Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar për herë të parë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Ilir Meta, duke sqaruar arsyet e largimit nga mbrojtja ligjore ...

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar për herë të parë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Ilir Meta, duke sqaruar arsyet e largimit nga mbrojtja ligjore e ish-presidentit. Në një intervistë për moderatoren Dafina Hysa në Top News, Cakrani tha se marrëdhënia profesionale me Metën përfundoi pas 13 muajsh përfaqësimi, duke theksuar se nuk ka ndodhur "asgjë e jashtëzakonshme". I pyetur nëse largimi lidhej me deklaratën e tij se nuk ekziston një komplot ndaj Metës nga Monika Kryemadhi apo nga Shatku, Cakrani këmbënguli se qëndrimi i tij bazohet vetëm në provat e dosjes. #voxnews #media #news

7335 views


💾

Një person i maskuar, i njohur si “Batman-i i vërtetë i Meksikës”, është bërë viral pasi raportohet se patrullon rrugët gjatë natës në kërkim të hajdu...

Një person i maskuar, i njohur si “Batman-i i vërtetë i Meksikës”, është bërë viral pasi raportohet se patrullon rrugët gjatë natës në kërkim të hajdutëve të dyshuar. Sipas mediave lokale dhe videove që janë shpërndarë gjerësisht në internet, figura anonime dyshohet se ka kapur persona të dyshuar për vjedhje motoçikletash, i ka lidhur në shtylla pranë sendeve që pretendohet se ishin të vjedhura dhe ka lënë mesazhe paralajmëruese për kriminelët. Mbështetësit thonë se ai u shfaq pasi shumë banorë mendonin se kriminaliteti nuk po luftohej siç duhej nga autoritetet. Nga ana tjetër, kritikët argumentojnë se marrja e ligjit në duart e veta mund të çojë në gabime, abuzime dhe shkelje të të drejtave ligjore. #batman #mexico #voxnews #media #news @voxnews.al

627 views


💾

Protesta e 30-të radhazi para Kryeministrisë mori këtë të hënë edhe një dimension ndërkombëtar, pasi në mbështetje të protestuesve morën pjesë disa eu...

Protesta e 30-të radhazi para Kryeministrisë mori këtë të hënë edhe një dimension ndërkombëtar, pasi në mbështetje të protestuesve morën pjesë disa eurodeputetë, të cilët shprehën solidaritet me kauzën e qytetarëve shqiptarë dhe premtuan se kërkesat e tyre do të përcillen në institucionet e Bashkimit Evropian. E para që mori fjalën ishte eurodeputetja gjermane Tineke Strik, e cila përgëzoi qytetarët për mobilizimin dhe i inkurajoi të vijojnë protestën në mbrojtje të demokracisë dhe lirive themelore. “Solidaritet me popullin shqiptar që proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do të shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera si shqiptarët, për demokraci”, deklaroi Strik. Ajo theksoi se protestat tregojnë se qytetarët shqiptarë nuk pranojnë kufizimin e së drejtës së fjalës dhe kërkoi që qeverisja të dëgjojë zërin e