Gelsenkirchen. Autorë të panjohur hynë me forcë në mbi 3,200 kasaforta, duke vjedhur para, ar dhe sende me vlerë që vlerësohen rreth 30 milionë euro. Më shumë se 2,500 klientë u prekën nga kjo grabitje. Detaje nga grabitja e shekullit në Gjermani, si hajdutët vodhën Kjo foto tregon vrimën e hapur nga një grup hajdutësh që arritën të hynin brenda një banke në qytetin gjerman të Gelsenkirchen. Ata përdorën një makineri të madhe shpimi për të depërtuar brenda dhomës së kasafortës së bankës nga e cila policia tha se morën 30 milionë euro në para të gatshme dhe sende me vlerë. Një zëdhënës i policisë gjermane tha se autorët kishin vepruar në mënyrë shumë profesionale sipas një plani të detajuar mirë të ngjashëm si nëpër filma. Gjatë grabitjes në bankën e kursimeve, hajdutët arritën të hapin më shumë se 3 mijë kasaforta që përmbanin para, ar dhe bizhuteri. Policia u njoftua vetëm pas aktivizimit të një alarmi në orët e para të mëngjesit të së hënës. Sipas hetuesve, grabitësit kishin shfrytëzuar ditët e qeta të Krishtlindjeve për të realizuar planin duke hyrë nëpërmjet një garazhi. Dëshmitarët panë disa burra që mbanin çanta të mëdha dhe që më pas u larguan me një “Audi” të zi. Detaje nga grabitja e shekullit në Gjermani, si hajdutët vodhën Për momentin nuk ka asnjë të ndaluar. Ngjarja ka shkaktuar zemërim te qytetarët të cilët janë mbledhur përpara bankës të shqetësuar për kursimet e tyre. Banka tha se janë prekur kasafortat e 95% të klientëve dhe se sigurimi mbulon deri në 10 mijë 300 euro për kasafortë. #voxnews #media #news #germany #lajme @voxnews.al

11 views


💾

Qeveria ka miratuar sot vendimin për dhënien e një mbështetjeje financiare të menjëhershme për shtresat më në nevojë, si dhe skemën e re të kompensimi...

31 December 2025 at 01:00

Qeveria ka miratuar sot vendimin për dhënien e një mbështetjeje financiare të menjëhershme për shtresat më në nevojë, si dhe skemën e re të kompensimit mujor për pensionet e ulëta dhe kategoritë e veçanta. Vendimi, i cili hyn në fuqi për efektet financiare të vitit 2025, ndahet në dy kolona kryesore: bonusin e fundvitit (mbështetje financiare) dhe kompensimet e përhershme mujore të të ardhurave. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

54 views


💾

E rëndë në Pogradec! 12-vjeçarja rezulton shtatzënë, arrestohet i moshuari Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Piskupat të Pogradecit. Nj...

31 December 2025 at 01:00

E rëndë në Pogradec! 12-vjeçarja rezulton shtatzënë, arrestohet i moshuari Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Piskupat të Pogradecit. Një 12-vjeçare ka rezultuar shtatzënë rreth 22 javëshe, pas një vizite në spitalin e Korçës. Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht me forcë nga një i moshuar. Ky i fundit mendohet se kishte njohje familjare me familjen e të miturës. Rasti ishte evidentuar pasi vajza kishte pësuar ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. Aty u konfirmua edhe shtatzënia. Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij. Sakaq, Policia ka bërë të mundur arrestimin e të moshuarit. Ai dyshohet se ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që të mos e tregonte ngjarjen. Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rënduar psikologjike. Aktualisht nga efektivët e policisë së Korçës po kryhen veprimet hetimore. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

110 views


💾

Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm këtë të martë Donald Hoxhën, një prej personave të akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e ish-efektivit të K...

