Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 December 2025Social

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67-vjeçar po nga ...

By: @a2_cnn
31 December 2025 at 15:00

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67-vjeçar po nga i njëjti fshat. Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4-muajshe. E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67-vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve, shkruan A2 CNN. E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij. Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4 muajshe. Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia. Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rënduar psikologjike. #A2CNN

2031 views


💾

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar dëme të ko...

By: @joq
31 December 2025 at 15:00

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur pasditen e së martës në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përplasur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Një shtetas i huaj, i cili jeton në Shqipëri prej rreth katër vitesh, i ka dërguar redaksisë së JOQ Albania pamje nga aksidenti, ku shihet qartë momenti i përplasjes dhe dëmet e konsiderueshme materiale. Sipas dëshmisë, ai po udhëtonte drejt Tiranës së bashku me bashkëshorten, duke ndjekur normalisht rrjedhën e trafikut, kur një automjet tip Toyota ka kryer një manovër të papritur, duke e goditur anash. Si pasojë e përplasjes, mjeti i tij është përplasur fuqishëm drejt trafikndarëses prej betoni, ku ka përfunduar pjesërisht mbi të. “Po udhëtoja normalisht, kur makina tjetër u shfaq papritur nga e majta dhe më goditi. Pas goditjes, automjeti im u përplas me barrierën anësore prej betoni”, shprehet ai për JOQ Albania. Nga pamjet e siguruara, vërehet qartë se automjeti i shtetasit të huaj, një Volkswagen Passat gri i errët, ka pësuar dëme të rënda, veçanërisht në pjesën e përparme dhe anësore, ndërsa ka mbetur i ngritur mbi barrierën e betonit. Ai thekson se automjetin e kishte blerë vetëm tre muaj më parë dhe se pas aksidentit dëmet janë të tilla, sa mjeti është bërë pothuajse i papërdorshëm. Fatmirësisht, si ai ashtu edhe bashkëshortja e tij kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Shtetasi i huaj vlerëson edhe ndërhyrjen e policisë në vendngjarje, duke theksuar se efektivi i pranishëm i ndihmoi me procedurat dhe komunikimin, për shkak të barrierës gjuhësore. Sipas tij, nga pamjet dhe rrethanat e aksidentit, përgjegjësia dukej se i takonte mjetit tjetër. Megjithatë, këto mbeten vlerësime paraprake, ndërsa përcaktimi përfundimtar i përgjegjësisë pritet nga organet kompetente.

5586 views


💾

Pamjet që po qarkullojnë së fundmi pasqyrojnë një realitet të dhimbshëm: dhjetëra të rinj që gdhihen rrugëve të qyteteve moderne, duke fjetur mbi kart...

By: @joq
31 December 2025 at 15:00

Pamjet që po qarkullojnë së fundmi pasqyrojnë një realitet të dhimbshëm: dhjetëra të rinj që gdhihen rrugëve të qyteteve moderne, duke fjetur mbi kartonë apo direkt në trotuar. Këto video kanë nxitur raportime të shumta në rrjetet sociale dhe media të huaja, të cilat flasin për një situatë shqetësuese në Kinë, ku dhjetëra mijëra të rinj pretendohet se po përballen me pasoja ekstreme pas futjes në të ashtuquajturën “listë e zezë” të Sistemit të Kreditit Social. Sipas këtyre raportimeve, personat që futen në listën e zezë përballen menjëherë me kufizime të rënda financiare: u bllokohen shërbimet bankare, pagesat digjitale dhe transaksionet online, duke e bërë pothuajse të pamundur pagesën e qirasë, blerjen e ushqimit apo marrjen e pagës. Në disa raste, këto kufizime thuhet se kanë çuar shumë individë kanë çuar individë drejt varfërisë ekstreme, duke i lënë pa kulm mbi kokë dhe jashtë çdo sistemi jetik për mbijetesë, pasi jeta e përditshme në Kinë është e lidhur pothuajse tërësisht me pagesat digjitale. Sipas pretendimeve që qarkullojnë online, futja në listën e zezë mund të ndodhë edhe për shkak të mospagimit në kohë të huave informale ose kredive me interesa shumë të larta, të cilat në disa raste raportohet se arrijnë deri në 25% ose më shumë. Megjithatë, këto mbeten pretendime që nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kineze. Autoritetet në Pekin e kanë justifikuar Sistemin e Kreditit Social si një mekanizëm për të rritur besueshmërinë financiare dhe disiplinën shoqërore, por kritikët ndërkombëtarë prej vitesh kanë ngritur shqetësime se ky sistem mund të përdoret për ndëshkime disproporcionale dhe përjashtim social. Ndërkohë, debati ka kaluar kufijtë e Azisë, pasi ekzistojnë frika se sisteme të ngjashme të identitetit apo kontrollit digjital mund të tentohen të aplikohen edhe në Europë në vitet e ardhshme. Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare që konfirmojnë shifrat e përmendura, ndërsa organizata të të drejtave të njeriut kanë kërkuar më shumë transparencë mbi mënyrën se si funksionon ky sistem dhe pasojat reale për qytetarët.

13.2K views


💾

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo ...

