Justifikimet absurde: Si të manipulojnë borxhlinjtë kur vjen dita e pagesës ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #Piranajt
281 views
Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Juriy Sadovenko, ka ndërruar jetë në Moskë në moshën 57-vjeçare. Sipas mediave ruse, shkaku i vdekjes ka qenë sëmundje e zemrës. Lajmi është raportuar nga UNN, duke cituar burime ruse, transmeton A2. Sadovenko, me gradën kolonel-gjeneral, ka qenë për vite me radhë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. Ai ka drejtuar aparatin e Ministrit të Mbrojtjes nga viti 2013 deri në vitin 2024, duke luajtur një rol kyç në strukturat drejtuese të ushtrisë ruse. I lindur në vitin 1969 në qytetin Zhytomyr të Ukrainës, Sadovenko u arsimua në Shkollën e Lartë të Komandës Ajrore në Ryazan dhe më pas në Akademinë Ruse të Administratës Publike pranë Presidentit të Federatës Ruse. Që nga viti 1994, ai ka qenë pjesë e ekipit të Shoigut, fillimisht në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme, më pas në administratën e rajonit të Moskës dhe më vonë në Ministrinë e Mbrojtjes. Sadovenko mori pjesë edhe në pushtimin e Ukrainës dhe u dekorua me disa nga nderimet më të larta shtetërore ruse, përfshirë urdhrat “Për Merita ndaj Atdheut” dhe “Aleksandër Nevskij”. Vdekja e tij vjen në një periudhë tensionesh të larta dhe ngjarjesh të rënda brenda strukturave ushtarake ruse. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share
906 views
Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, pasi është goditur nga topi në gjoks, teksa luante kalçeto. Incidenti ndodhi në kalçeton e fshatit Novoselë, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë. Policia tha se nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi
1486 views
Pamje nga Wrightwood, Kaliforni – Një shtëpi u mbulua pjesërisht nga balta dhe mbetjet pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Kaliforninë Jugore. Ekipet e emergjencës ndërhynë për dhjetëra thirrje shpëtimi, ndërsa stuhia pritej të vazhdonte edhe gjatë festave të Krishtlindjes. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment
1163 views
Ish-aktori i njohur i Nickelodeon, Tylor Chase, është shtruar në një spital në Kaliforninë Jugore, pasi miq, familjarë dhe ish-kolegë u bashkuan për t’i ardhur në ndihmë pas një periudhe të gjatë ku ai jetonte në rrugë. Lajmi vjen pas pamjeve virale që tronditën fansat, ku Chase shihej i pastrehë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore e emocionale, transmeton A2. Sipas burimeve për Daily Mail, ndërhyrja u bë pas koordinimit mes babait të Chase, ish-bashkëpunëtorëve dhe influencuesit Jake Harris. Autoritetet shëndetësore vendosën se aktori kishte nevojë për trajtim të menjëhershëm dhe ai u dërgua në spital për një qëndrim 72-orësh nën kujdes mjekësor. Ish-kolegët e tij nga seriali “Ned’s Declassified School Survival Guide”, përfshirë Daniel Curtis Lee dhe Shaun Weiss, kanë shprehur publikisht shqetësimin dhe shpresën se kjo është një hap drejt rikuperimit të plotë. Weiss, i cili vetë ka kaluar një periudhë të vështirë me varësinë dhe shëndetin mendor, u angazhua personalisht për ta ndihmuar Chase të largohej nga rruga dhe të pranonte trajtimin mjekësor. Në videot e publikuara së fundmi, Chase dukej në prag të Krishtlindjes, mes shiut të dendur, duke pranuar ndihmë nga qytetarë të rastësishëm që i dhanë ushqim, rroba dhe luteshin për të. Nëna e tij ka kërkuar që njerëzit të mos i japin para drejtpërdrejt, duke theksuar se kjo mund ta rrezikojë më shumë, ndërsa ka bërë të ditur se dera e shtëpisë së saj mbetet e hapur për të birin. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #like #share
66.7K views
Kursi i këmbimit Euro-Lek ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditëve të fundit, duke arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 96.46 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Agjentët e këmbimit valutor shpjegojnë se rënia lidhet me ofertën e shtuar të valutës në treg, një fenomen sezonal i zakonshëm për periudhën e fundvitit. Kthimi i emigrantëve për festat sjell flukse më të larta të euros, duke ushtruar presion rënës mbi kursin. Në terma vjetorë, euro rezulton rreth 2.1% më e dobët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, sipas ekspertëve, stabiliteti relativ i kursit gjatë vitit 2025 nuk i detyrohet vetëm tregut, por edhe ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë. Banka Qendrore ka vijuar blerjet e valutës edhe gjatë këtij viti. Deri në fund të 9-mujorit 2025, ajo ka blerë rreth 800 milionë euro, ndërsa gjatë vitit 2024 kishte blerë 933 milionë euro. Pa këto ndërhyrje, euro pritet të kishte rënë edhe më tej ndaj lekut. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se në vitin 2026 do të rrisë blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm, duke synuar deri në 450 milionë euro përmes ankandeve, me qëllim forcimin e rezervës valutore të vendit.