qytetarëve. “Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur”, u shpreh eurodeputetja. Mbështetje për protestuesit shprehu edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, e cila e përqendroi fjalën e saj te mbrojtja e mjedisit dhe respektimi i standardeve evropiane. “Natyra shqiptare është shumë e bukur dhe e mrekullueshme dhe është kaq bukur t’ju shoh që luftoni për natyrën, për flamingot dhe kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë natyrë. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë betejë dhe do ta përcjellim zërin tuaj në Bruksel dhe do të themi se Shqipëria nuk është në shitje, natyra nuk është në shitje”, deklaroi Paulus. Sipas saj, nëse Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë ligjin dhe të dëgjojë qytetarët. “Po luftoni për vendin tuaj, por edhe për të drejtat tuaja, për t’u dëgjuar. Sepse kjo është në ligjet evropiane. Nëse Shqipëria do të bashkohet me Bashkimin Evropian, atëherë qeveria duhet të ndryshojë ligjin dhe të heqë ligjin që kanë ndryshuar për miliarderët dhe jo për të mirën e shqiptarëve”, tha ajo. Në fund të fjalës së saj, Paulus bëri edhe një deklaratë që tërhoqi vëmendje, duke thënë se kishte marrë një email nga kryeministri Edi Rama për të mos mbështetur një amendament në Parlamentin Evropian. “Tineke e përmendi rezolutën duke kërkuar moratorium. Unë mora email nga Edi Rama duke më thënë të mos votoj për një amendament, por sigurisht ne votuam për atë amendament, sepse ligji evropian duhet të jetë në fuqi dhe ai nuk është për shitje po ashtu. Vijoni betejën tuaj, do të bëjmë më të mirën për të mbështetur luftën tuaj në Bruksel. Shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre”, deklaroi eurodeputetja. Në protestë mori pjesë edhe eurodeputetja greke Vula Tsetsi, e cila tha se protesta 30-ditore ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë. “Sot keni 30 ditë protestë dhe prej jush ajo që po ndodh nuk njihet vetëm në BE, por edhe më gjerë. Shqipëria nuk është në shitje. Ju po mbroni të drejtat tuaja, dinjitetin tuaj, shtetin tuaj dhe zgjerimin në BE”, u shpreh ajo. Tsetsi deklaroi se procesi i integrimit evropian nuk mund të ecë përpara nëse nuk respektohet zëri i qytetarëve. “Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin tuaj. Duam që Komisioni Evropian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të heqë dorë”, tha eurodeputetja. Në përfundim të fjalës së saj, ajo u bëri thirrje edhe socialdemokratëve evropianë të reagojnë ndaj zhvillimeve në Shqipëri. “Duhet të bëjmë një apel te miqtë tanë socialdemokratë, sepse Rama është me socialdemokratët. Miqtë tanë atje duhet të zgjohen dhe t’ju mbrojnë. Mos u dorëzoni, çdo ditë është një ditë fitoreje, jo vetëm për demokracinë, por për ju dhe për ne, sepse Shqipëria duhet të jetë në BE”, përfundoi Tsetsi. #voxnews #media #news

