Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kombëtarja shqiptare mëson të enjten kundërshtarët në edicionin e ri të UEFA Nations League

Dy ditë na ndajnë nga momenti kur Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në edicionin e ri të UEFA Nations League. Shorti zyrtar do të zhvillohet të enjten, më 12 shkurt, në Bruksel, në orën 18:00. Ndërkohë, po në të njëjtën ditë, në Bruksel, nga ora 10:00, do të mbahet Kongresi i 50-të i UEFA-s. Kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Vazon 1 të Ligës C, së bashku me Islandën…

Source

Prezantohet topi zyrtar i Champions League për fazën finale të kompeticionit

I frymëzuar nga “Rrëfimi i Dy Qyteteve” të Budapestit, topi i ri i UEFA Champions League për fazën me eliminim direkt bashkon traditën dhe modernitetin përmes një palete ngjyrash të gjalla dhe një grafike fluide e dinamike. Dizajni pasqyron identitetin unik të qytetit pritës, me grafikat ikonike të luanit dhe dragoit të Budapestit, panelet karakteristike të bardha në formë ylli si dhe branding…

Source

Juventus bën gati ankesën në AIA për gabimet e arbitrave këtë sezon

Te Juventusi atmosfera mbetet e ngarkuar, mes luftës për një vend në Champions League dhe polemikave që po shoqërojnë javët e fundit jashtë fushës. Klubi bardhezi ka kërkuar zyrtarisht qartësi nga sektori i arbitrimit për disa vendime të diskutueshme, të cilat sipas mediave italiane, në veçanti Tuttosport, kanë ndikuar drejtpërdrejt në renditjen e kampionatit. Episodi më i fundit lidhet me…

Source

Milan hidhet në sulm për Kean, i pari në listën e Tares

Edhe pse merkatoja e janarit sapo është mbyllur, te Milani mbeten ende disa çështje të hapura, veçanërisht ajo e sulmuesit qendror. Kuqezinjtë kërkonin një “bomber” të nivelit të lartë dhe u ndalën te Niclas Fullkrug, ndërsa më pas provuan pa sukses deri në orët e fundit për Jean-Philippe Mateta, përpara se gjithçka të ndalej pas rezultateve të kontrolleve mjekësore. Për këtë arsye…

Source

Rrëfimi i veçantë i Granit Xhakës: E urrej të jem vetëm, më duhen njerëz afër!

Granit Xhaka ka bërë një rrëfim interesant gjatë një interviste për BBC Sport, duke folur hapur për anën e tij emocionale dhe ndikimin që karriera në futboll ka pasur në jetën personale. Mesfushori shqiptar ka pranuar se e urren vetminë dhe se ka nevojë të vazhdueshme për praninë e njerëzve të afërt. “E urrej të jem vetëm. Nuk më pëlqen të jem i vetmuar. Mendoj se kjo lidhet me karrierën time në…

Source

Policia zbarkon në shtëpinë e Lamine Yamal, dyshohet për …

Mossos d’Esquadra po kryejnë verifikime paraprake lidhur me një rast të dyshuar dhune seksuale të denoncuar nga një grua, ku sipas raportimeve do të ishte i përfshirë Fatinho Jr., vëllai i sulmuesit të Monacos, Ansu Fati. Sipas deklarimeve të gruas, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 8 shkurt, në një banesë në provincën e Barcelonës, e cila fillimisht i…

Source

Reali fiton pastër ndaj Valencias dhe ndjek Barcelonën kryesuese

Real Madrid ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Valencian me rezultatin 2-0 në “Mestalla”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligës. Falë këtij suksesi, madrilenët ngjiten në kuotën e 57 pikëve, duke ruajtur vendin e dytë dhe duke qenë vetëm një pikë larg Barcelonës kryesuese. Në pjesën e parë, Real Madridi kishte një epërsi të lehtë dhe krijoi…

Source

PSG shkatërron Marseillen 5-0 në “Parc des Princes”, dominim total në “Classique”

Paris Saint-Germain ka dhuruar një paraqitje spektakolare, duke mposhtur bindshëm 5-0 rivalët e Marseille në “Parc des Princes”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Ligue 1. Kryeqytetasit dominuan nga fillimi në fund, duke konfirmuar formën e shkëlqyer dhe kryesimin në kampionat. Ousmane Dembélé ishte protagonisti absolut i pjesës së parë. Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën…

Source

Juventus ndalet ndaj Lazio, Kalulu i shpëton nga humbja në “fyrmën e fundit”

Sfida mes Juventusit dhe Lazios, e vlefshme për javën e 24-t të Serie A dhe e zhvilluar në “Allianz Stadium”, u mbyll me një barazim spektakolar 2-2, pas një ndeshjeje të luftuar deri në sekondat e fundit. Lazio kaloi e para në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Pedro Rodriguez realizoi në minutën 45+2, duke i dhënë bardhekaltërve epërsinë në pushim. Fillimi i pjesës së dytë ishte…

Source

Lazio befason Juven në fundin e pjesës së parë, shënon Pedro

Pjesa e parë e sfidës mes Juventusit dhe Lazios në “Allianz Stadium” është mbyllur me avantazhin minimal të bardhekaltërve, 0-1. Goli i Pedro-s në minutat shtesë të fraksionit të parë ka bërë diferencën deri në këtë moment. Juventusi e nisi ndeshjen më mirë, duke marrë iniciativën dhe duke kërkuar kontrollin e lojës. Bardhezinjtë u mbështetën te cilësia e Kenan Yildiz dhe aksionet nga krahët…

Source

Polemika për një nga golat e Interit, a ishte pozicion jashtë loje Thuram?

