Normal view

Si t’i përgatisim sardelet dhe të marrin më të shumtën nga shija dhe aroma e cila zgjon kujtimin për detin

19 April 2025 at 23:47

Sardelet kanë vlera të larta ushqyese, prandaj nuk duhet të mungojnë në listën e atyre që duan të ndjekin një dietë të shëndetshme

Pasi që t’i filetoni sardelet, me këtë recetë do t’ju nevojiten vetëm kripa, limoni dhe vaji i ullirit.

Është shumë me rëndësi të theksohet që për këtë recetë duhet përdorur vetëm sardele të freskëta, prandaj kur të shkoni në dyqan të peshqve, patjetër kushtoni kujdes ngjyrës, syve, verzave dhe aromës së peshkut dhe që mishi të jetë i fortë, e jo i lëshuar apo butë, transmeton Telegrafi.

1. Pastroni sardelet dhe thani në letër kuzhine dhe pastaj kriposni. Kur ta përfundoni këtë qitni sipër me bollëk lëng limoni.

2. Sardelet duhet lënë në lëng një deri në dy orë, varësisht nga madhësia e tyre. Mishi patjetër duhet të ndryshojë ngjyrën nga e kuqja apo bordo do të bëhet pothuajse e bardhë.

Gjithashtu duhet pritur që kripa të shkrihet në lëngun e limonit dhe pastaj të përgatitet për veprimin e fundit.

3. Kur të jenë gati për konsumim, nxirrini nga marinada dhe rendisni në pjatë tjetër dhe qitni sipër vaj ulliri. Ju propozojmë që me sardelet e përgatitura në këtë mënyrë të shërbeni sallatë dhe domate qershi me pak uthull balsamike.

Edhe pse pa përpunim termik, nëse sardelet i përgatisni në këtë mënyrë në vaj ulliri, mund t’i ruani në frigorifer deri shtatë ditë.

Ju bëfshin mirë! /Telegrafi/

The post Si t’i përgatisim sardelet dhe të marrin më të shumtën nga shija dhe aroma e cila zgjon kujtimin për detin appeared first on Telegrafi.

Makarona me spinaq dhe bizele: Ky racion i mrekullueshëm përgatitet për 10 minuta!

14 April 2025 at 23:33

Po ju japim recetën shumë më të thjeshtë seç keni pasur ndonjëherë për kënaqje me kafshata të shijshme

Përbërësit:

– 100 g makarona;
– 2 lugë jogurt;
– një grusht spinaq të freskët;
– lëng të gjysmë limoni;
– 3 – 4 lugë bizele;
– vaj ulliri;
– piper;
– kripë.

Përgatitja:

Zieni makaronat në ujë të njelmët, kulloni dhe ktheni në enë.

Shtoni jogurtin, një lugë vaj, lëngun e limonit, bizelen, spinaqin, kripën dhe piperin.

Përzieni dhe shërbeni.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Makarona me spinaq dhe bizele: Ky racion i mrekullueshëm përgatitet për 10 minuta! appeared first on Telegrafi.

Drekë familjare për 5 minuta: Provojeni këtë recetë për pite. Do t’i lëpini gishtat!

18 February 2025 at 23:44

Një mënyrë fantastike për të kënaqur gjithë familjen

Patatet lani mirë dhe në mes te koreve i zieni. Pastrojeni mirë dhe shtoni gjalpë, vezë, kripë dhe pak piper dhe tundni mirë derisa të bëhen si pire.

Për t’u bërë përmbajtja më e dendur, shtoni miell dhe ngjisheni fort brumin.

Shtoni edhe pak miell, nëse brumi ju ngjitet në duar.

Pastaj në tiganin e nxehur qitni pak vaj dhe gjysmën e brumit shtrijeni në fund të tiganit.

Mbi brumë rendisni proshutën dhe kaçkavallin, pastaj sipër pjesën tjetër të brumit.

Leni të piqen në furrë tre deri në katër minuta, pastaj rrotullojini në anën tjetër dhe piqni derisa të skuqet.

Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.

The post Drekë familjare për 5 minuta: Provojeni këtë recetë për pite. Do t’i lëpini gishtat! appeared first on Telegrafi.