31 December 2025 at 01:00

Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm këtë të martë Donald Hoxhën, një prej personave të akuzuar si pjesëmarrës në vrasjen e ish-efektivit të Krimeve, Roland Rexhepi, i njohur si “Doda”. Për ekzekutimin e ish-efektivit të antidrogës janë arrestuar deri tani katër persona: Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabani, i ekstraduar nga Gjermania në janar 2022, si dhe Donald Hoxha. Në kërkim rezulton G.B. Të pestë dyshohet se në bashkëpunim kanë ekzekutuar ish-oficerin e krimeve. Prokuroria pritet të ankimojë pafajësinë e dhënë ndaj Donald Hoxhës, i cili akuzohej për vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim. Vrasja e ish-policit ‘Doda’ është një nga ngjarjet më të bujshme që ka shënuar një valë vrasjesh në Elbasan gjatë dy dekadave të fundit. Si u vra Roland Rexhepi Ekzekutimi i Roland Rexhepit u realizua mëngjesin e 23 korrikut 2009. Ai mbeti i vdekur në vend, pasi ndaj tij u qëllua me breshëri nga dy armë automatike, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Autorët ishin të maskuar, por provat e ADN-së të siguruara nga një motor, bishta cigaresh dhe një kapuç ndihmuan në identifikimin e autorëve. Edhe pse dy të dënuarit nuk kanë pranuar kurrë krimin, krahasimi i ADN-së bëri të mundur identifikimin e tyre. Në rastin e Florind Shabanit, provat ADN u siguruan nga autoritetet gjermane, pasi ai ishte i dënuar në Gjermani për lëndë narkotike. Autoritetet shqiptare krahasuan ADN-në e tij me atë të babait, Ismail Shabani. Pas ngjarjes, një atentat tjetër ndodhi dy vite më vonë, kur në qendër të Elbasanit u vra biznesmeni Ilir Rexhepi, vëllai i ish-efektivit. Ai u ekzekutua më 30 dhjetor 2011, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë treguan një person që largohet duke çaluar, pasi biznesmeni kishte kundërpërgjigjur me armë, por humbi jetën pak momente më vonë. #voxnews #media #news #lajme #vox @voxnews.al

140 views


💾

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se viti 2025 është viti në të cilin u vodhën më shumë se kurrë nga qeveria “Rama”. Në konferencën ...

31 December 2025 at 01:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se viti 2025 është viti në të cilin u vodhën më shumë se kurrë nga qeveria “Rama”. Në konferencën e fundit për këtë vit, Berisha tha se qeveria jo vetëm vodhi taksat e qytetarëve, por ka shkatërruar demokracinë në vend. “Viti 2025 ishte një vit, në të cilin qytetarët shqiptarë u vodhën më shumë se kurrë në 35 vite, më shumë se kurrë në ekzistencën e tyre. Këtë vit shpërthyen në të katër anët ujërat e zeza të regjimit mafioz të Edi Ramës”. Berisha tha kryeministri Rama po provokon qytetarët duke mbrojtur Belinda Ballukun. “Në një vendim antikushtetues, antiligjor, në një provokacion të ulët për çdo shqiptar që ka paguar taksat e tij dhe janë vjedhur nga Lubi Balluku dhe Edi Rama, në një provokacion të padëgjuar ndonjëherë, bllokoi kërkesat e prokurorisë me gjykatës të padenjë, të cilët shkelmojnë Kushtetutën njëlloj sikur të ishin organizatë partie e partisë së krimit” Ramën e akuzon se ka përdorur AKSHI-n për të përvetësuar shuma të mëdha parash. “Afera e AKSHI-t është afera më multidimensionale që ka shpërthyer ndonjëherë. Te kryebanditi Ergys Agasi, koordinatori privat i Edi Ramës, faleshin ministra, janë të regjistruar, zyrtarët më të lartë të shtetit, disa gjykatës, disa skapistë dhe të tjerë”. Kryedemokrati thotë se nëpërmjet AKSHI-t Rama ka ushtruar ndikim edhe në kadastrat e vendit. “Edi Rama, prej pothuaj një viti, ka bllokuar kadastrën nga çdo lloj kontrolli. Dhe për të bllokuar kadastrën ndaj çdo lloj kontrolli, Edi Rama ka përdorur jo vetëm urdhrin ndaj atyre punonjësve, por Edi Rama ka dërguar këshilltarët e tij banditë për të kërcënuar në mënyrë mafioze drejtues institucionesh që kanë për detyrë kontrollin në emër të shtetit shqiptar. Çka tregon se Rumi i vërtetë i kadastrës është Edi Rama me Ergys Agasin dhe bandën e tij”. Nga selia blu, Berisha bëri edhe një premtim, duke u zotuar se PD do ta mbajë gjatë vitit 2026: “Rrëzimin e këtij regjimi, qeverinë teknike, zgjedhje të reja”. Ashtu siç e nisi konferencën e fundit për këtë vit që po lëmë pas, Berisha e mbylli me një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama: “Prite zemërimin e popullit shqiptar”. #voxnews #media #news #saliberisha #partiademokratike @voxnews.al