7646 views


💾

Nga Guido Santevecchi, Corriere della Sera Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit t...

Nga Guido Santevecchi, Corriere della Sera Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten e hijshme dhe duke marrë me vete vajzën në poligonet ushtarake ku testohen armë gjithnjë e më të fuqishme. Megjithatë, në vendin e tij Kim ka ngritur një perde të dendur sekreti rreth gruas që e solli në jetë. Problemi është se ajo kishte lindur në Japoni në vitin 1952, mes atyre dy milionë koreanëve që emigruan, pak a shumë vullnetarisht, në Perandorinë Japoneze midis viteve 1910 dhe 1945, kur Gadishulli Korean ishte një koloni e Tokios, e njohur si Joseon. Nëna e Kimit quhej Ko Yong Hui. Babai i saj, Ko Kyong Thaek, ishte larguar nga ishulli korean Jeju drejt Osakës në Japoni gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar për të kërkuar një jetë më të mirë, duke u bërë drejtues i një fabrike. Jeta e tij duket si një roman historik. Kur bombardimet amerikane nisën të shkrumbonin qytetet japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u kthye në Jeju. Pas humbjes së Japonisë u fsheh nga frika se mos akuzohej për bashkëpunim me pushtuesit. Më pas, lufta civile mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut e detyroi të arratisej sërish fshehurazi në Osaka. Pikërisht në këtë qytet japonez, në vitin 1952, lindi vajza Yong Hui, e destinuar të lidhte fatin e saj me familjen Kim. Yong Hui jetoi në Osaka deri në moshën dhjetëvjeçare. Në vitin 1962, Pheniani bindi rreth 90 mijë koreanë që kishin mbetur në Japoni të ktheheshin në atë që propaganda e regjimit e quante “parajsa tokësore e punëtorëve”. Vajza kishte talent për vallëzimin dhe, në adoleshencë, u pranua në trupën artistike Mansudae, të krijuar në vitin 1969 me urdhër të Kim Jong-ilit të ri, djalit të Kim Il Sungut, themeluesit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (emri zyrtar i Koresë së Veriut). Mes balerinës dhe trashëgimtarit të dinastisë ishte dashuri me shikim të parë. Kim Jong-il nuk u martua me të, sepse kishte tashmë një bashkëshorte zyrtare, por Yong Hui i solli në jetë tre fëmijë, të cilët u njohën zyrtarisht: Kim Jong-chol, Kim Jong-un dhe Kim Yo-jong. Kim Il Sungu i moshuar, komunist dhe moralist i rreptë, nuk pranoi kurrë t’i shihte ata nipër, të lindur jashtë martese. Përkundrazi, ata ishin fëmijët e preferuar të Kim Jong-ilit, i cili në vitin 1994 u bë “Udhëheqësi i Dashur” i Koresë së Veriut, pasi trashëgoi pushtetin suprem nga babai i tij, që kishte vdekur nga një atak në zemër. Kim Jong-il pati edhe dy vajza nga bashkëshortja zyrtare dhe një djalë, Kim Jong-nam, nga një partnere tjetër. Përzgjedhja e Kim Jong-unit si trashëgimtar i “fronit të kuq” duket se ndodhi më shumë nga mungesa e alternativave. Jong-chol ishte më i apasionuar pas muzikës sesa pas pushtetit (madje thuhet edhe pas drogës); Yo-jong është grua, edhe pse sot konsiderohet këshilltarja më e besuar e Kim III; ndërsa gjysmëvëllai Jong-nam kishte dyshime për regjimin absolut dhe u vra në vitin 2017 në aeroportin e Kuala Lumpurit. Një sagë familjare e mbushur me intriga, tradhti dhe gjak. Mbetet për t’u shpjeguar pse Kimi, njeriu që i jep aq shumë rëndësi familjes, ka fshirë çdo referencë për nënën e tij, të cilën, sipas shumë rrëfimeve, e donte jashtëzakonisht shumë. Këtë e mbështet veçanërisht shkrimtari japonez Gomi Yoji, autor i librit “Ko Yong Hui, koreano-japonezja që u bë nëna e Kim Jong-unit”. Sipas Gomit, në Japoni jetojnë ende rreth pesëdhjetë të afërm biologjikë të Kim Jong-unit. Prestigji i brendshëm i dinastisë që sundon Korenë e Veriut prej tetë dekadash lidhet me të ashtuquajturën “vija e gjakut të malit Paektu”, mali në kufi me Kinën ku, sipas legjendës, kishte lindur në shekullin XXIV para Krishtit mbreti mitik Dangun dhe ku, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kim Il Sungu thuhet se kishte ngritur shtabin e tij në luftën kundër kolonialistëve japonezë. #voxnews #media #news

7261 views


💾

Një ditë pasi një grup protestuesish publikoi një platformë me pesë kërkesa drejtuar qeverisë dhe ia përcolli atë përfaqësive diplomatike të vendeve p...