Ndeshja mes Sassuolos dhe Interit u shoqërua me polemika të forta në rrjetet sociale që në minutat e para. Pas vetëm 10 minutash lojë, zikaltërit kaluan në avantazh me golin e Jan Orel Bisseck, i cili shënoi me kokë pas goditjes nga këndi të ekzekutuar nga Federico Dimarco. Megjithatë, aksioni që çoi te këndi është vënë menjëherë në diskutim. Sipas shumë tifozëve dhe përdoruesve në rrjetet…

Source

Mbrëmje magjike për Lautaro Martinez, hyn në Top 3 golashënuesit e historisë së Interit

Lautaro Martinez ka hyrë zyrtarisht në historinë e Interit. Me golin e shënuar ndaj Sassuolos, që vulosi përkohësisht rezultatin 3-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Mapei Stadium”, kapiteni zikaltër ka arritur Roberto Boninsegnën në renditjen historike të golashënuesve të klubit. Sulmuesi argjentinas ka shkuar në kuotën e 171 golave totalë me fanellën e Interit, duke u ngjitur në vendin e tretë të…

Source

Atletico Madrid pëson një tjetër humbje ndaj Betis në La Liga

Atletico Madrid ka pësuar një humbje befasuese në shtëpi, duke u mposhtur 1-0 nga Real Betis në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligës, e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Antony në minutën e 28-të, duke i dhënë ekipit andaluzian tre pikë shumë të rëndësishme në garën për zonat europiane. Pas këtij goli, Betis u tërhoq me kujdes në mbrojtje…

Source

Interi i pamëshirshëm në Seria A, i shënon 5 gola Sassuolos

Inter ka regjistruar një fitore të thellë 5-0 ndaj Sassuolos, në ndeshjen e javës së 24-të të Serie A. Jan Bisseck zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të për Interin, ndërsa Marcus Thuram dyfishoi avantazhin në minutën e 28-të, duke mbyllur pjesën e parë me 2-0 për vendasit. Në pjesën e dytë, Inter vazhdoi dominimin: Lautaro Martínez shënoi golin e tretë në minutën e 50-të…

Source

Manchester City përmbys Liverpoolin në “Anfield”, fitore dramatike në shtesë

Manchester City ka marrë një fitore spektakolare ndaj Liverpoolit, duke triumfuar 2-1 në supersfidën e javës së 25-të të Premier League, e zhvilluar në “Anfield”. Me këtë sukses, skuadra e Pep Guardiolës ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 50 pikë, duke ngushtuar garën në krye, edhe pse mbetet 6 pikë pas Arsenalit kryesues. Nga ana tjetër, Liverpool mbetet në vendin e gjashtë me 39 pikë.

Source

Bayerni rigjen fitoren në Bundesligë, mund me “manita” Hoffenheim

Bayern Munich është rikthyer bindshëm te fitorja në Bundesligë, duke triumfuar 5-1 ndaj Hoffenheim në “Allianz Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit gjerman. Bavarezët dominuan takimin dhe treguan forcën e tyre sulmuese, me Harry Kane dhe Luis Díaz protagonistë absolutë. Skuadra e Kompany zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të, kur Harry Kane realizoi saktë nga pika e…

Source

Barcelona e pakalueshme në shtëpi, skuadra më e mirë në Europë

Barcelona ka vijuar formën e saj fantastike, duke konfirmuar statusin si skuadra më e fortë në shtëpi mes kampionateve kryesore europiane. Fitorja e pastër 3-0 ndaj Real Mallorcës i ka dhënë katalanasve jo vetëm tri pikë të rëndësishme, por edhe një avantazh më të madh në krye të La Ligës. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka regjistruar fitoren e 11-të radhazi në 11 ndeshje të zhvilluara në…

Source

Real Madrid bën gati 150 milionë euro për yllin e PSG në verë

Real Madrid pritet të jetë shumë aktiv gjatë verës së ardhshme. “Diario AS” zbulon se përveç rikthimit të Nico Paz dhe brazilianit Endrick, Real Madrid do të bëjë gjithçka për transferimin e Vitinha. Portugezi është ëndrra e madhe e Florentino Perez. Presidenti i “Los Blancos” e ka vendosur emrin e portugezit në vend të parë në listën e transferimeve të verës së ardhshme.

Source

Muçi në super formë, për 22 ndeshje ka tejkaluar shifrat që kishte te Besiktas për 61 sfida

Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme te Trabzonsopor, duke tejkaluar shifrat që kishte arritur te Besiktas. Edhe pse te Besiktas pati minuta të shumta në dispozicion, Muçi nuk arriti kurrë shpërthimin e pritur. Muçi zhvilloi 61 ndeshje me fanellën e Besiktasit, ku shënoi 11 gola dhe dha 3 asistime. Ndërkohë, me Trabzonsporin ka regjistruar 12 gola dhe 4 asistime në vetëm 22 ndeshje…

Source

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Portugali, e kërkon Sportingu

E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Al-Nassr po shoqërohet nga gjithnjë e më shumë pikëpyetje, teksa ESPN raporton se Sporting Lisbona është opsioni më i mundshëm për transferimin e yllit portugez në fund të këtij sezoni. Dyshimet për vazhdimësinë e tij në Arabinë Saudite janë shtuar ndjeshëm, sidomos pas mungesës së Ronaldos në dy ndeshjet e fundit të kampionatit saudit. Sipas raportimeve…

Source

❌