2913 views
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lëshuar akuza të forta duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë të përfshira drejtpërdrejt në armatosjen e shqiptarëve në Kosovë, me qëllim, sipas tij, kërcënimin e Serbisë dhe cenimin e integritetit të saj territorial. Gjatë një fjalimi përpara ambasadorëve të huaj, Vuçiç deklaroi se “amerikanët po i armatosin hapur dhe pa asnjë mëdyshje shqiptarët në Kosovë dhe Metohi”, ndërsa shtoi se edhe Turqia po dërgon armë të rënda dhe pajisje të tjera ushtarake. Sipas tij, ekziston “një qëllim i vetëm: kërcënimi i drejtpërdrejtë i Republikës së Serbisë, popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore”. Në të njëjtën dalje publike, Vuçiç akuzoi Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë se po krijojnë një “aleancë ushtarake” kundër Serbisë. Ai vuri në pikëpyetje të drejtën e këtyre shteteve për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, duke pretenduar se marrëveshjet ushtarake janë zgjeruar edhe me Slloveninë dhe se po tentohet përfshirja e Bullgarisë. Deklaratat e Vuçiç vijnë në një kohë kur Serbia, sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), ka shpenzuar rreth 2.2 miliardë dollarë për ushtrinë vetëm gjatë vitit 2024, ose 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke qenë vendi me investimin më të madh ushtarak në rajon. Kujtojmë këtu se tensionet në rajon janë përshkallëzuar ndjeshëm vitet e fundit. Ngjarja më e rëndë mbetet sulmi i armatosur në Banjskë më shtator 2023, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës. Përgjegjësinë e mori Milan Radoiçiç, i cili ende nuk është ndjekur penalisht në Serbi. Paralelisht, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për terrorizëm ndaj vëllezërve Viqentijeviç dhe Igor Dimoviç, të dyshuar për shpërthimin në kanalin 'Ibër-Lepenc' Sipas aktakuzës, vëllezërit Viqentijeviç dyshohet se kanë vendosur eksplozivin që dëmtoi kanalin, një vepër e konsideruar akt terrorist.
11.3K views
Tregu i pasurive të paluajtshme në Kroaci po kalon një ftohje të ndjeshme, me rënie të vazhdueshme të shitjeve dhe çmime që vijojnë të mbeten në nivele të larta. Paralajmërimi u dha në Forumin e 40-të të Biznesit të Pasurive të Paluajtshme, ku ekspertët konfirmuan se ngadalësimi është tashmë i përgjithshëm në të gjithë vendin. Sipas Dhomës Kroate të Ekonomisë (HGK), transaksionet kanë rënë për tre vite radhazi. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, shitjet kanë pësuar një rënie prej rreth 15% në nivel kombëtar, ndërsa në zonat bregdetare, ku tradicionalisht dominojnë blerësit e huaj, rënia kalon 20%. Ekspertët theksojnë se çmimet, veçanërisht për pronat e përdorura, kanë arritur nivele të papërballueshme, duke lënë shumë prona të pashitura për më shumë se një vit. Edhe projektet e reja po shfaqin shenja ngadalësimi, pasi zhvilluesit vazhdojnë të rrisin çmimet. Një faktor kyç është tërheqja e blerësve të huaj, sidomos nga Gjermania, të cilët dikur ishin ndër aktorët kryesorë në tregun bregdetar. Megjithatë, interes vijon të ketë nga blerës në Poloni, Çeki, Sllovaki dhe Ukrainë. Në Zagreb, situata është ndryshe: mungesa e projekteve të reja dhe çmimet e larta kanë sjellë një rënie mbi 20% të shitjeve, me çmime mesatare nga 2 800 deri në 2 900 euro për metër katror. Analistët presin që ftohja e tregut të vazhdojë, duke parashikuar një korrigjim gradual të çmimeve të pronave të përdorura gjatë vitit 2026. Në të njëjtën kohë, ekonomia kroate përballet me presione inflacioniste. Inflacioni arriti në 3.8% në nëntor, niveli i dytë më i lartë në Eurozonë, duke ushtruar presion shtesë mbi fuqinë blerëse dhe duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregun e pasurive të paluajtshme.
13K views