Një ditë pasi një grup protestuesish publikoi një platformë me pesë kërkesa drejtuar qeverisë dhe ia përcolli atë përfaqësive diplomatike të vendeve perëndimore në Shqipëri, vëmendja është zhvendosur te 13 personat që firmosën dokumentin në emër të asaj që e quajnë “Grupi Koordinues” i protestave. Në dokument thuhet se kërkesat janë produkt i diskutimeve dhe propozimeve të vetë pjesëmarrësve në protestë. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë publik ndonjë proces formal përzgjedhjeje apo votimi për këta përfaqësues. Për këtë arsye, grupi konsiderohet i vetëshpallur dhe mbetet për t’u parë nëse do të pranohet si përfaqësues nga të gjitha grupimet që marrin pjesë çdo mbrëmje në protestat para Kryeministrisë. Lista e firmëtarëve përfshin profile të ndryshme profesionale dhe aktivistë të angazhuar në kauza të ndryshme. Arkitektja dhe urbanistja Entela Koja drejton studion e saj konsulente dhe është angazhuar publikisht në çështje të planifikimit urban, mjedisit dhe mbrojtjes së pronës. Emri i saj është shfaqur edhe në aktivitete publike të organizuara kundër asaj që është cilësuar si cenim i së drejtës së pronës. Një nga figurat më të njohura të protestave është Arben Kola, guidë turistike prej më shumë se një dekade. I dallueshëm për plisin karakteristik dhe altoparlantin që mban pothuajse në çdo tubim qytetar, ai është kthyer në një nga fytyrat më të njohura të protestave jopartiake në Tiranë. Prej vitesh është i angazhuar si aktivist për çështjet mjedisore. Për Megan Balajn dhe Gjon Ndojn nuk rezultojnë informacione të shumta publike. Të dy janë bërë të njohur si pjesë e grupit koordinues të protestave. Edviol Kulluri prezantohet si shkrimtar, sipërmarrës, ekspert i qeverisjes dhe arsimit, aktivist për të drejtat e njeriut dhe themelues i organizatës "The Leading Organization". Në rrjetet sociale ai promovon atë që e quan "Doktrina e Forcës dhe Mirësisë", ndërsa ka qenë aktiv në organizimin dhe orientimin e protestave. Një nga figurat më të njohura të rezistencës lokale është Luçjana Kokaj, e cila u bë simbol i protestave të banorëve të Rrjollit kundër ndërtimit të një resorti turistik. Aktivizmi i saj është shtrirë edhe në kauza të tjera mjedisore, si mbrojtja e zonës së Zvërnecit. Në mesin e firmëtarëve spikat edhe Gentjan Progni, inxhinier informatik dhe ekspert IT. Ai është bërë i njohur për denoncimet publike mbi sigurinë kibernetike, rrjedhjen e të dhënave personale, funksionimin e sistemeve elektronike shtetërore dhe proceset zgjedhore. Progni është gjithashtu administrator i platformës "Transparenca", e cila monitoron ndryshimet dhe fshirjen e lajmeve në mediat online. Etleva Merko është mësuese me eksperiencë shumëvjeçare në arsimin publik dhe privat. Ajo ka mbajtur më parë postin e nënkryetares së lëvizjes "Shqipëria Bëhet", nga i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve, duke deklaruar se do të vijonte angazhimin si aktiviste qytetare. Everest Bardhi, 19 vjeç nga Mirdita, u bë i njohur gjatë protestave pasi ndau publikisht historinë e babait të tij, ish-infermier në Urgjencën e Tiranës, duke e kthyer atë në një nga zërat më emocionalë të tubimeve. Në listë figuron edhe Përparim Gjeka, sipërmarrës dhe ekspert i tregtisë ndërkombëtare me aktivitet biznesi në Kinë dhe Evropë, ku drejton kompani të fushës së logjistikës dhe teknologjisë. Mevlan Mata përfaqëson diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Ai është angazhuar prej kohësh në nismën "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" dhe ka deklaruar se është kthyer posaçërisht në Shqipëri për t'iu bashkuar protestave. Një tjetër emër është Ilir Xhemalaj, themelues dhe kryetar i Sindikatës Kombëtare të Operatorëve Telefonikë (SKOT), i njohur për aktivizmin sindikal dhe pjesëmarrjen në protesta për të drejtat e punonjësve dhe kauza të tjera qytetare. Lista mbyllet me Marjen Ramën, sipërmarrës në fushën e turizmit dhe udhëtimeve, i angazhuar prej vitesh në sektorin privat. Publikimi i kësaj liste përbën herën e parë që organizatorët identifikojnë publikisht një strukturë drejtuese të protestave. #voxnews

10.1K views


💾

Protesta e sotme para Kryeministrisë ka pasur një ndryshim nga rutina dhe shkak ishte një banderolë me përmasa gjigande e shpalosur në faqen ballore t...

Protesta e sotme para Kryeministrisë ka pasur një ndryshim nga rutina dhe shkak ishte një banderolë me përmasa gjigande e shpalosur në faqen ballore të Politeknikut në Tiranë. “Ju erdhi fundi” ishte shkruar me shkronja kapitale në banderolën me përmasa të mëdha, e cila nuk qëndroi për shumë gjatë e varur pasi sipas organizatorëve të protestës, policia ua hoqi nga duart studentëve që po e mbanin në ballkon. Në shenjë revolte u ndezën edhe flakadanë. Kjo situatë ndau tumën e protestuesve para Kryeministrisë. Disa prej tyre vazhduan të qëndrojnë aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim te Politekniku, në mbështetje të studentëve. Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut. #voxnews #media #news @voxnews.al

10.3K views


💾

Gjykata Supreme e SHBA-së refuzoi përpjekjen e Donald Trump për të shkarkuar Guvernatoren e Rezervës Federale Lisa Cook, ndërsa qëndroi e vendosur për...