152 views


💾

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së tij vjetore deklaroi se ky është me shumë gjasë fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta ed...

31 December 2025 at 01:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë konferencës së tij vjetore deklaroi se ky është me shumë gjasë fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta edhe fjalimi i fundit vjetor në postin e presidentit të republikës. “Ky është sigurisht fjalimi i tij i parafundit dhe ndoshta fjalimi i fundit vjetor si president i republikës. Është shumë e mundur që të jetë e fundit”, tha Vuçiç, duke lënë të hapur mundësinë e shkuarjes drejt zgjedhjeve të parakohshme në 2026. Kujtojmë se ai ka plotësuar kërkesën kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej disa muajsh nëpër sheshe, duke njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin e ri që po vjen, 2026. Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Vuçiç tha se bllokuesit e rrugëve donin të krijonin, si në Ukrainë, revolucionin e quajtur “Maidan”, duke e futur vendin në kaos me pushtimin e ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare. Sipas presidentit, ata do të kishin pasur sukses nëse nuk do të kishte pasur rezistencë popullore. “E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat. Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë. U organizuan më shumë se 25,000 tubime të paligjshme. Ata bllokuan trafikun dhe u përpoqën që të kishte viktima. Kjo është arsyeja pse them se ata donin të krijonin një Maidan, duke krijuar kaos. Zgjedhjet nuk fitohen me gënjeshtra, por me punë të vërtetë, duke luftuar për qytetarët e Serbisë, duke luftuar për popullin”, tha ai pak ditë më parë. #voxnews #media #lajme #serbia #aleksandarvucic @voxnews.al

167 views


💾

Policia e Tiranës ndaloi pak ditë më parë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dh...

31 December 2025 at 01:00

Policia e Tiranës ndaloi pak ditë më parë drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën që ndodhet në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio. Tomori ka një vilë 3 katëshe në këtë zonë dhe prej disa kohësh kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri që jetonte në katin e parë të vilës dhe kujdesej për kopshtin. Bime është zënë me ish-bashkëjetuesin kohë më parë, dhe i ka djegur krevatin në vilë. Më pas është konfliktuar edhe me të huajin, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me ish-bashkëjetuesin e saj dhe se do t’ia hiqte lejen e qëndrimit. Denoncimi është bërë nga Tomori, i cili ka marrë dëshmitarë edhe punëtorin e huaj për të provuar mesazhet kërcënuese të Bimes ndaj tij. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

308 views


💾

Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndodhur pasditen e sotme. Në përplasje janë përfshirë dy mjete “Audi” dhe nj...

