❌

Normal view

Ndërsa Tirana është mbuluar nga gazi lotsjellës gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve, një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë ngre një tjetë...

By: @joq
15 October 2026 at 22:01

Ndërsa Tirana është mbuluar nga gazi lotsjellës gjatë protestës së studentëve dhe të rinjve, një denoncim i mbërritur në redaksinë tonë ngre një tjetër shqetësim serioz për municionin e përdorur nga policia. Një qytetar i ka dërguar redaksisë sonë fotografinë e një kapsule gazlotsjellëse të përdorur gjatë protestës së sotme, ku shënohet se është prodhuar në korrik të vitit 2019 dhe ka skaduar në korrik të vitit 2023. Pra, municioni i fotografuar e ka kaluar afatin e shënuar të përdorimit prej më shumë se tre vitesh, por është përdorur në rrugët e Tiranës, aty ku studentët dhe të rinjtë po përballen me gazin lotsjellës të hedhur nga policia. Pamjet e protestës kanë treguar përhapjen e gazit në zonat ku po zhvillohen përplasjet, ndërsa protestuesit janë përballur me vështirësi në frymëmarrje dhe irritim të syve. Pyetja që kërkon përgjigje nga Policia e Shtetit është e drejtpërdrejtë: përse po përdoret municion që e ka kaluar afatin e shënuar në etiketë? Kush e ka kontrolluar këtë material dhe kush mban përgjegjësi për përdorimin e tij? Qytetarët që protestojnë kanë të drejtë të kërkojnë llogari për mënyrën se si trajtohen nga institucionet. Ndërsa policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, publiku meriton të dijë nëse municioni që po përdoret është kontrolluar dhe nëse përmbush standardet e sigurisë. Policia e Shtetit duhet të japë një shpjegim për datat e dukshme në kapsulën e fotografuar dhe për arsyen pse një municion me afat të kaluar ndodhet ende në përdorim gjatë protestave.

5917 views


💾

Një 17-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar dhunë nga punonjës policie, pasi u shoqërua gjatë protestës së zhvilluar nga studentët në qytetin bregdetar. Në...

By: @joq
15 October 2026 at 22:01

Një 17-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar dhunë nga punonjës policie, pasi u shoqërua gjatë protestës së zhvilluar nga studentët në qytetin bregdetar. Në një video të siguruar nga redaksia jonë, i mituri tregon se është dhunuar nga persona me maska brenda ambienteve të komisariatit. Pas daljes nga komisariati, ai rrëfen atë që thotë se ka përjetuar dhe paralajmëron se do t’i drejtohet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). “Nesër do shkoj te AMP. Na rrahën të gjithë, ishin me maska. Na kanë rrahur, na kanë bërë m*t. Me zor kam marrë frymë atje”, shprehet 17-vjeçari në video. Dëshmia e tij ngre shqetësime serioze, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një të mitur që pretendon se është dhunuar brenda ambienteve ku duhej të ishte nën kujdesin e autoriteteve. Tashmë pritet nëse i riu do të depozitojë kallëzim pranë AMP-së dhe nëse do të nisë një verifikim për të sqaruar çfarë ka ndodhur brenda komisariatit të Durrësit, si dhe identitetin e personave që ai përshkruan si të maskuar. Nëse konfirmohen, këto akuza kërkojnë hetim dhe përgjegjësi. Një i mitur nuk mund të mbetet pa përgjigje për atë që thotë se ka përjetuar brenda një institucioni shtetëror.

95.4K views


💾

Partia Socialiste në Vorë u ka bërë karshillëk protestuesve mbrëmjen e sotme duke ndriçuar pallate me logon e saj Në një kohë kur qytetarët kanë dalë ...

By: @joq
15 October 2026 at 22:01

Partia Socialiste në Vorë u ka bërë karshillëk protestuesve mbrëmjen e sotme duke ndriçuar pallate me logon e saj Në një kohë kur qytetarët kanë dalë në protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, PS zgjedh të demonstrojë forcën e saj në këtë mënyrë. Edhe pse Vora njihet prej vitesh si bastion besnik i PS, pamjet e pallateve të ndriçuara me logon e PS-së kanë tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.

43.7K views


💾

Kjo nuk është thjesht një "selfie". Është portreti i një brezi që po sakrifikon të sotmen e tij për të nesërmen e fëmijëve. Fotoja është shkrepur vet...

By: @joq
15 October 2026 at 22:01

Kjo nuk është thjesht një "selfie". Është portreti i një brezi që po sakrifikon të sotmen e tij për të nesërmen e fëmijëve. Fotoja është shkrepur vetëm pak minuta para gazit lotsjellës, kur "Nga protesta, with Love" nuk është vetëm një frazë, por një premtim për ndryshim. Fatkeqësisht jemi brezi që po rregullojmë gabimet e prindërve tanë duke rrezikuar të djegim veten tonë, për t'i dhënë fëmijëve tanë një të nesërme më të mirë. Kjo është kurajoja e një brezi që nuk dorëzohet.

11.1K views


💾

❌