Gjykata Supreme e SHBA-së refuzoi përpjekjen e Donald Trump për të shkarkuar Guvernatoren e Rezervës Federale Lisa Cook, ndërsa qëndroi e vendosur për të ruajtur pavarësinë e çmuar të bankës qendrore kundër një sfide të paprecedentë nga presidenti republikan. Gjykata, me një vendim 5-4, bllokoi përpjekjen e Trump për t'u bërë presidenti i parë që shkarkon një zyrtar të Rezervës Federale që kur Kongresi krijoi bankën qendrore në vitin 1913. Në mandatin e tij të dytë si president, Trump ka testuar kufijtë e pushtetit presidencial edhe në shumë mënyra të tjera. Vendimi vjen pas vendimit të 20 shkurtit nga gjyqtarët në një rast tjetër me pasoja të mëdha ekonomike për të rrëzuar shumicën e tarifave globale gjithëpërfshirëse të Trump, një vendim që shkaktoi një dënim të ashpër të gjykatës nga presidenti. Trump gushtin e kaluar kishte përmendur akuza të pavërtetuara për mashtrim hipotekor në përpjekjen për të shkarkuar Cook, gruan e parë me ngjyrë që shërbeu si guvernatore e Rezervës Federale, ndërsa ajo e quajti këtë një pretekst për ta shkarkuar atë për dallime në politikën monetare. Gjyqtarët hodhën poshtë një kërkesë nga Departamenti i Drejtësisë i Trump për të hequr një urdhër të gjyqtarit që e ndalonte atë të shkarkonte menjëherë Cook, ndërsa kundërshtimi i saj ligjor ndaj shkarkimit vazhdon të zhvillohet. Cook mohoi akuzat e Trump. Sakaq, Gjykata Supreme e SHBA-së refuzoi kërkesën e Presidentit Donald Trump për të përmbysur një vendim prej 5 milionë dollarësh në favor të E. Jean Carroll në një çështje në të cilën një juri e gjeti atë përgjegjës për abuzim seksual ndaj ish-kolumnistes së revistës. Gjyqtarët hodhën poshtë apelin e Trump pasi një gjykatë më e ulët mbështeti vendimin e jurisë të vitit 2023 dhe hodhi poshtë argumentet e Trump se gjyqi ishte i padrejtë sepse gjyqtari në mënyrë të palejueshme i lejoi juristët të dëgjonin prova për sjelljen e tij të dyshuar seksuale në të kaluarën. Trump është përballur me Carroll, një ish-kolumniste këshilluese për revistën Elle, që kur ajo publikoi një fragment nga kujtimet e saj në vitin 2019 në të cilin ajo pretendonte se Trump e kishte përdhunuar rreth vitit 1996 në një dhomë zhveshjeje në një dyqan në Manhattan. Trump i mohoi pretendimet e Carroll dhe pohoi se ajo gënjeu për akuzat si në vitin 2019 ndërsa ai ende po vuante mandatin e tij të parë si president, ashtu edhe përsëri në vitin 2022 kur ai nuk ishte në detyrë. #voxnews #media #news

6322 views


💾

Ka nisur mbrëmjen e së hënës protesta e 30-të radhazi, ndërsa qindra qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas dr...

Ka nisur mbrëmjen e së hënës protesta e 30-të radhazi, ndërsa qindra qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë. Protestës kësaj here pritet t’i bashkohen edhe një grup eurodeputetësh. Një prej organizatorëve të protestës, Arben Kola, ka paralajmëruar se ditën e nesërme protestuesit do të mblidhen në Rrjoll, pasi aty është rivendosur gardhi që u hoq disa ditë më parë nga protestuesit. “Nesër kemi dy beteja, një në Rrjoll për ata që janë të fortë dhe dinë të përdorin kazmat, levat, çekiçët dhe një do jetë para Parlamentit, apo Hajnamentit”, tha Kola. Ngjashëm si në tubimet e mëparshme, organizatorët kanë deklaruar se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e saj. Pasi u mblodhën në qendër të Tiranës, protestuesit nisën marshimin drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalime dhe të artikulohen kërkesat e lëvizjes. Më herët, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 31 shtetas në lidhje me tubimin e zhvilluar në kryeqytet, duke i dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit. #voxnews #media #news @voxnews.al

3707 views


💾

❌