By: @joq
31 December 2025 at 15:00

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të falënderuar publikisht një çift të ri, të cilët gjetën dhe i dorëzuan portofolin që ajo kishte humbur në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Ajo tregon se portofoli i kishte humbur pasditen e sotme dhe brenda tij ndodheshin rreth 300 mijë lekë të vjetra. Çifti që e gjeti portofolin nuk hezitoi aspak: ata kontaktuan bankën për të gjetur numrin e saj të telefonit dhe më pas e telefonuan për t’ia kthyer personalisht. Në videon e mbërritur në redaksinë tonë, qytetarja shpreh mirënjohjen e saj për këtë veprim të ndershëm: “Përshëndetje JOQ! Kjo është kuleta që mua më kishte humbur në zonën e Pazarit të Ri sot pasdite. Dua të falënderoj çiftin simpatik që më morën në telefon dhe ma sollën në shtëpi. Faleminderit dhe mirënjohje për këtë veprim kaq të ndershëm. Vërtet ekzistojnë njerëz kaq të mirë dhe duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë, sepse nuk është vlera monetare ajo që na bën njerëz, por gjesti dhe veprimi.” Në prag të Vitit të Ri, ky gjest i thjeshtë, por shumë domethënës, është një kujtesë e bukur se ndershmëria, empatia dhe humanizmi ende ekzistojnë dhe meritojnë të vlerësohen publikisht. JOQ Albania i bashkohet falënderimit dhe uron që këto histori të vogla, por të mëdha në vlera, të shërbejnë si shembull për të gjithë shoqërinë.

22.9K views


💾

Sot bëhen pesë ditë që qyteti i Vlorës përballet me mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa pavarësisht deklaratave zyrtare se furnizimi ka nisur të rikthe...

By: @joq
31 December 2025 at 15:00

Sot bëhen pesë ditë që qyteti i Vlorës përballet me mungesën e ujit të pijshëm, ndërsa pavarësisht deklaratave zyrtare se furnizimi ka nisur të rikthehet, dhjetëra qytetarë kanë kontaktuar redaksinë e JOQ Albania duke raportuar se shumë zona vijojnë të jenë pa ujë. Qytetarë të tjerë kanë dërguar pamje ku uji që ka ardhur në rubineta është i turbullt, me ngjyrë dhe me aromë të rëndë, duke theksuar se ai nuk është i konsumueshëm dhe paraqet rrezik për shëndetin. Në këtë situatë, një qytetare ka ngritur dyshime serioze mbi shkakun real të dëmtimit të tubacionit kryesor, i cili la Vlorën pa ujë për ditë të tëra. Në një video të mbërritur në redaksinë tonë, ajo ka shkuar vetë në vendin ku është çarë tubi dhe ka filmuar zonën përreth. Sipas saj, dëmtimi ka ndodhur brenda një kantieri ndërtimi, që ajo e identifikon si kantier të biznesmenit Arben Avduli. Qytetarja vë në dyshim deklaratën e kryetares së Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini, e cila një ditë më parë e cilësoi ngjarjen si “fatkeqësi natyrore”. “Nuk ka asnjë shenjë shkarjeje dherash këtu. Muri është në rregull. Pas murit është kanal. Nga kanë ardhur dherat? Si ka mundësi që shkarja të ketë ndodhur brenda kantierit? Ky është kantieri i Arben Avdulit”, shprehet ajo në video, duke ngritur pikëpyetje mbi versionin zyrtar. Edhe një tjetër qytetar i është drejtuar redaksisë sonë, duke pretenduar se dëmtimi i tubacionit ndodhet brenda të njëjtit kantier ndërtimi dhe se, sipas tij, askush nuk po flet publikisht për këtë çështje për shkak të lidhjeve politike që ai pretendon se ka biznesmeni në fjalë ka me Partinë Socialiste. Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat, u shpreh se problemi nuk është në përgjegjësi të bashkisë dhe se dëmtimi i tubacionit ishte pasojë e një “fatkeqësie natyrore”. “Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, por të japim zgjidhjen”, deklaroi ajo, duke shtuar se pjesët rezervë po vinin nga Turqia dhe se po aplikohej një zgjidhje e përkohshme me furnizim të pjesshëm dhe shpërndarje uji përmes autobotëve. Megjithatë, pesë ditë pa ujë në festat e fundvitit dhe raportimet e shumta nga qytetarët për mungesë totale ose ujë të papijshëm, kanë shtuar indinjatën dhe dyshimet në qytet. Sa i përket biznesmenit Arben Avduli, ai njihet si pronar dhe administrator i kompanisë së ndërtimit “Avduli shpk”, e cila ka përfituar miliona euro nga tendera publikë ndër vite. Çdo lidhje mes aktivitetit të kësaj kompanie dhe dëmtimit të tubacionit mbetet, në këtë fazë, për t’u verifikuar nga institucionet përgjegjëse. Redaksia e JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve që të sqarojnë publikisht dhe me transparencë të plotë shkakun real të dëmtimit të tubacionit, si dhe të garantojnë furnizim të sigurt dhe të pijshëm me ujë për qytetarët e Vlorës.

45.6K views


💾

❌
❌