Drekë ose darkë e shpejtë: Qofte me fasule dhe tërshërë mbi pure patatesh

16 February 2025 at 13:35

Idetë për një drekë apo darkë të shpejtë dhe të shëndetshme janë gjithmonë të mirëseardhura

Përbërësit:

Për qoftet:

▪ 1 kënaçe fasule ngjyrë kafeje
▪ 4 lugë të mbushura me tërshërë
▪ gjysmë qepe
▪ erëza: gjysmë luge çaji secila me rigon, borzilok, trumzë (ose rozmarinë)
▪ kripë, piper

Për salcën e shpejtë të qofteve:

▪ vaj ulliri
▪ 4 lugë gjelle koncentrat domatesh (nga një tub)
▪ pak piper djegës të grimcuar (nëse ju pëlqen pikant)
▪ 1-2 lugë salcë soje
▪ pak ujë
▪ hudhra të grimcuara

Për pure patatesh:

▪ 4-5 patate
▪ 30 gr margarinë perimesh të buta ose 2-3 lugë krem gatimi vegan (ose pak vaj ulliri)
▪ kripë
▪ qumësht me bazë bimore me shije neutrale (i paëmbëlsuar dhe me aromë të shtuar), ose mund të shtoni ujin në të cilin janë zier patatet (shtoni derisa të arrihet trashësia e dëshiruar e puresë).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giulia Tomelleri (@eatsgiulia)

Përgatitja:

1. Në një përpunues ushqimi, grini fasulet e konservuara të kulluara dhe të shpëlara, tërshërën, qepën e copëtuar lehtë dhe erëzat. Lëreni përzierjen të qëndrojë për rreth 10 minuta përpara se t’u jepni formë qofteve, në mënyrë që tërshëra të thithë lëngun dhe masa të forcohet pak (shikoni videon për të parë se sa e trashë duhet të jetë përzierja kur formoni qofte);

2. Formoni qoftet në topa me diametër 2,5-3 cm dhe vendosini në një tepsi të veshur me letër furre. Kur të jenë formuar të gjitha, i spërkasim me vaj ulliri dhe i vendosim në furrë të piqen. Piqini për rreth 20 minuta në 180°C;

3. Ndërkohë që qoftet po piqen, vendosim në ujë me kripë patatet e qëruara të prera në copa të mëdha për t’u pjekur. Kullojini patatet e zbutura (lini pak nga uji i zierjes nëse nuk keni qumësht me bazë bimore për t’i grirë). Grini patatet, shtoni kripë dhe yndyrë (nëse keni), më pas shtoni pak qumësht me bazë bimore ose ujë të zierjes, duke i trazuar me një kamxhik teli derisa të përftohet një pure kremoze e konsistencës që ju pëlqen;

4. Hiqni qoftet e fasules së pjekur nga furra. Vendosim një tigan të madh në sobë dhe ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri në të. Shtoni pastën e domates, skuqeni shkurt dhe më pas salcën e sojës. I trazojmë mirë, më pas shtojmë pak ujë dhe e ziejmë salcën për 2-3 minuta. Hiqini nga zjarri dhe shtoni pak hudhër të grimcuar.

5. Kur salca të jetë ftohur pak, shtojmë qoftet e fasules së pjekur dhe i trazojmë derisa të lyhen të gjitha me salcë.

6. Shërbejini qoftet e fasuleve me pure patatesh dhe një sallatë me zarzavate të përziera ose salcë lakër.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Drekë ose darkë e shpejtë: Qofte me fasule dhe tërshërë mbi pure patatesh appeared first on Telegrafi.

Patate të pjekura me jogurt: Shtojcë që do ta bëni bashkë me çdo ushqim!

10 February 2025 at 23:50

Shija e përzierjes së jogurtit freskues dhe erëzave pikante do t’ju lërë pa fjalë

Përbërësit:

– 4 – 5 patate të mëdha,
– 2 lugë vaj,
– 2 lugë jogurt të dendur,
– 1 lugë të vogël kripë,
– ¼ e lugës piper apo spec djegës,
– gjysmë luge të vogël mentë,
– gjysmë luge të vogël temjan.

Përgatitja:

1. Qëroni patatet, pritni në feta dhe qitni sipër jogurtin e përzier me erëza.

2. Piqni në tepsi të lyer me letër për pjekje, piqeni rreth 40 minuta, në temperaturë prej 200 gradësh Celsius.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

The post Patate të pjekura me jogurt: Shtojcë që do ta bëni bashkë me çdo ushqim! appeared first on Telegrafi.

❌