31 December 2025 at 01:00

Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndodhur pasditen e sotme. Në përplasje janë përfshirë dy mjete “Audi” dhe një “Benz Mercedes”. Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen. Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes, por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh. Mjeti tip “Benz” pasi është përplasur, ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës. Fatmirësisht vetëm dëme materiale nga aksidenti ku trafiku është rënduar së tepërmi, edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjës, për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji i makinave që është derdhur në rrugë në mënyrë që të mos ketë probleme të mëtejshme. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

167 views


💾

Prokuroria kërkoi 16 vite burgim për Donald Hoxhën. Hoxha i dyshuar për akuzën e vrasjes me paramendim. Hoxha akuzohet në rolin e ndihmësit në vrasjen...

31 December 2025 at 01:00

Prokuroria kërkoi 16 vite burgim për Donald Hoxhën. Hoxha i dyshuar për akuzën e vrasjes me paramendim. Hoxha akuzohet në rolin e ndihmësit në vrasjen e Roland Rexhepit i njohur si "Doda". Donald Hoxha u ekstradua nga Britania e Madhe. Prokuroria e Elbasanit u shpreh se do të ankimojmë vendimin. Donald Hoxha 34-vjeç është arrestuar në Londër. 34-vjeçari rezulton i akuzuar për vrasje me paramendim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”. Donald Hoxha, i akuzuar si një nga personat e përfshirë në rolin e ndihmësit në vrasjen e ish-oficerit të Antidrogës, Roland Rexhepit, i njohur ndryshe si “Doda” në vitin 2009 është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Elbasanit. Vendimi u mor këtë të martë, në një kohë që prokuroria kishte kërkuar dënimin e të pandehurit me 16 vite burgim, për akuzën e vrasjes me paramendim të ish-oficerit të Antidrogës. Më herët për vrasjen e Dodës, janë dënuar Florind Shabani, Armand Llakaj, Marjus Tafaj, Florin Shabani, Armand Llaka dhe Marjus Tafaj. Ndërsa Gëzim Balla vijon të jetë në kërkim. #voxnews #media #news #lajme @voxnews.al

273 views


💾

Kryedemokrati Sali Berisha përshëndeti edhe zgjedhjet në Kosovë, që u mbajtën më 28 dhjetor dhe nxorën fituese vetëvendosjen e Albin Kurtit. Duke iu r...

31 December 2025 at 01:00

Kryedemokrati Sali Berisha përshëndeti edhe zgjedhjet në Kosovë, që u mbajtën më 28 dhjetor dhe nxorën fituese vetëvendosjen e Albin Kurtit. Duke iu referuar edhe reagimeve zyrtare nga SHBA-të nëpërmjet DASH-it, ai nënvizoi se Uashingtoni zyrtar uron vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme dhe jo ato që bëjnë farsa, duke nënkuptuar zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri dhe mungesën e një urimi nga Amerika për kryeministrin Rama. “Thjesht zgjedhjet ishin jo të lira. Është shpjeguar nga Departamenti i Shtetit, nga zëdhënësi se qeveria e SHBA-së uron vetëm zgjedhje të lira. Uron vetëm zgjedhje të lira. Kosova zhvilloi zgjedhje model. Dy herë brenda 10 muajve. Qytetarët e Kosovës u thirrën dhe dy herë brenda 10 muajve dhanë verdiktin e tyre”, tha Berisha mes të tjerash. Teksa më tej shtoi shpjegimin se SHBA-të bëjnë urime vetëm kur zgjedhjet janë të lira, duke vënë në dukje mungesën e një urimi këtë vit, ndryshe nga çfarë ndodhi më 2021. “Kurse Edi Rama nuk mund të urohej, siç ndodhi në vitin 2021 sepse qeveria e SHBA-së ka shpallur si princip; do urojmë vetëm qeveritë që bëjnë zgjedhje të ndershme. Fituesit e zgjedhjeve të ndershme, jo farsave pra. Nuk kanë të bëjnë me farsa”, tha kreu i selisë blu. #voxnews #media #news #saliberisha #lajme @voxnews.al

219 views


💾

❌
❌